Close
Faqja 15 prej 50 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 499
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Tiranë, arrestohet për vjedhje kreu i një banke



    Kreu i një banke të nivelit të dyte në Tiranë ka përvetësuar në menyrë të paligjshme, në periudha kohore të ndryshme, rreth 300 mijë euro nga kasaforta e bankës ku punonte.

    Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se njesia task force ka bere arrestimin e Julian Lipes, drejtor i nje dege te nje banke te nivelit te dyte në Tirane. Arrestimi u krye ne bashkepunim me policine, pasi siç rezultoi nga hetimet e kryera dhe nepermjet pamjeve filmike te kamerave te sigurise se bankes, se Lipe ne oret e vona te mbremjes kthehej ne degen e bankes dhe duke perfituar edhe posti si drejtor i deges, merrte nga kasaforta shuma te konsiderueshme eurosh.

    Denoncimi ka ardhur edhe nga vete banka, pasi i rezultonte se 300 mije euro mungonin ne llogarite e saj. Dyshimet e para jane qe Lipe mund ta kete humbur kete shume duke luajtur ne lokale te lojrave te fatit apo llotarive sportive. Ndaj Julian Lipes eshte ngritur akuza e shperdorimit te detyres dhe vjedhjes.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #142
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ja nje ngjarje qe ja shton namin e keq shqiptareve ne Itali.
    Namin e keq shqiptaret e kane prej kohesh ne Itali....
    Mbase ai ka hyre me force per te vjedhur dhe ajo gruaja ka
    genjyer ne polici sikur ai ka tentuar ta perdhunoje.
    E pse duhet te shkoje ai 45 vjeci te nje grua 81 vjec?????
    Ska llogjike,duket me shume genjeshter e asaj plakes.
    ==
    Nqs perdhunimi eshte ngarje e vertete,,,atehere ai eshte totalisht nje IDIOT,ska emer tjeter.
    Lexova qe ky tipi kishte pasur te dashur nje puntore shqiptare qe i sherbente kesaj plakes , kur ka shkuar aty , ish e dashura e tij mesa duket nuk ka qene , keshtu qe e pesoi plaka
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #143
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Do kete qene i dehur,pa leke dhe ka dashur te vjedhe,ajo plaka ka dashur ta ndaloje
    dhe ky nga pija dhe inati ka dale jashte shinave.....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #144
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tiranë, plagoset gardiani i burgut
    15/03/2012 18:50



    Një 48-vjeçar, gardian burgu, u plagos me armë zjarri në mesditë në kryeqytet, ndërsa kthehej në banesën e tij.

    Ngjarja ndodhi rreth ores 15.00 në afërsi të kryqëzimit të rrugës “Vasil Shanto”. Oficeri Albert Kryemadhi u qëllua nga agresori i tij vetëm një herë ne bark me një armë zjarri të tipit pistoletë.

    Sipas të dhënave të policisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

    Policia shtoi se oficeri i sigurisë së burgut të Fushë –Krujës nuk ka asnjë konflikt personal, ndaj dyshimet hidhen për një plagosje për shkak të detyrës. Por, edhe pista të tjera nuk përjashtohen.


    Top channel

  5. #145
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vlorë, ekzekutohet 31-vjeçari
    17/03/2012 21:15



    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët mbrëmjes së shtunë në qytetin e Vlorës. Një 31-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Bani ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me tre plumba pistolete.

    Nga të dhënat paraprake mësohet se 31-vjeçari është qëlluar me pistoletë teksa ndodhej brenda makinës së tij. Pas marrjes së plagëve ai u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë dinamikës së saj. Burime nga uniformat blu të Vlorës njoftojnë se 31-vjeçari, Fatjon Bani është vrarë pas konsumimit të një debati të ashpër me një fqinjin e tij.

    Për momentin nuk ka asnjë informacion për autorësinë apo të dyshuar si autor të vrasjes së rëndë.



    Top channel

  6. #146
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasja e të riut, arrest me burg 4 të akuzuarve
    17/03/2012


    Arrest me burg është masa e sigurisë që dha Gjykata e Faktit në Korcë për 4 prej autorëve të akuzuar për vrasjen e 23-vjecarit Oligert Kreka mbrëmjen e 13 marsit.

    Emiljano dhe Aldi Nazifi, Ismir Ravolli dhe Ilir Zeneli janë 4 nga 7 autorët kryesorë, të cilët janë akuzuar për krimin tronditës, i cili ndodhi në fshatin Barç të Korcës. 23-vjecari Kreka dhe shoku i tij Saimir Yzeiri u rrahën barbarisht nga një grup të rinjsh.

    Prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim” ndaj 4 autorëve duke kërkuar për të gjithë masën e sigurimit arrest me burg. Seancat e njëpasnjëshme janë zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të hetimit, pasi janë të përfshirë në të edhe persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar.

    Emiljano dhe Aldi Nazifi, Ismir Ravolli dhe Ilir Zeneli ishin së bashku me viktimën dhe shokun e tij për të festuar Ditën e Verës, por u konfliktuan me njëri –tjetrin, konflikt ne te cilin humbi jeten Oligert Kreka.


    Top channel

  7. #147
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Itali, vriten dy shqiptarë
    18/03/2012 12:30




    Dy shqiptarë u vranë me kallashnikov në qytetin italian të Vixhevanos, pranë Pavias, informuan burime policore gjatë së dielës.

    Sipas “Corriere della Sera”, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin në moshën 36 dhe 25 vjeç. Një person i tretë, 30-vjeçar, mbeti i plagosur nga breshëria e lëshuar prej vrasësve të paidentifikuar.

    Sipas policisë, që ka gjetur armën dhe gëzhojat e hedhura përtokë, është e sigurt se vrasja është një vepër e stilit mafioz, e urdhëruar nga qarqet e mafias shqiptare. Besohet se të rinjtë u ekzekutuan si shkak i konkurrencës për xhiron e prostitucionit.

    Tre muaj më parë, një tjetër shqiptar u vra më pistoletë në një lokal publik në Vixhevano. Tre vrasësit, të arrestuar, ishin edhe ata shqiptarë, që pasi e përqafuan të njohurin e tyre, e qëlluan me një plumb të vetëm fatal në kokë.
    Top channel

  8. #148
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Elbasan, vritet 20-vjeçari
    18/03/2012 08:10




    Një 20-vjeçar mbeti viktimë e plumbave të marrë në fshatin Bujqës, në afërsi të Elbasanit, mëngjesin e ditës së dielë.

    I riu, i quajtur Donald Lamçe, u qëllua nga një bashkëfshatar i tij dhe ndërroi jetë në vëndngjarje.

    Burime policore informuan se kanë mundur të identikojnë vrasësin, i cili është larguar nga vendngjarja. Forcat e rendit janë duke punuar intensivisht për të vendosur nën pranga autorin, i ciliu është shpallur në kërkim.

    Top channel

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Elbasan, vrasja e 20-vjeçarit për fejesën e prishur, kapet ndihmësi, autori në kërkim

    Një dite pas vrasjes së 20 vjeçarit Donald Lamçja ne Bujqez te Elbasanit, policia deklaron se shkak i krimit të rëndë është një fejesë e prishur nga viktima.
    Policia ka thënë se 20-vjeçari është vrarë me armë zjarri nga vëllai i ish te fejuarës në shenjë hakmarrje për ndarjen e vajzës. Pas identifikimit, autori i krimit, Renato Lleshanaku ka mundur t’i fshihet policisë.
    Forcat e rendit kanë vënë në pranga ndërkohë kushëririn e dorasit, shtetasin Gentjan Lleshanakun, i cili ka fshehur automatikun, si dhe ka ndihmuar vrasësin te largohet. 26-vjeçari akuzohet për përkrahje te autorit te krimit.
    Lamçja u qellua me breshëri automatiku ne qendër te fshatit mëngjesin e të shtunës. Ai ndodhej në një lokal por autori shkoi aty pranë dhe pasi kërkoi të fliste me viktimën, e qëlloi atë me breshëri arme dhe më pas u largua.

    lajmi i fundit



    Cfare arsyeje
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    daniel mos i rrotullo syt kot mik.sepse nje gja e tille ndodhi ner rob te mi
    nuk i dime arsyet tamam
    ai qe e ndau e la kusheriren time ok nuk u be ze
    por doli si trim neper qytet duke thene e q... dhe e lash pastaj ja futen vllezerit e saj
    mos bejme si europiane nuk eshte e lehte sot te besh numra
    shih dhe te tema e virgjerise te gjithe flasin si te jene gjerman e austriak e jo me mentalitet shqiptari
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 15 prej 50 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •