Close
Faqja 13 prej 50 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 499
  1. #121
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Elbasan, vritet pronari i diskotekës


    Një 37-vjeçar është ekezekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, para banesës së tij.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dyli Haxhire”, në afërsi të nje diskoteke e cila është në pronësi të viktimës.

    Almir Cani është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë.

    Burime policore bëjnë me dije se personat që e kanë qëlluar, fillimisht i kanë thirrur 37-vjeçarit në emër e më pas e kanë ekzekutuar. Gjithashtu, ekzekutorët i kanë marrë edhe celularin personal viktimës, për arsye ende të paqarta.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe mësohet se është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave si dëshmitarë okularë.

    Polica pretendon se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen, por per arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Po punohet intensivisht për kapjen e tij.
    Top channel
    Ky eshte vrare kur ka mbyllur lokalin pas ores 12.Marrja e celularit te ben te mendosh qe arsyeja e vrasjes ka qene ndonje femer qe ky ka folur ne telefon.
    I vrari ka qene i akuzuar disa vjet me pare per shfrytezim prostitucioni ne disko,
    por ka dale i pafajshem nga gjykata.Shkaku i vrasjes ka qene ndonje femer,
    ose ndonje pazar droge qe ka shkuar keq.
    Vjedhja e celularit eshte idiotesi.Policia mund te diktoje autorin e krimit se ku ndodhet duke pergjuar telefonatat qe do behen nga celulari i vjedhur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #122
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Në Itali është shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafik ndërkombëtar droge, bëjnë të ditur burimet në vendin fqinjë.

    Autoritetet italiane raportuan arrestimin e kreut të bandës, Shpëtim Kadani ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy të dyshuarit në bashkëpunim, Ermir Baja dhe Gjergj Sarreqi.

    Bëhet me dije se i përfshirë në aferë është edhe Astrit Doçaj, i cili është duke vuajtur dënimin për vepra të tjera penale

    Sipas policisë italiane arrestimet janë kryer pas dy vjet hetimesh.

    Në aktivitetin e saj banda siguronte kokainë nga Holanda dhe Belgjika dhe e trafikonte atë në shtetet fqinjë të Italisë dhe Greqisë.


    Top channel

  3. #123
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një kalimtar në qytetin e Vlorës mbeti i plagosur pasditen e së mërkurës si pasojë e një breshërie të shtënash me armë zjarri.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në afërsi të ish-Shtëpisë së Oficerëve, në lagjen 28 Nëntori, ku një person me motor nxorri armën tip “Kallashnikov” dhe qëlloi në drejtim të një automjeti i cili ishte parkuar në anë të rrugës.

    Nga të shtënat e armës u plagos një kalimtar i rastit, i cili ishte duke ecur në trotuar. Policia, e cila shkoi në vendngjarje, shoqëroi të plagosurin për në spital, si dhe mori në pyetje banorët e zonës dhe disa persona që mendohet se kanë djeni për ngjarjen.

    Po ashtu, burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se personi që qëlloi me armë u larguar me shpejtësi me motor nëpër rrugicat e lagjes.

    Ndërkohë i plagosuri, 55-vjeçari Zaho Danaj, i është nënshtruar një operacioni në këmbë, pasi kishte marrë dy plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Paraprakisht policia thotë se ngjarja mund të këtë ndodhur për motive banale. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.


    Top channel

  4. #124
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një aksion i policisë së shtetit mundësoi ndalimin e 300 kilogram marijuane mëngjesin e së mërkurës, por transportuesit e lëndës narkotike arritën t’i shpëtonin kapjes.

    Sasia e drogës ishte duke u transportuar nga Lazarati për në kryeqytet nga një fuoristradë me targa gjermane, të cilës forcat e rendit i bënë pritë pas marrjes së informacioneve për transportin e lëndës.

    Megjithatë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi drejt Dhëmblanit.

    Transportuesi hodhi qeset me drogë në vendin e quajtur “Përroi i Salarisë” dhe duke përfituar nga errësira, arriti të largohej. Në vend, policia arriti të gjente 150 pako të presuara me marijuanë dhe 10 thasë të tjerë me të njëjtën lëndë.

    Ndonëse i shpëtuan arrestimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij janë identifikuar nga forcat e rendit. Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Fieri dhe një banor të Lazaratit.



    Top channel

  5. #125
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një polic në Pogradec është qëlluar me armë zjarri nga një person pas një konflikti verbal për motive të dobëta.

    Sipas informacioneve të fundit, agjenti i komunës Velçan, Florian Hyka, është qëlluar me pistoletë, por për fat të mirë nuk ka humbur jetën.

    Autoritetet lokale njoftojnë se efektivi është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Të njëjtat burime shtojnë më tej se agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë autorin e plagosjes, shtetasin Dritan Lushka.

    Ngjarja në fjalë është një tjetër dëshmi se në vend nuk funksionon rendi dhe ligji dhe se kriminelët nuk kanë frikë të qëllojnë jo vetëm ndaj civilëve, por edhe zyrtarëve.



    Top channel

  6. #126
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një 55 vjecar nga Tepelena ka plagosur me armë kunatin dhe më pas u vetëvra.

    Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Gjirokastër. Alket Salaj dhe Agim Dida fillimisht kanë qenë duke pirë kafe në një lokal buzë rrugës nacionale në fshatin Sofratikë të Dropullit dhe pas një konflikti 38 vjecari Salaj ka tentuar të largohet. Në këtë moment Dida shtiu ndaj tij me pistoletë dhe e plagosi rëndë.

    Menjëherë pas këtij akti, autori u largua me shpejtësi në drejtim të fushës së Dropullit, por vetëm 500 metra më tej ai u vetëvra me të njëjtën armë zjarri. Nga një plumb në kokë Agim Dida gjeti vdekjen e menjëhershme.

    Ndërkohë Alket Salaj u trasportua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se plumbi i ka përshkuar mushkritë dhe ende është në rrezik për jetën.

    Policia që ka kqyrur vendngjarjen dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë divorci i motrës së autorit.

    Top channel

  7. #127
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten për motive të dobëta.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Xhemal Abazi ka vrarë bashkëshorten Namije Abazi pas një debati.

    Burimet nënvizojnë se pas kryerjes së krimit autori është vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht ndodhet në një prej qelive të komisariatit.

    Ky është krimi i parë në familje që regjistrohet për muajin mars, ndërkohë që ngjarje të këtij lloji u konstatuan kryesisht vitin e kaluar.

    Ekspertët vlerësojnë se vrasjet brenda familjes vijnë si pasojë e kushteve të rënda sociale dhe ekonomike, por edhe nga mungesa e pranisë së shtetit në zonat e thella.


    Top channel

  8. #128
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Durrës, plagos fqinjin, arrestohet

    Një zënkë midis dy komshinjve rrezikoi t’i merrte jetën një 33-vjeçari në fshatin Fermë-Sukth, pranë Durrësit, mëngjesin e së dielës.

    A.Destani ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij duke pirë kafenë e mëngjesit, kur u qëllua me pushkë nga fqinj, Ardian Bregu, 32 vjeç.

    Plumbi e ka goditur Destanin në shpatull. Ai është shoqëruar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Forcat e rendit të Durrësit prangosën disa orë pas ngjarjes autorin e plagosjes, A.Destanin. Sipas informacioneve të para, ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri banal midis dy fqinjëve.


    Top channel

  9. #129
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasje në Vermosh


    Pasditen e së dielës, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Vukë, në zonën e Vermoshit.
    Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje por kjo është edne e pakonfirmuar zyrtarisht.

    Viktima quhet Gjovalin Vuçina dhe i plagosuri, Bardhok Grizha, 45-vjeç, janë fqinjë me njëri-tjetrin.

    Policia ka shkuar në vendgjarje për te zbardhur rrethanat e krimit.

    Top channel

  10. #130
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kafshet s'duhet lejuare qe te mbane arme .

Faqja 13 prej 50 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •