-
Falemnderit z. Projekti 21 dk për lexim dhe pëlqim të krijimeve të mia.Librin në fjalë ende nuk e kam botuar,siç është rasti edhe i librave tjerë të pregatitura,për shkak të mungesës së mjeteve financiare.Gjithsesi duhet të kontrollohen nga gjuhëtari, me rastin e botimit.Përshëndetje.
-
-
DALLëNDYSHJA
Në lartësi
trupin përdredh,
me mjeshtri
valle hedh!
E kur ia mësy'n
poshtë me zbrit,
si gjeraqinë
me krahë kositë!
-
-
d o r d o l e c i
Dordolec bore
natë e ditë,
po bën roje
nuk ka frikë!
"Pushka" n'krah
i rri drejt,
marshallah
''ushtar'' i vërtetë!
-
-
E DH I
Edhin e but
gëzofzi,
voci e lut
te ai t'vij!
I ngrit veshtë
rri menduar,
dikur si plesht
i kërcen n'duar!
-
-
e r a
Era n'vjeshtë
shpesh këndon,
rrushin n'vresht
e ledhaton.
Sa t'hareshëm
këta vreshtarë,
punojnë zellshëm
s'kanë të ndalë!
-
-
Ë J, ËJ...
-Ëj e ëj!
Kaçubës skaj,
u dëgjua zëri
i lepurit n'vaj.
Mu te zabeli
duke vrapuar,
në iriq shkeli
si lëmsh i maskuar!
-
-
ëmbëltorja
ëmbëltorja
mbushur plot,
me akullore
pastë e tortë!
T'gjitha ngapak
t'i provojmë,
por n'stomak
mos t'teprojmë!
-
-
F ë M I J T ë
Fëmijët n'plazh
rend janë shtrirë,
rreziten mbi zall
e nxihen mirë!
Ndërtojnë përditë
me kova,lopata:
-Kulla t'fildishtë
dhe ura t'gjata!
-
-
f i q ë t
Fiqtë e trashë
n'degë që rrinë,
joshin një vashë
me emër Altinë
-Mami moj
eja shpejt,
dua t'shijoj
fiqtë sherbet!
-
-
G U RR A
Gurra n'mal
seç gurgullon,
melodi fal
bukur këndon!
Sikur lot
e bardha shkumë,
hyrë në tokë
e derdhet n'lumë!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt