Close
Faqja 24 prej 50 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 499
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #232
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tiranë, vritet me bombë palestinezi
    09/05/2012



    Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së mërkurës në Tiranë, pak metra në afërsi të selisë së Ambasadës Amerikane duke krijuar panik edhe të banorëve në rrugën "Budi".

    Nje shtetas palestinez Anuar Rizvik 43 vjeç, humbi jetën nga plaget e rënda të marra, gjatë këtij shpërthimi. Eksplozivi ishte vendosur ne porten e nje vile dykateshe ku banonte palestinezi dhe bashkeshortja e tij.
    Mekanizmi i eksplozivit ishte vendosur ne menyre te atille, qe te vihej ne levizje pas hapjes se portes, megjithese ka qene e pajisur edhe me mekanizmin e komandimit ne distance. I vendosur ne pjesen e jashtme te saj nuk i ka dhene mundesine Rizvikut ta shquaje ate ne momentin qe po dilte nga apartamenti i tij.

    Fakti qe dyshimet e para te policise bien mbi persona qe mund te kene qene ne momentin e shperthimit ne afersi te zones ku ajo ndodhi, jane kryer kontrolle por qe kane rezultuar vetem me te shoqeruar te personave qe ishin ulur ne lokalet ne afersi te viles. Policia nuk ka percaktuar ndonje piste te sakte hetimore.

    Fillimisht ajo ka verifikuar nese ishte apo jo anetar i trupit diplomatik, nga ku mori edhe informacionin e sakte qe anuar punonte per fabriken e çimentos në Fushë-Krujë, ne pozicionin e ekonomistit dhe te zevendesmenaxherit te pergjithshme te fabrikes.

    Kjo eshte pista ne te cilen po punohet per momentin. Ajo ka shoqeruar te dyshuarit e perhershem ne Fushë-Krujë, per perdorim eksplozivesh, nderkohe qe po merr ne pyetje nje numer te madh personash. Eksplozivi po i nenshtrohet analizave laboratorike per te percaktuar qarte llojin e saj, si edhe menyren e sakte te mekanizmit te shperthimit. Anuar kishte marre edhe nenshtetesine shqiptare, vetem para gjashte muajsh pas nje dekreti te nxjerre nga presidenti i Republikes.

    Valë ndalimesh në Fushë-Krujë

    Pas vrasjes në Tiranë të palestinezit Anuar Rizik, zevendësmenaxher i përgjithshëm i një prej fabrikave të çimentos në Fushë-Krujë, forca të shumta të policisë së komisariateve të Krujës dhe Durrësit, të mbeshtetur edhe nga forcat speciale kanë zbarkuar ne fshatin Zallë.

    Te pakten 20 persona jane shoqeruar ne stacionin e policise se Fushë-Krujës, për t'u marre ne pyetje mbi ngjarjen e ndodhur ne Tirane. Pjesa me e madhe e tyre jane persona te shoqeruar edhe me pare nga policia, si te dyshuar per vendosje eksplozivi ne kete zone.

    RENEA ka kontrolluar edhe banesen e shtetasit Ylli Zalla,i cili para pak muajsh eshte arrestuar dhe vazhdon te jete ne qeli, i akuzuar si posedues i nje sasi te konsiderushme lende plasese kryesisht tritol. Policia nuk ka lene pa kontrolluar as kasollet e bagetive apo mullaret e barit, per ndonje fshehje te mundshme te lendeve plasese.

    Vrasja e nje prej administratoreve kryesore te komopanise libaneze te çimentos, vjen pas nje sere konfliktesh te dhunshme mes banoreve te fshatit dhe kompanise qe ka ne pronesi fabriken, për çështje te pronesise mbi token. Ne te pakten 12 raste jane shenuar vendosje eksplozivi ne rruget qe lidhin kete fabrike me rrugen nacionale, uren, linjen hekurudhore, deri tek shtyllat e tensionit te larte qe furnizonin me energji kete fabrike.

    Konflikti mes banoreve dhe kompanise ishte zgjidhur ne menyre informale, ku çdo familje merrte nga nje shume prej 70 mijë lekësh në muaj për të mbajtur në heshtje konfliktin e pronesise mbi tokes dhe koston e ndotjes se mjedisit. Pas nderprerjes se kesaj pagese nisën atentatet. Me gjithe mjedisin e dhunshme qe u prodhua asnje hetim coi ne burg ndonje person apo te parandaloje atentate e radhes. Edhe pse policia pretendon se kryen kontrolle gjate nates ne kete zone, as ajo e as sherbimet inteligjente ne vend, nuk arriten dot ta ndalin zinxhirin e shperthimeve te eksploziveve. Te gjithe te arrestuarit, si te dyshuar per keto ngjarje nga policia dhe prokuroria jane liruar me pas nga gjykata per mungese provash.

    Nderkohe qe puna ne fabriken e çimentos ne Fushe-Kruje ka vazhduar normalisht edhe pse masat e sigurise jane shtuar, ku rojet e sigurise kontrollojne me imtesi te gjithe mjetet qe hyne dhe dalin nga fabrika.

    Top chanel

  3. #233
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Pranga besimtarit me dy bomba-celularë
    10/05/2012



    Dyshimet për terrorizëm kanë çuar në pranga një besimtar mysliman, i cili është kapur me dy bomba-celularë, detonatorët e të cilave i mbante me vete.

    Arrestimi i tij ka ardhur pas dy muajsh mbikëqyrje nga shërbimi sekret, ndërkohë që eksplozivin e kishte fshehur në kasat e derës së shtëpisë. Denis Shmilli është kapur në afërsi të vendit të quajtur “9-katëshet” në Tiranë, ndërsa hetimet për të janë mbajtur sekrete nga policia. Grupi hetimor dyshon se ai është i përfshirë në disa akte terroriste në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai është treguar i heshtur dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin e punës.

    Arrestimi

    Burimet policore të kryeqytetit, sqaron "Shqip", bënë të ditur se para pak ditësh ka ardhur një informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror për një person të dyshuar për akte terroriste. Në bazë të këtij operacioni është mbajtur nën vëzhgim Denis Shmilli, rreth 35 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Rreth orës 01:30 të mëngjesit të së mërkurës, në zonën e njohur si 9-katëshet, punonjësit civilë të policisë kanë ndërhyrë për të kontrolluar Denis Shmillin. Agjentë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, gjatë kontrollit personal, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy detonatorë me fije, si dhe një telefon celular të lidhur me to, me anë të të cilit aktivizohej shpërthimi. Menjëherë është bërë ndalimi i tij, ndërkohë që sendet e sekuestruara janë lënë mënjanë, kur janë thirrur ekspertët antieksplozivë. Ata kanë mundur të çaktivizojnë sistemin e ndërtuar nga i shoqëruari në polici dhe brenda një kohe të shkurtër është realizuar identifikimi i plotë i tij dhe gjetja e vendbanimit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, ai kishte marrë një shtëpi në afërsi të Zogut të Zi. Nga kontrolli në banesë, fillimisht nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme, ndërsa gjatë këqyrjes nga ekspertët, është vënë re se kasat e derës së jashtme ishin me probleme. Kur ata i kanë hapur, brenda kanë gjetur dy eksplozivë me celularë.

    Dyshimet

    Sasia e tritolit, e lidhur në mënyrë të sofistikuar dhe të gatshme për shpërthim, është sekuestruar nga grupi hetimor, ndërkohë që Shmilli, i cili mendohet me origjinë nga Poliçani, është marrë në pyetje për orë të tëra. Ai nuk ka pranuar të tregojë asgjë, të paktën deri në mes të natës, ndërkohë që i janë marrë gjurmët e gishtave dhe në banesën e tij janë sekuestruar disa prova të dyshimta. Sipas grupit hetimor, nga verifikimi i mëtejshëm ka rezultuar se Shmilli njihej si një person i cili ndjek rregullisht ritet e fesë myslimane, që sipas policisë, quhet praktikant mysliman. Kapja e tij është kryer para ngjarjes së mëngjesit të së mërkurës, kur një shtetas palestinez mbeti i vrarë nga persona ende të paidentifikuar, pas një shpërthimi me eksploziv mekanik. Grupi hetimor ka dyshime të forta se ai është i përfshirë në disa ngjarje kriminale me eksploziv, si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj, por kjo pritet të konfirmohet pas analizimit të të gjitha provave të mbledhura për të. Policia ka shoqëruar të afërm të tij dhe vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

    SHISH

    Shërbimi Informativ Shtetëror bëri të ditur konfidencialisht se kishin mbi dy muaj që mblidhnin informacion mbi personin e ndaluar, i cili ka krijuar shumë lidhje të forta edhe me disa persona me precedentë penalë, ndërkohë që është ndër të paktat raste, kur një besimtar mysliman, kapet me prova në duar. Madje, sipas informacioneve nga SHISH, ai kishte planifikuar të hidhte shtëpinë e tij në erë, për të mos iu gjetur provat, që vazhdojnë të grumbullohen nga policia. Disa kohë më parë, për veprime që lidhen me terrorizmin u arrestua një tjetër mysliman, por më vonë u lirua, pasi akuzat e tij nuk u vërtetuan nga prokuroria. Por, sherret fetare dhe akuzat e ndërsjella kanë qenë edhe të mëparshme në Komunitetin Mysliman, ndërkohë që SHISH i ka mbajtur nën vëzhgim, sidomos të rinjtë që arsimoheshin në vendet e Lindjes.


    top chanel

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    19/05/2012 10:54

    Vret bashkëshorten dhe fle një natë me kufomën


    Flamur Vezaj

    Histori horrori në fshatin Zhur të komunës Ndroq të rrethit të Tiranës, ku Ylli Mansaku, pasi vrau bashkëshorten me të cilën kishte tre fëmijë, fjeti në shtëpi me trupin që dergjej e gjakosur dhe pas 33 orëve nga momenti i krimit, njoftoi të afërmit për ngjarjen. Kjo e ndodhur më 19 dhjetor 2011, ku i pandehuri pas 35 viteve martesë me shtetasen Shpresa Mansaku, e vret këtë të fundit me 6 plumba “Kallashnikovi”. Ai ka pretenduar gjatë hetimit se vrasjen e kishte kryer pa dashje.

    Por, prokurori i çështjes Ervin Karanxha, pas hetimeve të kryera ka arritur në konkluzionin, se 54-vjeçari e ka vrarë me dashje bashkëshorten e tij. Kjo erdhi pas shumë grindjeve dhe kontradiktave mes tyre. Këtë konkluzion mbështesin edhe fëmijët e të pandehurit dhe njëri nga vëllezërit e këtij të fundit, duke treguar se 54-vjeçari, jo vetëm që ushtronte dhunë ndaj saj, por edhe e tradhtonte me një grua tjetër brenda ambienteve të shtëpisë ku jetonin prej vitesh vetëm. Dosja ndaj të pandehurit Mansaku, tashmë ka mbërritur pranë Gjykatës e Tiranës, ku 54-vjeçari do të gjykohet për akuzat e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

    Sipas dosjes që “Shekulli” ka siguruar një kopje, mësohet se i Ylli Mansaku këtu e 35 vite më parë ishte martuar me shtetasen Shpresa Mansaku, me të cilën kishte tre fëmijë. Prej vitit 2007 çifti Mansaku, jetonte vetëm në shtëpinë private në fshatin Zhur të komunës Ndroq, pasi dy djemtë kishin emigruar dhe vajza ishte martuar. Por, ajo që është provuar nga hetimi, është fakti se i pandehuri 54-vjeçar prej vitit 1994 kishte krijuar një lidhje intime me një grua tjetër, me të cilën kryente edhe marrëdhënie seksuale në prani të 54-vjeçares tashmë të vrarë dhe fëmijëve, kur këta ishin të vegjël. Kjo lidhje ishte bërë shkak që mes çiftit të kishte probleme, çka viktima 54-vjeçare ishte bërë edhe objekt i kërcënimeve dhe keqtrajtimit fizik.

    Në vitin 2002, sipas dosjes, i pandehuri së bashku me të dashurën e tij, e kishin qëlluar me gurë në kokë viktimën që ndodhej në bahçen e shtëpisë, e cila ishte detyruar të mjekohej nga dëmtimet. Kulmi ka arritur pasditen e 19 dhjetorit 2012, konkretisht aty rreth orës 16:30 minuta, kur i pandehuri ishte kthyer në shtëpi. Pas një debati mes tyre, 54-vjeçari ka nxjerr armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës me breshëri, duke e lënë të vdekur me 6 plumba në trup. Në momentin e goditjes, viktima ndodhej në verandën e shtëpisë. Pasi ka konstatuar vrasjen, Mansaku e ka mbuluar trupin e bashkëshortes me batanije dhe është larguar rreth 300 metra nga shtëpia. 40 minuta më vonë, i pandehuri është kthyer në shtëpi, ka marr në krah bashkëshorten dhe e ka vendosur në krevat. Në zgavrat e shkaktuara nga plumbat, i pandehuri ka vendosur pambuk dhe e ka mbuluar trupin. Më pas, ka larë gjakun që ndodhej në verandë dhe ka mbledhur gëzhojat e armës. Pasi ka bërë të gjitha këto veprime, ka rënë për të fjetur. Në mëngjes herët është ngritur dhe ka dal në fshat për kafe, duke u kthyer në banesë rreth orës 17:00. Dy orë më pas, ka njoftuar vëllezërit për krimin. Këta të fundit, kanë njoftuar fëmijët e çiftit dhe aty rreth orës 20:30 është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar autorin.



    Mansaku: E qëllova pa dashje, po pastroja armën

    Ylli Mansaku, para hetuesve të çështjes ka mohuar se vrasjen e ka kryer me dashje, duke pretenduar se shkrepja është bërë, duke menduar se arma kishte të vendosur siguresën. “Kur jam kthyer në shtëpi, kam marr automatikun për ta pastruar dhe ia kam drejtuar gruas, duke i thënë “të vrava” për shaka, pasi e dija që armës ia kisha vendosur siguresën. Por, fatkeqësisht arma nuk ishte në siguresë dhe kam tërhequr këmbëzën, duke qëlluar pa dashje gruan. Në momentin që është rrëzuar gruaja, më ka thënë “Yllo më vrave” dhe ndërroi jetë. Kisha frikë dhe ika nga shtëpia pasi e mbulova me batanije. Pas 30 minutave jam kthyer se po binte shi, e kam ngritur në krah gruan e kam vendosur në shtrat dhe më pas kam fshirë verandën pasi kishte gjak dhe kam hedhur gëzhojat pas gardhit rrethues. Të nesërmen kam njoftuar vëllezërit, fëmijët dhe policinë ku jam dorëzuar”, – mësohet se ka thënë i pandehuri para hetuesve. Në dëshminë e saj, vajza ka treguar edhe bisedën me babanë, në momentin që kjo e ka pyetur pse e vrave nënën. Sipas deklarimit, i pandehuri është shprehu “e vrava se kështu më donte …”.



    Vajza dhe djemtë akuzojnë babanë

    Vajza dhe djemtë e të pandehurit, gjatë deklarimeve të tyre, kanë akuzuar direkt babanë për vrasje, duke denoncuar njëherazi edhe tradhtinë bashkëshortore dhe dhunën sistematike që 54-vjeçari ushtronte ndaj nënës së tyre. Po të njëjtin qëndrim, mësohet se para prokurorisë ka mbajtur edhe njëri nga vëllezërit e të pandehurit, i cili ka treguar “rrëfimin” e viktimës pak muaj para se bashkëshorti ta vriste.



    “Kallashnikovin” Mansaku e kishte blerë 30 mijë lekë

    Në momentin e arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e krimit, një automatik e llojit “Kallashnikovë” të cilën i pandehuri ka pretenduar se e kishte blerë 30 mijë lekë të reja në Shijak, vetëm 8 muaj para krimit. Në oborrin e shtëpisë dhe për rreth gardhit rrethues, policia ka gjetur edhe 6 gëzhojat që i pandehuri i kishte hedhur dhe gjurmët e gjakut të viktimës, në verandë të cilën e kishte pastruar 54-vjeçari.

    /shekulli
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. #235
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Tiranë, vritet me bombë palestinezi
    09/05/2012



    Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së mërkurës në Tiranë, pak metra në afërsi të selisë së Ambasadës Amerikane duke krijuar panik edhe të banorëve në rrugën "Budi".

    Nje shtetas palestinez Anuar Rizvik 43 vjeç, humbi jetën nga plaget e rënda të marra, gjatë këtij shpërthimi. Eksplozivi ishte vendosur ne porten e nje vile dykateshe ku banonte palestinezi dhe bashkeshortja e tij.
    Mekanizmi i eksplozivit ishte vendosur ne menyre te atille, qe te vihej ne levizje pas hapjes se portes, megjithese ka qene e pajisur edhe me mekanizmin e komandimit ne distance. I vendosur ne pjesen e jashtme te saj nuk i ka dhene mundesine Rizvikut ta shquaje ate ne momentin qe po dilte nga apartamenti i tij.

    Fakti qe dyshimet e para te policise bien mbi persona qe mund te kene qene ne momentin e shperthimit ne afersi te zones ku ajo ndodhi, jane kryer kontrolle por qe kane rezultuar vetem me te shoqeruar te personave qe ishin ulur ne lokalet ne afersi te viles. Policia nuk ka percaktuar ndonje piste te sakte hetimore.

    Fillimisht ajo ka verifikuar nese ishte apo jo anetar i trupit diplomatik, nga ku mori edhe informacionin e sakte qe anuar punonte per fabriken e çimentos në Fushë-Krujë, ne pozicionin e ekonomistit dhe te zevendesmenaxherit te pergjithshme te fabrikes.

    Kjo eshte pista ne te cilen po punohet per momentin. Ajo ka shoqeruar te dyshuarit e perhershem ne Fushë-Krujë, per perdorim eksplozivesh, nderkohe qe po merr ne pyetje nje numer te madh personash. Eksplozivi po i nenshtrohet analizave laboratorike per te percaktuar qarte llojin e saj, si edhe menyren e sakte te mekanizmit te shperthimit. Anuar kishte marre edhe nenshtetesine shqiptare, vetem para gjashte muajsh pas nje dekreti te nxjerre nga presidenti i Republikes.

    Valë ndalimesh në Fushë-Krujë

    Pas vrasjes në Tiranë të palestinezit Anuar Rizik, zevendësmenaxher i përgjithshëm i një prej fabrikave të çimentos në Fushë-Krujë, forca të shumta të policisë së komisariateve të Krujës dhe Durrësit, të mbeshtetur edhe nga forcat speciale kanë zbarkuar ne fshatin Zallë.

    Te pakten 20 persona jane shoqeruar ne stacionin e policise se Fushë-Krujës, për t'u marre ne pyetje mbi ngjarjen e ndodhur ne Tirane. Pjesa me e madhe e tyre jane persona te shoqeruar edhe me pare nga policia, si te dyshuar per vendosje eksplozivi ne kete zone.

    RENEA ka kontrolluar edhe banesen e shtetasit Ylli Zalla,i cili para pak muajsh eshte arrestuar dhe vazhdon te jete ne qeli, i akuzuar si posedues i nje sasi te konsiderushme lende plasese kryesisht tritol. Policia nuk ka lene pa kontrolluar as kasollet e bagetive apo mullaret e barit, per ndonje fshehje te mundshme te lendeve plasese.

    Vrasja e nje prej administratoreve kryesore te komopanise libaneze te çimentos, vjen pas nje sere konfliktesh te dhunshme mes banoreve te fshatit dhe kompanise qe ka ne pronesi fabriken, për çështje te pronesise mbi token. Ne te pakten 12 raste jane shenuar vendosje eksplozivi ne rruget qe lidhin kete fabrike me rrugen nacionale, uren, linjen hekurudhore, deri tek shtyllat e tensionit te larte qe furnizonin me energji kete fabrike.

    Konflikti mes banoreve dhe kompanise ishte zgjidhur ne menyre informale, ku çdo familje merrte nga nje shume prej 70 mijë lekësh në muaj për të mbajtur në heshtje konfliktin e pronesise mbi tokes dhe koston e ndotjes se mjedisit. Pas nderprerjes se kesaj pagese nisën atentatet. Me gjithe mjedisin e dhunshme qe u prodhua asnje hetim coi ne burg ndonje person apo te parandaloje atentate e radhes. Edhe pse policia pretendon se kryen kontrolle gjate nates ne kete zone, as ajo e as sherbimet inteligjente ne vend, nuk arriten dot ta ndalin zinxhirin e shperthimeve te eksploziveve. Te gjithe te arrestuarit, si te dyshuar per keto ngjarje nga policia dhe prokuroria jane liruar me pas nga gjykata per mungese provash.

    Nderkohe qe puna ne fabriken e çimentos ne Fushe-Kruje ka vazhduar normalisht edhe pse masat e sigurise jane shtuar, ku rojet e sigurise kontrollojne me imtesi te gjithe mjetet qe hyne dhe dalin nga fabrika.

    Top chanel


    Sa bombaxhinj te sofistikuar katundaret e Zalles !!! Kush e di ku jane stervitur per pergatitjen e bombave ???!!!??? Sidomos ajo tek dera e shtepise se te ndjerit, bombe me sigurese !!!

    E ka ndjekur ndonjehere Policia apo SHISH ku perfundojne parate e çimentos se shitur ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #236
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Shish duhet te kete adresat e shtepive te fshatrave emrat kush banon atje
    dhe llogarite e fejsbbukut per banoret e fshatrave login name password.
    Te shihet komplet rrjeti i personave te dyshimte dhe emailat,te kontrollohen
    edhe aktiviteti me cfare merren dhe shoqeria e ngushte.
    Kjo mund ti jape policise dhe shishut informacion te hollesishem
    se me cfare tregetie merren dhe cfare blejne.
    Mund te zbulohen shume aktivitete te rrezikshme.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #237
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shish duhet te kete adresat e shtepive te fshatrave emrat kush banon atje
    dhe llogarite e fejsbbukut per banoret e fshatrave login name password.
    Te shihet komplet rrjeti i personave te dyshimte dhe emailat,te kontrollohen
    edhe aktiviteti me cfare merren dhe shoqeria e ngushte.
    Kjo mund ti jape policise dhe shishut informacion te hollesishem
    se me cfare tregetie merren dhe cfare blejne.
    Mund te zbulohen shume aktivitete te rrezikshme.
    te kene dhe nje spiun te jetoj ne familje
    dhe te shkruaj, filani ne kete ore ka pjerdhur
    ne kete ore ka dhene miremenmgjes
    ne kete ore ka ngrene/////
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #238
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Deri tani ashtu eshte punuar me spiune vullnetare
    ne familje dhe spiune vullnetare ne lagje.
    Kjo eshte shkolla e vjeter e spiunlliqeve,
    metodologji shume e lashte.
    Shish-u besoj qe eshte futur ne fejsbook
    per te germuar informacion.
    Besoj qe shishu dhe policia e perdorin sot Fejsbukun,
    kane shkuar dixhital ne kerkime dhe spiunlliqe..
    Dixhitalisht ato kontrollojne sot sms-te qe dergojne njeri tjetrit
    psh katundaret e Zall Bastarit,Yrshekut,kamzes,Petreles ,
    You name it lol,si dhe emailat e derguara me telefon
    i lexojne te gjitha punonjes te shishut.Fantastik lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-05-2012 më 17:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #239
    Zote mblidhju mendt njerzeve,e kthej ne rruge te drejt !!!

    Erjon Duraj, 20 vjeç vetëhelmohet me fotoksinë

    Aksidentet edhe nuk i shmangim dot, por pse duhet që jetën tonë ta vrasim me duart tona?
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Ballsh ku 20 vjeçari Erjon Duraj vetehelmohet me fotoksinë. Ai ka mbërritur në spitalin e Beratit por nuk ka mundur dot t'i shpëtojë dot vdekjes.
    Sot familjarët e tij bëjnë ceremoninë e varrimit.

    Burime të afërta thonë se ishte djalë i vetëm, studionte në Tiranë dhe arsyeja e vetëvrasjes kanë qenë borxhet që ai kishte pasi luante kumar.

  10. #240
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    keto gjerat ndodhin ne cdo vend te botes jo vetem ne shqiperi kronika te zeza ka Kudo ne bot
    Partizoni

Faqja 24 prej 50 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •