Close
Faqja 5 prej 50 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 499
  1. #41
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Aksident në qendër të Tiranës


    Një aksident me një të plagosur ndodhi pasditen e së enjtes në bulevardin “Zhan D’Ark”, në Tiranë.

    Burimet spitalore informojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas policisë, dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri- tjetrin pas ndërprerjes që u është bërë në trajektoren e qarkullimit nga një motoçikletë që ka hyrë mes të dy automjeteve.

    Për pasojë, automjeti “Benz” me targat zyrtare “TR 0278 Z”, që sipas policisë rrugore të kryeqytetit i përket kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, ka goditur automjetin tjetër me targë “TR 4525 S”.

    Si rrjedhojë e aksidentit, mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletësh.

    Ky lajm ska lidhje me temen pasi eshte nje aksident dhe jo krim!!!

  2. #42
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Policia në qytetin e Krujës arrestoi një 41-vjecar i cili një natë më parë qëlloi për vdekje një grabitës.

    Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkut bënë me dije se ngjarja ka ndodhur natën e kaluar, në afërsi të banesës së Kujtim Lamës, 41 vjec, që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri mbi 38-vjecarin Shpëtim Shehu.

    Burimet thanë se Sheshu ishte duke vjedhur kabllin elektrik të banesës së 41-vjecarit. I plagosur rëndë, Shehu është shoqëruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë paraditen e së premtes.
    Policia njoftoi se Lama do të akuzohet për “plagosje të rëndë me pasojë vdekjen” dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa do të vazhdojnë hetimet për vjedhjen e kabllit elektrik.

    Është verifikuar se as autori dhe as viktima nuk janë persona me precedentë penalë të mëparshëm.

    Top channel

  3. #43
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Profesorë dhe studentë në një protestë paqësore të zhvilluar para Fakultetit të Filologjisë kanë dënuar jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj profesor Nonda Varfi, por kanë kërkuar dënimin ligjor të individit që ka ndërmarrë këtë veprim.

    Pak dite me pare profesor Varfi u godit rende ne ambientet e Fakultetit te Gjuheve te Huaja nga nje ish-student dhe nje person tjeter, duke i shkaktuar demtime ne krahe.

    Aktualisht gjendja shendetesore e profesorit eshte e stabilizuar. Ky akt brutal eshte denuar rende nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule.

    Profesor Nonda Varfi u godit rëndë fizikisht ditën e hënë, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga një ish-student.

    Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka kërkuar jo vetëm zbardhjen e situatës nga forcat e rendit, por edhe mospërsëritjen e situatave të tilla në ambjentet akademike.

    “Më rezulton që studenti, që ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër është skualifikuar me kriteret që ka shpallur fakulteti. Në katin e dytë, nga personi që shoqëronte këtë student, është goditur dhe është plagosur profesor Nonda Varfi dhe ka thyer krahun. Do t’i kërkoja me rreptësinë më të madhe, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dhunohen pedagogët, aq më shumë në ambjentet e punës së tyre”, tha Kule.

    Top channel

  4. #44
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne nje vende ku nuk funkcionon ligji , ne ate vende eshte mekate te jetojne njeresit e sinqerte .

    Rrofshin Budallakite e shqipetareve .

  5. #45
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Ky lajm ska lidhje me temen pasi eshte nje aksident dhe jo krim!!!

    Rrofshin Mushkat dhe Gomaret ,se nje numer i madhe i shqipetareve nuk jane per ti ngrahe makines .

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Një grup të rinjsh në gjendje të dehur, kanë goditur me sende të forta një efektiv policie në Gjirokastër.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në fshatin Kërcullë, ku të rinjtë në gjendje të dehur kane nisur nje konflikt me njeri tjetrin konflikt, i cili ka degjenuar ne arme dhe per pasoje njeri prej tyre Olson Cama eshte plagosur ne kembe.

    Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise, te cilet kane nderhyre per te qetesuar situaten, por njeri prej te rinjve ka qelluar drejt policise duke plagosur rende nje efektiv policise. Ky i fundit është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Mësohet se ai është jashtë rrezikut jetën, ndërsa grupi i te rinjve eshte ndalur nga policia.
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  7. #47
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Një grup të rinjsh në gjendje të dehur, kanë goditur me sende të forta një efektiv policie në Gjirokastër.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në fshatin Kërcullë, ku të rinjtë në gjendje të dehur kane nisur nje konflikt me njeri tjetrin konflikt, i cili ka degjenuar ne arme dhe per pasoje njeri prej tyre Olson Cama eshte plagosur ne kembe.

    Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise, te cilet kane nderhyre per te qetesuar situaten, por njeri prej te rinjve ka qelluar drejt policise duke plagosur rende nje efektiv policise. Ky i fundit është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Mësohet se ai është jashtë rrezikut jetën, ndërsa grupi i te rinjve eshte ndalur nga policia.
    C'fare shteti !!C'fare policie !! Ku ka ne vendet evropiane te gjuajshe ne policine me arme zjarri .

    Shqipetareve duhet te ju merren armet dhe te ju japesh vetem nje cope buke dhe llopaten qe te punojne ka 12 ore pa nderprerje (pa pushim)
    Nuk edukohen keta njeres !!

  8. #48
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Një grup të rinjsh në gjendje të dehur, kanë goditur me sende të forta një efektiv policie në Gjirokastër.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një lokal në fshatin Kërcullë, ku të rinjtë në gjendje të dehur kane nisur nje konflikt me njeri tjetrin konflikt, i cili ka degjenuar ne arme dhe per pasoje njeri prej tyre Olson Cama eshte plagosur ne kembe.

    Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise, te cilet kane nderhyre per te qetesuar situaten, por njeri prej te rinjve ka qelluar drejt policise duke plagosur rende nje efektiv policise. Ky i fundit është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe në trup. Mësohet se ai është jashtë rrezikut jetën, ndërsa grupi i te rinjve eshte ndalur nga policia.
    Te rinj thuhet por nuk jepet mosha.Jane dehur dhe kane qelluar me arme,plagosur me arme nje polic.A ka ligj ne Shqiperi per pijet alkolike qe ndalon moshat nen 21 vjec te pijne alkol?Nqs ka ligj dhe ato cunat jane nen 21 atehere pergjegjsi ka banakieri/kamarieri i lokalit qe u ka servirur alkol ketyre dhe banakier/kamarier
    duhet te shkojne ne burg.Alkoli per mosha te reja kur nuk duket qarte ekzakt sa
    vjec jane,kerkon qe banakieri/kamarieri apo shitesi tu kerkoje te rinjve te tregojne pashaportat per ditelindjet/moshat.Nqs jane mbi 21 ok,nqs jane nen 21 tu refuzohet ti serviret alkol.Nqs keto te rinjte kane qene mbi 21 do e marrin ate qe meritojne ne gjyq.Nqs jane nen 21,ligjerisht nuk kane faj,fajin e ka banakieri dhe kamarieri qe u ka dhene alkol,edhe qellimi me arme mund te justifikohet pasi kane qene te dehur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Te rinj thuhet por nuk jepet mosha.Jane dehur dhe kane qelluar me arme,plagosur me arme nje polic.A ka ligj ne Shqiperi per pijet alkolike qe ndalon moshat nen 21 vjec te pijne alkol?Nqs ka ligj dhe ato cunat jane nen 21 atehere pergjegjsi ka banakieri/kamarieri i lokalit qe u ka servirur alkol ketyre dhe banakier/kamarier
    duhet te shkojne ne burg.Alkoli per mosha te reja kur nuk duket qarte ekzakt sa
    vjec jane,kerkon qe banakieri/kamarieri apo shitesi tu kerkoje te rinjve te tregojne pashaportat per ditelindjet/moshat.Nqs jane mbi 21 ok,nqs jane nen 21 tu refuzohet ti serviret alkol.Nqs keto te rinjte kane qene mbi 21 do e marrin ate qe meritojne ne gjyq.Nqs jane nen 21,ligjerisht nuk kane faj,fajin e ka banakieri dhe kamarieri qe u ka dhene alkol,edhe qellimi me arme mund te justifikohet pasi kane qene te dehur.
    Ti ore mik gjithmon ja fut kodra pas bregut
    Ti nuk e justifikon dhenien e alkolit nga lokali, por e shef shume normale qe te rinjte te mbajne arme pa leje , te qellojne me to duke terorizuar njerezit e madje te shtijne edhe mbi nje polic.
    lol s`je ne rregull ti
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #50
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Mbajtja e armeve nga te rinjte eshte e paligjshme,eshte obvious,
    Duhet te bej koment per armet e paligjshme????
    Me habitin keto lloj pergjigjesh.Themeli i komplet trazirave ka qene
    pija alkolike.Eshte qelluar me arme pasi ato kane pire dhe dehur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-02-2012 më 23:33
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 5 prej 50 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •