Close
Faqja 49 prej 50 FillimFillim ... 3947484950 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 499
  1. #481
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dy policë specialë dhe një shofer autobusi kanë marrë plagë në trup dhe në kokë për shkak të një sherri masiv të nisur prej pranë ish-pastiçerisë “Flora”.


    Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, kur dy efektivë të skuadrës speciale të policisë së Tiranës ishin duke lëvizur me automjetin e tyre tip “BMW”.

    Gjatë lëvizjes, mjeti i tyre është fërkuar me autobusin që transporton punëtorët e një kompanie pijesh freskuese me targa TR 3720 F.

    Nga mjetet mësohet se janë shkëmbyer fjalë fyese dhe të shara. Automjeti BMë ka ndjekur autobusin deri në sheshin para ish-kafe “Flora”, ku ai po zbarkonte pasagjerët.

    Efektivët e operacioneve speciale kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përfshihen në konfrontim fizik me shoferin e autobusit dhe persona të tjerë që gjendeshin me të.

    Nga grindja janë thyer thuajse të gjithë xhamat e autobusit. Në këto momente kanë ndërhyrë, edhe shoferi me fatorinon e autobusit të linjës Kamzë-Tiranë, me targa AA 855 BN, që ndodhej aty për të ndarë sherrit, pa e ditur se do të bëhej palë në sherr.

    Shoferi i autobusit të Kamzës ka marrë plagë të rënda nga goditjet në kokë, ndërsa në ato momente kanë mbërritur dhe shërbimet e Komisariatit numër 3 të Tiranës.

    U është dashur të kalonin disa minuta që policët e komisariatit të mësonin që kishin të bënin edhe me kolegët e tyre të operacioneve speciale.

    Policia shoqëroi të gjitha palët, ndërsa pritet të ngrihet akuzë ndaj një efektivi të operacioneve speciale dhe drejtuesit të autobusit të kompanisë së pijeve freskuese.

    Prokuroria, proçedim penal dy policëve

    Për dy uniformat e policisë të përfshirë në një konflikt me drejtuesin e një autobusi të linjës Kamëz-Tiranë nisi proçedimi penal.

    Sipas një njoftimi të drejtorisë së policisë së kryeqytetit, për policët Ergys Hoxha dhe Genci Kongjoni, me detyrë në njësinë operacionale të kryeqytetit do të hetohen pasi në konfliktin në rrugën e Durrësit ata përdorën edhe armët.

    Ata kërkuan të ndalonin një autobus i cili goditi makinën e tyre. Thirrjes së tyre drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj dhe ndaloi vetëm në stacionin e autobusëve të Kamzës.

    Policët, në ndjekje për të kapur shoferin Martin Curri, i cili e braktisi mjetin për t’u fshehur, krijuan panik tek udhëtarët.

    Policia tha se u ndalua edhe 64-vjeçari Martin Curri, i cili do të proçedohet penalisht për përfshirje në konflikt dhe për agresion ndaj unifromave blu.

    Prokuroria e Tiranës e ka rregjistruar këtë proçedim penal për të tre personat nën hetim, me akuzën e plagosjes me dashje.


    Top-chanell

  2. #482
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Berat, e masakrojnë pas denoncimit
    27/09/2012


    Një dite pasi denoncoi një grabitje në supermarketin e tij në lagjen "Çlirim" në qytetin e Beratit, pronari i supermarketit është plagosur me armë në kokë dhe gjendja e tij është kritike.

    I demtuari eshte shtetasi Armando Kocilera, i cili paraditen e sotme rreth ores 11.30 u qellua nga persona qe jane ende ne kerkim. Banoret e zones i kane dhene ndihmen e pare dhe e kane derguar ne spital, nderkohe qe jane shoqeruar personat e pranishem ne supermarket per te dhene shpjegime.

    Policia po heton per lidhje mes autoreve te grabitjes se ndodhur nje dite me pare dhe plagosjes se sotme. Jane identifikuar disa persona dhe po kerkohen per t'u kapur.



    Top-chanell

  3. #483
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dhuna mes adoleshentëve
    27/09/2012



    Dhuna mes adoleshentëve, jo pak herë ka përfunduar me plagosje apo vrasje. Rasti më i fundit është shënuar në gjimnazin 'Luigj Gurakuqi' në Elbasan, ku një 16-vjeçar është goditur me thikë, jashtë ambienteve të shkollës, nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri të nisur në mjediset e shkollës. Sherri mes te rinjve, nxenes në vitin e pare ka nisur brenda ambienteve të shkollës, me ofendime dhe sharje që më pas kanë përfunduar me grushte e deri me thike.

