Close
Faqja 43 prej 50 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 499
  1. #421
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    policia i ka mberthier ca causher vlore..

    bravo

    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph...ansalive=16214

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Donika Dervishi: Trafiku i heroinës? Më kërcënuan me vajzën

    Nga: KLODIANA LALA


    TIRANE- Për drogën kisha dijeni vetëm unë. Motra dhe kushërira nuk kanë asnjë lidhje, i keni arrestuar kot. Mua më bënë presion dhe më kërcënuan me jetën e vajzës (fëmija nuk ka mbushur ende 4 vjeç), për të bërë transportin drejt Italisë. Droga u vendos në makinën time nga ...., i cili më tha se në Bari do më priste një person, emrin e të cilit nuk ma dha. Kur të dorëzoja drogën dhe të kthehesha në Tiranë, do më shpërblenin me 8500 euro". Donika Dervishi, pronarja e makinës tip "Ford Focus", me targa AA465DD në të cilën u gjet sasia prej 8 kilogramë heroinë, u ka rrëfyer hetuesve arsyet përse pranoi të shndërrohej në trafikante. Me një qetësi të madhe, krejt e ftohtë dhe e vendosur Dervishi është shprehur se ishte detyruar të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut, për shkak se kishte marrë kërcënime me jetën e vajzës së mitur. 27-vjeçarja ka shfajësuar të motrën Migenën dhe vajzën e tezes Sonila Popa, duke u shprehur se asnjëra prej tyre nu k kishte dijeni për drogën që gjendej e fshehur në kroskotin dhe serbatorin e makinës. Donika Dervishi u dha hetuesve dhe emrin e personit që i dha drogën, i cili për arsye hetimore nuk bëhet i ditur. Edhe pse ajo ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me këtë person, pasi pretendon se është detyruar të bëjë transportin për shkak të kërcënimeve, prokuroria dyshon se Donika Dervishi kishte njohje të afërta me të.

    VERDIKTI I GJYKATËS
    Tre të dyshuarat për trafik narkotikësh dolën dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj rindërtoi të gjithë skemën e trafikut dhe në përfundim i kërkoi gjykatës që Donika Dervishi, e cila ka fajësuar vetën të qëndrojë prapa hekurave. Për Migena Dervishin dhe Sonila Popën, përfaqësuesja e organit të akuzës kërkoi të hetoheshin në gjendje të lirë, por t'u bllokoheshin pasaportat për të shmangur një largim të mundshëm nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e gjeti të drejtë kërkesën e Akuzës dhe vendosi ta lërë prapa hekurave Donika Dervishin, e dyshuar kryesore për trafikun e heroinës. Për motrën dhe vajzën e tezes së saj u vendos bllokimi i pasaportave. Donika ka pranuar fajin dhe është shprehur se as motra dhe as kushërira nuk kishin dijeni për drogën që fshihej në makinën e saj. Migena do të udhëtonte drejt Italisë për të bërë furnizim për butikun e saj që zotëronte në Tiranë, ndërsa vajza e tezes, ishte një pasagjere rasti, që për fat të keq përfundoi prapa hekurave si e dyshuar për trafik narkotikësh.

    ARRESTIMI NË PORT
    Dy motrat Donika dhe Migena Dervishi dhe vajza e tezes së tyre, Sonila Popa, u arrestuan në Portin e Durrësit, teksa po tentonin të udhëtonin drejt Italisë me tragetin e Linjës Durrës - Bari. Në makinën tip "Ford Focus", me targa AA465DD në pronësi të Donika Dervishit dhe që drejtohej nga kjo e fundit, u gjetën dhe sekuestruan 10 pako, me një peshë prej 8 kilogramë, e cila ka rezultuar e llojit heroinë. Nga hetimet rezultoi se droga kishte si destinacion Italinë. Vajzat e dyshuan si pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar. Dje gjykata ka vendosur që dy prej tyre t'i lirojë, duke u bllokuar pasaportat dhe duke u hequr çdo mundësi për të udhëtuar jashtë vendit, ndërsa e vetmja që mbetet prapa hekurave është Donika Dervishi e cila ka marrë përsipër fajin.
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)



    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot, Francë më 28-08-2012 në 10:24

    Leni kto rrena për ditën me dill o goc se nuk i ha as kalamoni 5 vjeç po thuj se desha pare qyl. Nëse janë të vërteta ato që po thu, 1-pse nuk denoncove në polici për kërcënimin dhe 2-pse trafikantët të zgjodhën ty e jo nëi tjetër?






    Dërguar nga erind, shkoder më 28-08-2012 në 09:48

    Po kjo se njeh Nazmie Vishen...? Po prap 8500 euro ne kete kohe krize sti fal njeri. 8500:3=2833 per nje dite.mmmmm edhe une duaaaa.






    Dërguar nga eri, tirane më 28-08-2012 në 09:35

    ku e ka dyqanin kjo????






    Dërguar nga grupi grupi, shqiperia më 28-08-2012 në 08:46

    po he moj vajze mos na trego perralla me mbret






    Dërguar nga @enti më 28-08-2012 në 08:37

    ...pallavra !!








    ---------

  3. #423
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo policia..

    --
    I merr varësen nga qafa të moshuarës, arrestohet autori












    Kronikee Enjte, Gusht 30th, 2012

    TIRANE – Rikthehen përsëri grabitjet e dhunshme ndaj femrave në kryeqytet, duke u marrë bizhuteritë nga qafa. Një grua 70-vjeçare ka rënë pre e një sulmi tjetër të hajdutëve të varëseve të floririt, teksa po kthehej nga pazari drejt shtëpisë së saj në Tiranë. Edhe pse në mes të ditës dhe në një zonë të populluar, duke mos marrë parasysh edhe masat e policisë për rastet e vjedhjeve të varëse të floririt, autori sërish ka guxuar, duke sulmuar të moshuarën Lumturi Topulli. Megjithëse ka realizuar planin e tij, duke ia shkulur varësen nga qafa gruas së moshuar, autori nuk i është gëzuar për më tepër se 8 orë “triumfit” të tij, pasi është vënë në pranga nga Policia. Shërbimet e Komisariatit Nr.2 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë autorin e ngjarjes, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të martës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se i arrestuari është Durim Hasan Onuzi, 26 vjeç, me 3 klasë shkollë. Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar edhe varësja e floririt që i kishte grabitur gruas së moshuar, të cilën ende nuk kishte arritur që ta shiste në ndonjë argjendari, ashtu sikurse ndodh në raste të tilla. Ngjarja për të cilën ai akuzohet dhe është identifikuar nga paraqitja për njohje me të dëmtuarën Topulli, ndodhi mesditën e së martës, në rrugën “Riza Cerova”, në Tiranë. Gruaja me origjinë nga Peja e Kosovës dhe banuese prej vitesh në rrugën “Tefta Tashko” në kryeqytet, ka qenë duke u kthyer në shtëpi në momentin kur një djali i ri është afruar pranë hyrjes së një pallati dhe i ka tërhequr me forcë varësen që mbante në qafë. Menjëherë të moshuarës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë, të cilët edhe kanë lajmëruar Policinë. Ndërsa disa orë pas ngjarjes, Policia ka arritur të arrestojë autorin. Burimet thanë se ndaj të dyshuarit Durim Onuzi kanë nisur verifikimet për ngjarje të tjera të ngjashme, që kanë ndodhur në kryeqytet, për të cilat ai mund të jetë autor.

    panorama

    -

  4. #424
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Braro, nuk duhet vleresuar dhe aq policia e mbushur me militante ne te gjitha strukturat. Ky Burgaj duhet te ngarkoje plackat!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    militante te kujt partie o Bel..?

    une deri me sot nuku di qe nje djal a vajze demokrati te mire te jet bere polic.. apo shef policie..

    edhe kur ndonje oficer te larte policie e heqin per pun te dobet.. menjihere e sheh te cfaqet si ultra edruco-dokleist.. e te benet o deputet i ps-se o antar i larte i komitet qendrorit te birose se seli rozes..

    pra oficere ushtrie e policie e zjarrfiksash e prokurore etjere buxheto-rrogetorë.. jan ne 97% te tire kulish te ps-se.. e te ish ppsh-se..

    po kur nuku ke pulen do pranoc sorren..

    ti psh nuku vete te benec polic..
    pra ata benen dhe kur punojn mire do i levdojme..kur keq do i kritikojme..
    edhe ata tropojan qe jan futur neper policira.. te siguronj une se jan me ed rucin ne kuti te votimit..

  6. #426
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    militante te kujt partie o Bel..?

    une deri me sot nuku di qe nje djal a vajze demokrati te mire te jet bere polic.. apo shef policie..

    edhe kur ndonje oficer te larte policie e heqin per pun te dobet.. menjihere e sheh te cfaqet si ultra edruco-dokleist.. e te benet o deputet i ps-se o antar i larte i komitet qendrorit te birose se seli rozes..

    pra oficere ushtrie e policie e zjarrfiksash e prokurore etjere buxheto-rrogetorë.. jan ne 97% te tire kulish te ps-se.. e te ish ppsh-se..

    po kur nuku ke pulen do pranoc sorren..

    ti psh nuku vete te benec polic..
    pra ata benen dhe kur punojn mire do i levdojme..kur keq do i kritikojme..
    edhe ata tropojan qe jan futur neper policira.. te siguronj une se jan me ed rucin ne kuti te votimit..
    na cave ***** tan kohen me ed rucin e kompani
    njeri i merzitshem
    kush ***** e ka ket forum se na lodhe
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    goldush..

    ti po lodhes pse un shkruaj shpesh tog-fjalshin.. ed ruc..
    po mami yt nuk lodhet fare qe shkon cdo dark ne mbledhje te celulave ed rucore mo..

    uaa..

    po mir mo galdush tom doshaj.. nuku na tregove se kush jan ata kusherij qe ti ka pushkatue partia ed rucore.. kur ish enver hysni kapore?

    po te lodh brari se shkruan ed ruc.. kurse fare nuk po te lodhin ata qe ti pushkatuan kusheriinjte.. e ja lan nanave tyne nji breng te pa sherushme kurr..
    se.. as kan mujt me i kja.. njerzt e vet te dashtun..

    more horrr i paftyr qe ske shokun..
    ja ki kalue dhe kurt koles..

    u merzite ti se lexon ed ruc.. e qe 5 or hangren dru barbarisht policat e shtetit ne 21 janar prej bandave ed ruce e tom doshe.. nuku u lodhe mor hardhuc-an seli roze..


    ..




    ..

  8. #428
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    ee moj shqipni moj shqipni,thell te ka hi ajo rriqen n'mishe...

    me k'te rini qe po rritet,e me tan ato bandit e kriminel qe kan ba shkollen e kriminelit neper vende tjera,ai vend ka mu zhyt thell e ma thell ne krime...


    Grabitën emigranten te varri i burrit, kapen 2 të rinj
    » Dërguar më: 30/08/2012 - 13:09
    Thoma Nika

    SARANDE -Grabitjet me dhunë ndaj vajzave dhe grave po rriten në mënyrë të frikshme. Sulme të dhunshme ndaj femrave në rrugë, rrugica, hyrje pallatesh dhe ashensorë ndodhin jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit tonë. Viktimë e grabitjes me protagonistë dy adoleshentë është bërë dhe një emigrante nga Saranda. 65-vjeçarja Vasiliqi Puriqi kishte ardhur nga Greqia në vendlindjen e saj për të vajtuar burrin e vdekur disa kohë më parë, por ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Pas denoncimit të të dëmtuarës, policia e Sarandës ka vënë në pranga dy autorët e krimit. Bëhet fjalë për 17-vjeçarët, Kostandino Stefani dhe Kristaq Xhemalaj nga fshati Xarrë i këtij rrethi, të cilët akuzohen për "grabitje me dhunë, kryer në bashkëpunim".
    NGJARJA
    Burime nga Komisariati i Policisë së Sarandës bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në varrezat e fshatit Mursi. Mësohet se Vasiliqi Puriqi, emigrante prej vitesh në Greqi, kishte ardhur për ca ditë pushime në vendlindje. E moshuara ka shkuar tek varrezat e fshatit ku prehej i shoqi, por është sulmuar keqazi nga dy të rinj. Teksa ishte duke vajtuar me fjalë bashkëshortin e saj të ndjerë, 65-vjeçarja është goditur me grushte e shkelma nga adoleshentët Kostandino Stefani dhe Kristaq Xhemalaj, banues në fshatin Xarrë. Dy agresorët i kanë grabitur emigrantes 500 euro, 50.000 lek të reja, pasaportën, si dhe sende të tjera personale.
    ARRESTIMI
    E tronditur tejet, emigrantja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë së Sarandës. Ndërkohë, efektivat blu kanë organizuar operacionin e koduar "Aliverta", duke bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të krimit. Po të njëjtat burime pohojnë, se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lekët dhe sendet e grabitura, të cilat ishin fshehur nga dy adoleshentët, Kostandino Stefani dhe Kristaq Xhemalaj, në fshatin Xarrë. Materialet në ngarkim të të rinjve i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Sarandës, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit të vendosi masën e sigurisë ndaj tyre.
    Miku

  9. #429
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ca behet keshtu, po dole do te vrasin, ose do te shtypin, ose do te rrahin, ose do te shajne...
    MOS DILNI NGA SHTEPIA !!!!
    Cdo gje eshte relative...

  10. #430
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shkodër, pas të atit vdes dhe djali. Sot bujtina e tyre në Theth ishte djegur

    01 Shtator 2012 - 11:45 | Shqiperi
    ]
    Shkodër, pas të atit vdes dhe djali. Sot bujtina e tyre në Theth ishte djegur



    SHKODER -Ngjarja e para dy ditëve në Shkodër ku gjatë një atentati u vra një 45-vjecar dhe u plagos i biri vijoi tragjikisht ditën e sotme. I biri 22-vjecar Jurgen Marku nuk u mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spital. Ndërkohë po sot gjatë orës 03:00 të mëngjesit familjes Marku iu dogj bujtina turistike në zonën alpine të Thethit.

    Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen “Skëndërbeg” të Shkodrës, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari Frederik Marku dhe u plagos rëndë djali i tij 22-vjeçar, Jurgen Brunga (Marku). I riu nuk mundi t'u mbijetonte plageve te marra nga prita me arme.

    Forcat e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar një ditë më parë 25 vjeçarin Leonard Nika, banues në lagjen "3 Herojtë" të qytetit, i akuzuar si një nga bashkëautorët e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të godinës së spitalit.

    Nga informacionet më të fundit, policia shton se janë identifikuar edhe tre persona të tjerë bashkëpunëtorë në krim, të cilët i ka shpallur në kërkim.

    Djegia e Bujtines
    Sot policia njoftoi se është djegur banesa e Federik Markut në Theth si dhe automjeti në oborr. 'Një banese e tipit alpine është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotem në pikën turistike të Thethit. Shtëpia-bujtinë turistike është pronë e shtetasit Frederik Marku (Brunga), i vrarë dy ditë më parë në një pritë ne qytetin e Shkodrës, ku mbeti i plagosur edhe i biri i tij, Jurgen Marku (Brunga). Bashke me banesën, qe ishte e ndërtuar me konstrukt druri, është djegur edhe një automjet që ndodhej në oborrin e saj', njoftoi policia e Shkodrës.

    Nga sa bëhet e ditur, nuk ka dëmtime në njerëz. Shtëpia ka qënë e boshatisur, ndërkohë që i vetmi person që gjendej aty ka qënë një roje i punësuar në atë objekt, i cili ka mundur të largohet menjëherë pa u dëmtuar.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës si dhe të sektorit të zjarrfikësve, ekspertët e të cilëve po hetojnë rreth shkaqeve të rënies së zjarrit, ku si pistë kryesore mendohet të jetë vendosja me qëllim e zjarrit për arsye hakmarrjeje.

    Ngjarja
    Ngjarja me familjen Marku në Theth tronditi blutë e Shkodrës 2 ditë më parë.
    Sipas ekspertëve, katër të rinjtë janë grindur në Theth me djalin e Frederik Markut (humbi jeten në reanimacion nga plaget e marra) e viktimës. Frederik Marku ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin, duke goditur njërin prej tyre me qytë pistolete. Dy palët janë thirrur në Komisariatin e Policisë së Shkodrës dhe janë marrë në pyetje në lidhje me sherrin dhe më pas janë lënë të lirë. Më pas, 4 të rinjtë u zunë pritë babë e bir tek Spitali Rajonal i Shkodrës dhe i qëlluan me armë zjarri.
    Pas 24 orë hetimesh intensive, efektivat blu të Shkodrës mundën të vënë në pranga njërin nga 4 personat e dyshuar si autorë të krimit të dyfishtë.
    Burime Zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës pohojnë, se rreth orës 14:15 të ditës së djeshme u arrestua Leonard Nika. Mësohet se 25-vjeçari u kap pas një operacioni të mirëorganizuar në banesën e tij, në lagjen “Tre Heronjtë” të qytetit verior.
    Sipas hetuesve të çështjes, Nika është njëri nga bashkautorët që morën pjesë në pritën e organizuar ndaj Frederik Markut dhe djalit të tij 22-vjeçar tek porta e Spitalit Rajonal të Shkodrës.

    Po të njëjtat burime sqarojnë, se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarjeje janë: 29-vjeçari Lin Martini; 32-vjeçari Enkel Boka; 25-vjeçari Leonard Nika; 30-vjeçari Alfred Prebibaj (Mehmeti), si dhe 32-vjeçari Artan Doçaj, banues në qytetin e Shkodrës.

    Në vendngjarje u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja mod 54, me kalibër 7.62 mm. Ndërkohë, policia lokale bën të ditur se gjatë marrjes në pyetje, Leonard Nika e ka pranuar faktin se ka qenë pjesë e sherrit të ndodhur një ditë para vrasjes në fshatin Theth. Por, ai ka mohuar që të ketë qenë i pranishëm në momentin e vrasjes së 45-vjeçarit Marku. Pavarësisht kësaj, policia e Shkodrës deklaron se ka siguruar të gjitha provat e duhura që dëshmojnë të kundërtën e thënieve të Nikës, por pa dhënë hollësi të tjera në lidhje me rolin e 25-vjeçarit.

    (d.b/BalkanWeb)

Faqja 43 prej 50 FillimFillim ... 334142434445 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •