Close
Faqja 44 prej 50 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 499
  1. #431
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    keta njerz e kjo pjell e poshter e ka hak internimin per tan jeten

    Lulëzon biznesi i qymyrit;

    http://www.dailymotion.com/video/xt8...ews-lajme_news

    e tmerrshme se cka ndodhe me ate popull viktim,mjer ajo toke qe i mban siper saj

    http://www.dailymotion.com/video/xt8...om=embediframe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ana_E_Malit : 03-09-2012 më 17:18
    Miku

  2. #432
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ana_E_Malit : 03-09-2012 më 16:34
    Miku

  3. #433
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Ca behet keshtu, po dole do te vrasin, ose do te shtypin, ose do te rrahin, ose do te shajne...
    MOS DILNI NGA SHTEPIA !!!!
    absurdistan

  4. #434
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Itali : dyshonte se e tradhetonte, emigranti shqiptar vret bashkeshorten



    Një emigrant shqiptar ka therur me thikë bashkëshorten pas dyshimeve se kjo e fundi e tradhëtonte. 40-vjeçari Arben Hoxha ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Hoxha 32 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga mediat Italiane. Sipas tyre Arben Hoxha, murator rezident në Fano, prej kohësh ishte i bindur se e shoqja e tradhtonte dhe për shkak të këtyre dyshimeve çifti grindej çdo ditë. Pas zënkës së fundit, 40-vjeçari hyri në dhomën e gjumit dhe vrau me thikën e kuzhinës gruan e tij 32-vjeçare. Çifti kishte edhe dy vajza të mitura 12 dhe 14 vjeç. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite, rreth orës 14:30 në një apartament të lagjes Flaminio të Fanos, ku çifti jetonte bashkë me dy vajzat, që nuk ndodheshin në shtëpi në atë çast. Pas vrasjes 40-vjeçari shqiptar është vetëdorëzuar në polici dhe ka rrëfyer krimin. Sipas policisë gruaja 32-vjeçare nuk ka mundur të marë asnjë lloj ndihme mjekësore pasi kur policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje ato ishte tashmë e vdekur.

    mapo

  5. #435
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gruaja me kokainë në mbathje, 6 herë në Itali brenda një muaji












    Kronikee Enjte, Shtator 6th, 2012


    Gjykata e Krimeve të Rënda

    Tirane – Prokuroria për Krime të Rënda apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila liroi nga paraburgimi dhe la në “arrest shtëpie” shtetasen Lizheta Zharra, 59-vjeçe, e arrestuar me 710 gramë kokainë në mbathje në Portin e Vlorës. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” në seancë, dhe nuk ka qenë dakord me masën “arrest shtëpie”, që u vendos nga trupi gjykues. Me anë të një kërkese drejtuar Apelit, Prokuroria e Shkallës së Parë ka theksuar se masa e përshtatshme për 59-vjeçaren është arresti me burg për shkak të rrezikshmërisë së veprës penale që ajo ka kryer. Prokuroria shpjegon në arsyetimin e saj se 59-vjeçarja Lizheta Zharra ra në pranga në zonën kufitare në Portin e Vlorës, në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 710 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në veshjet intime të saj. Si rrethanë rënduese, Prokuroria përmend faktin se nga verifikimi në sistemin TIMS, ka dalë se gruaja e arrestuar ka pasur gjatë muajve të fundit fluks lëvizjesh nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe anasjellas. Kështu, nga këqyrja e regjistrit të hyrje-daljeve, mësohet se vetëm gjatë muajit të fundit, shtetasja Lizheta Zharra ka kryer 6 udhëtime nga Shqipëria në Itali. Shumica e udhëtimeve janë kryer me traget, ndërsa nga të dhënat e marra mësohet se gruas nuk i është nxjerrë problem në asnjë nga këto raste, derisa më 29 gusht gjatë kontrollit rutinë u zbulua sasia e drogës në mbathjet e 59-vjeçares. Ajo u arrestua në Portin e Vlorës dhe pas kontrollit iu gjet lënda narkotike e fshehur në pjesët intime të trupit. Policia lokale menjëherë i kaloi aktet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke qenë se vepra penale e kryer ishte trafik ndërkombëtar droge, mbetur në tentativë. Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet dhe kërkoi në Gjykatë masën e sigurisë arrest me burg, por trupi gjykues i krimeve të rënda, vendosi javën e kaluar masën arrest shtëpie, duke e liruar të dyshuarën nga paraburgimi, pasi ajo paraqiti disa raporte mjekësore me pretendimin se vuante nga sëmundje të ndryshme.

  6. #436
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    M'vjen shume keq per kete gruan qe paskan kapur. Kush e di si do e kete pasur hallin e shkreta. Por, siç thone te vjetrit, tafmoja modhe te le pa gjo !!!


    Gjynof ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #437
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Denimi i fundit me vdekje ne Shqiperi ( Fier 1992 )

    Vetem litari mund t'a kuroje krimin. Sikur te ishte e mundur do te lobonim fuqimisht ne Europe per ta kthyer "litarin" nja dy vjet ne Shqiperi, qe krimi t'a ngulise ne memorjen e tij mire, cdo te thote e drejta e njerezve per te jetuar. Sepse, tek drejtesia ka jete, per ata qe mendojne!

    Emri:  Denimi me vdekje.jpg

Shikime: 1451

Madhësia:  66.4 KB
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #438
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Vetem litari mund t'a kuroje krimin. Sikur te ishte e mundur do te lobonim fuqimisht ne Europe per ta kthyer "litarin" nja dy vjet ne Shqiperi, qe krimi t'a ngulise ne memorjen e tij mire, cdo te thote e drejta e njerezve per te jetuar. Sepse, tek drejtesia ka jete, per ata qe mendojne!

    Emri:  Denimi me vdekje.jpg

Shikime: 1451

Madhësia:  66.4 KB
    te them te drejten une personalisht jam ne dileme per sa i perket denimit me vdekje, por eshte e vertetuar qe denimi me vdekje nuk ule kriminalitetin...

    e vetmja arsye pse mund te isha ne favor eshte, se me duket e kote te mbahet me buke (para te taksapaguesve) ne burg nje person qe ka vrare e prere njerez, nderkohe qe ndoshta nje tjeter eshte i ndershem dhe nuk ka buk per te ngrene...

    por zvoglimi i krimit nuk eshte arsye.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #439
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kontroll proçesit që la të lirë vrasësin



    Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës të premten kanë zbarkuar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për të ndjekur rregullsinë e proçesit gjyqësor dhe të arsyetimit të vendimit të dhënë nga trupi gjykues që la të lirë Ilir Xhakjan, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje.

    Në vendimin e treshes së gjyqtarëve Tabaku, Gjura dhe Hysi, shtetasi Ilir Xhakja është shpallur i pafajshëm për veprën penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, duke arsyetuar se nuk provohet që i pandehuri ta ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.

    Po kjo trupë, e kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku, vendosi pushimin e çështjes penale përsa i përket akuzës së mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve, duke çuar në lirimin në sallën e gjyqit të shtetasit Xhakja, i cili mbrëmjen e së enjtes kreu vrasjen e radhës.

    Përveç Ministrisë së Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si organ i pavarur nga pushteti ekzekutiv, ka nisur verifikimet për veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga Gjykata e Lartë dhe ajo e rrethit gjyqësor Durrës në ngarkim të personit të akuzuar si autor i vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut.

    Gjykata bllokoi edhe apelimin

    Pas vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj, i dyshuari kryesor i të cilës është Ilir Xhakja, dalin ne drite fakte të tjera tronditëse. Vendimi qe i dha atij pafajesine ne Shkallen e Pare te Gjykates Durres, nga gjykatesi Neritan Tabaku, ende nuk eshte zbardhur, edhe pse eshte marre qe prej me shume se nje vit e shtate muaj ndonese kane kaluar te gjitha afatet e arsyeshme ligjore.

    Per pasoje shqyrtimi i kesaj çështjeje ende nuk ka nisur ne Gjykaten e Apelit, per shkak te mos disponimit te vendimit te zbardhur, nderkohe qe Top Channel ka siguruar ne rruge jo zyrtare ankimin e prokurorit ne apel si dhe kerkesen e Prokurorise gjate gjykimit te Ilir Xhakjes per te cilin kerkohej 25 vjet burg per akuzen e vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe armembjatjes pa leje.

    Fakti i moszbardhjes se vendimit qe nga shkurti 2011 konfirmohet zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Pergjithshme. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel per te saktesuar keto te dhena, keshilltari per mediat Plator Nesturi deklaroi se se fundmi çështja ndaj Ilir Xhakjes eshte gjykuar nga Gjykata e Durresit dhe prokurori ka kerkuar 25 vjet burgim.

    Pas vendimi te gjykates per pafajesine e t'i shtoi zoti Nesturi, Prokuroria e Durresit ka bere ankim per kete vendim ne daten 18 shkurt 2011 dhe ne jemi ende ne pritje te veprimeve qe do kryeje Gjykata e Apelit. Per dijeni sqaron keshilltari Nesturi, ankimi eshte bere pa patur nje vendim te zbardhur per çeshtje te afateve, megjithese vendimi nuk ishte zbardhur.

    Kete vendim ende nuk e disponojme mbylli shpjegimin e tij per Top Channel, keshilltari i Prokurorise se Përgjithshme. Ilir Xhakja sipas dokumentave qe Top Channel disponon eshte shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rende dhe eshte denuar me 21 vjet burg per vrasjen e shtetasit Qerim Maloku.

    Ky vendim ishte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe eshte prishur ne vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me argumentimin se kjo akuze qe i atribuohet te pandehurit sipas ligjeve ne fuqi nuk eshte ne kompetence te Krimeve te Renda, por e Gjykates se Rrethit.

    Pasi ceshtja eshte rishqyrtuar ne shkallen e pare ne Durres nga gjykatesi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjere duke lene vetem ate te armembajtjes pa leje dhe e ka denuar me kohen e paraburgimit e duke urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu.



    Top-chanell

  10. #440
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Arrestohet autori i vrasjes së 24-vjeçares
    14/09/2012



    Pas identifikimit të 24-vjeçares Fatjona Sula, e cila u gjet e masakruar nën një urë në zonën e Qafë Thanës, polica ka arrestuar edhe autorin e vrasjes së saj.

    Polica e Korçës ka prangosur 27-vjeçarin Çelnik Meleqi, nga Rajca e Librazhdit si autor i masakrimit me gurë të nënës së dy fëmijëve me origjinë nga fshati Ostren i Peshkopisë dhe banuese në Përrenjas.

    27-vjeçari mësohet se e ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie, pasi viktima dhe vrasësi mendohet të kenë pasur një lidhje intime.

    24-vjeçarja Fatjona Sula u gjet e masakruar, teksa ishte goditur me gurë në kokë dhe në pjesën e fytyrës, poshtë një ure.

    Policia ka gjetur pranë skenës së krimit edhe rrobat e viktimës, një palë kominoshe. Në trup ajo ka pasur 4 tatuazhe. Në krahun e majtë ka një tatuazh në formë ylli me dy inicialet D.O, në parakrah një tatuazh me shkronja kineze, dhe dy flutura në shpatullë dhe në ije.

    Burime të policisë thanë se trupi i viktimës është gjetur nga një bari ndërkohë që nuk është i dekomopozuar. 3 raste të denoncuara të femrave të zhdukura në qarkun e Korcës janë verifikuar dhe nuk përputhen nga mosha, ndërsa këto përshkrime jepen për të mundësuar identifikimin e viktimës nga ata që mund ta kenë njohur.


    Jeta e vështirë e viktimës

    Fatjona Sula, 24-vjeçarja e cila u gjet e masakruar në Qafë-Thanë, prej më shumë se dy vjetësh punonte në një lokal të Përrenjasit. Ajo kishte tre vjet që ishte divorcuar nga bashkëshorti, Safet Fatja, i cili tashmë ka nisur një jetë të re në Kosovë. Gjatë martesës, Fatjona ka jetuar në Xhyrë të Librazhdit, ku pati dy fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 3 vjeç. Shkaku i divorcit të çiftit, ka qenë xhelozia, pasi Fatja pretendonte se e ka kapur në flagrancë me një tjetër. Ish-bashkëshorti, nuk ka i ka takuar më fëmijët e tij, duke shkëputur çdo kontakt me vogëlushët e pafajshëm. Nuk ka pranuar që t’i takojë dhe nuk u ka dërguar asnjëherë para. Shumë shpejt, ai u martua në Kosovë, ku edhe jeton aktualisht. Madje nga ky kurorëzim ka një fëmijë tjetër. Ndërsa pas ndarjes, Fatjona nisi një jetë të re, duke u rikthyer te prindërit në Orenjë, Komunën më të thellë dhe të largët të Librazhdit.

    Fëmijët te prindërit

    Gjendja ekonomike e prindërve të saj, ishte mjaft e rënduar dhe babai i viktimës ishte shurdh-memec dhe i paaftë për punë. Për këtë anomali, ai merrte në komunë një pension invaliditeti, por nuk hynte në punë për asgjë, në një familje me gjashtë anëtarë. Me dy fëmijë për të ushqyer dhe pa asnjë të ardhur financiare, 24-vjeçarja migron drejt Përrenjasit, duke punuar si kameriere në një prej lokaleve të zonës. Por as kjo punë, nuk u siguronte të ardhura të mjaftueshme, për të mbajtur me bukë dy fëmijët, prindërit dhe motrën. Kështu që Sula nis të fitojë para, duke shitur trupin e saj. Madje aktivitetin ilegal të prostitucionit e kishte shtrirë deri në Maqedoni. Sipas të afërmeve të viktimës, ajo kishte marrëdhënie të mira me të gjithë familjarët. Në Orenjë shkonte shpesh për të takuar fëmijët, duke u dërguar edhe para për t’u ushqyer.

    Dëshmitë e familjarëve

    “Ne asnjëherë nuk e dinim se ku ndodhej Fatjona. Ajo nuk na linte asnjë adresë. Kur vinte për të na takuar, ishte shumë e qeshur, tip që bënte shumë shaka dhe e afërt me të gjithë. Për të fjetur rrinte te lokali që edhe punonte. Për ditë të tëra, ne nuk merrnim asnjë informacion prej saj dhe nuk na bënte përshtypje, zhdukja e gjurmëve të Fatjonës. Në Maqedoni kishte shumë kontakte dhe shkonte shpesh. Mbaj mend që para disa kohësh, ajo ka sjellë një maqedonas në Xhyrë, për të dërguar kunatin e saj, (burrin e motrës) në spital se është i paralizuar”, citon një i afërm i Fatjona Sulës. Familjarët lajmin e hidhur e kanë marrë vesh me anë të mediave dhe e kanë njohur vajzën e tyre në morgun e Korçës, në sajë të disa tatuazheve që kishte në trup, pasi fytyra ishte krejtësisht e masakruar. Burime jozyrtare bëjnë me dije se të tri motrat Sula, kanë pasur përplasje me disa meshkuj. Mësohet se ato i kanë denoncuar në polici për përdhunim. Kjo gjë nuk konfirmohet nga Policia e Elbasanit, duke thënë se me çështjen po merret ajo e Korçës dhe ne nuk kemi pse të japim informacione të tilla.


    Top-chanell

Faqja 44 prej 50 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •