Close
Faqja 36 prej 50 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 499
  1. #351
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Kamëz, vritet një i ri, 2 plagosen, policia: Dyshohet për hakmarrje

    http://www.balkanweb.com/foto/57224_3.jpg

    TIRANE-Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së mërkurës pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:30 minuta, pranë rreth rrotullimit të institutit në Kamez.

    Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën shtetasi Flamur Toskaj ndërsa kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, Fatjon Biberaj e Ramiz Bashuka. Mesohet se Fation Biberaj është në gjendje të rëndë ndërsa i plagosuri tjetër Ramiz Bashuka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Po sipas te njëjtave burime mësohet se 32 vjecari Bashuka është polic i burgut ne Fushë Krujë.

    Dyshohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë qënë në një makinë tip Woslfagen me targë AA 391 AC, në drejtim të universitetit Bujqësor kur janë qëlluar me armë, tip kallashnikov, nga dy persona identitetet e të cilevë ende nuk dihen.
    Sipas burimeve të policisë autorë janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip Golf 4 me ngjyrë të zezë.

    Ndërkaq policia ka shoqëruar disa persona si dëshmitarë për të hedhur drite mbi ngjarjen.

    Ndërkaq pista kryesore ku po drejtohen hetimet e policisë është ajo e hakmarrjes. Sipas bluve të Tiranës mësohet viktima Flamur Toskaj ka mbetur i plagosur me 2 gusht të këtij viti.

    Ndërsa policia e lidh këtë krim me disa ngjarje te ndodhura më parë në kryeqytet, si edhe me vrasjen e majit te këtij viti ku mbeti i vrarë pronari i një taverne pranë Prokurorisë së Tiranes.

    Viktima ishte plagosur në 2 gusht, 2011
    Personi që mbeti sot viktimë e plumbae të një pistolete është plagosur dhe një vit më parë, gati në të njëjtat rrethana. Ngjarja u shënua 100 metra pa shkuar në fabrikën e miellit në rrugën “Unaza e Re”. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se Flamur Toska, pasi ka dalë nga makina është sulmuar nga njëri prej vëllezërve Jahelezi, i cili ka arritur ta plagosin në këmbë. Gjatë kohës që autorët qëlluan me pistoletë, i dëmtuari ka devijuar rrugën duke u përpjekur për t'i shmangur ndërsa nuk ka mundur t'i shpëtojë dot një plumbi. Ndaj Flamur Toskës është tentuar që të qëllohet 5 herë me armë zjarri, ndërsa më pas autorët janë zhdukur në drejtim të paditur.
    Flamur Toska, 28 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Institut te godinat, eshte dënuar me parë për veprën penale të “armë mbajtjes pa leje” si dhe për “plagosje”. Dyshimet e policisë për këtë ngjarje lidhen me një konflikt të hershëm të autorëve me të riun.

    (d.b/BalkanWeb)
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  2. #352
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha

    A nuk duhet lincim publik per keta tipa? Nje trekembesh me keta lloj qeniesh te sheshi mund te ishte nje monument me i mire per 100 vjetorin e pavaresise!

    -----
    11 Gusht 2012 - 17:37 | Shqiperi

    Tiranë, vrasja për një varëse, arrestohet autori i dyshuar Aldo Hoxha


    TIRANE - Forcat e komisariatit numër 3. në kryeqytet kanë arrestuar sot për vrasjen e 37-vjecars Fatbardha Tafa, 20-vjecarin Aldo Hoxha. Ai dyshohet se është personi që qëlloi viktimën për vdekje, mbrëmjen e së martës, në tentativë për t'i grabitur asaj varësen e floririt.

    Provat ndaj 20-vjeçarit nga Cekreza, Aldo Hoxha mesa duket kanë bindur oficerët e Policisë Gjyqësore dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës, që t’i kërkojnë Prokurorisë masën e arrestit ndaj këtij personi, nën akuzën e vrasjes së Fatbardha Tafës. Ndërkohë që janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, njëri me iniciale J.B, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij.

    Përgjigjia e laboratorit të Policisë Shkencore ka ndihmuar strukturat e policisë për të ngritur akuzën ndaj 20-vjeçarit, për të cilin ka dyshime të forta se është implikuar në vrasjen 37-vjeçares. Nga ekspertiza, ka rezultuar se fija e flokut të tij dhe djersa janë gjetur në trupin e viktimës. Ndërsa tek kapelja e tij jeshile ka pasur njolla gjaku. Këto kanë që prova të forta për ta ndaluar, megjithëse hetimet për këtë ngjarje do vazhdojnë.

    Për identifikimin e tij janë marrë sot në pyetje edhe Lumturie Gjana, motra e plagosur e viktimës së bashku me djalin 13-vjecar. Mësohet se Gjana ka dëshmuar rreth dy orë në polici për ngjarjen.

    Ky shtetas u mbajt në dhomat e Drejtorisë së Policisë Tiranë për rreth 48 orë, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës dhe plagosjen e Lumturie Gjanës, tek Fusha e Aviacionit, por ai nuk pranoi as mohoi krimin. Pas kësaj 20-vjecari u la i lirë në mëngjes, deri në arrestimin e tij rreth orës 17:00. Ai jetonte në afërsi të zonës së Doganës, në një shtëpi private, ku edhe u arrestua.

    Mësohet se banesa e tij kishte afërsi me banesën e motrës së viktimës, Lumturie Gjanës, edhe kjo e plagosur. Kjo afërsi ngre dyshime që autori i njihte gratë dhe mund t'i ketë ndjekur.

    Mësohet gjithashtu se Hoxha është dënuar dhe një vit më parë për përdorim të armëve luftarake në zonën e Fushës së Aviacionit, si dhe ka qenë i skeduar më parë për vjedhje me dhunë. Ai njihet edhe si person që konsumon lëndë narkotike.

    Fatbardha Tafa u vra me thikë pasditen e 7 gushtit, teksa po ecte bashke me të motrën dhe fëmijët e tyre, në një rrugë dytësore, për të dalë shëtitje tek zona e Fushës së Aviacionit.
    (ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin... thx shum.. me kenaqe me kte lajm..

    me ne fund u kap ky kanibal..
    me duket fytyr e njohur..
    kte tip (nuk jam i sigurt 100% ) e kam ndjekur parvjet ne plazh kur ja vodhi nje plakes canten nga dora e ja mbathi me vrap..
    e ndoqa por me iku ne lemshin e pallateve por canten e hodhi kopili nga frika..

    le te publikohet kjo foto ne cdo rrugz te shqiperis e jam i bindur se do dalin shum krime..

    bravoooo zoti burgaj..

    bravo policia..

    ja cthuhet ne gazete

    ---

    Mësohet gjithashtu se Hoxha është dënuar dhe një vit më parë për përdorim të armëve luftarake në zonën e Fushës së Aviacionit, si dhe ka qenë i skeduar më parë për vjedhje me dhunë. Ai njihet edhe si person që konsumon lëndë narkotike.

    -------

    po pse o shtet m.uti jan te lire kanibalet qe kan kryer dhjetra vrasje vjedshje e plckitje..pseeeeee

    .


    ngushellime familjes se viktimes..

    dhe.. u thoni mamave e grave e motrave po dhe atyre cunave kaqola qe mbajn gjerdana floriri neper qafa.. ti fusin neper syndyqe se ne qaf.. do marrin vehten ne qaf..
    sepse ki i kapuri eshte vetem nje nga armate prej 120 000 krimineleve si ky qe jan krejtesisht te lire..
    pra nuku mbaruan keta..
    jan shtuar si far e hisllit..

    qe nga shkodra gjer ne vlore..
    nga bilishti..der ne vorë..

    mizëri jane..





    ufff..



    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-08-2012 më 13:39

  4. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Nga Mero Baze


    Statistikat e vrasjeve në Shqipëri po barazohen me statistikat e pranverës së vitit 1997, ku së paku 3 persona në ditë humbasin jetën nga vrasje për hakmarrje, grabitje apo larje hesapesh. Por përtej statistikës së frikshme, ajo që po e bën situatën të frikshme është pafuqia e policisë për të parandaluar vrasje apo më keq akoma, për të zbuluar apo identifikuar autorët.

    Në një situatë politike të ngarkuar nga makthi i mbipushtetit të një njeriu, makthi nga krimi i rrugës po qëndron si një terror rezervë ndaj qytetarëve, të cilët ndjejnë përkeqësimin e standardit të jetës së tyre dhe të lirive të tyre në përgjithësi. Krimi i rrugës dhe dalja jashtë loje e strukturave të policisë, është një kërcënim i madh për çdo qytetar, apo më keq akoma veprimtar politik në vend, për t’i kujtuar se jeta e tij është ose në dorë të Sali Berishës, ose në dorë të krimit të rrugës që nuk zbulohet kurrë. Një situatë e tillë e lulëzimit të krimit dhe pafuqisë publike të shtetit ndaj tij nuk është parë në Shqipëri qysh prej pranverës së vitit 1997. Por nëse atëherë kishte arsye për pafuqinë e policisë së shkatërruar, sot nuk ka asnjë arsyetim normal përse policia të jetë jashtë loje dhe përse vdekjet nga vrasjet të arrijnë shifra të tilla të frikshme. I vetmi arsyetim normal është lëshimi me vetëdije i hapësirës për krimin e rrugës për ta pasur atë si një terror rezervë ndaj pakënaqësisë në rritje të shoqërisë, të cilës i duhet të zgjedhë o regjimin e Tiranës, o krimin e rrugës.

    Ky është dhe i vetmi arsyetim përse Sali Berisha me qetësi vendosi një idiot ministër të Brendshëm. Të gjithë ata që qeshën apo bënë ironi me këtë emërim, tani kanë fatin e keq të ndeshen me bilancin e qeverisjes së tij dhe lulëzimin e krimit, i cili kërcënon çdo shqiptar. Në mungesë të një regjimi diktatorial zyrtar, në mungesë të një terrori të ligjëruar politik, Sali Berisha ka prodhuar përmes një idioti në krye të policisë, një terror edhe më pervers, i cili ka bërë me hije shoqërinë shqiptare.

    Në këto statistika të frikshme krimi, ku çdo mëngjes fillon me dy- tre të vrarë dhe çdo mbrëmje përfundon me grabitje dhe dhunë, qytetarët shqiptarë ndjehen të gjithë të rrezikuar dhe prioritetet e jetës së tyre ndryshojnë nga standardi i një jete normale, tek një përpjekje për mbijetesë. Frikëra të tilla ngjallin vetëm regjimet diktatoriale zyrtare dhe regjimet e gangsterëve në pushtet, siç është ky i yni.

    Rendi është gjithnjë një mekanizëm që Berisha e ka përdorur politikisht për të kompensuar politikat e tij. Në verën e vitit 1996, kur rrëmbeu gjithçka që nga zgjedhjet deri tek përçarja e opozitës, për të bërë qytetarët të ndjeheshin të qetë ai nisi një fushatë të pazakontë kundër bandave të rrugës dhe vrasësve në kërkim duke bërë arrestime spektakolare, bile dhe duke shpikur organizata kriminale me prapavijë politike siç ishte Hakmarrja për Drejtësi. E gjitha ajo bëhej që qytetarët, të cilët po e shikonin se pushteti kishte gjithçka nën kontroll, së paku të ndjeheshin të qetë për jetën e tyre. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, ai sërish nisi një fushatë të strukturuar edhe politikisht kundër disa bandave shëtitëse në qytetet kryesore të vendit dhe krimit të rrugës duke krijuar një imazh pozitiv tek qytetarët.

