...ca jane keta kafshe me fytyre njerzish!?
ps. Marya, si rregull, pergjithesimet ne kete lloj shkalle jane te gabuara.
...ca jane keta kafshe me fytyre njerzish!?
ps. Marya, si rregull, pergjithesimet ne kete lloj shkalle jane te gabuara.
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mengjezit të sotën në lagjen Ndocaj, të qytetit të Shkodrës, në banesën e shtetasit Admir Tafili, përson ky që një vitë më parë qëlloi për vdekje në shenjë hakmarrje dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prelë Pjetrushit.
Eksplozivi ishte vëndosur në portën e jashtme të shtëpisë, duke shkaktuar vetem disa dëme materiale.
E zonja e shtëpisë Kimete Tafili, tregoi se për arsye sigure, në banesë nuk jetonte njeri dhe sa ajo qëndronte tek komshiu. Në një apel drejtuar autoriteteve, Kimetja kërkoi nga shteti zbardhjen e ngjarjes, pasi theksoi se nuk ishte hera e parë që e kërcënonin ose i vinin eksploziv tek dera.
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Burime konfidenciale pohuan se një nga disa pista hetimi që janë ngritur është ajo e hasmërinë mes familjes Tafilit dhe Pjetrushit.
Histroria e konfiktit mes familjeve Tafili dhe Pjetrushi nis më datën 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e shtetasit Bahri Tafili, kryefamiljarit të familes. Gjatë këtij operacioni, mbeti i vrarë drejtori i policisë së Shkodërs, Arben Zylyftari. Gjithashtu, gjatë operacionit u vra dhe i kërkuari Bahri Tafili. Pas operacionit, policia arrestoi djalin e madh, Genc Tafilin, nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim si bashkëautor më babain dhe sot ai ende vuan dënimin prej 25 vitesh burg.
Në lidhje me vrasjen e Bahri Tafilit dhe të drejtorit të policisë, Arben Zylyftari, familja Tafili akuzoi ish-shefin e krimeve, Prel Pjetrushi, si organizator të të gjithë ngjarjes.
Më pas, në vitin 2001, ndaj shefit të krimeve, Prel Pjetrushit kryhet një atentat, ku derdhet një breshëri plumbash në momentin që ai po futej në banesë. Pavarsisht se merr disa plumba në trup, shefi krimeve arrin të shpëtoje dhe pas shërmit largohet për në SHBA për arsye sigurie.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi pas shumë operacionve policore vëllain e vogel të familjes Tafili, shtetasin Admir Tafili dhe në vitin 2002, ai u dënua me 22 vite burg për atentatin në fjalë.
Sidoqoftë, në 2 tetor të vitit 2010, 35-vjeçari arritiset nga burgu, duke bërë një ikje spektakolare nga shtëpia e tij pasi kishte siguruar një një leje të posaçme nga burgu i Shën Kollit, për të takuar familjarët.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan të gjithë policët e togës së shoqërimit, mjeku i burgut dhe u pezulla nga detyra drejtori i burgut, por më 27 korrik të vitit 2011, për të 13 të akuzuarit u dha pafajsia.
Megjithse u bënë shumë kërkime nga policia, nuk u bë e mundur kapja e Admir Tafilit, i cili arriti të sfidojë policinë e Shkodrës dhe më 18 mars të vitit 2011, vetem 6 muaj pas arratisjes spektakolare, Admir Tafili qëllon për vdekje pas një prite pranë banesës së tyre dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve, shtetasit Tonin dhe Gjovalin Pjetrushi.
Kështu, Admir Tafili arrin qëllimin për të cilin ishte arratisur nga burgu duke vrarë në shenjë hakmarrje vëllezërit e ish-shefit të krimve ku ky i fundit akuzohej nga familja Tafili si autor i vrasjes së babait të tyre dhe të drejtorit të policis Arben Zylyftari.
Një muaj pasi kreu vrasjen e dyfishtë, Admir Tafili, arrin të prangoset në Tiranë nga forcat Renea dhe sot vuan dënimin në burgun e siguris së lart.
Top-channel
Një vjedhje me armë ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në një nga pikat e karburantit përgjate aksit rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se grabitja ka ndodhur në Lekaj të Kavajës.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur me automatik kanë përfituar nga nata dhe lëvizjet e reduktuara në rrugë dhe i janë drejtuar ambjentit ku qendronte punonjësi i pikës së karburantit.
Nën kërcënimin e armës e kanë detyruar të hapë kasafortën ku ndodhej një pjesë e vogël e xhiros ditore. Pasi kanë marrë një shumë prej afro 105 mijë lekësh të vjetra, dy grabitësit kanë shkrehur automatikun në ajër dhe janë larguar me një makinë që i priste disa metra më larg.
Agjentet e anti-krimit të Kavajës kanë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punojnë për zbardhjen e grabitjes dhe identitetin e autorëve të saj.
Top-channel
Numri i vrasjeve për vitin 2011 arriti në shifrën më të lartë në shtatë vitet e fundit, duke ardhur në progres të vazhdueshëm që nga viti 2006.
124 vrasje u regjistruan gjatë vitit të kaluar, nga të cilat 106 prej tyre ose 85% janë zbuluar tashmë.
”Janë realizuar 124 vrasje dhe janë zbuluar 106, çka shënon një rritje prej 3% e shkallës së zbulueshmërisë së policisë në krahasim me një vit më parë. Midis vrasjeve të zbuluara, 70 kanë qenë për motive të dobëta, 13 për arsye pasurore, 5 raste gjakmarrje, 5 raste hakmarrje dhe pjesë tjetër për arsye të tjera”, u shpreh Burgaj.
Por, për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria regjistroi një numër në ulje të aksidenteve me pasojë vdekjen. Statistikat e bera publike në analizën vjetore të policisë së shtetit tregojnë për 30 të vdekur më pak.
”Për vitin 2011, evidentohet rritja aksidentit me 312 raste më shumë, por njëkohësisht, rastet me pasojë vdekje janë reduktuar në 30 persona më parë në krahasim me 2010-n”.
Përsa i perket veprave të korrupsionit, sipas policise u evidentuan 59 raste me 134 zyrtare të proceduar penalisht, prej të cilëve 64 të arrestuar dhe 70 hetuar në gjendje te lirë.
Top-channell
Një 27-vjeçar nga qyteti i Beratit i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fostoksine, ndërkohë që sipas burimeve të para në lidhje me ngjarjen, dyshohet se shkak është bërë lënia e një sasie lekësh në lojrat e fatit.
Burime pranë repartit të urgjencës në spitalin e qytetit bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në gjendje kritike për jetën 27-vjeçari Dorian Soto, banor i lagjes “Dëshmorët e Kombit”, në këtë qytet.
27-vjeçari, sipas bluzave të bardha, kishte konsmuar një sasi të konsiderueshme fotoksine për t’i dhënë fund jetës. Ndonëse është trajtuar për rreth një orë nën terapi intensive 27-vjeçari, baba i një fëmije ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë u dërgua më pas në morgun e spitalit, ku nisën hetimet e rastit. Ndërkohë që sipas burimeve të policisë dyshohet se shkak për këtë vendim të marrë nga ana e 27-vjeçarit, është bërë gjendja e rënduar psikologjike, pasi pak orë më parë kishte lënë në lojrat e fatit një shumë prej pesë milion lekësh.
Top-channell
BREZA PA “BUSULL”...
2012-01-23Ndue Dedaj
Gazeta Shqip
BREZA PA “BUSULL”...
...Apo shoqëri tranzitore e inkriminuar?
E keni dëgjuar? Për një parkim makine vritet një njeri! Siç ndodhi kohët e fundit në Kamzë. Dhe nuk është e para herë që humbasin jetë njerëzish për gjëra kaq të vogla, ashtu siç besohet se ata që më së shumti nuk durojnë, nuk e marrin në sy rrezikun, janë të rinjtë. Ata që kanë dalë si kanë dalë nga bankat e shkollës apo ende janë aty. Në këto njëzet vjet është lindur e rritur brezi tipik i tranzicionit. Ne nuk mund të themi se si është ai, ama nëse do ta kuptosh sadopak se ku fillon problemi, shih së pari në shtëpinë e secilit dhe në shkollën e të gjithëve. Problematikën kritike të moshës delikate mund ta prekësh që në fillimet e adoleshencës. Shkolla nuk është më një vend i qetë ku mund të punosh pa travlim. Përkundrazi, shpesh oborret a korridoret e saj përshkohen nga sherret. Nxënësit, sigurisht jo në “kor”, shpesh tregohen të papërmbajtur, zhurmëmëdhenj, ndonjëherë edhe agresivë, brenda dhe jashtë mureve të shkollës. “Sjellje e padenjë në shoqëri”, do të ishte thënë dje. Mësuesit janë thuajse të vetmit që përballen me karshillëkun dhe teprimet e tyre. Edhe autori i “Kurbanit” përshkruan një rast të tillë në një nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, ku drejtoresha ishte detyruar të bërtiste me sa kishte në krye për të vendosur qetësinë dhe solemnitetin e rastit, pasi ishte dita e parë e shkollës dhe për më tepër kishte edhe të ftuar nga autoritetet shtetërore. Por kjo duket asgjë para asaj kur dhuna në shkolla ka përfunduar në krim. Para tre muajsh, pas një loje në pushimin e madh, humbi jetën një nxënës në njërën nga shkollat e mesme të Peshkopisë, pasi u godit fatalisht me thikë nga shoku i tij i klasës. Adoleshentë me armë të ftohta në brez, e nganjëherë jo vetëm “të ftohta”, shëtisin lirisht në mjediset publike. Për sigurinë e jetës në shkolla është folur deri në Parlamentin e Shqipërisë, por ndonjë masë për t’u lavdëruar nuk shihet. Pra, problemi është përtej se arsimor, pedagogjik, social, është dhe policor, juridik e politik. Në jo pak shkolla, sidomos në qytete, ka nga një grup shqetësues të mosbindurish që bën si i fortë, rreth të cilit vërtiten si kureshtarë dhe të tjerë. Nuk është se këta turbullojnë vetëm jetën e shkollës ku janë, por ndonjëherë lakmojnë dhe grupet e të fortëve. Një prokurore në Tiranë, gjatë një interviste televizive, u shpreh se fëmijët po përdoren nga rrjetet kriminale. Pra, sa më shumë të gërmosh, aq më e vështirë bëhet tabloja. Ndaj koha në të cilën rrojmë, në mënyrë të vazhdueshme, shtron pyetjen: Çfarë është adoleshenca e sotme? Kë po rrisim dhe si po edukojmë? Si duhet të sillemi me të? A i njohim problemet e saj dhe a jemi të aftë t’i trajtojmë ato? Më saktë, a i prekim me dorë dukuritë, në “konkretësinë” e tyre të përditshme dhe a mundemi të ndikojmë në kurimin e atyre që quhen si sëmundje të moshës së adoleshencës? Por a kemi një përgjigje të kualifikuar për këtë? Duket se jo dhe aq. Edhe pse flitet për ditë, edhe pse kemi strategji për fëmijët e të rinjtë, edhe pse kemi dhe një ministri që e ka rininë në emërtesën e vet, krahas turizmit, kulturës dhe sporteve. Për t’u ndalur te kjo e fundit, personalisht nuk kam dëgjuar për ndonjë politikë që ky dikaster ndjek për rininë në këtë mandat qeverisës, por dhe më parë. Dikush duhet ta dijë e ta thotë shtetërisht, dhe jo vetëm ta thotë, se cila është përbërja e sotme e rinisë shqiptare: sa janë nxënës e studentë, sa janë në punë, sa janë në emigracion, sa nuk kanë ku të punojnë, sa janë në burgje dhe për cilat krime, sa janë “parazitë”, se vetëm kështu mund të ndërmerren hapa konkretë për përmirësimin e jetës të kësaj moshe. Ky mbase do të ishte dhe censusi më i domosdoshëm sot.
Ka ardhur një kohë e “begatë” plot laryshi për filozofët, sociologët dhe psikologët. Gjyshërit kanë zënë tavolinat dhe po shkruajnë kujtimet e jetës së tyre, si kurrë më parë, shumë prej tyre me dëshirën për të qenë nga pak disidentë në regjimin e kaluar. Prindërit, në kërkim të vetvetes në sfera të ndryshme të jetës, përgjithësisht jashtë zanatit të tyre (në politikë, biznes, apo dhe ca dhe nga ato punët e paligjshme). Kurse, për pasardhësit e tyre, ajo që u dhurohet rëndom nga prindërit është morali(zimi) tipik: “Bëhuni, se për vete e keni”. Brezi i ri, që i bie të jetë i treti, gjendet në qejf... Kjo është diagrama e shoqërisë së sotme. Të gjithë të pakënaqur nga vetja dhe nga njëri-tjetri. Nga breznitë e “kryqëzuara”. Dhe askush që të thotë se si duhej të ishte ndryshe. Askush nuk bën analizë se pse këta të rinj i kemi kështu, të çrregullt? Pa i hyrë shpjegimit për gjërat e tjera thelbësore, a e vret ndokush mendjen se këta të rinj kanë lëvizur nëpër një shoqëri përherë “tranzite”, pra jo vetëm në këto njëzet vitet e tranzicionit (që ka gjasë të bëhen tridhjetë!), por dhe më përpara, kur me rininë është eksperimentuar duke e kaluar nga njëra iniciativë revolucionare në tjetrën, nga njëri aksion ideologjik në tjetrin, por duke e lënë atë pa një themel të vetin. “Si është rinia sot, është atdheu nesër” ishte njëra nga parullat më të zëshme të Partisë së Punës. Por a nuk mund të thuhet sërish e njëjta gjë, paçka se jo më në formë propaganda, se ashtu siç e formojmë dhe edukojmë rininë sot, do të kemi shqiptarin e nesërm? Pra, nëse kemi fëmijë dhe të rinj që marrin drogë, që nuk shkojnë në shkollë, që janë të dhënë vetëm pas qejfit dhe teprive, të budallallepsur pas rrjeteve sociale, kjo do të jetë “gjeografia” dhe harta social-kulturore e së nesërmes, një përqindje analfabete, një përqindje e “droguar”, një përqindje tjetër dembele dhe e paorientuar drejt punës dhe tregut. Nuk është se bëjmë ndonjë zbulim me këtë që po themi, gjithsekush e di këtë verdikt, që nuk qëndron vetëm për ne, por dhe për të tjerët, thënë aq shqip dhe aq thjeshtë: “çfarë të mbjellësh, do të korrësh”. Janë ca gjera që nuk ndryshojnë me përsosjen e teknologjisë, infrastrukturës, modernitetit, globalizimit. Nuk mplaken disa vlera apo virtyte, ani se avionët fluturojnë më shpejt dhe kësisoj linjat e largëta janë bërë më të shkurtra, interneti ka pushtuar çdo cep e qelizë të planetit, folklori ndihet pak e më pak. Bie fjala, prapë edukimi mbetet edukim (shkollim, formim), karriera mbetet karrierë, modelet e progresit mbeten mësim për të tjerët, asgjë nuk bëhet me magji, me të lutura apo me klikime të pafundme në botën virtuale, rrjetet sociale. Duke diskutuar me specialistë të edukimit dhe arsimtarë për gjendjen e sotme të shkollimit, ata tërheqin vëmendjen te një kategori elitë në shkollë, nëse mund të quhet kështu, nxënës më të vërtetë lider në mësime, mbase pak, por ama janë, edhe nga gjimnazet e rretheve më në periferi dalin vazhdimisht të tillë, por e dinë ata se si e përballojnë rëndomësinë e një pjese tjetër, me të cilët janë të shtrënguar të jenë në një shkollë, klasë, mjedis social-kulturor. Nxënës që bëjnë diferencën ka pasur historikisht, prandaj dhe janë konkurset, olimpiadat e kanë qenë dukur dhe të ashtuquajturat “medalje të arit”. Por në analizën tonë fokusi rrotullohet rreth asaj kategorie që është në antipod jo vetëm me elitën e shkollës, por me gjithë komunitetin e përfshirë në procesin e dijes, ku thënë në mënyrë të figurshme mesatarët janë të shumtit në shkollat publike, dhe atyre u shkakton aq shumë mundim pikërisht ajo pjesa e adoleshentëve që ka marrëdhënie formale dhe problematike me shkollën. Pedagogjistët e moralistët e traditës do të mjaftoheshin me shprehjen “një dru i shtrembër prish krejt barrën”, por duket se problemi është shumë më serioz, nuk flitet më thjesht për ca teprime, por për mbërritjen deri te krimi në radhët e adoleshentëve. Një nxënës 13-15-vjeçar që sot nuk i bindet mësuesit të tij, drejtuesit të shkollës, nesër nuk do t’i bindet ligjit, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk do t’i bindet shtetit, shoqërisë, të cilën do ta lëndojë e tronditë në mënyrë të vazhdueshme me aktet dhe qëndrimet e tij. Fundja nëse gjërat nuk i shohim me këtë sy, na rrofshin fjalimet e bukura mikluese qeveritare për rininë, fëmijët, apo strategjitë që i qepim hollë me perin e organizmave të specializuara ndërkombëtare, por shpesh pa frytshmërinë e duhur. Mjaft prej këtyre dokumenteve nuk e përmbajnë krimin në radhët e adoleshentëve, nuk e parashikojnë një rast si ai i shkollës së Peshkopisë. E çfarë do të thotë kjo? Që rastet sporadike nuk përbëjnë dukuri? Kurse sipas nesh, raste të tilla i përmbysin strategjitë me fraza të rrumbullakosura dhe kërkojnë një tjetër qasje, nisur bash nga këto anomali sociale. Strategjitë për fëmijë e të rinj lipset të jenë, jo vetëm se si duhet të jenë parametrat e edukimit dhe të sjelljes, por më parë si ato janë në realitetin tranzitor shqiptar.
Nje pjese e madhe e shqipetareve nuk eshte dashur fare te lindin femije,sepse nuk jane te afte ti edukojne femijet e tyre . Se pari femiju duhet te edukohet mbrenda pragut te shtepise, dhe mandej te nxirret jashte ne shoqeri.
Elbasan, sherr për pronën, dy të plagosur, 4 të shoqëruar
Një sherr kolektiv për pronën në një fshat të Elbasanit ka përfunduar me plagosjen rëndë të dy personave dhe ndjekjen penale të katër të tjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosovë të komunës Fierzë. Policia e Elbasanit ka filluar procedimin penal ndaj vëllezërve Çlirim Pepa, 31 vjeç, Olsi Pepa 29 vjeç, Reart Pepa 26 vjeç dhe Florian Pepa 24 vjeç, kushëri i tyre, pasi për qëllime pronësie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda në trup Lorenco Pires, 36 vjeç dhe Artan Shtylla, 34 vjeç me banim në të njëjtin fshat. Si pasojë e plagëve të rënda të marrë në pjesë të ndryshme të trupit këta shtetas ndodhen në spital.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe grupi hetimor dhe rezulton se sherri ka ndodhur për një rrip toke. Konfliktet për pronësinë vazhdojnë të jenë ende të shpeshta në Elbasan
tv klan
Krijoni Kontakt