Close
Faqja 21 prej 50 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 499
  1. #201
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Tiranë, vritet oficeri i policisë së burgjeve

    Një ngjarje e rëndë ka troditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin teksa një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në ‘Unazën e Re’. Mësohet se viktima është identifikuar si Ymer Hajdari, oficer roje në burgun 313. Sipas policisë Hajdari është qëlluar brenda makinës së tij me tre plumba pistolete.

    Policia ka nisur hetimet ndërsa nga të dhënat e tyre të para mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri, që viktima ka pasur në Burrel. Një vit më parë nipi i tij´nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës, por për policinë kjo mbetet pista kryesore e hetimit. /albeu.com/
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin

    Polic i burgut qe udheton me fuoristrade personale ...... diku do e paguante edhe ai fuoristraden se me rrogen nuk besoj se e paguante dot.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Lushnje, emigranti vrau vëllain, 18-vjeçari kishte lidhje intime me kunatën

    Zbardhja e vrasjes së shtetasit 18-vjeçar Taulant Hamzai në Lushnje ka shërbyer edhe për gjetjen e motivit të rëndë të këtij krimi të ndodhur në vitin 2008.
    Sipas policisë, vëllai i viktimës, shtetasi Myslam Hamzai, emigrant në Greqi, ka vrarë vëllain e tij pasi ka mësuar se 18-vjeçari kishte kryer mardhënie seksuale me gruan e tij gjatë kohës që ai qëndronte në emigrim në shtetin grek.
    Lajmifundit.com citon se pasi ka mësuar këtë fakt, autori i krimit, tashmë i arrestuar me gjithë xhaxhain e tij, është kthyer në Shqipëri dhe i ka kërkuar të vëllait një takim në Tiranë.
    Pasi janë takuar në Tiranë, 18-vjeçari, vëllai i tij tashmë i arrestuar dhe xhaxhai janë nisur për në Lushnje.
    Në kthim ata kanë zbritur nga makina pranë vendbanimit të tyre dhe më pas shtetasit Myslam Hamzai dhe shtetasi Zabit Hamzai kanë vrarë e djegur 18-vjeçarin.
    Lajmi i djeshëm:
    Policia e Lushnjes ka vënë në pranga sot dy persona të akuzuar për vrasjen e një 18-vjeçari në vitin 2008.
    Gjatë aksionit të koduar “Kthesa e Grabianit”, policia tha se bëri të mundur zbulimin e vrasjes së Taulant Hamzait.
    Viktima, vetëm 18 vjeç është gjetur i vrarë në korrik të vitit 2008. të arrestuarit për ngjarjen janë shtetasit Myslym Hamzai 32 vjeç dhe Zabit Hamzai 59 vjeç.
    Sipas policisë së Lushnjes, ndaj dy të arrestuarve, M. Hamzai dhe Z. Hamzai rëndon akuza për vrasjen e të riut.
    Bëhet e ditur se Myslym Hamzaj është vëllai i viktimes ndërsa Zabit Hamzaj, është xhaxhai i viktimës. /lajmifundit
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nuk di ca po ndodh me ne aspak
    meqe paska pas kaq zemer gur me djeg vllane
    pse nuk e dogji dhe ate kurven qe ka pas per gru
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #205
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2012
    Postime
    5
    ne shqiperi nuk ka krime jemi te paret kudo
    thote sali rrumpalla kapterr nishani dhe jozi dizenjatorja

  6. #206
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Vlorë, 57-vjeçari gjendet i pajetë në një bunker

    VLORE - Një 57-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “24-Maji” në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Astrit Damin Musai u gjet i vdekur brenda një bunkeri në vendin e quajtur “Kanali Motorrit” .

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer verifikimet e para nga të cilat ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe se paraprakisht mendohet që vdekja të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrale.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  7. #207
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    33-vjeçari vdes i asfiksuar në minierë

    Nxirret në sipërfaqen e tokës pas 21 orësh 33-vjeçari nga fshati Verdovë i Pogradecit, i cili humbi jetën në galerinë e minierës të këtij fshati ku kishte hyrë për të nxjerrë materiale për skrap.

    Gerald Xhukellari i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike i eshte drejtuar galerise se braktisur pasditen e se merkures, por eshte nxjerre i asfiksuar prej atje vetem diten e enjte. Trupi i pajete i viktimes eshte nxjerre ne siperfaqen e tokes nga forcat e RISHM-it pasi eshte gjetur i asfiksuar nga gazi i metanit ne 1500 metra thellesi te galerise se braktisur.

    Sipas denoncimit te ngritur ne Komisariatin e Pogradecit nga babai i viktimes, 33-vjeçari ishte larguar ne drejtiom te minieres rreth ores 16 te pasdites se djeshme dhe nuk ishte rikthyer ne banese deri pas mesnate.
    Familjaret e 33-vjeçarit kane shpjeguar se i detyruar nga kushtet e veshtira ekonomike, i riu ka rrezikuar jeten per të hyre ne kete galeri per skrap.

    Mesohet se 33-vjeçari baba i dy femijeve ishte kthyer para pak kohesh nga emigracioni dhe i detyruar nga varferia nxirrte skrap ne miniere per të siguruar pak te ardhura per familjen.
    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=ai1V1PdUd9E

    Top-Channel
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  8. #208
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    A kane gjetur ndonje gje rrotull tij,cfare ka pasur brenda ne bunker?
    Pse eshte futur ne bunker? Ka qene i pa strehe?
    Cfare i kane gjetur neper xhepa?
    Po familjen ku e ka ne qytet apo ne fshat?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #209

    Ky me sa duket nuk ka gjetur asnje hekurishte deri ne 1400 metra rruge ne tunel dhe ka vazhduar te 1500 metra .
    Perse shkon aq larg kur dihet rreziku i gazit metan.Te gjithe e dine ne fshat qe ne miniere ka gaz metan.Si do ti mbartesh hekurishtet edhe sikur ti gjesh ne largesi mbi 1500 metra kur te kthehesh ne siperfaqe?.
    Eshte komplet idiotesi....33 vjec pa tru.E ka mbytur gazi i metanit ne perqendrim te larte.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #210
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    A kane gjetur ndonje gje rrotull tij,cfare ka pasur brenda ne bunker?
    Pse eshte futur ne bunker? Ka qene i pa strehe?
    Cfare i kane gjetur neper xhepa?
    Po familjen ku e ka ne qytet apo ne fshat?
    Këto pyetje po i bëja dhe unë vetes, meqë te lajmi shkruhej që mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ky me sa duket nuk ka gjetur asnje hekurishte deri ne 1400 metra rruge ne tunel dhe ka vazhduar te 1500 metra .
    Perse shkon aq larg kur dihet rreziku i gazit metan.Te gjithe e dine ne fshat qe ne miniere ka gaz metan.Si do ti mbartesh hekurishtet edhe sikur ti gjesh ne largesi mbi 1500 metra kur te kthehesh ne siperfaqe?.
    Eshte komplet idiotesi....33 vjec pa tru.E ka mbytur gazi i metanit ne perqendrim te larte.
    Halli ça s'bën. :-)
    -------------------------------------------
    Kurse kto Viktorat e tjerë ja kan marë dorën grabitjeve. Duhet ta varësh 1 që ta bësh shembull për të tjerët.

    Vjedhin argjendarinë, kapen 3 grabitësit me maska e pistoleta

    TIRANE-Tre grabitës janë kapur në kohë rekord nga policia e kryeqytetit pak pasi kishin grabitur me armë dhe maska një argjendari në qendër të Tiranës. Gjatë grabitjes, autorët plagosën me qytën e e pistoletës pronarin e argjendarisë.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 tek sheshi ‘Avni Rustemi’ në kryeqytet tek një prej disa argjendarive që ka kjo zonë pak metra larg komisariatit numër 1 të Tiranës. Mësohet se 3 persona hynë të maskuar në argjendarinë e quajtur ‘Esence Pavllo’ dhe nën kërcënimin e armës mundën t’i marrin pronarit të dyqanit një sasi ari dhe argjendi. TvNews24 mëson se për të marrë sendet e cmuara, grabitësit goditën me qytën e pistoletës pronarin e argjendarisë.

    Por, skena është parë nga dëshmitarë në vendgjarje që lajmëruan policinë duke mundësuar kështu kapjen në kohë rekord të 2 prej grabitësve.
    Presoni i tretë me një sasi sendesh të cmuara prej floriri ne duar mundi të largohet nga nje rruge dytesore.

    Policia konfirmon se shtetasi Dorian Mema u arrestua me pistoletën e përdorur në grabitje ndërsa personi i dytë i vënë në pranga quhet Rigels Leka nga Fushë Arrëzi.

    Efektivët ndërkohë kanë shoqëruar në komisariat 2 personat e dyshuar si autorë të ngjarjes.
    As një orë nga grabitja policia mundi të verë në pranga dhe grabitësin e tretë. Në zonën e Shkozës u kap Erion Leka, të cilit iu sekuestrua dhe sasia e arit të grabitur.

    Nderkohe pronari i argjendarise, shtetasi Pavllo Sharva, ndodhet ne spital per mjekim, jashte rrezikut per jeten.

    Grabitja e sotme në kryeqytet është në vazhdën e grabitjeve seri po ndodhin brenda një kohë të shkurtër. Brenda pak ditësh janë grabitur makina, kazino, banesa si dhe sende të cmuara që u merren forcërisht njerëzve në rrugë.

    (d.b/BalkanWeb)

    PS; Mos ju ka ik Viktori nga biruca Policisë
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

Faqja 21 prej 50 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •