-
LAMTUMIRë, VERë
Po ikën vera
me të shpejt,
vjeshta te dera
n'radhë pret!
Qielli lartë
plot me re,
diellin e artë
më s'e ke!
Kudo ngadalë
moti ndryshon,
në pyje,male
kënga pushon!
Ditët e e ngrohtë
veç morën fund,
era nis fortë
pemët t'i lëkund!
Fëmijët mjaft
bukur u argëtuan;
Në det,fshat...
verën e kaluan!
Dhe thonë zëshëm
me zë të lirë:
-Kaluam këndshëm
verë lamtumirë!
-
-
VAZOJA POROSITë
-Jam vazo e re
e jo shportë,
jam për lule
e jo bërllok!
-S'dua me thes
letra,kanaqe...
dua kujdes
t'pastra faqe!
-Në trotuare
prore qëndroj,
lule gjithfare
të kultivojë!
Dua t'shpërndajë
aromë të mirë,
t'i kënaqi,haj
gjithë mysafirë!
Pa u hamendur
ju o kalimtarë:
-Bëhuni të urtë
e jo m'u tall !
-
-
POROSIA E SHTATORIT
Merrni librat
vëni n'çantë,
dil në rrugë
me shpejtim,
bashkonju lumit
t'fëmijëve lart,
drejt shkollës
që ia mësy'në!
Shiko ndërtesën
atje në breg,
nga bardhësira
sa po ndrinë,
është përmalluar
thotë me t'qetë:
-Eni o zogjë
ma hiqni mërzinë!
Zëri i vocërrakëve
jehon në rrugë,
zëri i kulluar
dhe sa i hollë,
me rroba t'reja
vlug e vlug,
fytyrëqeshur
hynë në shkollë!
Për të gjithë
fëmijë shkollarë,
shtatori e la
një porosi:
-Të jeni të urtë
mësoni me mall...
ashtu do t'ju dojë
çdokush n'shoqëri!
-
-
BRUSHA E VJESHTËS
Shend e verë
molla plakë,
ngjyrën merr
porsi flakë.
Frutat n'degë
enden n'qetësi,
çupës Shegë
i bën me sy!
Qesh oborri
rruga e shtëpia,
gazin morri
andej vegjëlia.
Befas u k'qyrën
zogjët te kroi:
-Mollës ngjyrën
kush ia dhuroi?!
Cili qe vallë
i vyeri piktor,
që diti ngadalë
t'ngjyros me dorë?
Molla e lumtur
tinëz qeshi:
-Me jelek të bukur
vjeshta më veshi!
Mos pyetni pra:
-Kush,kush ?
Vjeshta e ka
më t'buk'rën brushë!
Shtator,2012
Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 14-09-2012 më 15:44
-
-
FëMIJëT E BOTëS
Nëpër botë
fëmijtë jetojnë,
mes veti plotë
ata dallojnë:
Dikush është i hollë
në trup thatak,
dikush është si mollë
fytyrë rrumbullak!
Dikush në qytet
n'gjallëri jeton,
dikush në fshat
tërë kohën kalon!
Dikush është i bardhë
si bora në fytyrë,
dikush është i verdhë
e dikush i nxirë!
Dikush prore vesh
rroba të reja,
dikush nuk qesh
s'di ç'është hareja!
Veq në një gjë
ata nuk dallojnë:
-Duan që të gjithë
n'liri të lodrojnë!
-
-
RROBAT E VJESHTëS
Si më e bukura princeshë
vjeshta tek ne hapëroi,
rroba të kuqe ka veshë
natyrën mbarë e vizitoi.
Kudo duket porsi nusëz
natyra q'është stolisë,
malit,kodrës,fushës...
këmishat u janë qëndisë.
Rroba të kuqe si flaka
anë e kënd ndrinë,
voci,plaku dhe plaka
thonë:-sa bukur i rrinë!
-
-
E BUKURA çAMËRI
Ah sa e bukur na është Camëria
nga deti Jon e gjer n'Florinë,
me male t' larta dhe ultësira
që s'kanë shoqe për bukurinë!
Qytete t' lashta ndër krahina
vargohen krenare jug e veri,
Preveza,Parga,Arta e Janina
me ura t'lashta mbi lumin Gli!
Koha ecën nuk ka të ndalë
kjo histori prore do kujtoj,
ndër dhenat tona ska shqiptarë
padrejtësinë që s'do ta gjykoj!
Sa shumë vasha e djemë trima
flijuan jetën me plot guxim,
n'këngë këndohet Bubulina
kurr hidhej n' luftë si vetëtimë!
-
-
ECJA E VOGëLUSHIT
-Ton,o Ton,
eja te unë,
dyshemesë
mos u zvarë,
n'këmbë t'ecësh
or fatlum,
jo n'stomak
si më parë!
Po ec Toni
mezi qëndron,
drejt motrës
dalëngadalë...
Vetëm ta shihni
si hapërron,
e valëvitet
si kalliri n'arë!
çupëza Florë
prind've shpejt,
plot gëzim
u lajmëroi:
-Toni,Toni
n'këmbë t'veta,
nga pak t'eci
ia filloi!
-
-
ZEMRA E SHTATORIT
Shtatori po e çel
zemrën me duar,
anë e kënd derdhë
ngjyrën e praruar!
Era trotuarin
se ç'e fshiu mirë,
që të shkel shkollari
në të me të gdhirë!
Rrugët mbushur ding
zhurma fund s'ka,
vocët janë me prind
gjysh,motër,e vëlla!
Gjithë sot janë nis
n'shkollë ecën drejt,
kështjella e diturisë
duar hapur i pret!
-
-
KORNETA E DUKAGJINIT
Maja e bardhë
e Pashtrikut,
mbuluar mirë
me dëborë,
si strumbullar
i Venedikut,
bën sehirë
me ditë,orë...
Për çdo ditë
shoqëron retë,
të dendura mjegulla
ngjyrë t'hinit,
nuk bën flirtë
është e sinqertë,
vigjëlon si vjedulla
korneta e Dukagjinit!
Historinë kujton
përplotë beteja,
ditë të rënda
të trishtimit,
trimërinë dëshmon
në shumë ndeja,
shkëlqen krenare
korneta e Dukagjinit.
Ding e ngjeshur
plotë me pishë,
zgjeron krah't
drejt vërrinit,
me kujdes e veshur
turistët grishë,
duket truplartë
korneta e Dukagjinit.
Si plakë me zell
përplot mendë,
kujtime rreshton
aty buzë Drinit,
bukurinë mbjell
habitë çdokend,
kurajo dhuron
korneta e Dukagjinit.
Nuk e ndalë
dot shikimin,
duke shijuar,
kalt'rinë e qiellit,
buzëqeshje falë
edhe gëzimin,
me borë mbuluar
korneta e Dukagjinit.
Rrasat e Rahovecit
Shtator- 2o12
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt