-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
KAPELAT
Gjithë nipat e mbesat
gjyshërit kur takojnë,
i ulin vrik kapelat
dhe ëmbël i nderojnë.
Edhe degët e pemës
para erës së fortë,
e ulin kapelën
qetë gjer në tokë.
Artistë e këngëtarë
para shikuesve në binë,
i ulin kapelat mbarë
duke u përkulur shqim.
Pleqët e të rinjtë
para çdo pëmendore,
ulin kapelat, shamitë
duke i përqafuar prore.
Ndërsa dielli në perëndim
n'rreze t'kuqe i larë,
e ulë kapelën me g'zim
gjithë botës së mbarë.
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
KEMI MERITUAR
Voci sydritë
vrik propozoi,
kur kah qielli
duart drejtoi!
Pushimin o shokë
e kemi merituar,
gjatë vitit plot
tok kemi mësuar!
-Në male e det
gjithë të shkojmë,
verën e nxehtë
atje ta kalojmë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
DYLUFTIMI
Reja e nxirë
si kuçedër,
endej qiellit
me nxitim,
pa mëshirë
dhe pa sedër,
e thirri diellin
në dyluftim!
U errësua
kudo për rreth,
dielli vrik
u brengos...
-Hej,nuk dua
s'jam në çejf,
nga rruga ik...
u fjalosë!
Djersën n'ballë
me dorë fshiu,
e rroku inati
nis t'këlthetë...
Lutej me ardh
nga larg veriu,
rejën së prapthi
ta kthej në det!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
VALLJA E NATëS
Dielli sikur prush
pas malit perëndoi,
mbrëmë tinës n'fushë
çarshafin e zi shtroi!
Rrugës vreshtarë
tok e tok vinë,
patën ditë të mbarë
fytyrat po u ndrinë!
Kënga e hareshme
zhduket kudo qetë,
hëna ,nuse e ndershme
ec qiellit lehtë!
Vallëzojnë yjtë e natës
fëmijët i pëlqejnë,
në thirrje të nënës
ato shkuan të flejnë!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
K A M E R D A R J A
Bregut t'detit
duar shtruar,
rri vogëlushi
i hidhëruar!
Mbi valë t'qetë
një kamerdare,
i shpëton lehtë
nga duart fare!
Si biban
gjoks fryrë,
noton krenare
shumë e lirë!
Dielli si ar
pyetje shtron:
-Kjo kamerdar
kah po shkon?!
Përgjigjet vala
me zë t'qetë:
-T'vizitoj njala
n'oqeane,det!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
K A M E R D A R J A
Bregut t'detit
duar shtruar,
rri vogëlushi
i hidhëruar!
Mbi valë t'qetë
një kamerdare,
i shpëton lehtë
nga duart fare!
Si biban
gjoks fryrë,
noton krenare
shumë e lirë!
Dielli si ar
pyetje shtron:
-Kjo kamerdar
kah po shkon?!
Përgjigjet vala
me zë t'qetë:
-T'vizitoj njala
n'oqeane,det!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
HERET
Heret n'agim
me faqe t'fry'ra
lind dielli
ngjyrëzjarr,
tërë galdim
buzëqeshë natyra,
këmishë të artë
që ka fituar!
Andej ca retë
t'bardhë si bora,
s'e ndalin vallen
duke hedhur,
zogjtë ndër fletë
n'degë saora,
ia thonë këngës
si të dehur!
Bota po flenë
n'gjumë pushon,
ndërritë vesa
mbi bar të ri,
këndezi kërcen
krihëve u mëshon,
larg dëgjohet:
-Ki,ki,ki!...
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
VIOLINA E KARKALECIT
Zëri i violinës
shpirtin që ta shkrinë,
dergjej andej luginës
bukur n'dirigjim!
Rend t'gjitha lulet
i hoqën shamitë,
zbuluan balluket
fytyra po u ndritë!
Shelgjet andej kodrine
me flokë si florir,
thanë:kësi zë violine
s'gjendet në luginë!
Vërtetë është i bukur
nuk ka fjalë dhe pikë!
thanë duke luajtur
ca fëmijë simpatikë!
Nja dy pleqë kalonin
rrugës ishin ndalë,
zërin ëmbël dëgjonin
sa me plot mall!
Pa më thuani vrik
fare pa ngurrim:
-Ky zë kaq magjikë
s'meriton shpërblim?!
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
DYLBITË E KËRMILLIT
Kërmilli fushës
po ec ngadalë,
vënë rreth gushës
dylbitë e bardhë.
Hapëron si mbreti
shetit i lirë,
thotë më veti:
-Jam më i mirë!
Del n' mëngjes
dhe në drekë,
barin me vesë
njomës e prek.
E kur dielli
fortë përc'llon,
vrik kah qielli
shikimin drejton.
Në sy shpejtë
i vë dylbitë,
duket vërtetë
mu porsi sheik.
Shikon me radhë
retë bardhoshe,
flut'rat e larmë-
t'kuqe,verdhoshe.
Shikon dhe shpezët
plotë kah qielli,
shpirti i ndezet
kur nxenë dielli.
-
-
i/e regjistruar
Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.
N Ë D E T
Valët shkumojnë
vetëm n'qetësi,
vogëlushi shikon
me tërë dashuri.
Po bëhet gati
dhe voci Mentor,
t'shetis detit
hipur mbi vapor!
Gëzimi në fytyrë
shih po i shket,
me duart mirë
shokët përshëndet!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt