Douleur 1
E dija që dhimbja do jetë e tmerrshme
E fuqishme deri në shkatërrim
Që mund gjithçka,
Edhe frikën,
Edhe gëzimin,
Gjithçka është vuajtje !
E ndieja se si do më shkulte nga qenia ime,
Se si do të me terrorizonte,
Se si do shndërrohesha në avull të zi,
Mu atëherë kur bëhet më kthjelltë,
Në stadin e qartësisë së avancuar,
Prova e ardhshme,
Se shpejti,
Tash që kam kuptuar,
Atë që s’duhet,
T’i shoh misteret edhe në terr
E kam injoruar dhimbjen,
Gjithçka është vuajtje!
Krijoni Kontakt