    Tani që kredencialet e pushtetit të tij kanë rënë në fund, dhe kur perspektiva e ringritjes së tij politike është e largët, ai po bën të kundërtën, duke i lëshuar terren krimit të rrugës, që po vepron si një element terrori mbi shoqërinë. Alibinë e kësaj situate natyrisht që e ka të gatshme, për shkak të atij që ka bërë ministër të Brendshëm. Një emërim i tillë mjafton për të demotivuar policinë në punën e saj vetëm me idenë e të pasurit të një ministri si ai. Profili i tij i ulët, dhe shpesh qesharak, përfshirja e tij në pazare për poste e grada, ryshfetet në emërimet e drejtuesve të policisë dhe dekonspirimi i policisë tek elementët kriminalë, janë sinjale të tërthorta që e degradojnë vetiu nivelin e kontrollit të krimit nga policia. Tashmë besoj se ia ka arritur qëllimit. Çdo ditë ne gdhihemi dhe erremi me statistika vrasjesh të frikshme dhe një regjim që kontrollon gjithçka përveç kriminelëve, të cilët janë në rrugë si element shtesë për terrorin ndaj shoqërisë.

  5. #355
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    prene ne fyt plehin
    se ska pse te jetojne ky shkerdhat
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #356
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Policia te beje nje cike kerkim me ndihmen e hafijeve neper lagje dhe
    krijoje nje liste kush jane personat trouble si ky idioti aldo hoxha,pastaj kapi nje nga nje dhe ne polici ne hu,thyji ca brinje per 1 vjedhje qe bejne jo gjyq,lidhi edhe nje byzylyk gps ne njeren kembe dhe te dihet cdo sekonde se ku ndodhen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-08-2012 më 12:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ministria e Drejtësisë verifikon dosjen e Aldo Hoxhës




    TIRANE - Ministria e Drejtësisë do të inspektojë dosjen e Aldo Hoxhës, 20- vjeçarit të arrestuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës, si i dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, tek ish-Fusha e Aviacionit.

    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ky dikaster bën të ditur se pasi u njoh me faktin se ky shtetas është liruar para një viti nga gjykata për një tjetër çështje, ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të dosjes së këtij ish të dënuari.

    Kjo do të thotë se Ministria do të inspektojë veprimtarinë e gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të ekzekutimit të dënimit. Të gjitha rezultatet e inspektimit do t’i bëhen të ditura opinionit publik brenda muajit shtator 2012.

    Ministria e Drejtësisë thekson se në mënyrë të përsëritur ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e dobët penale që ndiqet nga ana e organeve të drejtësisë, si një tregues i mungesës së përgjegjshmërisë dhe sundimit të ligjit.

    Ministria fton qytetarët që të paraqesin para saj çdo rast të devijimit të drejtësisë apo politikës penale, nëpërmjet ankimeve online në portalin: www.justice.gov.al si dhe www.gjykata.gov.al.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #358
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    atman..

    thx qe sjell mero bazen ketu..

    merua ja ve fajin flamur nokes per krimin qe ka 1 jav minister..
    mirpo noka qe merua e quan idiot e kapi vrasesin e fatbardhes kurse merua qe hiqet anti -krim u dallua sebashku me edvin e ruc ne nxitjen e 21 janarit qe nuku ish tjater vec trimerim i rrugaceve deri ne sulm ndaj shtetit..
    pra merua ben pjese ne mbeshtetsit me te medhej te rrugacerise e krimit..pra shkrimi i meros eshte demagogji e felliqur..
    nga genjeshtaret nuk pritet tjeter vec krim e mbeshtetje e krimit..
    ka 5 vjet qe cdo dite mero bazja tallej poshtersisht me flamur noken e pd-se dhe z flamur kurr nuk i dha pergjigje..
    dhe legeni mero sot e quan dhe idiot..
    e po e meriton nje hu te mire mero bazo ruc gjoleka..

    nuk u ndje merua kur kulishi i rucit vrau vajzen me makin..

    ---

    nejse..po a eshte dikush ketu nga gostivari?

    ..

  9. #359
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ndaj duhet te hiqet imuniteti per gjykatesit, per leshimin e ketyre aldove qe kontrollojne gjithe tiranen.

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a eshte kush nga gostivari?

Faqja 36 prej 50 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •