Close
Faqja 28 prej 50 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 499
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po kush eshte ne pushtet mer bkar qe thu selia roze
    pse e lini te lire ju mo ket kriminelin ho me bkar
    ju i kini ligjet mo bkaro
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #272
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lazarat, sulmohen efektivët e policisë
    10/07/2012



    Forcat e policisë që janë angazhuar në fushatën anti-kanabis në fshatin e Lazaratit janë sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

    Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave efektivët janë qëlluar nga dy fuoristrada në lëvizje, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i plagosur.

    Sipas burimeve, më herët policia kishte arrestuar pesë banorë të fshatit, të cilët po vadisnin parcelat me kanabis.

    Drejtues të policisë që ndodhen në fshatin jugor kanë deklaruar se, pavarësisht asaj që ndodhi, fushata anti-kanabis do të shkojë deri në fund.

    Aksioni kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat filloi muajin e kaluar duke u shoqëruar me arrestimin e disa banorëve, por edhe me një sërë pengesash për policinë.


    Top chanel

  3. #273
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Maskat shfaqen në Burrel, grabisin udhëtarët
    09-07-2012 13:44 CET
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on jappy
    Në Shqipëri ka nisur të rishfaqet dukuria tipike e vitit ’97, grabitja me maska. Konkretisht në zonat e rrethit të Matit, rreth orës 12:00 në zonën Bushkash, njerëz të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar dhe grabitur personat që udhëtonin në automjetet në rrugën kombëtare, Burrel-Milot.

    Të kërcënuar, udhëtarët iu kanë dhënë grabitësve me armë para, varëse e celularë që udhëtarët kishin me vete.

    Policia e Burrelit bën të ditur pas ngjarjes se rruga kontrollohet gjithmonë prej tyre, por këto janë raste të rralla dhe po punohet për kapjen e autorëve.

    Mësohet se deri tani janë shoqëruar si të dyshuar 7 persona. Dyshohet se ata kanë grabitur rreth 3-4 automjete të vogla dhe një furgon. /shekulli/

  4. #274
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhet te vendosen kamera te fshehte ne makina
    dhe autoret mund te kapen kollaj,identifikohen
    kush jane,megjithese jane me maska.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #275
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Duhet te vendosen kamera te fshehte ne makina
    dhe autoret mund te kapen kollaj,identifikohen
    kush jane,megjithese jane me maska.


    Ja doktorri e dha diagnozen ...


    Ky ben7 m'ngjason shume me nje nga personazhet e "Fair Game". Pikerisht me personazhin qe mbronte tezen e armeve berthamore te Irakut.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    te vendosen kamera po o te mjere por deri sa sali aga fatos begu e hashim zaptija te jen ne pushtet do kemi varfri neper fshatra -
    do te vie dita kur njerzit tone do te hane ne rruge -varfria esht me e keqja me keqe se lufta -
    Zhvillim kan bere vetem ne tirane dhe durrs ne bregdet disa investime dhe koncentrime te popullates -por mbrendine e shqiperis ee kan lene me zi se ne mesjete e njejta gje po ndodhe me kosoven -
    Deri sa kjo varfri e ky mos urbanizim i mjediseve i te gjitha mjediseve te mos behet i barabart ne te gjith atdheun -normalisht qe do kemi njerz q e plaqkisin e ta han ete gjalle te hane sepse ata jan qartur nga varfria dhe nuk kan fare vemendje te perkushtuar nga askush a snga shteti kan mbete ne gjunglen e eger te pa zhvilluar

  7. #277
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    ja keto jan pasojat e varfrise q e qnjerzojne gjithqka ndersa q everia del e shet mjegull e demagogji ne media -duke mos llogaritur se pasojat e varfrise qthurin njeirun dhe stojne krimin

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    energjine duhet ta drejtojme ne pune dhe ne kulture ne krijimtari kombi shqiptar ne rrezik duhet alarm nacional

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2007
    Postime
    117
    Emri shqipri si duket dikush e ka ndermend qe te bej shqiperine tmerr te planetit dhje kur te permendet ne bote te neveritet njerzia nga krimi dhe ekejqa qe nga ky vend po perhapet -
    qeveria duhet ta ket para sysh ket

  10. #280
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vlorë, vritet me armë 8-vjeçari
    12/07/2012



    Një i mitur vetëm 8 vjeç është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Vlorës.

    Femija, babai i tij dhe i vellai ishin duke fjetur ne veranden e shtepise se tyre ne lagjen "24 Maji", kur dy persona me arme dhe maske tentuan te hyjne ne banese. Babai i femijes tregon se si ndodhi ngjarja e rende.

    "Isha duke fjetur në ballkonin e banesës time, së bashku me dy djemtë. Në orën 2.30 minuta dy persona hipën në murin rrethus të banesë, në kohën që unë i ndjeva, njëri prej tyre më tha se tani që na ndoqe do të vrasim, dhe menjëherë qëlluan dy herë në drejtimin tonë me armë automatike dhe më pas u larguan. Dola për t'i parë se kush ishin por nuk i njoha. Konstatova së të dy personat ishin rreth 20-22 vjec, njëri kishte një kapele dhe tjetri ishte veshur me të zeza. Pasi ndezëm dritën pamë që djali nuk po ngrihej dhe shkova afër dhe pash se djali kishte një plumb në kokë dhe një pjesë e truve i kishin dalë në divan", tha Albert Lukaj, babai i fëmijës së vrarë.

    Familjaret thone se kane patur ndonje konflikt, ndersa policia ka nisur hetimet per te identifikuar autoret.

    Top channel

Faqja 28 prej 50 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •