Close
Faqja 47 prej 50 FillimFillim ... 374546474849 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 499
  1. #461
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tiranë, plagosje me armë zjarri
    20/09/2012 00:10




    Një plagosje me armë zjarri tek Rruga e Kavajës ka tronditur të mërkurën në mbrëmje kryeqytetin.

    Ngjarja ka ndodhur pranë parkut të autobusave, ndërsa i plagosuri 38-vjecari, Eduard Doku u dërgua në Spitalin Ushtarak për të marrë trajtimin mjekësor.

    Nga burimet paraprake mësohet se autori është identifikuar dhe organet e rendit menjëherë kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

    Sipas policisë i dyshuari për plagosjen e shtetasit Eduard Doku është shtetasi Genti Roshi.

    Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.


    Top-chanell

  2. #462
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një tjetër vrasje për motive banale
    18/09/2012 19:10


    Javët e fundit në Shqipëri kanë qenë një ferr i vërtetë për sigurinë e qytetarëve.

    Vrasje makabre, sherre në familje të përfunduara me mort dhe gjithëfarëlloj shkaqesh nga më banalet deri te më madhoret kanë marrë jetë njerëzish.

    Por të dielën e 16 shtatorit një viktimë u shënua me arsyetimin më të kotë të mundshëm.

    Ishte një djalë 18-vjeçar. Bashkë me të vëllanë shpërndanin fletëpalosje ose shisnin cigare për të mbajtur frymën, për të mos u bërë barrë e prindërve me nevojat e tij prej adoleshenti. Napoleon Mustafa tashmë i mungon vëllait të tij dhe familjes.

    E diela mbase quhet zyrtarisht pushim, por Kodi i Punës nuk aplikohet tek gavroshët e mjerë. E kësaj radhe as kodi i jetës.

    Rituali i përditshëm u përsërit dhe atë të dielë pasdite. Me vëllanë dhe shokët me të cilët ndante të njëjtën punë dhe të njëjtin fat të mjerueshëm, Napoleoni po kthehej në shtëpi.

    “Hipëm në autobus si përherë dhe mua më ra zilja e telefonit. Ishte një burrë dhe më tha ta fikja telefonin. Unë i kërkova arsyen e ai më tha: Kështu dua unë!”

    Mirush Ajazi ishte personi që për fatin e keq të këtyre djemve ndodhej në fundin e autobusit të linjës Qendër-Kamëz. Shkëndija e debatit ishte më e pakuptimimtja e mundshme, por debati si një ortek mori përpara ç’gjeti.

    “Filloi të na shante dhe i gjuajti në shpullë vëllait. Na ka sharë nga qendra deri në Institut. Kur zbritëm vazhdonte me të shara dhe vëllai e shtyu. Në këtë moment ai nxori thikën dhe ia nguli në kurriz dhe në mushkëri”, tregon vëllai i viktimës.

    Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Vëllai ishte goditur, ndërsa jeta e tjetrit ishte në rrezik. Cmenduria e një pasagjeri në autobus po shkatërronte atë ekzistencë mjerane në Bathoren informale.

    Personi që dëgjoi fjalët e fundit të Napoleonit ishte Kujtimi. Është komshi i familjes Mustafa dhe u gjend pranë vendit të ngjarjes. Për koicidencë ai kishte dalë tek stacioni për të pritur djalin e tij, shok me viktimën.

    “Po prisja djalin tim kur më vjen në krahë Napoleoni që më thotë se e kishin therur me thikë. Unë e shikoja i habitur sepse nuk kishte asgjë për momentin”, tregon Kujtimi.

    Bathorja ka stigmën e një zone të ashpër, njerëz të dëshpëruar me shpresën e një jete më të mirë janë vendosur aty, shpesh të paragjykuar, por frika i ka kapluar të gjithë.

    “Kjo gjë mund t’i ndodhë kujtdo. Jemi shumë të tronditur”, shprehet Kujtimi.

    Napoleon Mustafa punonte dhe ëndërronte. Punonte për familjen e tj dhe ndërsa ëndrrat i kishte po aq modeste sa jeta e atyshme. Kishte kohë që kursente të blinte një motorr që atë udhëtimin me autobus t’ia linte të shkuarës dhe në shtëpi të kthehej me të vëllane në mjetin e tyre personal.
    \


    Top-chanell

  3. #463
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Shkodër, lirohet i dyshuari për vrasjen e babë e bir
    19/09/2012 20:40




    Gjykata e Shkodrës liroi për mungesë provash një prej të dyshuarve si bashkëautor i vrasjes së shtetasve Frederik e Jurgen Marku, në muajin gusht.

    Pavarësisht arrestimit të bujshëm të Leonard Nikës, gjykata arriti në përfundimin se asnjë prej fakteve të paraqitura nga prokuroria nuk inkriminonin qartë të dyshuarin dhe si rrjedhojë vendosi që atij t’i rikthehet liria në mënyrë të menjëhershme.

    Frederik dhe Jurgen Marku, nga Thethi, gjetën vdekjen pasditen e 28 gushtit, kur ndaj tyre u qëllua me breshëri në afërsi të maternitetit të Shkodrës.

    Në çastin e vrasjes, policia u shpreh se shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë sherri i një nate më parë në fshatin Theth të Dukagjinit, ku viktima, i cili është dhëndër në këtë fshat dhe kishte nisur ndërtimin e një hoteli në zonën turistike, pati një konflikt me pjestar të familjes Nika.

    Konflikti ka qënë një grindje e çastit e djalit të viktimës me një shokun e tij. Frederik Marku kishte ndërhyrë dhe kishte qëlluar me qytë pistolete të riun që po i dhunonte të birin dhe pas kësaj palët janë shoqëruar në polici, ku kanë qëndruar gjithë natës, por një ditë pasi u liruan, ne 28 gusht, ndodhi vrasja në Shkodër.

    Pas atentatit vdekjeprurës, persona të paidentifikuar dogjën hotelin e viktimave Marku në fshatin turistik.


    Top-chanell

  4. #464
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Itali, babë e bir arrestohen me drogë
    20/09/2012 01:00




    Dy shqiptarë, babë e bir, janë arrestuar në Itali për posedim kokaine.

    Dy shtetasit janë Sherif dhe Armando Demirxhiu, përkatësisht 44 dhe 19-vjec.

    Sherif dhe Armando Demirxhiut i’u kap një sasi kokaine në shtëpinë e tyre në shtetin fqinj.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e shqiptarëve nga ana e organeve të anti-drogës italiane, 44-vjecari tentoi ta fshehë drogën tek e bija 12-vjecare.

    Dyshohet se 44-vjecari e ka transportuar kokainën nga Shqipëria 10 ditë më parë.


    Top-chanell

  5. #465
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Nami asht ba ne lezhe
    e tmerrshme ca po ndodh me shqiperine tone
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #466
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Nami asht ba ne lezhe
    e tmerrshme ca po ndodh me shqiperine tone
    Komshiu ka vrarë burr e grua dhe djalin e tyre.
    Ne vërtet jemi kthyer si Afganistani.

  7. #467
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Cka po ndodh ne Shqiperi o popull , cdo dit vrasje , si erdhen ne ket gjendje shqiptart me u vra mes vete per kotesira.
    Mos ka ber dikush ndonje eksperiment me ate popull , mos u ka prish trurin dikush , se sesht e mundur kaq shum krime.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #468
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Komshiu ka vrarë burr e grua dhe djalin e tyre.
    Ne vërtet jemi kthyer si Afganistani.
    Tani po e lexoj lajmin ne gazet
    autori i krimit eshte person me precedent penal
    nuk e di ca mund te komentojme me tej
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #469

    Divjakë, vritet në mes të qytetit i riu

    Divjakë, vritet në mes të qytetit i riu


    Ndërsa pak orë më parë, gjatë pasdites, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Divjakë, ku një i ri 30-vjeçar u vra me armë zjarri në qendër të qytetit.

    Sipas informacioneve policore, viktima u identifikua si shtetasi Fatos Bello, i cili vdiq në vend nga plagët e marra.

    Autoritetet lokale njoftuan se uniformat blu, nga dëshmitë e para të mbledhura në vendin e ngjarjes, arritën të identifikonin autorin e krimit.

    Ai është shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjeç, që sipas hetimeve paraprake të agjentëve të anti-krimit dyshohet ta ketë vrarë Bellon për motive të dobëta. Një operacion policor u organizua për kapjen e tij.

    Javët e fundit në Shqipëri kanë qenë një ferr i vërtetë për sigurinë e qytetarëve. Vrasje makabre, sherre në familje të përfunduara me mort dhe gjithëfarëlloj shkaqesh, nga më banalet deri te më madhoret, kanë marrë jetë njerëzish.

    Top Channel
    www.top-channel.tv/artikull.php?id=242850&ref=fp
    ----

    Versioni origjinal i ngjarjes:

    Gruaja e viktimes kishte mardhenie me vrasesin,shtepite e se cileve i ndante vec nje gardh me tela.Viktima dhe vrasesi ishin ne sherr prej shume kohesh,dhe sot mbasdite,rreth 16.30-17.00 vrasesi e priti viktimen perpara deres se shtepise se tij derisa te vinte ne shtepi dhe kur viktima u kthye,vrasesi e ka goditur me tek plumb ne koke duke e lene te vdekur ne vend.
    Viktima ishte prind i dy femijeve,nje djal ne moshen 11-12 vjec,dhe femijen tjeter nuk i di as gjinine as moshen,po eshte me i/e vogel se djali.Te dy femijet kane qene ne gjum kur ka ndodhur ngjarja dhe jane zgjuar te trembur,dhe teksa dolen jashte pane grumbull njerezish dhe te atin te shtrire pertoke.
    Shume agjensi lajmesh jane shprehur se vrasesi eshte perpjekur te iki drejt pyllit te Divjakes,por nuk eshte e vertete.Vrasesi ka kryer krimin dhe ka ndenjur ne vend me gjakftohtesine me te madhe derisa erdhi policia dhe e ka arrestuar.Tmerr !!!
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #470
    A ka ngel gjall ndonje njeri apo u sosen te gjithe ?

    Shume paskemi qen o Sali !

    Me kismet avash avaaaash per 10 vjet besoj qe do e shfarosni kete vend

    he far e keqe ju pshurrsha ne surrat
    Revolution 1848

Faqja 47 prej 50 FillimFillim ... 374546474849 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •