Vrasje në Orikum
26/08/2012 09:25
Rrethi i Vlorës është tronditur që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë nga një vrasje e ndodhur në qytetin e Orikumit.
Sipas burimeve policore, 45-vjeçari Sokol Veizi gjeti vdekjen e menjëhershme në një lokal në të cilin ndodhej, pasi u qëllua me disa plumba nga autorë ende të paidentifikuar.
Aktualisht, policia është duke hetuar të shkuarën e viktimës dhe pistat që mund të kenë motivuar vrasjen e tij.
Ky krim i shëmtuar vjen pas një jave të mbushur me ngjarje të kronikës së zezë, me disa vrasje të tjera të shënuara gjatë javës.
Ditën e martë, një shtetas u qëllua për vdekje me disa plumba në një lokal në Fier, ndërsa një tjetër vrau bashkëfshatarin e tij me thikë, pasi delet e viktimës po kullosnin në fushën me
Top-channel
Vlorë, arrestohen katër grabitës
26/08/2012
Policia e Vlorës arrestoi një grup prej katër personash dhe tre të tjerë janë në kërkim si autorë të një serie grabitjesh me armë të ndodhura në këtë qytet.
Të arrestuarit janë vëllezërit Nardi dhe Joni Idrizi, Mario Metaj e Armando Likaj. U arrestuan gjithashtu edhe dy persona të tjerë sepse ndihmonin shtetasin Nardi Idrizi t’i shpëtonte policisë.
Të arrestuarit dhe personat në kërkim janë autorë të grabitjes së disa pikave të karburantit dhe kazinove në qytet. Grupi i mësipërm drejtohej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22.08.2012 në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së një pike karburanti.
Policia sekuestroi edhe një armë automatike model 56, kallashnikov. Autorët e këtij grupi kriminal ka qënë tëpër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur në kuadër të operacionit “SFIDA 1”.
Top-channel
Gjirokastër, arrestohen dy persona
26/08/2012
Dy persona u arrestuan nga Policia e Gjirokastrës ndërsa po transportonin 39.5 kilogramë hashash duke përdorur një biçikletë.
Ata e kishin blerë drogën në fshatin Lazarat dhe po e transportonin duke iu shmangur kontrolleve policore.
Pas një kurthi, policia arrestoi shtetasit Esmeraldo Qori, student në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër dhe shtetasin Vladimir Rizvo, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Këta shtetas e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe çantën e madhe të shpinës kur janë afruar në lagjen e Romëve e kishin hipur në një biçikletë për të mos rënë në sy.
Top-channel
Miku
26 Gusht 2012 - 09:54 | Shqiperi
Vlorë, vritet me armë zjarri peshkatari, pas debatit
VLORË- Vritet me armë zjarri peshkatari në Orikum të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 45-vjecari Sokol Veizi është qëlluar me arme zjarri në mes të lokalit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet, teksa janë vënë në ndjekje të auroti të krimit. Ky i fundit është larguar nga lokali pas kryerjes së vrasjes. Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe persona që kanë qënë dëshmitarë të ngjarje. Sipas policise vrasja është kryer nga një person i vetëm, i cili dyshohet se ka debatuar me viktimën 15 minuta para krimit.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Keta jane mu fut ne spac atje edhe me i ndry der te vdesin si qejte
sikur ishim ne qetesi para 2 vitesh mos gabohem
po keto dy muaj u ba nami
JO SEKS PARA MARTESE
gjithandej vriten
duhen shtuar burgjet dhe duhen punesuar te burgosurit
Sapo degjova prane shtepise 4 krisma pistolete dhe nje bresheri automatiku.
O zot mbase nuk eshte vrare njeri.![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Krijoni Kontakt