-
PUSHIMET
Ka ca ditë që erdh qershori
vera me naze ngadalë hapëron,
ndër ara,vreshta,buçet traktori
punët janë në vlug, çdokush nxiton!
Shalli i ylberit me shumë ngjyra
anë m'anë malit është shtrirë,
tatëpjetë përroi këndon si lyra
sa kënaqet zonja natyrë!
Vocët rrugës bisedojnë mes veti:
-Ja u afruan pushimet verore!
Në male,pyje e dikush n'deti
çaste t'këndshme t'i kalojmë prore!
-
-
Më Të FORTë
Thonë fëmija me zë të plotë:
-Jemi ushtria më e fortë!
Kemi armatim gjithëfarë,
në ushqim jemi të parë!
Rroba ndërrojmë ditë për ditë
këpuca pastrojmë,na bënë dritë!
Me mija libra e fletore
llojlloj çanta e vizore!
Plot kompasa majemprehtë
dhe dërrasa bojëblertë!
Ngjyra,brusha e numratore
gomë bardhusha që fshinë prore!
I kalojmë shpatet me shpejtësi
me ne s'matet asnjë ushtri!
-
-
NëNA DUKET
Porsi melodia
e përroit t'kristal'të,
që në natyrë
dredhon llastuar,
porsi njomësia
e rrezeve t'artë,
që binë të lirë
e të praruar!
Porsi fletat
e njoma t'vjollcës,
t'këndshmen erë
që kundërmojnë,
porsi gërshetat
e blerta t'shelgjës,
të pa prerë
që valojnë!
Porsi puhia
e lehtë e verës,
nëpër fytyrë
ëmbël që shket,
porsi bukuria
e pranverës,
duket e dlirë
me t'vërtetë!
-
-
DITë VERE
Zogjët hareshëm
sa galdim kanë,
flut'rojnë rrufeshëm
enden në çdo anë.
Uh sa është freskët
thellë atje në pyll,
ndër degë shpezët
këndojnë si në lyrë!
Kërcejnë të llastuar
qengjat në luadh,
ndër bar të gufuar
lozin pa ia ndarë!
Ndërsa fushës atje
piqet gruri i ri,
puhia lehtë i krehë
kallinjtë si flori!
-
-
DURRëSI NË VERë
Pallate t'larta
llojlloj ngjyra,
ngrenë shtatin
rrugës bri,
n'rreze t'arta
u qeshë fytyra,
më vete bartin
plot bukuri.
Plazhi i gjatë
ding i mbushur,
si n'koshere
gumëzhinë,
pushuesit nën çadrat
kryet kanë futur,
sipër rërës
këmbët shtrinë!
Zhegë e madhe
se ç'ka marr,
përgjatë detit
bëhet rrëmujë,
anija e bardhë
plot udhëtarë,
bregut i afrohet
qetës mbi ujë!
Dielli si mbret
ec çdo ditë,
shetit qiellit
hiç pa ndarë,
udhëton qetë
shkon n'vizitë,
syprinën e detit
qafon me mall!
-
-
VAZOJA POROSITë
-Jam vazo e re
e jo shportë,
jam për lule
e jo bërllok!
-S'dua me thes
letra,kanaqe...
dua kujdes
t'pastra faqe!
-Në trotuare
prore qëndroj,
lule gjithfare
të kultivojë!
Dua t'shpërndajë
aromë të mirë,
t'i kënaqi,haj
gjithë mysafirë!
Pa u hamendur
ju o kalimtarë:
-Bëhuni të urtë
e jo m'u tall !
-
-
PJEPRI THëRRETë
Pjepri i verdhë
n'mes i çar,
erën derdhë
nëpër arë!
Po thërretë
me zë t'ultë:
-Eni shpejt
me më këputë!
-Se të rri
kështu i shtrirë,
do të humbi
ëmbëlsirë!
E merr vogëlushi
rrugës vrapon,
shtëpinë mbushi
me aromë!
-
-
SI LIND VJERSHA ?
Eh,fëmijë dëgjoni mirë
ndoshta shumë keni dëshirë,
që unë tani të ju bind
vjersha e bukur si lind!
Atëherë pra dëgjoni ju
ajo punë bëhet kështu:
-Vie frymëzimi si pikë e parë
në trurin tonë, hynë ngadalë!
Lëvizin mendimet n'kokë pastaj
poshtë,lart,si retë në maj!
Në fund mendja lodhet plot
dhe psherëtin
e ide jam ngopë!
Kur në ballë qëndiset qeshja
është sinjal se ka lind vjersha!
Dora shpejt pa u hamend
shënon n'fletë, vjershën n'vend!
-
-
KËNAQET KËRMILLI
Kërmilli çdo natë
me dylbi kënaqet,
duke shikuar yjet
si fry'jnë faqet.
Voci:O bo,bo !
më veti thotë,
kësi zotëri,jo
s'gjendet n'botë!
Fare nuk duroi
dhe pa e py'të:
-Kush t'i dhuroi
t'buk'ra dylbitë?
Si nuk di ti
o i urti çunak,
nga prind'të e mi
i kam si dhuratë!
Të shikoj botën
fare pa u mundu',
ju shikoni tokën
unë qiellin blu!
-
-
DYLBITË E KËRMILLIT
Kërmilli fushës
po ec ngadalë,
vënë rreth gushës
dylbitë e bardhë.
Hapëron si mbreti
shetit i lirë,
thotë më veti:
-Jam më i mirë!
Del n' mëngjes
dhe në drekë,
barin me vesë
njomës e prek.
E kur dielli
fortë përc'llon,
vrik kah qielli
shikimin drejton.
N'sy shpejtë
i vë dylbitë,
duket vërtetë
porsi sheik.
Shikon me radhë
retë bardhoshe,
flut'rat e larmë-
t'kuqe,verdhoshe.
Sheh dhe shpezët
plotë kah qielli,
shpirti i ndezet
kur nxenë dielli.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt