Close
Faqja 10 prej 41 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 403
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    GëZONI FëMIJë



    Maje pemës
    bilbili gushartë,
    si n'violinë:
    -Po këndon!
    -Po këndon!
    -Po këndon!
    Trupi i degës
    n'fushë t'artë
    tërë galdim:
    -Buzëqeshje dhuron!
    -Buzëqeshje dhuron!
    -Buzëqeshje dhuron!
    Pyllit të dendur
    anë e kënd
    se përshkohet:
    -Era e dlirë!
    -Era e dlirë!
    -Era e dlirë!
    Lulet kanë elur
    në do vënd,
    qilimi shtrohet:
    -Shih sa mirë!
    -Shih sa mirë!
    -Shih sa mirë!
    Midis pyllit
    fëmijtë shetisin
    dhe dëfrehen:
    -Në melodi!
    -Në melodi!
    -Në melodi!
    Ndërsa qiellit
    rrezet ndërrisin,
    kudo prehen:
    -Si flori!
    -Si flori!
    -Si flori!
    Qengjat rrinë
    nëpër brigje,
    deles skaj:
    -Sa hieshi!
    -Sa hieshi!
    -Sa hieshi!
    Pranvera stinë
    pruri n'valixhe
    t'buk'rin maj:
    -Gëzoni fëmijë!
    -Gëzoni fëmijë!
    -Gëzoni fëmijë!

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Në LUGINë



    Pak më poshtë në luginë
    përroi këngës ia thotë,
    ditë e natë pa përtim
    nëpër fushë, lot e lot!


    Të gjitha lulet bukuroshe
    gjumin e ëmbël e ndërprenë,
    po këtyre fustanlaroshe
    rroba t'buk'ra,kush u prenë!



    Zogjtë t'renditur atje n'degë
    ia thonë këngës tok e mbarë,
    jehon zëri,breg më breg
    si në ndonjë festival!


    I gjithë pylli pëshpëriti
    me atë zë të sheqertë:
    -Eni fëmijë,mbushni mushk'ritë
    kënaquni plot n'ajër t'fresk't!

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KORDELA E LULES




    Herët në mëngjes
    ende pa u ndritur,
    një lule e njomë,
    qeshi pa pritur
    qeshi pa pritur!
    Sepse vesa sot
    porsi margaritar,
    n' kokë i dhuroi:
    kordelen e bardhë!
    kordelen e bardhë!
    Kordelën e re
    e lëvduan n'kop'sht
    me plot hare,
    edhe nja dy fluturë,
    edhe nja dy flutur!
    Me zë t'plot
    ato që të dyja
    klithën ngrohtë:
    -Sa kordelë e bukur!
    -Sa kordelë e bukur!
    Reshën gjer vonë
    edhe ca pyetje,
    për lulen e njomë,
    në atë mjedis
    në atë mjedis:
    -Cili qe mjeshtri,
    duar ngrohtë
    dhe shumë i zoti:
    -Lulen që e ka stolis?!
    -Lulen që e ka stolis?!

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    ç A N T A T


    Ka plot çanta
    nëpër botë,

    që i adhurojnë
    sot fëmijtë,
    ca të gjata
    ca barkplot,
    q'i ngarkojnë
    n'shpinë përditë.


    Do janë t'bardha
    sikur borë,
    do të zeza
    si terri i zi,
    do si dardha
    e mjalti n'hoj',
    do bojëkafe
    si keci i ri.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RETë E STOLISURA


    Retë prore
    në kohë shiu
    si gjithëherë,
    enden qiellit
    stolisur mbi krye
    nga një ylber!
    Dielli me to
    lot fshehuri ka
    hi pa nda',
    të gjitha lule
    e ata zogjtë
    larë i ka!
    Dy kodrave
    me barë e pemë
    të mbuluar,
    kurorë të bukur
    shumëngjyrëshe
    u ka dhuruar!

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    MOLLA E PJEKUR



    Trupi i mollës
    ngjyrëzjarrë,
    skaj degës
    rrinte varë!



    Rrumbullake
    e shëndoshë
    me faqe t'kuqe
    çdokend josh!



    E kur fryri
    era fortë,
    degën shtyri
    gjer në tokë!



    Ra për tokë
    ajo papritur,
    n'fytyrë plot
    e mërzitur!
    ---------------------------------------


    E kishte vërejtë
    voci syshkruar,
    ftonin e verdhë
    atë në duar!




    Nënës truq
    i tha n'guzhinë:
    -Mollën e kuqe
    vëre n'vitrinë!




    -Kush s'guxon,
    atë ta haj,
    erë le t'lëshon
    në gjithë saraj!

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    VALLJA E NATëS




    Dielli sikur prush
    pas malit perëndoi,
    mbrëmë tinës n'fushë
    arshafin e zi shtroi!


    Rrugës këta vreshtarë
    tok e tok vinë,
    patën ditë të mbarë
    fytyrat po u ndrinë!


    Kënga e hareshme
    kudo ngadalë u zhduk,
    hëna ,nuse e ndershme
    n'qiell shpejt u duk!


    Vallëzojnë yjtë e natës
    fëmijtë i pëlqejnë,
    në thirrje t'nënës
    ato shkuan t'flejnë!

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Më I MIRI THESAR



    Libri është burim
    më i miri thesar,
    poetë aty shkrinë
    mundin porsi ar!


    Kudo që t' jemi
    kudo që t'pushojmë,
    librin pranë ta kemi
    trurin ta freskojmë!


    Me të shpejt shetisim
    rreth planetit tonë,
    anë e kënd xhesdisim
    rend i vizitojmë!


    Malet më të larta
    oqeane të mëdhenj,
    detet e pastra
    përroje e lumej!


    Pyjet më t'dendura
    shtazët ku jetojnë,
    majet e gdhendura
    qiellin që shpojnë!


    Burimet e kthjellta
    tatëpjetë që rrjedhin,
    fluturat krahëlehta
    valle që hedhin !


    Plazhat e bukura
    me larësit plotë,
    anijet,vapora
    që enden n'botë!


    Të mëdhaja qytete
    rrokaqiej t'lartë,
    shumë automjete
    e rrugët e gjatë!


    Kujtoni o vogëlushë
    mendimin e artë:
    -Me libër gjithkush
    bëhet mendjelartë!

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    PJERGULLA E LASHTë


    N'skaj t'oborrit
    thikë përpjetë,
    ngritet pjergulla
    e lashtë krenare,
    thith shumë dritë
    e ajër t'lehtë,
    si thith fëmija
    germat n'abetare.


    Hardhinë moti
    gjyshi e mbolli,
    para shumë vite
    pleqët thonë,
    atë duarforti
    nga larg e solli,
    vocët sydritë
    fryte t'shijojnë.


    Gjithë njerëzia
    për rreth çuditej,
    vinin rend
    për ta parë...
    Buzëqeshë shtëpia
    e pjergulla rritej,
    bëri njëmend
    vend n'përrallë.


    Përditë andej
    degët zgjeroi,
    i bëri t'fortë
    veshukë të zi,
    kokra t'mëdhej
    se ç 'i formoi,
    t'mbushur plot
    me ëmbëlsi.


    Rritej,rritej
    nusja e blertë,
    drejtë kah qielli
    si e marrë,
    me rrënjë ngjitej
    dheut t'kuqremtë,
    sa ndien kënaqësi
    kjo zemërbardhë!


    Llastarët mirë
    i janë shtruar,
    hieshojnë midisin
    anë m'anë...
    N'agun e dlirë
    me rreze praruar,
    sa shumë i ndrisin
    veshukë në rrfanë.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    MELODIA E SHIUT



    Natyra si zonjë
    kotet n'qetësi,
    ca re fluturojnë
    pritet t'bie shi.
    Pas pak kohe
    pikuan strehët
    diku n'mesditë,
    u dëgjua melodia:
    -Pik!
    -Pik!
    -Pik!..
    -Sa e ëmbël
    kjo melodi!
    Tha n'oborr
    një fëmi'!.
    Vrapoi në dhomë
    mori një tas,
    melodia rritmin
    e ndërroi në:

    -Tras!
    -Tras!
    -Tras!..
    Kur u mbush tasi
    me ujët plot,
    pikat e argjendtë
    binin në tokë!
    Melodia sërish
    e ktheu rritmin
    lehtë,e vrik
    në:
    -Pik!
    -Pik!
    -Pik!
    Plot befasi,
    zëri i vocit
    n'qiell jehoi:
    -Vallë,kaq bukur
    këtë melodi
    kush e komponoi?!

Faqja 10 prej 41 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •