Close
Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 403
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    BOTA N'PRANVERë


    çupa e bukur
    stina pranverë,
    plot e lumtur
    doli në derë,
    i hapi dyert
    krahë e m'krahë
    gjithë i thanë:
    -Marshallah!


    Derdhi buzëqeshje
    anë e kënd,
    me blerim veshi
    gati çdo vënd,
    u mbush pylli
    me zogjë plot,
    gurra shkëmbit
    lot e lot!


    Në qiell dielli
    shetit përditë,
    n'kodër lozin
    qengjat,fëmijtë,
    në çdo skut
    lulet lulëzojnë,
    erë të këndshme
    kundërmojnë!


    Me plot zemër
    them edhe njëherë:
    -Shumë e bukur
    është bota n'pranverë!

  2. #102
    Citim Postuar më parë nga irfancana Lexo Postimin
    GJ E L I





    Hip mbi gardh
    për çdo ditë,
    me hov t'madh
    i rrah krihtë!



    Kur këndon
    me atë buri,
    çdokend zgjon
    me:- Ki,ki,ki!..
    Kërkoj të falur nga autori për ndërhyrjen. E bëra këtë se në shkrimin origjinal dilte një si shpend, kështu lexuesit nuk e shihnin fjalën e plotë. Ka disa shenja dhe shkronja që nxjerrin figura sikur kjo
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-05-2012 më 18:00
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    VAJZA BUZË DETIT




    Vajza e bukur
    fytyrëhanë,
    rri buzë detit
    të paanë!


    Sikur pishë
    trupin drejt,
    shpirtin grish
    dhe ata ment!


    Shikon larg
    qëndron qetë,
    varg e varg
    kujtimet vret!


    Ngadalë shetit
    bregut vonë,
    zjarr n'shpirt
    seç i vlon!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    QERSHINUSJA


    Kopshti i bukur
    dhe i gjërë,
    shumë i lumtur
    qesh i tërë.


    Rreth m'rreth
    mirë i rrethuar,
    trupin ngreh
    qershia e gufuar.


    N'degë të lehta
    fryte janë lidhë,
    bistekë të qeta
    era i dridhë.



    Kokrat në erë
    seç vallëzojnë,
    t'ëmbëla sheqer
    gjithë i adhurojnë.


    Klith dhe vogëlushi:
    -Qershizë moj,
    me ty gojën mbushi
    dhe e ëmbëlsoj!






    E qershinusjes
    me t'lartin shtat,
    po i qesh buzja
    si vocit n'shtrat!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    LËVDIMI I QERSHISË


    Lëvdohet qershia:
    -Kam vitaminë,
    kënaqet fëmija
    kur më përbin!


    Dilni vrik pra
    n'treg më bleni,
    për mua të holla
    fare mos kurseni!


    Unë ju kënaqi
    ju rrisi shumë,
    oreks prore paçi
    dhe jini fatlumë!

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ERA DHE LLASTARËT




    Me timin t'et
    motër e vëlla,
    shkuam në vresht
    të punonim na.



    Thurnim ndër tela
    t'njoma llastarë,
    zotëronte hareja
    puna shkonte mbarë.



    Por dikur t'fryej
    era seç ia nisi ,
    llastarët e mbërthyer
    t'gjitha i shprishi.



    -Ndalu ti moj erë
    veten pak qetëso,
    punën tonë me vlerë
    mos na e shkatërro!



    -Të tallesh ke zënë
    si e pafytyrë,
    po çfarë po bën
    kështu zemërsmirë?



    S'e dëgjoi t'jatin
    era kokëtrashë,
    vreshtin të tërin
    e bëri mish-mash!



    Vazhdoi si për inat
    të fryej më fortë,
    ç'u hidh'rua im at
    desh i dalin lot!


    Qershor,2012

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ASHTU DUHET



    Ditë pranvere,qielli plot kaltëri
    e dy pëllumba fluturojnë n'ajri!


    Hidhen të gëzuar,përpëliten lart
    puthje mes veti shkëmbejnë gjatë!


    Dielli hareshëm,ëmbël i shiqon
    rreze t'arta plot afsh u dhuron!


    Me tërë kërshëri dy pleqtë thanë:
    -Ashtu duhet t'puthen vocët n' do anë!


    Nga lindja,jugu,perëndimi e veriu
    të duhen bardhi,i kuqi dhe i ziu!


    Atëherë edhe dielli do t'nxejë më fortë
    kur t'sheh t'buzëqeshur fëmijtë n'botë!

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    DITë VERE




    Zogjët hareshëm
    sa galdim kanë,
    flut'rojnë rrufeshëm
    enden në çdo anë.


    Uh sa është freskët
    thellë atje në pyll,
    ndër degë shpezët
    këndojnë si në lyrë!


    Kërcejnë të llastuar
    qengjat në luadh,
    ndër bar të gufuar
    lozin pa ia ndarë!


    Ndërsa fushës atje
    piqet gruri i ri,
    puhia lehtë i krehë
    kallinjtë si flori!

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    LULJA E NJOMë



    Lulja e njomë
    bojë bardhë,
    skaj kaçubës
    rritej ngadalë!


    Pranë pushonte
    një fëmijë,
    gjërë e gjatë
    këmbë shtrirë!


    Që pushonte
    vogëlushi aty,
    lulja ndjeu
    fortë kënaqësi!


    Por si duket
    pak u mashtrua,
    gëzimi n'pikëllim
    iu shndërrua!


    Befas fëmija
    këmbën hedhi,
    pa ndonjë arësye
    lulen shkeli!

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KOSTARI I RI


    Që nga agu i freskët kostari
    n'luadh t'gufuar,del kosit...
    dielli rrezon,shkëlqen bari
    djersa ballit po i valëvit!


    Aty pranë përroi i kristaltë
    trupin përdredh,këndon melodi:
    -Vëzh e vëzh!.. dëgjohet qartë
    zhurma e kohës e kostarit t'ri!


    Bie ngadalë para këmb've bari
    bie lehtë,merr tjetër ngjyrë,
    tërë ditën kosit kostari
    dielli fytyrën ia ka nxirë

    N'mbrëmje krenar n'shtëpi niset
    në luadh bari,flen,pushon...
    Fytyra me buzëqeshje i qëndiset
    zemra i kënaqet,mirë kur punon!

Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •