Close
Faqja 37 prej 50 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 499
  1. #361
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    cfare jane keto monstra kshu? mire qe ja vodhen po pse e vrane??

    para nja 12-13 vjetesh te njejten gje me bene dhe mua kur shkova ne Tirone- me shkulen vareset nga qafa. Thashe se kane marre fund keto vjedhje kaq ordinere per nje cope flori. bah, vend i poshter.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjykatat e “falën” dy herë Aldo Hoxhën












    Kronikee Dielë, Gusht 12th, 2012

    TIRANE – Ndonëse në një moshë të re, Aldo Hoxha, i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafajt, ka pasur që nga viti 2007 një raport problematik me policinë. Ngjarja e parë për të cilën ai u akuzua ka ndodhur në datën 3 nëntor 2007, rreth orës 02:30, kur Aldo Hoxha dhe një person tjetër kanë kaluar avllinë e banesës së shtetasit U. P. në rrugën “Jordan Misja”, ku do vidhnin disa materiale alumini. Hajdutët janë pikasur nga një i afërm i të zotit të shtëpisë, që ka nisur të bërtasë duke i trembur autorët e ngjarjes, të cilët ikën menjëherë duke kaluar mbrapsht murin rrethues të banesës. Njëri autor i ngjarjes u kap që atë natë, ndërsa Aldo Hoxha u kap më pas. Ndonëse u akuzua për tentativë grabitjeje në banesë, ai pranoi vetëm se do të grabiste material duralumini dhe për këtë arsye, gjykata e shpalli të pafajshëm duke qenë se oficeri i Policisë që ishte marrë me çështjen në atë kohë, sipas Gjykatës, e kishte pyetur adoleshentin pa praninë e avokatit. Ngjarja tjetër për të cilën është akuzuar Aldo Hoxha ka ndodhur më 27 qershor 2011, rreth orës 22:30, në zonën e ish- Fushës së Aviacionit, aty ku ai akuzohet se ka vrarë edhe Fatbardha Tafajn. Në qershor 2011 aty ka pasur një konflikt me armë, ndërsa Policia e Shtetit ka identifikuar Aldo Hoxhën si personi që mbante armë zjarri pa leje dhe që kishte qëlluar me këtë armë në konfliktin e ndodhur në këtë zonë. Aldo Hoxha është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas vrapimit rreth 300 metra, ai ka tentuar të hedhë armën, por është vënë në pranga dhe kallashnikovi është sekuestruar. Duke qenë se i riu nuk iu përgjigj thirrjes për dorëzim, policia vendosi kryerjen e ekspertimit teknik e balistik të armës së sekuestruar, ku rezultoi se arma e Aldo Hoxhës kishte kryer qitjen. Ai kishte pasur një konflikt me dy persona në moshë të re, banorë të zonës së Fushës së Aviacionit. Mosmarrëveshja kishte ndodhur për një femër, ndërsa në konflikt Aldo Hoxha qëlloi më armë. Për këtë ai u arrestua më 28 qershor 2011 dhe në datën 19 dhjetor 2011 u dënua me një vit burg për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike, duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Një vit më pas, në fund të qershorit 2012, Aldo Hoxha u la i lirë pasi përfundoi dënimin. Veç ngjarjeve për të cilat është dënuar, mësohet se Aldo Hoxha ishte në hetim policor edhe për disa vjedhje e grabitje të tjera.

    Ekzekutori, tri ditë i heshtur në polici, nuk jep shpjegime

    TIRANE – Policia e kryeqytetit ka shpërndarë dje fotografinë e 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Fatbardha Tafajt, në të cilën Aldo Hoxha duket sikur qëndron gjithë përtesë e pak i kërrusur para aparatit fotografik. Hetuesit e konsiderojnë tip të mbyllur të riun që nuk kishte thënë asnjë fjalë të vetme për çfarë akuzohej, edhe pse kishte plot 72 orë që mbahej në ambientet e Policisë. Të njëjtin qëndrim të heshtur i riu ka mbajtur edhe ditën e djeshme, kur mbi bazën e provave të mbledhura nga policia, prokurori i gatshëm i Tiranës lëshoi urdhrin e ndalimit. Sipas burimeve nga hetimi i çështjes, mësohet se 20- vjeçari, edhe pasi i është njoftuar urdhri i ndalimit, nuk ka preferuar të japë shpjegime, ndërkohë që në orët e mbrëmjes është marrë në pyetje në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij. Policia e kryeqytetit deklaroi mbrëmjen e 7 gushtit se do të shpërblehej me 10 mijë euro kushdo që jepte informacione të vlefshme që çonin në arrestimin e autorit të vrasjes së Fatbardha Tafajt. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmje e pesë ditëve më parë në rrugën dytësore të zonës së ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Viktima e ngjarjes, Fatbardha Tafaj, së bashku me të motrën Lumturie Gjana, po ecnin nga brendësia e lagjes së banuar për tek ish-Fusha e Aviacionit për të nxjerrë fëmijët që të luanin. Teksa gratë mbanin përdore fëmijët e tyre, në pjesën ku përfundon rruga dytësore duke dalë te fusha, një motor iu afrua atyre dhe njëri prej personave bëri disa tentativa për t’i hequr nga qafa varësen e floririt Fatbardha Tafajt. Ajo reagoi duke qëlluar me çantë autorin e ngjarjes e më pas duke u përleshur me të teksa bërtiste. Reagim fizik pati edhe Lumturie Gjana, e cila u mundua të mbronte të motrën. Nga sulmi i autorit të ngjarjes gjeti vdekjen 37-vjeçarja Fatbardha Tafaj dhe mbeti e plagosur lehtë motra e saj, Lumturie Gjana, 38 vjeçe. Pas ngjarjes, Policia tha se viktima, së bashku me motrën dhe dy fëmijët, kanë qenë duke ecur në rrugën dytësorë të ish-Fushës së Aviacionit, ku dy shtetas, të cilët po qarkullonin me motor, kanë tentuar për t’i vjedhur bizhuteritë. “Viktima dhe motra e saj kanë bërë rezistencë me autorët, të cilët më pas e kanë goditur me armë të ftohtë, thikë, 37-vjeçaren, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë plagosur lehtë motrën e saj”, tha Policia. Sipas saj, autorët ikën me motor në thellësi të zonës. Ngjarja pasoi me një aksion masiv në kryeqytet, ku u verifikuan mbi 150 persona, ndërsa u ndaluan mbi 100 motorë për të parë nëse përputheshin me mjetin e përdorur në vrasjen e Fatbardha Tafajt.


    panorama

  3. #363
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vendi i qoftëlargut

    Vendi i qoftëlargut
    Publikuar më 11.08.2012 | 16:33

    Nga Erion Kristo

    Ky vend, dita-ditës po merr pamjen e qoftëlargut. Gjëmat mëngjesore zhyten në harresë për shkak të gjëmave mbrëmjesore. Njerëzit çuditen me të djeshmen dhe shtrëngojnë radhët e tyre, pa falënderuar askënd që u kursyen dhe një ditë më tepër. Institucioni i drejtësisë po shfaqet si gangrena më e madhe e jetës së vendit, institucioni që e minon fuqishëm shpresën e shqiptarëve. Institucioni që është kthyer në një kullesë makaronash dhe nuk po pikon më padrejtësi, por po kullon katërcipërisht. Njeriu shqiptar i lënë në harresë, ka harruar dhe veten, dhe nuk provon më asnjë kënaqësi nga jeta, ose nga vijimi i jetës. Është i gatshëm në çdo sekondë ta presë fillin e hollë të saj te vetja dhe te të tjerët. Olimpiada e makabritetit pa mëdyshje po zhvillohet në vendin tonë dhe aty shkëlqimi i garuesve është i garantuar. Çdo syresh konkurron direkt për vend të parë. Kemi celularë më të mirë, makina më të mira, rrugë më të mira, po jo ndjenja më të mira. Dhe ndjenja që po mbizotëron është shkatërrimi i tjetrit deri në kokëprerje. Grabitja është kthyer në sport kombëtar. Kjo farë është krejt e vështirë për t’u shkulur se kur mbin tregon që ka mjedis të përshtatshëm. Pra, përveç vuajtjeve që kanë të bëjnë me vështirësitë e jetës, me vështirësitë e krizës, u shtojmë edhe një dozë tonën, një përbërës sekret ndoshta, po që i jep çdo ngjarjeje një ngjyrim të errët. Dhe mbi të gjitha të këqijat, ndodh edhe një tjetër ‘shtesë kati pa leje’. Media, që duhej të rreshtohej kah edukimi, kah e mira, kah presioni ndaj drejtësisë apo krimit, kthehet në megafon të përhapjes së mungesës së shpresës, së krijimit të një modeli përsëritës, të një ekstrastresi në zemrat e njerëzve. Kronika e zezë i pllakos zemrat e njerëzve qysh sa çelin sytë. Kurioziteti i tyre kthehet në makabër, kur nevoja për të marrë vesh gjëmën e radhës i zë vendin një analize të thellë të shkaqeve, përgjegjësive dhe zgjidhjeve, që po media e ka pasur shansin t’i ofrojë, po nuk i ka ofruar. Kjo zezonë (fjalët duhet të marrin kuptime të reja në kohë të reja) duhet të marrë fund. Bombardimi trunor i medias me pak shpenzime (s’ka gjë më të lehtë se sa të fotokopjosh deklarata policore e t’i botosh edhe ato gabim në shumë raste) duhet të marrë fund. Të paktën të mos i ofrojmë mungesës së shtetit e të drejtësisë, edhe mungesën e vëmendjes së medias që vuan nga të njëjtat simptoma. Krimit të mos i krijojmë shanse të hajë dhe ëmbëlsirën. Të paktën këtë të fundit t’ia kursejmë. Jo më kronikë e zezë në faqet e para të shtypit. Në brendësi ndoshta, sa më thellë. Një e keqe më pak.

  4. #364
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dëshmia për Aldon Hoxhën: Si e dallova mes 150 të shoqëruarve




    TIRANË-E ka parë gjatë dhe disa herë pas xhamave të errët. Aty ku policia i nxori orë pas ore të plagosurës Lumturi Gjanaj 150 të dyshuar si autorë të vjedhjes, me pasojë vdekjen e motrës së saj, Fatbardha Tafaj.

    Në mes tyre, ajo veçoi 20-vjeçarin Aldo Hoxha. “Unë mbaj mend vetëm njërin; atë që ishte me kapele jeshile. I pari ishte me skafandër në kokë dhe nuk e hoqi. Ai po i jepte motorit, por nuk ia mbaj mend veshjen. I dyti ishte pas tij në motor, që zbriti për të na grabitur. Ai ishte veshur me bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe shapka. Ai nuk mbante skafandër, por një kapele jeshile. Ajo madje i ra në tokë gjatë përleshjes. Nuk pata shumë kohë që të fiksoj me detaje fytyrën e vrasësit, pasi po përpiqesha të shpëtoja jetën e motrës, të djalit të saj dhe veten. Por, e kam parë, sado që kalimthi dhe jo me aq detaje. E dallova në mes 150 personave që më nxori përpara policia për identifikim. Është ai që tashmë është arrestuar, Aldo Hoxha. Gjatësia e trupit, tiparet e imëta dhe silueta e tij më bëjnë të besoj se ai është”, thotë Lumturi Gjanaj.

    Më tej ajo shprehet se koha do shërojë vetëm plagët e trupit, por jo humbjen e motrës.
    “Kam marrë dy goditje në krah. Njërën e kam në pjesën e sipërme, ndërsa tjetrën më poshtë. Te kjo pjesa e poshtme, thika ka kapur një tendinë, e cila ka ndikuar në lëvizjen e gishtave të dorës. Ditët e para nuk i lëvizja dot, ndërsa tani kam problem vetëm me gishtin e vogël. Megjithatë, kjo është diçka që do të më kalojë me kohën. Plagët do të më shërohen. Por plaga që do të më ngelet gjithnjë hapur, është vrasja e motrës sime”.

    Lumturia thotë se Fatbardha jetonte në Itali dhe kishte ardhur në Shqpëri të kalonte disa ditë më të afërmit. “Pas shumë kohësh, pasi Bardha (Fatbardha) ishte në emigracion, në Itali, më në fund po kalonim dy ditë bashkë”.

    (d.b/Panorama/BalkanWeb)

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    I fusin ndonje dru te mire vençe qe mos te ngrehen per na 1 muaj nga vendi kto policat ketyre krimineleve apo nuk i prek njeri me dore se jemi ne demokraci ?
    Ti bejne njehere vençe... mos te degjojne se ç'thote europa per te drejtat e njeriut se dhe ne europe kurrizin me te bute se barkun ju a bejne ketyre kafsheve ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    policia duhet te publikoje dhe gjerdanin ne foto e gazeta.
    te gjejne nje gjerdan te ngjashem ose kopje e ta tregojne per popullin derisa dikush te tregoj kujt ja ka par e zbulohet dhe rrjeti qe i nxit keta kriminelet te grabisin gjerdanet..

    pra bleresit..

    i kam cuar nje email policise meqe dyshoj se po ky eshte grabites i gjerdanit te nje zonje gostivarase..sivjet ne korrik ne plazh te durresit..

    asnji pergjigje skam..

    sipas mikut qe me tregoj rastin zonja e gostivarit ishte grua rreth te 50 tave a 60 por me kembe sakate prej disa operacionesh dhe ecte me paterica..
    grabitja u be ne mes te dites.. mu perball hotel durrahut ne pllazh durres..

    ky graBITESI JAM I BINDUR SE KA VJEDHUR ME GJITH TE JATIN NE BASHKPUNIM..





    ..

  7. #367
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    I fusin ndonje dru te mire vençe qe mos te ngrehen per na 1 muaj nga vendi kto policat ketyre krimineleve apo nuk i prek njeri me dore se jemi ne demokraci ?
    Ti bejne njehere vençe... mos te degjojne se ç'thote europa per te drejtat e njeriut se dhe ne europe kurrizin me te bute se barkun ju a bejne ketyre kafsheve ...
    Me e mira do te ishte qe diten qe ky do te dale apo te hyje nga/ne gjykate, nje turme prej mijera vetesh ta kape te shkallet e gjykates e ta lincoje me dru, gure e ca te gjejne. Te shohim pastaj se a do te denoje me mijera vete ky shtet "demokratik" per lincim publik te nje krimineli.

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me e mira do te ishte qe diten qe ky do te dale apo te hyje nga/ne gjykate, nje turme prej mijera vetesh ta kape te shkallet e gjykates e ta lincoje me dru, gure e ca te gjejne. Te shohim pastaj se a do te denoje me mijera vete ky shtet "demokratik" per lincim publik te nje krimineli.

    Mendim shume i mire ashtu duhet bere ...nuk me pelqen ky indiferentizem i njerzme qe gjith shikojne punen e tyre nuk reagojne kur shohin te tilla gjera ...
    sot i ndodh kesaj zonjes neser mund te na ndodhi ne ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #369
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Në djall statusi dhe integrimi, por mblidhni rininë

    Nga Mentor Kikia

    Një rrugicë e re në Tiranë, e sapoasfaltuar (tregues i punës që po bëhet në përmirësimin e infrastrukturës) u përskuq nga gjaku i një gruaje që humbi jetën dhe vajzës së saj që u plagos. Vrasësit ishin dy adoleshentë dhe qëllimi i tyre ishte tu grabisnin varëset që kishin në qafë gruaja dhe vajza e saj.

    Nëse ky do të kishte qenë një rast i shkëputur, ai do të meritonte vetëm dy rreshta lajm. Por për fat të keq ky nuk është i shkëptur, nuk është i vetëm, por është kaq i përhapur, është bërë kaq i rrezikshëm, dhe është kaq alarmant sa meriton të ulërijmë tërë ditën e tërë natën. Krimi i bandave të adoleshentëve është në lulëzimin e tij. Ata janë bërë tmerri i rrugicave, natën dhe ditën, në Tiranë por edhe qytete të tjera. Kryesisht banorë të zonave informale që kanë zbarkuar perfierive të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera, ata janë bërë sot si bandat e Çikagos së shekullit të 19-të.

    Situata kriminale në rritje nuk është thjeshtë një fenomen kriminal. Ajo është së pari një problem i madh social që nuk duhet kërkuar thjeshtë tek mungesa e rendit, por tek degradimi dhe degjenerimi i një brezi të tërë, i cili për fat të keq nuk po merr asnjë lloj vëmendjeje. Eshtë një ushtri e tërë të rinjsh dhe adoleshentësh sot që nuk kanë arsimim të mjaftueshëm për tu orientuar në jetë. Ata nuk kanë një profesion për të punuar në një fushë të caktuar.

    Ata janë rritur me prindër që punonin e punojnë në Greqi e Itali e që ktheheshin në shtëpi një herë në vit, për të përmbushur qëllimin e vetëm të jetës, ndërtimin e një shtëpie të re, pa pyetur se ku janë, çfarë bëjnë dhe me se merren fëmijët e tyre. Injorantë dhe të parasimuar ata jetojnë në një epokë “moderne”, e cila i ka bërë ta përbuzim punën e rëndomtë, më të cilën përballeshin bashkëmoshatarët e tyre në kohën e komunizmit. Ata jetojnë në epokën kur u duhet tu përshtaten të tjera rregullave jetese. Të kenë një telefon celular, të futen në internet kafe, të frekuentojnë kafenetë, të tymosin duhan e shpesh edhe cannabis…. Ata jetojnë në një kohë kur është “fyese” të punosh në arë krah prindërve, është “fyese” të shesësh ne treg vetëm ose krah prindërve, është “fyese” të punosh në ndërtim apo në ndërmarjen e shërbimeve të qytetit. Ata të janë pa arsimin dhe pa formim profesional dhe nuk kanë asnjë shans për tu përthithur nga tregu kapitalist i punës. Po ku do ti gjejnë paratë ata për të bërë jetën “moderne” të kohës? Ku do ti gjejnë telefonat e ri, cigaret, drogën, dhuratat për vajzat, të paktën në 14 shkurt?

    Këtu e merr shpjegimin një dukuri tronditëse e viteve të fundit. Pjesa dërrmuese e vjedhjeve dhe grabitjeve që shënohen sot në qytete dhe zona rurale kanë për autorë djem të moshës nga 17 deri në 23 vjec. Ata vjedhin çdo gjë, rroba të ndera në tel e nëse nuk ka rroba edhe vetëm telin, biçikleta, çanta, kuleta, kabllo elektrikë, hekurishte, varëset në qafat e grave, sinjalistikën nëpër rrugë e autostrada, bullonat e shinave dhe traversave të hekurudhës, telat e tendës së hardhive nëpër pjergulla, bagëti nëpër stane dhe pula nëpër kotecë. Ata vjedhin dhe dërgojnë në treg për vetëm 2 mijë lekë të vjetra çdo gjë që mund tu zërë syri dhe mund të shitet.

    Shumë prej këtyre ngjarjeve policia nuk i regjistron më. Por në realitet kjo është një epidemi. Drejtësia nuk i merr në konsideratë kur vjedhin celularë e kuleta nëpër autobuzë, por vetëm kur ata vrasin. Shteti nuk ka politika sociale. Qeveria është mjaftuar të shtrojë rrugët, të miratojë ca ligje sa për sy e faqe, për të plotësuar kushtet e integrimit dhe….Shqipëria po shkon drejt realizimit të ëndrrës europiane. Mu në djall me gjithë këtë ëndërr, kështu sic e kemi nisur nuk dihet ku do të përfundojmë…Nuk zhvillohet një vend dhe një shoqëri vetëm duke shtruar rrugë o Sali Berisha.

    Refreni i vetëm që dëgjohet natë e ditë nga goja e zyrtarëve të qeverisë është Integrimi, Statusi dhe sërish Integrimi. Por harrohet dhe lihet mënjanë një problem kaq madhor siç është degradimi i një brezi. Dhe duhet ta dimë se ata që vranë gruan për një varëse nuk e bënë këtë për ta shitur se nuk kanë ç’të hanë, nuk e bënë këtë t’ua çojnë paratë prindërve për bukë. Jo jo, kjo nuk është krizë që vjen nga varfëria ekonomike. Ky është mjerimi në rritje i një brezi, i një brezi që nuk di asgjë, as të shkruajë, as të mendojë, as të punojë por vetëm di që duhet të ketë para në dorë dhe për këtë zgjedh rrugën më të shkurtër, atë të vjedhjes dhe të krimit. Ky është brezi i tranzicionit, që lindi, u edukua dhe u shkollua në tranzicion. Kjo është krizë shkolle, krizë familjeje, krizë shoqërore, krizë sociale…

    Kjo krizë do të vazhdojë të thellohet. Dhe e keqja është se ne mendojmë se më e madhe në këtë vend është reforma zgjedhore dhe statusi i vendit kandidat. Në djall statusi, por mblidhni adoleshencën se po i vë zjarrin shoqërisë dhe vendit. Ky nuk është një problem i një qeverie, as i një kryeministri dhe nuk zgjidhet as me largimin e një qeveria apo të një kryeministri. Ky është një problem i madh social dhe një minë me sahat, të cilën shoqëria e ka mu para syve duke i dëgjuar tik-takun, por që nuk do ta shikojë. Por të jemi të sigurtë, kjo bombë po shpërthen e po na vret çdo ditë.

    Gazeta IDEA

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    plotesisht dakort me artikullin.. lart..
    po dhe me edvinin dakort jam..
    jo me edvin rucin po me kte tonin..

Faqja 37 prej 50 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •