Ngushllime familjareve,per nje varese te mbytet!Skan faj kur edhe polici eshte i korruptuar e le me as ligje si duhet!
pergatituni per MAD MAX 3 ,ne realitet jo me MEL GIBSON
Shekulli Online
Vrasja e Fatbardhës, pasiguri dhe frikë nga hajdutët e rrugës në gjithë Tiranën
Published on Thursday, 09 August 2012 06:03
Nikoleta Kovaçi
Vrasja e emigrantes Fatbardha Tafa në mes të ditës dhe në mes të rrugës në zonën e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë është pasuar përgjatë mbrëmjes së të martës dhe orëve të para të së mërkurës nga dhjetëra shoqërime. Të 6 komisariatet e Tiranës kanë mbushur dyert me të dyshuar, por të gjithë janë lënë më vonë të lirë.Në ta nuk është shquar asnjë gjurmë e vrasësve të Fatbardhës. 38 vjeçares emigrante, e cila u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga dy grabitës rruge në sy të fëmijëve dhe motrës, dje iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe të afërmit.
Numri një i policisë së shtetit Hysni Burgaj kërkoi dje në një takim funksionarë të policisë së Tiranës. Takimi u parapri nga një tjetër takim mes Ministrit të Brendshëm Flamur Noka dhe Burgajt. Nga takimet kanë dalë “deklarata për masa” dhe “ultimatume për kapjen e autorëve”, por rritja e kriminalitetit të rrugës ka ngjallur tashmë pasiguri të lartë në gjithë kryeqytetin, ku episode të tilla të grabitjeve të dhunshme në rrugë dhe mjedise publike, janë regjistruar me shumicë kohët e fundit, derisa puna erdhi tek kjo vrasje makabre.
Nëse do mjaftonin shifrat...
Nëse do mjaftonin shifrat për të rikthyer rendin dhe sigurinë, me siguri Tirana do gdhihet sot më e qetë. Shifrat janë të bollshme: rreth 200 persona të shoqëruar dhe mbi 100 mjete motorike të bllokuara, raportohen nga policia e Tiranës lidhur me kërkimet për vrasjen e Fatbardha Tafës.
Policia ka shoqëruar me dhjetëra të dyshuar, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar të jetë autor i krimit të rëndë. Është kërkuar ndihmë edhe nga rrethet për të mundësuar ndalimin e çdo personi të dyshimtë që përafron me një identikit paraprak që ka krijuar policia për dy autorët e vrasjes. Policia ka njoftuar edhe shumën prej 10 mijë eurosh për informatorë të mundshëm.
Udhëtimi i fundit i Fatbardhës
Fatbardha u qëllua në sy të së motrës dhe të katër fëmijëve të tyre. Dha shpirt në rrugë në duart e banorëve të rrugës “Abedin Rexha”. Gruaja e gjorë është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar në Hardhisht të Shijakut, vend në të cilin banonte familja e saj. Motra, Lumturi Gjana, e cila mori një plagë nga përballja me hajdutët vrasës, menjëherë pas marrjes së mjekimit të parë, ka lënë ambientet e Spitalit Ushtarak për të shkuar pranë trupit të pajetë të motrës së saj, e cila sapo kishte mbërritur këto ditë nga Italia.
Erdhën për të pushuar në Shqipëri
Sipas të dhënave që vijnë nga Durrësi mësohet se paraditen e djeshme ka ardhur edhe bashkëshorti i saj po nga Italia, vend në të cilin çifti jetonte e punonte prej shumë vitesh. Viktima kishte ardhur për pushime në Shqipëri dhe takimin e parë e kishte rezervuar për motrën dhe familjen e saj. Pasditen e së martës dy motrat kanë marrë fëmijët e tyre për të kaluar një orë të qetë në një ndër zonat më të populluara në Tiranë.
Policia ka marrë dëshmitë e fëmijëve që kanë parë me sy tmerrin e vdekjes së nënës së tyre në rrugë dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë që kanë treguar mbi rrethanat. Fisi Meta, në afërsi të banesave të së cilëve ndodhi edhe krimi i rëndë, kanë deponuar gjithashtu mbi rrethanat.
Harta e grabitjeve: Zonat më të frikshme të “krimit të rrugës”Për 6 mujorin e parë të këtij viti në krye të listës së vjedhjeve ka qenë zona e Don Boskos dhe ajo e Alliasit. Zona e ish- Fushës së Aviacionit i bashkohet listës pas krimit të rëndë të dy ditëve më parë. Ky kontingjent kriminal hajdutësh rezulton të kenë moshë të re. Sipas policisë, nga 14-18 vjeç janë 35-40% e rasteve të identifikuara. Mosha deri në 30 vjeç zë një përqindje më të ulët dhe disa të paktë të këtij kontingjenti kanë moshë afër 45 vjeç.
Fusha e Aviacionit – vatra e re e krimit të grabitjeve
“Shënohen përditë grabitje e dhunime personash në këtë rrugë”, treguan banorët që ishin dëshmitarë okularë të vdekjes nga goditja me thikë e Fatbardha Tafës. Rruga “Abedin Rexha” ku ndodhi krimi i rëndë gjendet në zonën e “Fushës së Aviacionit”. Policia asnjëherë nuk e ka përfshirë në vëmendjen e mbikëqyrjes së agjentëve të terrenit, pavarësisht se banorët kanë kohë që ndjejnë pasiguri.
Në këtë zonë janë shënuar raste të shumta të rrëmbimeve të çantave të grave, të bizhuterive, grabitje lokalesh e banesash, deri te plagosje të rënda, për të cilat rrallë është shkuar te zbardhja e ngjarjes e aq më pak tek autorët e këtyre krimeve.
Në momentet pas vrasjes së Tafës, ishin pikërisht banorët e asaj zone që treguan për tri raste të njëpasnjëshme në pak ditë. Në tentativë për të grabitur janë dhunuar femra dhe gra të moshuara. Madje njërin prej autorëve të dhunimit të një gruaje të moshuar, banorët e kanë ndjekur dhe pasi e kanë zënë vetë pa ndihmën e policisë, kanë mundur t’i marrin atij materialet që i kishte vjedhur gruas.
Banorët ankohen se lajmërojnë sa herë përballen me situata të tilla policinë, në numrin 129, por rrallë, në mos fare, marrin përgjigje prej ndokujt.
“Hajdutët shëtitës”, arrestohen 3 të rinj dibranë
Ditën e djeshme komisariati nr 6 vuri në pranga tre të rinj nga Dibra që grabisnin në zonën e Misto Mames. Grabitësit që janë nga rrethet, të cilët vijnë dhe e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, janë një ndër pikat e dobëta të policisë, pasi rrallë mund të zbulohet identiteti i tyre. Policia, këtë grup e quan mjaft të rrezikshëm. Ata veprojnë edhe të pamaskuar, pasi janë të sigurtë se nuk njihen dhe është vështirë të mbahen mend.
Alo, 129? Përgjigjet…Askushi!
Policia në të gjithë vendin ka një numër telefoni që thuajse e dinë dhe e përdorin të gjithë qytetarët. Ai numër menaxhohet në sallat operative të drejtorive të Policisë si dhe nga komisariatet, si kontakti i parë për dhënien e ndonjë informacioni, por sidomos në raste emergjente të kërkohet ndihmë prej tyre.
Numri është 129. Funksionon?! Si rregull po, por rrallë në mos hiç në kohën e duhur. Fakti tronditës i mosfunksionimit të tij, ose papërgjegjshmërisë së i nëpunësve që rrinë pranë recepsionit, është regjistruar pikërisht në momentin kur banorët e rrugës “Abedin Rexha” kishin telefonuar pafund në këtë numër, por askush nuk ishte përgjigjur.
Dëshmitari që u përball i pari me gruan që po vdiste në rrugë dëshmoi pamundësinë e lidhjes me sallën operative të Policisë së Tiranës. Burri tregoi se nuk posedonte asnjë lloj numri të ndonjë punonjësi policie. Për pasojë kishte tentuar pafund të kontaktonte me sallën, por pa ia arritur dot, derisa vetë banorët kanë kërkuar ndihmë drejtuesve të mjeteve që kalonin në rrugë, për të transportuar gratë për në Spitalin Ushtarak.
Mosefiçenca e numrit te emergjences 129 eshte KULMI I PAAFTESISE !!!
Mjafton vetem kaq per te zhveshur dhe arrestuar ne moment komplet turnin qe kishin sherbimin se bashku me drejtuesin e sektorit perkates per neglizhence ne detyre.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
09 Gusht 2012 - 21:55 | Shqiperi
Tiranë, kapet grupi i adoleshentëve plaçkitës, mes tyre dhe një sirian
TIRANE – Efektivët e Komisariatit numër 3 në kryeqytet arrestuan 3 të rinj, të dyshuar për grabitjen e femrave në rrugë dhe plaçkitjen e banesave në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në grupin e adoleshentëve plaçkitës bënte pjesë edhe një shtetas sirian.
Mësohet se të arrestuarit janë Lulzim Dojka, 16 vjeç, Arjon Hoxha, 15 vjeç dhe shtetasi sirian Mohamed Alcharkat, 14 vjeç.
Sipas policisë, adoleshentët i kanë kryer vjedhjet gjatë periudhës 2011-2012.
(er.nu/BalkanWeb)
09 Gusht 2012 - 20:07 | Shqiperi
Tiranë, 3 persona i marrin paratë me dhunë një 45-vjeçari
TIRANE - Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, ku një grua u vra me thikë nga dy të rinj, që tentuan ta grabisnin, një tjetër grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se tre persona i morën një 45-vjecari një sasi parash dhe më pas u larguan nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë Kodrave të Liqenit, një zonë mjaft e populluar në kryeqytet.
Momentalisht nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që policia shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të krimit, vetëm pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se njërit prej të shoqëruarve iu gjet një thikë, ndërkohë që policia po bën verifikimet e nevojshme.
Mbrëmjen e së martës, një 37-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit, pas sulmit të dy grabitësve, të cilët tentuan t'i vidhnin varësen nga qafa. 37-vjeçarja Fatbardha Tafa, i ka bërë rezistencë dy grabitësve, të cilët më pas i janë përgjigjur duke e goditur me thikë.
(er.nu/BalkanWeb)
Friday, August 10, 2012 9:50 am
Atentat në Kamëz, një i vdekur e dy të plagosur.......
10 Gusht 2012 - 08:52
Konflikti për pronësinë, vritet një 70-vjecar në Xibër të Matit...........
09 Gusht 2012 - 21:55
Tiranë, kapet grupi i adoleshentëve plaçkitës, mes tyre dhe një sirian........
Hajde xhungel hajde.........
Krijoni Kontakt