Close
Faqja 20 prej 41 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 403
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    SINTEZë E DASHURISë

    (Nënës Terezë në përvjetorin e vdekjes)





    Je si ylli më i madh
    që në qiell shetit!
    je më i miri kristal
    ditës që shndëritë!



    Je si ora në mur
    që kurr nuk pushon,
    je më e bukura gurrë
    zërin që dredhon!



    Je si bilbili në mal
    këngës që ia thotë,
    je më i bukuri behar
    me lulka përplotë!



    Je më e menqura nënë
    pishtare e bëmirësisë,
    epitetin t'kanë vënë:
    -Sintezë e dashurisë!



    Të duan dhe t' kujtojnë
    kudo me plot famë,
    me dinjitet të nderojnë
    botës anëembanë!




    Krenohen dhe shqiptarët
    t' kanë maje t'kresë,
    rrallë janë margaritarët
    si ti oj nënë Terezë!





    Për paqë moj nobeliste
    luftove botërisht,
    njerëzia kudo t'priste
    të donte sinqerisht!






    Ty n' këtë përvjetor
    t'përmendim me krenari,
    ishe vërtetë promotor
    e lirisë në gjithësi!

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RROBAT E FUSHëS


    Fusha vë plisin
    veshur si zotri,
    kudo po ndrisin
    rrobat si inxhi!



    Nga çdo anë vilet
    n'hare ky bereqet,
    bujku heret ngrihet
    që t'shkoj n'vresht!


    Rrugës duke shkuar
    qerret kërcëllojnë,
    gjithë janë t'gëzuar
    n'vresht kur punojnë!


    Traktorët nxitojnë
    për n'bodrum shpejt,
    rrushin ta dorëzojnë
    t'ëmbël si sherbet!

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KRAHëT E FESTëS


    Tufa e pëllumbave
    hidhet n'ajri,
    qilimit t'kaltër
    shetit prore,
    festa e dashur
    ja përsëri,
    i ka shtrirë
    krahët madhështore!


    Kaltëria e qilimit
    lart shkëlqen,
    dielli i zjarrtë
    fushën pushton,
    flamujt e kuq
    rend e rend,
    rrugës së qytetit
    po valojnë!


    Njerëzia tani
    kudo krenohet,
    me të arriturat
    në liri,
    -Rruga e lirisë
    të respektohet!
    Porosit plaku
    çdo të ri!


    Në çdo skutë
    uzina,shtëpia,
    rrugë të bukura
    pa mbarim...
    Ato i ngriti
    me zell rinia,
    rritet qyteti
    me nxitim!

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    M ë E M I R A ç A N T ë



    Bënin poterë
    ca vocërrakë:
    -Kush ka çantë
    më të mirë?!
    Mbështetur n' derë
    iu gjegj një plak,
    mustekët lehtë
    duke fshirë:


    -Vogëlushë ore
    mos u ngatërroni,
    shamatën ndal'ni
    ecni drejt,
    më kryesore
    është të mësoni,
    mendjeurtë
    të bëheni n'jetë!



    U tha prerës
    serioz plot:
    -E për bukuri
    sa i përketë,
    çanta e pemës
    nuk ka shok,
    shikoni si rri
    varur n' degë!

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ANTENA E MOLLëKUQES



    N'brëmje vonë
    era fryri,
    u hidhërua
    pse s'e di,
    n'oborrin tonë
    derën shtyri,
    ç 'u tranua-
    bëri kërdi?!


    Po dhe pemëve
    atje në fushë,
    frizurat rresht
    ua shkatërroi...
    ndërmjet rrembëve
    zogu bardhgush,
    këngën lehtë
    e qetoi!



    Plot hidhërime
    n'zë po dënes,
    mollëkuqja e gjorë
    zemrën gris...
    -Antenën time
    sipër kresë,
    si me dorë
    kush ma lëviz?!


    Pikëllimi haj
    fytyrën ia mbuloi,
    në bar mbeti
    gjatë e shtrirë,
    antenën n'majë
    era ia lakoi...
    zëri treti
    dhe fotoja e mirë!

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ANIJET E QIELLIT




    Zbardhon qielli
    përplot me anije,
    nuk duket dielli
    mëshihet nën hije!


    Enden palë,pale
    nëpër qiell shtruar,
    kolona e bardhë
    mirë e renduar.


    Po ç'kapedanë
    ata i drejtojnë,
    dylbitë çfarë i kanë
    larg që shikojnë?!


    Me çfarë kamisha
    duhanin e pinë,
    po ku i kanë brira
    pse nuk i binë?!


    Diciplinë e madhe
    si n'oborr t'mbretit,
    s'janë zhurmëtare
    si ç'bëhet n'deti!



    Lundrojnë me të shpejt
    kilometrat kalojnë,
    kah limanet drejt
    mallin ta shkarkojnë!



    Të zëshme fanfaret
    të tëra janë shukatë,
    s'shihen as udhëtarët
    ndoshta janë ratë?!



    Edhe zhurma e motorëve
    thellë n'qetësi ka ra,
    gojërat e marinarëve
    n'Palubë s'bëjnë shaka!

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    TRIMAT E PATREMBUR






    Shumë kohëra
    të turbulltë kaluan,
    brezëria n'mend
    do i kujtojë gjatë,
    trimat e patrembur
    jetëra dhuruan
    për ardhmërinë tonë
    të begatshmin fat!



    Tani para syve
    si mburojë e gjallë,
    parakalonin fytyrat
    e trimave si t'nurit,
    na shpalohen në tru
    ato kohëra vërdallë
    beteja t'lavdishme
    simbol i flamurit!


    Edhe kreshtat e mprehta
    sikur i dëgjojë,
    që me krenari
    ndër veti pëshpëritën:
    -Vullneti i çeliktë
    në shpirtra u vloj
    edhe më lart
    idealin e ngritën

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KëMISHA Të ARTA


    Këmisha t'arta
    yjëve sot
    po u xhixh'lojnë,
    po bëhen gati
    gjithë në dasëm
    që të shkojnë!
    N' ulëset e buta
    të një qere
    qenkan ulë,
    do të mbajnë
    n'kujtesë gjatë
    këtë aventurë!
    Gjithë sytë
    në çudira
    i picërojnë,
    këtë shetitje
    të këndshme
    gjatë do t'kujtojnë!

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Pikëllimi


    Të gjitha yjtë
    sot pa pritë
    ranë n'pik'llim!..
    Sepse befas
    ylli i vogël
    humbi fluturim!
    E kanë kërkuar
    anë m'anë
    që ta gjejnë,
    veq artoshin
    në shtëpi
    vrik ta kthejnë!
    Një zë n'mobil
    dikur vonë
    u lajmërua:
    -Mos u brengosni
    ylli i vogël
    te ne është
    duke pushuar!

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YLLI PA GJUMë



    ç'ka që sot
    ylli i kuq
    rri vrenjtur?!
    Fare i ngrati
    tërë natën
    nuk ka fjetur!
    Gjithë py'tën:
    -Mos vallë
    i ka ndodhur
    diç e rënd?!
    Apo mos
    iu ka prishur
    ndonjë dhëmb?!
    Oh jo
    fëmijë jo,
    arsyeja është kjo:
    Me një yll
    aty buzë rrugës
    është ndeshë,
    shporta i iku
    prej dorës-
    votë iu bënë
    përshesh!

Faqja 20 prej 41 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •