
Postuar më parë nga
DYDRINAS
Tri vende lëshuan hapësirën e përbashkët ekonomike
Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia janë di tri vendet që zyrtarisht sot e kanë lëshuar atë që ata po e quajnë Hapësirë të Përbashkët Ekonomike.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev kishte thënë gjatë muajit dhjetor se iniciativa do t’u jepte leje e mundësonte të tri vendeve shërbimet e lëvizjes së lirë, të punëtorëve dhe mallrave.
Ai kishte thënë se qëllimi i një iniciative të tillë është që deri në vitin 2015 ta ngrish bashkimin ekonomik të Euroazisë, që ka për model Bashkimin Evropian.
Që të tri vendet veçse e kanë themeluar Komisionin Ekonomik Euroaziatik, që do të jetë trupi rregullues i bashkimit.
Në korrik të vitit 2011, Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia hoqën barrierat doganore ndërmjet tyre, për të nisur një bashkim doganor.
bota sot
Krijoni Kontakt