    Dhuna psikologjike dhe ajo fizike është një fenomen që ekziston nëpër të gjitha shkollat, ndaj psikologët mendojnë se familja është struktura përgjegjëse për dhunën që shfaqin fëmijët apo adoleshentës në shkollë.

    Vitet e fundit, prinderit kane fare pak kohe për t'u marrë me fëmijet,ndaj mungesa e vemendjes, por edhe modeli i edukimit që ata shohin në shtëpi pasqyrohet direkt në shkollë dhe në shoqërinë e tyre.

    "Elementët të dhunshëm të sjelljes janë më të dukshëm tek individët dhe tek fëmijët, tek të cilët kujdesi familjar dhe kujdesi prindëror ka munguar ose ka qenë miminal. Eshtë momenti i duhur për t'i thënë prindërve që nuk duhet të mjaftohen me pak minuta me fëmijën dhe nuk duhet të mjaftohen me tryezën plot dhe me dollapin e rrobave plot. Duhet të fillojnë të kujdesen për mendjen dhe për emocionet e fëmijës, dhe kjo gjë nuk bëhet kur fëmija rritet, ose kur fëmija e shfaq problemin. Grupmoshat që janë pak më të rritura kalojnë edhe deri në dhunë fizike, duke treguar se janë akoma në kërkim të identitetit", thonë psikologët.

    Problemet ekonomike, puna me orare te gjata, ka bërë që prindërit të kalojnë fare pak kohe, ose aspak me fëmijet e tyre, duke ua mbushur këtë boshllëk me plotësimin e kërkesave të tyre materiale.

    "Meqenëse se shkolla është një pasqyrim i komunitetit, ashtu sikundër i kemi edhe komunitetet, ashtu sikurse janë edhe zonat, ajo formë dhune është edhe më shumë e shprehur. Në disa zona kemi më shumë të shprehur dhunën fizike, ndërkohë që dhuna psikologjike është më shumë prezente në disa zona të tjera. Rritja e shkallës së komunikimit, rritja e empatisë midis të gjithë faktorëve që punojnë në një shkollë, përfshirë mësuesit, psikologët dhe më e rëndësishmja që është midis nxënësve, ndikon shumë në uljen e dhunës, qoftë edhe në format më të thjeshta në ato orët edukative, apo në ato pushimet e vogla që krijohen midis orëve", thonë psikologët.

    Ekspertët mendojnë se nxënësit e klasave fillore duhet të qëndrojnë në ndërtesa të veçanta, pasi adoleshenca nis ne moshen 11 deri ne 12 vjeç, dhe menaxhimi i tyre është shumë i vështire


    Top-chanell

  4. #484
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    “Homazhe” për drejtësinë
    27/09/2012 00:10



    Raporti i fundit i OSBE-së, theksonte se korrupsioni rrallë ndiqet penalisht apo ndëshkohet, duke bërë që zyrtarë të lartë publikë dhe biznesmenë të rëndësishëm të gëzojnë imunitet para ligjit. Për të reaguar ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësië, alternative civile, dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, nën frymën e levizjes “Act now”, ftuan qytetarët në protestën e parë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur mbi supe flamurin kombëtar.

    Drejtuesi i Alternativës Civile, e cilësoi drejtësinë e korruptuar përgjegjëse për situatën e krimit dhe mozbatimit të ligjit në vend.

    “Shkatërrimi i drejtësië ka vrarë frikën e njerëzve ndaj ligjit dhe shtetit. Sot ne nuk kemi frikë të shkelim rregullat kur ecim, nuk kemi frikë të vjedhim dhe as të vrasim për një fjalë goje dhe për një gërvishtje makine. Sot kushdo që ka pushtet e abuzon dhe shpërdoron atë pa u trembur, sepse të gjithë mendojë se duke paguar do t’i shmangen ndëshkimit të ligjit dhe kjo gjë ka ndodhur deri tani. Degardimi i drejtësië ka vrarë shpresën e njerëzve se edhe ky vend mund të jetë si gjithë vendet e tjera ku sundon rregulli, ligji dhe drejtësia e barabartë”, theksoi Mentor Kikia.

    Mentor Kikia u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë padrejtësive që u bëhen, por të denoncojnë dhe reagojnë publikisht.

    “Këtu mund të ishin dhe duhet të ishin shumë më tepër njerëz, por ka shumë nga ata që mendojnë cfarë do të zgjidhim me një protestë. Unë dua t’i pyes ata cfarë duhet të bëjmë ne kur shikojmë se drejtësia jonë ka degraduar? Cfarë duhet të bëjmë ne se ata që duhet të vendosin ligjin dhe rendin tonë shndërrohen në banditë? Duhet të heshtim? Duhet të largohemi nga vendi ynë? Unë them jo! Dhe ju që jeni këtu thoni jo! Ndaj ju themi të tërëve të mos heshtin”, deklaroi Mentor Kikia.

    Një banore nga Shkodra kishte mbërritur me një pankartë në dorë ku shkruante emrat e gjykatësve, që sipas saj i kishin mohuar të drejtën e pronësisë mbi shtëpinë e saj.

    Portreti i gruas së vrarë për t’i grabitur varësen, Maries së vrarë për gjakmarrje, shefit të komisarit të Shijakut dhe katër agjentëve të policisë vrarë në Durrës tre vjet më parë, ishin zgjedhur si simbol i këtij tubimi. Ndërsa me qindra qirinj u formua fjala “Drejtësi”.

    “Viktimat e krimit nuk kanë nevojë për homazhe, por për drejtësi”, tha në fund Mentor Kikia. Ndërsa drejtësisë sot u duhen bërë homazhet”.


    Top-chanell

  5. #485
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Shyqyr Po Kalojn da dit pa vrasje
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #486
    e ku pret me ba hajr ky popull,me keto kriminela te lindur...20 vjeca jan ba Pimpa,duke shkerdhy e hedh ne pazar motrat e veta...

    ahhhh mo xha vero mo xha vero,cfare na bere qe ike...kam frig se s'do gjej paqe ndojhera ai popull,pa pasur ate cekanin e madhe mbi koke,se ndryshe nuk ze mend e vend


    25 vjeçari ndihmoi prostitutat, ndëshkohet me vdekje nga shqiptari

    E mërkurë, 28 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- 24 orë pas vrasjes në rrugën Battindarno, ku gjeti vdekjen shtetasi romun Iulian Cajocaru 25 vjeç, i cili u vra me thikë në zemër në rrugë, policia italiane arrestoi një 22 vjeçar shqiptar, ndërsa ndaloi 3 persona të tjera për shfrytëzim prostitucioni. Gjatë hetimeve u arrit identifikimi i autorit pas një sërë pyetjesh gjatë ditës së martë ndaj kalimtarëve të rastit dhe shitësve të dyqaneve në atë zonë të Romës, rreth një grupi shqiptarësh të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkaq sipas policisë thuhet se faji i vetëm i viktimës, ishte ai se kishte pritur në shtëpinë e tij dy vajza të cilat prostituonin nën kontrollin e grupit shqiptar, mbi të cilin ishte hapur më parë një hetim nga skuadra e anti-prostitucionit e drejtuar nga Francesco Caleca. Vrasësi në fjalë quhet Astrit Saraçi dhe është 22 vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë Myslym Muça 20 vjeç, Gazmend Saraçi 23 vjeç dhe Nicolae Achimescu 24 vjeç. Ditën e hënë 25 vjeçari i cili u vra, u kishte çuar dy vajzave dy panine në rrugën ku ato prostituonin. Gjatë këtij momenti, viktima u përball me shqiptarët të cilët më parë e kishin kërcënuar dhe pas kësaj lindi dhe një zënkë e cila degradoi në goditjen me thikë e cila depërtoi në zemrën e tij 7 centimetra, por pavarësisht kësaj shqiptarët u larguan nga vendi i ngjarjes, për tu prangosur vetëm ditën e sotme.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  7. #487
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Laç, plagoset me armë zjarri kreu i Shëndetit Publik
    02/10/2012



    Mëngjesin e sotëm një mjek në qytetin e Laçit është plagosur me armë zjarri. Ai është Arben Bruka, 37 vjeç, njëkohësisht kreu i Shëndetit Publik.

    Bruka pronar edhe i nje farmacie ne kete qytet qe ndodhet perballe spitalit, ishte duke hapur deren kur eshte qelluar me arme zjarri automatike, plumbat e kane plagosur rende ne kembe dhe mjeku ndodhet ne Spitalin Ushtarak.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që ende nuk dihen autorët e plagosjes së mjekut. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin e Brukës.

    Top-chanell

  8. #488
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Masakra në Korçë, policia jep detajet e ngjarjes
    01/10/2012



    Polica e Korçës ka zbardhur vrasjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podgorie të Korçës. Sipas policisë, ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, kur Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj dhe pasi ka telefonuar policinë për krimin e kryer, ka vrarë edhe veten.

    Sipas të dhënave më të fundit të policisë, të siguruar nga zbardhja e ngjarjes së rëndë, 52-vjeçari Rozani, i verbuar nga xhelozia pasi ka mësuar se e dashura e tij, Eliverta Çoçka, 35 vjeçe kishte ikur me taksinë me targa KO 514 A, në pronësi të 49-vjeçarit Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë, ka marrë një automatik dhe është drejtuar në vendin ku ishin dy viktimat, një rrugë dytësore mes malesh, ku ishte parkuar edhe taksia në fjalë.

    Sipas policisë, 52-vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi 49-vjeçarin Bollguri dhe më pas mbi të dashurën e tij, Eliverta Çoçka duke i lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ka telefonuar policinë të cilës mësohet t’i ketë rrëfyer se ka vrarë dy persona dhe ka dhënë informacioneve edhe për vendin ku ndodheshin. Pas kësaj 52-vjeçari ka vrarë edhe veten.

    Policia ka bërë transportimin e kufomave në morgun e qytetit, ku mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares Çoçka nuk ka pranuar ta tërheqë trupin e gruas së tij, nënë e dy fëmijëve, kufoma e të cilës është tërhequr më pas nga prindërit e saj për të kryer përcjelljen e fundit.

    Masakër në taksi,3 të vdekur për motive xhelozie

    Një ngjarje e rëndë u shenua ne nje fshat te Korçës ku mbetën të vrarë 3 persona. Gjithcka ndodhi ne Podgorie brenda në një taksi.

    Policia tha se 52-vjeçari Viktor Rozani vrau fillimisht 35-vjeçaret Eliverta Çoçka dhe Floridon Bollguri dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarja me motive xhelozie ndodhi rreth ores 19.00 të së dielës, ndersa policia i gjeti trupat e pajete brenda automjetit ne oren 20.30, ne nje rruge mes malesh.

    Autoritetet thane se 52-vjeçari kishte një lidhje dashurie me Eliverta Çoçken dhe fakti qe ajo kishte nisur nje lidhje tjeter me Floridon Bollgurin shkaktoi zemerimin e Rozanit, i cili i ndoqi dhe i gjeti ne çaste intime brenda taksise se Gurit dhe i ekzekutoi me kallashnikov.

    Sipas informacioneve zyrtare, vrasesi pas krimit kishte telefonuar policine dhe kishte treguar per ngjarjen. Por kur forcat e rendit shkuan ne vendin e krimit, gjeten te vdekur edhe 52-vjeçarin qe kishte qelluar edhe mbi veten.

    Top-chanell

  9. #489
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tiranë, përplas policin, largohet nga vendngjarja
    04/10/2012 01:45


    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, në zonën pranë zyrave të Doganës. Një makinë e paidentifikuar ka përplasur një efektiv të policisë rrugore, duke e plagosur këtë të fundit.

    Autori bashkë me makinën është larguar me shpejtësi nga vendgjarja.

    Ende rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, teksa nuk dihet nëse efektivi i policisë ka qenë në detyrë apo jo në momentin e përplasjes nga autori.

    Efektivi i plagosur rëndë është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa hetimet vazhdojnë nga organet policore.



    Top-chanell

  10. #490
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasësi s'fali braktisjen pas falimentimit
    02/10/2012



    I rrënuar ekonomikisht nga lidhja jashtëmartesore, i tradhtuar nga ish e dashura e tij, e cila e ka braktisur pas falimentimit në biznes, dhe i përqeshur nga i dashuri i ri i saj, ai nuk ka duruar më, por ka marrë automatikun duke i vrarë të dy pa mëshirë.

    Më pas, i vetëdijshëm për krimin e kryer, ai ka telefonuar inspektorin e zonës, duke i treguar se çfarë kishte bërë dhe ku ta kërkonte. “Mos më kërko në shtëpi, por këtu ku kam vrarë dy të tjerët, pasi do vras veten…” Ky është epilogu i krimit të trefishtë, i ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Potgorie të Korçës, ku shkak është bërë viktima femër e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që të tri viktimat ishin të martuar dhe me fëmijë. Madje, historia tronditëse ka bërë që burri i “mollës së sherrit” nuk e ka pranuar kufomën e të shoqes në shtëpi…

    Historia dhe provokimet

    E pandalshme për të siguruar me çdo kusht mbijetesën e saj e të familjes, nusja e fshatit Podgorie, Eliverta Çoçka, e ka braktisur ish të dashurin e saj dhe është lidhur me një tjetër banor të Potgories, i cili duke pasur një aktivitet privat arrinte t’i siguronte edhe shpërblime për lidhjen intime që krijuan. Por, kjo tradhti e 35-vjeçares, pas disa vitesh historie të përbashkët me 52-vjeçarin Viktor Rozani, nuk është kapërdirë lehtë nga ky i fundit. Ditët e fundit, komunikimet telefonike mes dy partnerëve të 35-vjeçares, mësohet se ishin shumë provokuese. Edhe për mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi krimi i rëndë, ka të dhëna se 52-vjeçari Rozani ka marrë një telefonatë të tillë nga bashkëfshatari i vet, Feridon Bollguri, në kohën që ky po kryente marrëdhënie intime me 35-vjeçaren Çoçka. Nuk saktësohet nëse ka qenë ose jo në gjendje të dehur, por Viktor Rozani, sapo kishte lënë punën në arë, është armatosur me një automatik dhe pasi ka marrë hua një makinë është nisur drejt vendit, ku ndodhej ish e dashura e tij me partnerin e ri. Të tre protagonistët e kësaj ngjarjeje tragjike, me vdekjen e tyre kanë shuar çdo dëshmi të asaj kohe të shkurtër kur u krye krimi i trefishtë, por dihet vetëm se i armatosuri nuk ka lënë shumë kohë për debate dhe ka pasur një përleshje fizike. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku, të cilat i kanë marrë jetën në moment 35-vjeçares Eliverta Çoçka dhe 39-vjeçarit Feridon Bollguri. Më vonë, është dëgjuar një qitje e vetme.

    Telefonata me inspektorin

    Ai që vrau dy personat, pushoi një çast sa për të telefonuar policinë, për t’i bërë të ditur se kishte vrarë dy vetë, dhe më pas, me një plumb të vetëm poshtë mjekrës vrau edhe veten. Burime të policisë rajonale të Korçës thanë se ka qenë ora 19.05 e mbrëmjes të së dielës kur Viktor Rozani i ka telefonuar inspektorit të zonës, për ta njoftuar se kreu dy vrasje. “Të mos vish në shtëpinë time për të më kërkuar, sepse këtu do të më gjesh edhe mua, pasi do të vras veten”, ka shtuar fjalët e tij të fundit për inspektorin e zonës 52-vjeçari Viktor Rozani. Të tri viktimat, sipas policisë, janë gjetur në afërsi të një guroreje pranë rrugës që lidh fshatrat Potgorie dhe Koritë, në vendin që vendasit e quajnë “Buçune”.

    Rrënimi i fermerit

    Autorin e këtij krimi të rëndë, 52-vjeçarin Viktor Rozani, bashkëfshatarët e tij e tregojnë si një person që dikur ishte në gjendje të mirë ekonomike, aq sa ndihmonte dhe përkrahte banorë të tjerë të Potgories. Duke zotëruar makineri bujqësore, ai jo vetëm siguronte të ardhura të mjaftueshme për familjen e tij, por u vinte në ndihmë edhe fshatarëve, kur këta nuk ishin në gjendje të paguanin për punën që u kryente. Arben Pilinçi, kryeplak i fshatit Potgorie, thotë se bashkëfshatari i tij, para ca vitesh ishte në një gjendje ekonomike krejt ndryshe nga ajo që përfundoi kohët e fundit, kur pësoi një falimentim të plotë. Në Potgorie, thonë se prej 5 apo 6 vitesh, Viktor Rozani kishte krijuar një lidhje intime me Eliverta Çoçkën, një grua e martuar në këtë fshat me Yllson Çoçkën, me të cilin kishte një fëmijë. E kaluara e kësaj gruaje, me origjinë nga fshati Starovë i Pogradecit, si dhe sjellja që mbante në fshatin e burrit të saj, nuk kishin lënë shumë vend për respekt. Banorët kanë dëgjuar për disa martesa të mëparshme të Eliverta Çoçkës në Maqedoni dhe ngrenë shumë dyshime për qëndrimin e saj moral, ndërsa shtojnë se shfaqte një karakter të ashpër aq sa ishte në gjendje të rrihte, jo vetëm gra të Potgories, por edhe burra, nëse hynte në debat me ta. Me këtë grua, në kohën e tij të artë, kishte arritur të krijonte lidhje Viktor Rozani, baba i dy fëmijëve të rritur. Por, ka rezultuar se historia e dashurisë me këtë femër i ka kushtuar shumë, aq sa e shkatërroi ekonomikisht dhe moralisht. Në Potgorie tregojnë se Viktor Rozani, nga një banor që gëzonte respekt për gjendjen e mirë sociale që kishte krijuar dhe mbështetjen e shumë fshatarëve, kaloi në një falimentim të gjithanshëm. “Nuk ishte më në gjendje as të paguante një gotë raki, as të blinte paketën e cigareve, ndërsa mjetet bujqësore dhe toka iu sekuestruan nga banka, ku me sa duket kishte marrë kredi. Kishte mbetur fare trokë nga ekonomia”, thotë një banor i fshatit. Por, edhe pse në këtë gjendje të rrënuar, ai nuk ka pranuar që e dashura e tij t’i kthente krahët, pasi për shkak të saj kishte lënë shumë mall e pasuri.

    Poshtërimi nga partneri

    Banorët tregojnë sesi të mos mjaftonte poshtërimi për këtë shkallë të ulët ku përfundoi, mësohet se kohët e fundit 52-vjeçari po poshtërohej nga partneri i ri i Eliverta Çoçkës. Kjo grua kishte krijuar tashmë një lidhje të re, me një tjetër banor të Potgories, i cili me aktivitetin e tij të një dyqani të shitjes me shumicë në fshat, ishte në gjendje që ta mbante me para. Por, 38-vjeçari Feridon Bollguri, baba i tri vajzave, nuk ka kaluar pa rënë në sy për këtë lidhje, madje duke ngacmuar me telefon bashkëfshatarin e vet. Në Potgorie, banorë të këtij fshati thonë se kanë dëgjuar që këto ditët e fundit Feridon Bollguri i telefononte Viktor Rozanit për t’i thënë se i kishte rrëmbyer ish të dashurën dhe se ku ndodhej me të. Të tjera dëshmi që vijnë nga ky fshat, bëjnë të ditur se 53-vjeçari i indinjuar disa herë, kishte paralajmëruar Feridon Bollgurin se do ta vriste atë dhe ish të dashurën, duke i kërkuar bashkëfshatarit të tij të hiqte dorë, sepse ishte shkatërruar prej kësaj gruaje. Edhe mbrëmjen e së dielës ka të dhëna se ka qenë një telefonatë e 38-vjeçarit Bollguri, ajo që e ka çuar Viktor Rozanin drejt krimit të trefishtë.

    Burri nuk pranon gruan

    Yllson Çoçkën, burrin e Elivertës, përfaqësues të pleqësisë së fshatit Potgorie, e kanë gjetur mëngjesin e së hënë në shtëpi, në gjumë dhe gjendje dehjeje. Në kushte të mjeruara ekonomike, pasi të ardhurat e vetme të tyre dhe për fëmijën arrinte t’i siguronte në rrugët e saj Eliverta, ish-bashkëshorti i saj është rrëfyer për tradhtinë e vazhdueshme të së shoqes, e megjithatë është shprehur për hakmarrje ndaj bashkëfshatarit Viktor Rozani. Ndërkaq, ai nuk ka pranuar që të kryejë varrimin e ish-gruas së tij në Potgorie, duke bërë që për ta dërguar në banesën e fundit 32-vjeçaren Eliverta Çoçka të kujdesen të afërmit e saj nga fshati Starovë i Pogradecit. “Kë të varros? Ajo varrosi veten?, është shprehur ai kur është pyetur në lidhje me të shoqen. Viktima është dërguar në fshatin e të afërmve të saj dhe në Potgorie, një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, janë organizuar vetëm dy funerale të burrave, që kishin krijuar lidhje intime me këtë grua. Por, fjalët kërcënuese që Yllson Çoçka ka shprehur për një hakmarrje të mundshme ndaj familjes së bashkëfshatarit të tij, Viktor Rozani, kanë bërë që policia e Korçës të marrë masa për të parandaluar pasoja edhe më të rënda. Përfaqësues të kësaj policie, kanë shkuar ditën e hënë në banesën e Yllson Çoçkës për ta mbajtur nën mbikëqyrje, si dhe për ta porositur që të mos kryente asnjë veprim të pakontrolluar.

    Top chanell

Faqja 49 prej 50 FillimFillim ... 3947484950 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •