Kamëz, vritet një i ri, 2 plagosen, policia: Dyshohet për hakmarrje
http://www.balkanweb.com/foto/57224_3.jpg
TIRANE-Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së mërkurës pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:30 minuta, pranë rreth rrotullimit të institutit në Kamez.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën shtetasi Flamur Toskaj ndërsa kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, Fatjon Biberaj e Ramiz Bashuka. Mesohet se Fation Biberaj është në gjendje të rëndë ndërsa i plagosuri tjetër Ramiz Bashuka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po sipas te njëjtave burime mësohet se 32 vjecari Bashuka është polic i burgut ne Fushë Krujë.
Dyshohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë qënë në një makinë tip Woslfagen me targë AA 391 AC, në drejtim të universitetit Bujqësor kur janë qëlluar me armë, tip kallashnikov, nga dy persona identitetet e të cilevë ende nuk dihen.
Sipas burimeve të policisë autorë janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip Golf 4 me ngjyrë të zezë.
Ndërkaq policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë për të hedhur drite mbi ngjarjen.
Ndërkaq pista kryesore ku po drejtohen hetimet e policisë është ajo e hakmarrjes. Sipas bluve të Tiranës mësohet viktima Flamur Toskaj ka mbetur i plagosur me 2 gusht të këtij viti.
Ndërsa policia e lidh këtë krim me disa ngjarje te ndodhura më parë në kryeqytet, si edhe me vrasjen e majit te këtij viti ku mbeti i vrarë pronari i një taverne pranë Prokurorisë së Tiranes.
Viktima ishte plagosur në 2 gusht, 2011
Personi që mbeti sot viktimë e plumbae të një pistolete është plagosur dhe një vit më parë, gati në të njëjtat rrethana. Ngjarja u shënua 100 metra pa shkuar në fabrikën e miellit në rrugën “Unaza e Re”. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se Flamur Toska, pasi ka dalë nga makina është sulmuar nga njëri prej vëllezërve Jahelezi, i cili ka arritur ta plagosin në këmbë. Gjatë kohës që autorët qëlluan me pistoletë, i dëmtuari ka devijuar rrugën duke u përpjekur për t'i shmangur ndërsa nuk ka mundur t'i shpëtojë dot një plumbi. Ndaj Flamur Toskës është tentuar që të qëllohet 5 herë me armë zjarri, ndërsa më pas autorët janë zhdukur në drejtim të paditur.
Flamur Toska, 28 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Institut te godinat, eshte dënuar me parë për veprën penale të “armë mbajtjes pa leje” si dhe për “plagosje”. Dyshimet e policisë për këtë ngjarje lidhen me një konflikt të hershëm të autorëve me të riun.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt