ju me te vertet mendoni qe mos te ishte sala,njerzit nuk do vriteshin Ha Ha Ha
njerez pa din e iman (me shumice),tuj ba te fortin e tuj shit pordh (me shumice)...vetem dajaku e biruca e koqa e plumbit e litari e ban zap !
Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 25-09-2012 më 06:31
Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
Patjeter qe ju kerkojne llogari
psh, I thote Eprori podhicit ,Sa lek ke bo sot dhe ku e ke pjesen time
Ndersa Drejtori i thote Shefit, o miku i filanit, e ke pas pagu kontraten per me u bo polic per 2 vjet, mujin qe vjen te skadon kontrata . A ke bo men me e shty kontraten apo don me te zevendesu
p.s
POKO a ke hor grosh mrom vlla ?![]()
Revolution 1848
kur shikon keto lajme qe ndodhin ne atdheun tone e krason me sirin por ata te pakten luftojn per Liri kurse te Tanet vriten si kafshet pa kuptim
p/s po i thoja pardie nuses qe per vit te ri te vemi ne tiran kete vit
me ktheu pergjigjen o zemer atije te vrasin ,te marrin femijet etc etc
thash me vete epo te kesh shpi bussines edhe te kesh frik te vesh ne vendin tend e te vin ndonje
kamikaz me makin,apo ndonje i fort se e parakalove,apo ndonje gjiton
Shtet Hesapi Kanidat per ne europen e bashkuar
ne sjemi as per ne m.....t
Partizoni
http://top-channel.tv/artikull.php?id=242898
eurostar a jane te stervitun noj fije keto policet a si a puna
godet grun para tyne godet dhe kameramanin
zot na ruj hajn buken kot njerezit
ketu ku jam une nje levizje te vogel po bane te neutralizojne direkt se di si mundet nje individ me i ra dy personave grus dhe kameramanit brenda pak sekondash ne prani te forcave policore
JO SEKS PARA MARTESE
Janë zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi Blinishtin e Lezhës dje. Kjo është e treta ngjarje e rëndë në këtë komunë brenda pak ditësh.
Mësohet se Gjin Marku ka qëlluar për vdekje vëllain e tij, Pjetër Marku, pasi ky i fundit kishte futur bagëtitë për t’i kullotur në tokën e tij.
Gjin Marku, që kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia, është nxehur kur ka parë bagëtitë e vëllait në tokën e tij.
Të dy kanë debatuar ashpër dhe më pas Gjin Marku është futur në banesën e tij dhe ka dalë me një armë automatike në dorë.
Marku ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke i shkaktuar plagë të rënda. Edhe pse është dërguar në Spitalin Ushtarak, 49 vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Policia ka arritur të arrestojë 47 vjeçarin Gjin Marku, që ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin në gjaknxehtësi e sipër.
Mësohet se të dy vëllezërit kishin pasur edhe më përpara përplasje për çështjen e pronës.
Tiranë, sherr me armë mes të rinjve
28/09/2012
Të shtëna me armë janë verifikuar në orët e fundit tek zona e Porcelanit, në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një sherri verbal mes disa të rinjve që ka degraduar në armë.
Sipas burimeve, dy nga të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Bledi Haka dhe Shaqir Shtishi. Forcat e policisë po hetojnë rreth krimit.
Top-chanell
Lezhë, vret vëllanë për delet
28/09/2012
Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik të Lezhës dhe pikërisht në zonën e Zadrimës. Në fshatin Piraj vëllai ka gjuajtur më armë zjarri vëllanë.
Bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gjin Marku 47 vjeç i cili per shkak se ne kulloten e tij i kane hyre bagetite qe ishin prone e te vellait me te madh, ka gjuajtur me armë zjarri vëllain e tij 49-vjeçarin Pjeter Marku.
Fillimisht u dha informacioni se i plagosuri ishte jashtë rrezikut per jeten por mesa duket me pas ka pasur komplikacione qe kane çuar ne humbjen e jetes te 49-vjeçari Pjeter Marku. Policia arrestoi autorin.
Ngjarja ne Lezhe vjen vetem disa dite pasi shtetasi Kastriot Zhuba, qelloi dhe vrau me kallashnikov nje familje te tere vetem pas nje debate per makinen. Ai eshte ne kerkim nga policia e cila ka vendosur 1 milione leke shperblim, ndersa vrasesi eshte i pari qe Kisha Katolike e shkisheroi.
Top-chanell
Krijoni Kontakt