Tiranë, vritet oficeri i policisë së burgjeve
Një ngjarje e rëndë ka troditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin teksa një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ‘Unazën e Re’. Mësohet se viktima është identifikuar si Ymer Hajdari, oficer roje në burgun 313. Sipas policisë Hajdari është qëlluar brenda makinës së tij me tre plumba pistolete.
Policia ka nisur hetimet ndërsa nga të dhënat e tyre të para mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri, që viktima ka pasur në Burrel. Një vit më parë nipi i tij´nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës, por për policinë kjo mbetet pista kryesore e hetimit. /albeu.com/
Krijoni Kontakt