Close
Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 403
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    LUTJA E RESË

    Djersën n'ballë
    me dorë fshiu,
    e rroku inati
    nis t'këlthetë...
    Lutej me ardh
    nga larg veriu,
    rejën së prapthi
    ta kthej në det!

    Ra vetëtima
    anë m'anë,
    nga drita qielli
    tërë u kuqlua,
    nis psherëtima
    e resë matanë:
    -Eh ky diell
    qenka hidhëruar!

    Shiu si flori
    fushës u derdh,
    u hap qielli
    kaltëria ndritë,
    natyrës si dhunti
    freskia i erdh,
    si sofër dielli
    krenar shetit!

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    VAJZA BUZË DETIT

    Vajza e bukur
    fytyrëhanë,
    rri buzë detit
    të paanë!

    Sikur pishë
    trupin drejt,
    shpirtin grish
    dhe ata ment!

    Shikon larg
    në gjithësi,
    kujton varg
    jetën n'rini!

    Ngadalë shetit
    bregut vonë,
    zjarr n'shpirt
    seç po i vlon!

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    KURAJO PËR SHËNDET

    N'mëngjes çohem
    që në agim,
    dhe drejtohem
    kah vreshti im.

    Shetisi fushës
    eci ngadalë,
    takoj rrugës
    shumë vreshtarë.

    Gjithësia n' qiell
    po kaltëron,
    i bukuri diell
    kënaqësinë shton.

    Shikoj n' vreshta
    rrushin n'rrfanë,
    këngë të lehta
    në çdo anë.

    Ulem nën arrë
    me hije qetë,
    zogj'të këng'tar
    ende ndër fletë.

    Melodia e tyre
    sa më deh,
    kënaqet syri
    natyrën që sheh.

    Vehtes bukur
    ia shtoj rritën,
    me punë i lumtur
    e kaloj ditën.

    Kurajo fitoj
    për shëndet,
    në mendje zgjoj
    forcë për jetë.

    Ata të shkretët
    vetëm që rrinë,
    dëmtojnë veten
    dhe shoqërinë.

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    BUKUR NË VERË

    Zogjët hareshëm
    sa galdim kanë,
    flut'rojnë rrufeshëm
    enden në çdo anë.

    Uh sa është freskët
    thellë atje në pyll,
    ndër degë shpezët
    këndojnë si në lyrë!

    Kërcejnë të llastuar
    qengjat në luadh,
    ndër bar të gufuar
    lozin pa ia ndarë!

    Ndërsa fushës atje
    piqet gruri i ri,
    puhia lehtë i krehë
    kallinjtë si flori!

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    QERSHINUSJA

    Kopshti i bukur
    dhe i gjërë,
    shumë i lumtur
    qesh i tërë.

    Rreth m'rreth
    mirë i rrethuar,
    trupin ngreh
    qershia e gufuar.

    N'degë të lehta
    fryte janë lidhë,
    bistekë të qeta
    era i dridhë.

    Kokrat në erë
    seç vallëzojnë,
    t'ëmbëla sheqer
    gjithë i adhurojnë.

    Klith dhe vogëlushi:
    -Qershizë moj,
    gojën mbushi
    dhe e ëmbëlsoj!

    E qershinusjes
    me t'lartin shtat,
    po i qesh buzja
    si vocit n'shtrat!

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    ERA DHE LLASTARËT

    Me timin et
    motër e vëlla,
    shkuam në vresht
    të punonim na.

    Thurnim ndër tela
    t'njoma llastarë,
    zotëronte hareja
    puna ecte mbarë.

    Kur dikur t'fryej
    era ia nisi ,
    llastarët e mbërthyer
    t'gjitha i shprishi.

    -Ndalu ti moj erë
    veten pak qetëso,
    punën me vlerë
    mos e shkatërro!

    -Të tallesh ke zënë
    si e pafytyrë,
    atë që po bën
    bëhesh zemërsmirë?

    S'deshti të dëgjoi
    era kokëtrashë,
    në vresht vazhdoi
    t' bëj mish-mash!

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    ASHTU DUHET

    Ditë pranvere
    qielli plot kaltëri,
    e dy pëllumba
    fluturojnë n'ajri!

    Hidhen të gëzuar
    përpëliten lart,
    puthje mes veti
    shkëmbejnë gjatë!

    Dielli hareshëm
    ëmbël i shiqon,
    rreze të arta
    me afsh u dhuron!

    Me tërë kërshëri
    dy pleqtë thanë:
    -Ashtu duhet t'puthen
    gjithë në çdo anë!

    Nga lindja,jugu
    perëndimi e veriu,
    të duhen bardhi
    i kuqi dhe i ziu!

    Atëherë edhe dielli
    do t'nxejë më fortë,
    kur t'sheh t'buzëqeshur
    njerëzinë në botë!

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    FËMIJËT E BOTËS

    Nëpër botë
    fëmijtë jetojnë,
    mes veti plotë
    ata dallojnë:

    Dikush është i hollë
    në trup thatak,
    dikush është si mollë
    fytyrë rrumbullak!

    Dikush në qytet
    n'gjallëri jeton,
    dikush në fshat
    tërë kohën kalon!

    Dikush është i bardhë
    si bora në fytyrë,
    dikush është i verdhë
    e dikush i nxirë!

    Dikush prore vesh
    rroba të reja,
    dikush nuk qesh
    s'di 'është hareja!

    Veq në një gjë
    ata nuk dallojnë:
    -Duan që të gjithë
    n'liri të lodrojnë!

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    KOSTARI I RI

    Që nga agu i freskët kostari
    n'luadh t'gufuar,del kosit...
    dielli rrezon,shkëlqen bari
    djersa ballit po i valëvit!

    Aty pranë përroi i kristaltë
    trupin përdredh,këndon melodi:
    -Vëzh e vëzh!.. dëgjohet qartë
    zhurma e kohës e kostarit t'ri!

    Bie ngadalë para këmb've bari
    bie lehtë,merr tjetër ngjyrë,
    tërë ditën kosit kostari
    dielli fytyrën ia ka nxirë

    N'mbrëmje krenar n'shtëpi niset
    në luadh bari,flen,pushon...
    Fytyra me buzëqeshje i qëndiset
    zemra i kënaqet,mirë kur punon!

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Irfan CANA. Vjersha për më të vegjëlit.

    PJEPRI THëRRETë

    Pjepri i verdhë
    n'mes i çar,
    erën derdhë
    nëpër arë!

    Po thërretë
    me zë t'ultë:
    -Eni shpejt
    me më këputë!

    -Se të rri
    kështu i shtrirë,
    do të humbi
    ëmbëlsirë!

    E merr vogëlushi
    rrugës vrapon,
    shtëpinë mbushi
    me aromë!

Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •