Close
Faqja 45 prej 50 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 499
  1. #441
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Bilbil Mema: Krimi po godet shtetin
    14/09/2012



    Për të folur për ngjarjen e së enjtes, atë të vrasjes së shefit të Komisariatit të Shijakut dhe situatën e krimit në vend, i ftuar në studion e edicionit informative në Top Channel ishte Bilbil Mema, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

    Sipas zotit Mema situata e rendit publik në vend është e rënduar dhe këtë e tregojnë veprat penale dhe aktiviteti kriminal që ka përfshirë vendin në muajt e fundit e që kulmoi me vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

    “Situata është e rënduar, kjo e tregon edhe ngjarja e djeshme. Kjo tregon nismën e marrë nga grupet kriminale për të goditur Policinë e Shtetit. Policia duhet të mobilizohet, por duhet të punojnë të gjitha institucionet për të shëndoshur situatën”, tha Mema.

    Shifrat alarmante të krimit, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ia faturoi mungesës së institucioneve të pavarura dhe korrupsionit. Sipas tij, duhet shumë punë dhe politika duhet të mendohet dy herë para se të miratojë ligjet që kanë të bëjnë me sigurinë publike. Për zotin Mema rritja e kriminalitetit është pasojë e dobësimit të shtetit dhe sofistikimit të krimit.

    Sa i përket sistemit të drejtësisë, si hallka e fundit e dhënies së verdiktit për personat e prangosur nga policia që dyshohen për krime, Bilbil Mema bëri thirrje për përmirësimin e ligjeve dhe shtoi se për rastin në fjalë ka vend për hetim për të zbardhur të vërtetën se si përfundoi i lirë një person ndaj të cilit provoheshin krimet e kryera.



    Top-chanell

  2. #442
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasje e dyfishtë në Pogradec
    14/09/2012 17:40



    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Pogradecit, ku një i ri ka vrarë me armë zjarri dy persona, të afërm të tij.

    Sipas informacioneve të fundit policore, autor i krimit të rëndë është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç, i cili fillimisht ka qëlluar të afërmin Fatmir Muhaxhiri dhe më pas vëllain e tij.

    Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga 30-vjeçarin.

    Nga burime policore zyrtare mësohet se motivet e ngjarjes kanë sfond familjar, pasi viktima e
    parë, 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri, ishte gjyshi i bashkëshortes së Myrtezait.

    Kriminaliteti i lartë vazhdon të jetë i pranishëm në vend dhe motivet kryesore të kësaj pranie janë varfëria dhe mungesa e ligjit, që bën që vrasësit të mos kenë frikë prej tij.

    Shembuj të kësaj situate janë vrasja e pak muajve më parë të një gruaje tek Fusha e Aviacionit, në Tiranë, nga një i ri që donte t’i vidhte varsen.

    Ndërkohë që plumbat nuk kanë kursyer as zyrtarët e policisë, si kryekomisar Adem Tahirajn, që u vra të enjten teksa përpiqej të kapte një kriminel të mirënjohur, që ishte lënë i lirë nga gjykata pavarësisht krimeve që kishte kryer.

    Top-chanell

  3. #443
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasje në qytetin e Vlorës
    05/09/2012 00:04




    Një 28-vjeçar u ekzekutua të martën afër mesnatës, me arme zjarri, në qytetin e Vlorës. Viktima është Amarildo Delaj dhe ngjarja ka ndodhur në lokalin e tij pranë rrugës së në lagjen '28 Nëntori'. Dy persona që ishin më të në tavolinë janë plagosur nga breshëria e plumbave që u lëshua mbi të riun.

    Autori i eshte afruar lokalit nga rruga kryesore ka levizur me tej per ne brendesi te pallatit ku fushëpamja në korridorin e krijuar mes pallatit dhe lokalit me fasade xhami ishte mjaft e qartë. Autori ka qëlluar nga përtej xhamit me një arme kallashnikov ndaj 28-vjeçarit që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Ndersa dy persona te tjere kane ngelur te plagosur. Policia ka gjetur rreth 18 gezhoja ne vendngjarje, ne pjesen jashtme te lokalit. Mesohet se autori ka qene me kapele dhe eshte larguar ne brendesi te pallateve.
    Motivet s'jane ende te qarta. Dyshohet konflikt pronesie por nuk perjashtohen edhe pistat e tjera.



    Top-chanell

  4. #444
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasjet në Elbasan, arrestohen autorët
    10/09/2012


    Policia e Elbasanit ka arrestuar autorët e dyshuar të tragjedisë që shkaktoi dy të vdekur dhe një të lënduar në një dasmë, që po zhvillohej në Jagodinë të Elbasanit.

    Sipas burimeve zyrtare, vëllezërit Blerim dhe Edmond Eshja, përkatësisht 37 dhe 32 vjeç, janë arrestuar në orët e para të së hënës, pranë banesës së tyre. Ata dyshohet që të kenë vrarë me thikë, pas një sherri banal, 56-vjeçarin Pëllumb Belegu dhe shtetasin Mariglen Dushku. Ky i fundit gjeti vdekjen disa orë pas ngjarjes.

    Sipas burimeve të policisë, përplasjet mes palëve kanë ardhur pas një grindjeje të çastit. Blerim Eshja pretendon se Pëllumb Belegu e ka përplasur me makinë aksidentalisht, duke e hedhur në kanal. Si pasojë e këtij incidenti ka lindur edhe sherri banal, i cili përfundoi në tragjedi.Në momentin që Belegeu është kthyer sërish në vendin ku nisi grindja, Blerim Eshja e ka qëlluar në befasi katër herë ne thikë, duke i shkaktuar vdekjen disa minuta pas ngjarjes. Ndërkaq, vëllezërit Dushku kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin, por edhe ata janë goditur në befasi me thikë.

    Pjesë e sherrit është bërë edhe Edmon Eshja, i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkepunim. Policia e Elbasanit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me një bilanc tragjik.


    Top-chanell

  5. #445
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Milot, plagoset me armë zjarri 55-vjeçari

    Ndërkohë paraditen e së mërkurës një ngjarje tjetër ka ndodhur në Milot, në qendër të qytetit duke shkaktuar panik mes kalimtarëve.

    55-vjecari Pjetër Preçi është plagosur me armë zjarri në tregun e qytetit, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, por nuk bën me dije identetin e tij.

    Plagosja ndodhi pas një grindjeje të çastit mes Precit dhe autorit të krimit.

    Top-chanell

  6. #446
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lamtumira e Adem Tahirajt
    14/09/2012




    Fëmijët, bashkëshortja, të afërmit dhe kolegët e tij i dhanë lamtumiren e fundit kryekomisar Adem Tahirajt në një ceremoni në varrezat e dëshmorëve.

    Kryekomisari prehet në banesën e fundit në kah të dëshmorëve të tjerë, për një Shqipëri më të sigurtë. Më herët, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, mbi arkivolin me trupin e kryekomisarit u bënë homazhe nga miq, kolegë dhe autoritetet shtetërore më të larta të vendit.

    Kryeministri Berisha ka premtuar drejtesi dhe vendosje të ligjit për të gjithë ata që guxojnë të qëllojne mbi uniformat blu.

    “I siguroj ata për mbështetjen më të plotë e të vendosur të qeverisë, se me forcën e ligjit do të ndëshkojmë krimin dhe kriminelët, aty ku ndodhen, në mënyrën më të vendosur. Një vrasës i përsëritur goditi kryekomisarin. Drejtësia do të thotë fjalën e saj dhe do të hetohet çdo element i këtij akti të shëmtuar”, deklaroi kryeministri Berisha.

    Por ndërsa kryeministri i vendit nuk bëri komente në lidhje me lirimin e vrasësit nga drejtësia, kreu i opozitës, i shoqëruar nga një pjesë e madhe e deputetëve të Parlamentit, pas vizitës dhe takimit me familjarët e të ndjerit, ishte më i drejtpërdrejtë në akuzat e tij ndaj gjyqësorit dhe qeverisë.

    Në një reagim në Twitter, Rama u shpreh se: “Rivendosja e rendit dhe sigurisë është bërë domosdoshmëria jetike e kohës dhe prioriteti ynë parësor me largimin e këtij pushteti të kalbur.

    Rama shkruan gjithashtu se: “Yryshi që ka marrë krimi në Shqipëri është pjellë e këtij politizimi korrupsioni e paaftësie dhe e gjykatave të kthyera në falëse kriminelesh".

    Kreu i opozitës e mbyll përshtypjen e tij në mortin e kryekomisar Tahirajt me shprehjen se: “Nga oborri i mbushur me uniforma blu të mbetet ndjesia e hidhur e policisë së tradhëtuar nga një drejtim i politizuar, i korruptuar e i paaftë”.

    Më herët në mëngjes, presidenti i Republikës Bujar Nishani ngushëlloi familjen e kryekomisar Adem Tahirajt, duke e cilësuar vrasjen si “një akt të rëndë”.

    Në ceremoni morën pjesë edhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila dënoi aktin e rëndë. Qëndrim të njëjtë mbajtën pas kësaj vizite edhe Fryma e Re Demokratike, që ngushëlloi familjarët dhe kritikoi situatën e rënduar me krimin.

    Vrasësi, peshqesh nga gjykata


    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj i ka mëshuar gjatë daljes së tij publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes se kryekomisarit faktit qe Ilir Xhakja ishte i denuar me 21 vjet burg nga Gjykata e Krimeve te Rënda, dhe u lirua me pas prej saj.

    "Ilir Azem Xhakja, vjeç 38, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës, person me precendentë të theksuar kriminal, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. I dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i arrestuar nga strukturat e policisë në vitin 2007 dhe i liruar nga burgu në vitin 2011", tha Burgaj.

    Duke sqaruar operacionin e arrestimit te shtetasit Xhakja, kreu i policise shqiptare tha se ai u dorezua per shkak te rrethimit te madh policor dhe se dorezoi armen me te cilen kreu krimin dhe nuk i beri rezistence policise.

    "Në saj të masave të menjëhershme, ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e policisë bazuar në informacionet e sakta të grumbulluara mbi lëvizjen e autorëve të dyshuar, si dhe bllokimit e rrethimit të të gjithë zonës me forca të shumta policore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit", tha Burgaj.

    Pese automjete sekuestroi policia ne cilesine e provave materiale, dy prej te cilave ishin ne vendin e ngjarjes, ndersa dy te tjera te blinduara te perdorura prej autorit te krimit. Gjithashtu ne banesen e Xhakes u gjet arme zjarri automatik, 170 fisheke, si edhe nje numer i madh targash qe jane derguar per ekzaminime laboratorike. Sipas kreut te policise vazhdon aksioni per te kapur shtetasin tjeter Ledian Krasniqi, i cili e ndihmoi autorin e krimit te largohet nga vendi i ngjarjes.

    Berisha ngushëllon familjen e Tahirajt
    Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e kryekomisarit Adem Tahirajt, i cili u vra në krye të detyrës.

    Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit ka theksuar se vrasja e Adem Tahirajt është humbje e madhe për familjen, por edhe për të gjithë shqiptarët.

    "Vrasja e Tahirajt është një dhimbje e madhe për familjen e tij, të gjithë të arfërmit, efektivat e policisë dhe shtetin. Familja e kryekomisar Tahirajt këtë dhimbje e ndan me të gjithë shqiptarët. Humbja e e tij nuk kompensohet me asgjë. Ai ra në krye të detyrës nga një akt i shëmtuar kriminal”, është shprehur kryeministri.

    Kapet vrasesi Ilir Xhajka

    Eshte kapur dhe arrestuar nga forcat e policise se Durrësit dhe ato RENEA në orët e para të ditës autori i vrasjes se kryekomisar Adem Tahiraj. Bashke me prangat qe jane shtrenguar ne duart e shtetasit Ilir Xhakja 38 vjec nga Katund Sukthi, i denuar me pare nga drejtesia shqiptare per krimin e vrasjes dhe organizimin e pjesemarrjen ne banda kriminale, eshte sekuestruar edhe arma e krimit nje pistolete Glock 9 milimetershe, prodhim austriak me 12 fisheke.

    Nderkaq vazhdon kerkimi per nipin e te arrestuarit, bashkepunetor ne krim Ledian Krasniqi, qe zyrtarisht njihet si Ledian Krasnaj, 17 vjec. Pas kapjes se Xhakes, policia deklaron se ka sekuestruar edhe nje arsenal mjetesh dhe municioni gjate kontrollit ne banesat e autoreve.

    Nder mjetet e sekuestruara jane dy automjetet e blinduara, nje veture dhe nje furgon, qe u perkisnin autoreve dhe u kapen para viles se Azem Xhakes, babait te te arrestuarit, 60 cope fisheke ne shtepine e 17-vjeçarit nje automjet tip fuoristrade, nje automatik model 56 me dy karikatore dhe 170 cope fisheke, dylbi snajperi dhe shume targa automjetesh qe dyshohet se perdoreshin per levizjet e Xhakeve gjate veprimtarise se tyre.

    Ndaj te arrestuarit Ilir Xhakja jane ngritur akuzat e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, krim ky qe denohet jo me pak se 20 vjet heqje lirie ose burgim te perjetshem, dhe armembajtje pa leje.

    Kush ishte Adem Tahiraj

    Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, eshte i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në fshatin ne Kërrnajë, Tropojës. Tahiraj pas perfundimit te shkolles se larte u inkuadrua ne forcat e policise, ku kishte me teper se 20 vjet qe sherben. Ne karrieren e tij te gjate ka patur disa funksione mes te cilave me te larten ate te shefit te Komisariatit te Shijakut.

    Ne vitin 2008, Tahiraj ka marren nje nder gradat e larta ne Policine e Shtetit ate te kryekomisarit. Me pare se te drejtone, Komisariatin e Shijakut ai ishte shef njesie operative e forcave te posaçme ne Drejtorine e Krimit te Organizuar.

    Ne kete Drejtori, kryekomisari ka kryer nje sere detyrash kundra krimit, derisa ne 2 shtator te vitit 2011, u emerua ne krye te bluve ne Shijak. Tahiraj ka qene, funksionar i policise si nje oficer krimesh ne disa rrethe te vendit. Kryekomisar Adem Tahiraj ishte banues ne Tirane, i martuar dhe me tre femije.

    Ne ceremonine qe u mbajt per nder te tij moren pjese, kolege, miq, politikane dhe perfaqesues te institucioneve dhe organizatave te ndryshme. Trupi i kryekomisar Adem Tahiraj do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.


    Top-chanell

  7. #447
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    vrasje ,vrasje,vrasje,vrasje...o cbehet keshtu?????????????????/ku vete ai vend i mjer,po e prseris prap:
    sale te dh.....sha shtetin qe ke bere...ik ore turpi i Shqiperise lere politiken sa sna ke rrenuar fare

  8. #448
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    vrasje ,vrasje,vrasje,vrasje...o cbehet keshtu?????????????????/ku vete ai vend i mjer,po e prseris prap:
    sale te dh.....sha shtetin qe ke bere...ik ore turpi i Shqiperise lere politiken sa sna ke rrenuar fare
    pse c`fare te beje sala?
    te behet si enveri. te internoje neper male familjet e krimineleve.

  9. #449
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    vrasje ,vrasje,vrasje,vrasje...o cbehet keshtu?????????????????/ku vete ai vend i mjer,po e prseris prap:
    sale te dh.....sha shtetin qe ke bere...ik ore turpi i Shqiperise lere politiken sa sna ke rrenuar fare
    Nuk dua te mbroj Salen. Por ajo qe shteti ka ne dore eshte policia dhe per hir te se vertetes forca zbuluese e krimit prej policise eshte rritur dukshem. Nje numer i madh kriminelesh jane perballur me policine e shtetit dhe kane rene ne pranga. Sistemi i mbrojtjes se qytetarit nuk calon tek lufta e shtetit kunder krimit, por tek shteti brenda shtetit qe eshte prokuroria dhe gjykatat , te dyja keto te koruptuara qe po i bejne varrin ketij vendi.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #450
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Korçë, e plagosura në koshin e plehrave
    16/09/2012 10:10



    Një 25-vjeçare është duke luftuar për jetën e saj në spitalin rajonal të Korçës, pasi u gjet e plagosur rëndë në kazanët e plehrave mëngjesin e së dielës.

    Vajza e identifikuar si Eriselda Elmazi u gjet rastësisht nga punonjësit e pastrimit, e përgjakur dhe me plagë të thella të shkaktuara nga një send i mprehtë ose thikë.

    Në trupin e saj kishte shenja të tjera të qarta dhune.

    Zbulimi i së resë në grahmat e fundit të jetës ndodhi në lagjen numër tetë të kryeqendrës së lindjes.

    Sipas dyshimeve të para, raportuar nga burime brenda policisë së Korçës për “Top-Channel”, besohet se dhunuesi i saj është vetë bashkëshorti dhe se ngjarja mund të ketë pasur në sfond arsye xhelozie.


    top-chanell

Faqja 45 prej 50 FillimFillim ... 354344454647 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •