Close
Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 499
  1. #261
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    I mituri vodhi pistoletën e truprojes së Ina Ramës
    27/06/2012




    Teksa policia po ndiqte një 13-vjeçar për disa vjedhje në Tiranë, rastësisht ka zbuluar se ai është edhe autori i vjedhjes së pistoletës së truprojes së Ina Ramës, Marie Ramaj, e cila njëkohësisht është oficere e Gardës së Republikës.

    Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më datë 15 të këtij muaji, kur persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e gardistes, duke vjedhur disa sende me vlerë, por edhe pistoletën e shërbimit. Sipas të dhënave, tashmë autori është identifikuar dhe rezulton se ka kryer edhe katër vjedhje të tjera. Sipas policisë, Marie Ramaj banon në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Gjatë vjedhjes, autorët kanë marrë pistoletën e shërbimit tip “Bereta” dhe një lap-top në pronësi të gardistes. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, kur në banesën e bashkëshortëve Marie dhe Kastriot Ramaj, të dy punonjës të Gardës së Republikës, nuk ndodhej njeri. Vajza e tyre ndodhej në shkollë, ndërsa vetë gardistët ishin në shërbim. Burime nga policia thanë fillimisht se autorët e ngjarjes dyshohet të kenë hyrë nga dritarja e shtëpisë përdhese të Ramajt, të cilën mund ta kenë vëzhguar prej kohësh dhe në momentin kur nuk ka pasur njeri brenda, kanë realizuar vjedhjen.

    Por, pas kapjes së 13-vjeçarit G.P., ai ka pranuar vetë se është autor i vjedhjes së banesës së shtetases Marie Ramaj. Ai ka treguar se në banesën e saj ka vjedhur pistoletën “Makarov”, të cilën e ka shitur kundrejt vlerës prej 30 mijë lekësh te një person i panjohur me gjeneralitete të plota nga ana e autorit. Për këtë arsye, policia vazhdon me hetimin e kësaj çështjeje, me qëllim identifikimin e blerësit të pistoletës. Por, autori i vjedhjes është lënë i lirë për shkak të moshës. Ai ka treguar para oficerëve të Komisariatit Nr. 4, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin, se gjatë muajit qershor ka kryer edhe katër vjedhje të tjera banesash në zona të ndryshme të Tiranës. Madje, në vendet e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të gishtave të tij, ndërkohë që për të gjitha rastet, ai ka treguar mekanizmin e vjedhjeve. Sipas dëshmisë së tij, paratë e fituara nga vjedhjet i përdorte për të luajtur bixhoz dhe për cigare


    Top channel

  2. #262
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vidhet banesa e kreut të LZHK-së
    27/06/2012




    Banesa e kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka rënë pre e hajdutëve, ndërkohë që policia ka hedhur dyshime të pastruesja e tij.

    Ngjarja është denoncuar nga Shehi në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë pas konstatimit se në banesë mungonte një sasi parash. Dashamir Shehi ka shpjeguar se mungesën e parave e ka vënë re më 25 qershor dhe menjëherë ka njoftuar shërbimet e rendit. Sipas denoncimit të tij, në shtëpi nuk ka pasur thyerje apo veprime të tjera të dyshimta, ndërkohë që veç familjes së tij, aty ka të drejtë hyrjeje edhe pastruesja Elida S., 55 vjeçe, e cila punon prej dy vitesh pranë kësaj familjeje. Në këto kushte, policia ka dërguar ekspertë kriminalistë në banesë, duke këqyrur vendin ku mbaheshin paratë.

    Aty policia ka gjetur disa gjurmë gishtash, kështu që ka kërkuar të bëjë krahasimet me të gjitha gjurmët e personave që kanë hyrë në shtëpi. Kështu, duke vënë re se aty nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë personi të panjohur, policia ka ngritur dyshimet se vjedhja ka ndodhur nga pastruesja, veprim të cilin ajo nuk e ka pranuar dhe për më tepër, nëse ajo e ka kryer, lidhet me shkaqe të pashpjegueshme, pasi në këtë familje punonte prej dy vitesh. Aktualisht, policia tha se ka dërguar në prokurori materialet për ndjekje penale në gjendje të lirë ndaj 55-vjeçares Elida S., por vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vjedhja mendohet se ka ndodhur rreth orës 15:00 të datës 25 qershor, kur pastruesja ishte në banesë. Megjithatë, policia po ndjek edhe pista të tjera hetimore.


    Top channel

  3. #263
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    i ka fut nja dy dopio me shume Dashi dhe nuk e di ku e ka lon 1000lekshin

  4. #264
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    i ka fut nja dy dopio me shume Dashi dhe nuk e di ku e ka lon 1000lekshin

    Problemi eshte se dashi ka qejf edhe bixhozin dhe luan aty afer taiwanit ne nje bodrum dhe tani ka hall se e rrafin ne shpi.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e besoj kte versionin e ditos..
    pijaneci ska karakter..i ben te gjitha..
    dhe maman e vet vjedh e jo me gruan..

    e dashi eshte qejfli klubesh si po thoni ju..

    ---------


    Ekzekutim mafioz në Tiranë, vritet me 7 plumba 35-vjeçari




    TIRANE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash, rreth orës 22:50 në zonën pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në rrugën drejt liqenit ne Tiranë.

    Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me armë zjarri ka humbur jetën shtetasi Bledar Balliu 35 vjeç. Policia deklaron se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë menjëherë në kërkim të autorit të vrasjes. Policia është në kërkim të autorit rreth 50 vjeç, i cili pasi ka kryer vrasjen i maskuar me një kapele është është larguar në këmbë.

    Mësohet se policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip Audi A4 ngyrë e zezë në drejtim të Kasharit.

    Bledar Balliu, i njohur dhe me emrin Arif Shehu u akuzua pak kohë më parë se kishte ekzekutuar Aleksandër Koliçin, pikërisht në zonën e "Petro Ninit" në korrik të 2011-ës. Por, në gjyq Balliu nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit, Aleksandër Koliçi. Balliu doli para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës për të marrë vlerësimin e masës së arrestit.

    Ai dëshmoi se në kohën e vrasjes së Koliçit kishte pirë kafe në një nga lokalet në kryeqytet dhe pasi kishte mbaruar punët e tij kishte shkuar në banesë. Por prokuroria tha se kishte prova të cilat sipas saj, provojnë se Balliu ishte përfshirë në vrasjen e Koliçit. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata urdhëroi 40 ditë arrest me burg. Balliu u arrestua një ditë pas vrasjes.

    "Poter Al", Balliu u dënua me 8 vjet burg
    Aleksandër Koliçi u arrestua pak vite më parë së bashku me gjashtë të pandehur të tjerë në kuadër të operacionit të koduar "Poter - Al". Grupi kriminal ishte përgjuar nga autoritet e huaja gjatë viteve 2003 - 2004, prej nga ishte zbuluar dhe linja e trafikut.

    Sipas prokurorisë, bëhej pjesë për një grup të strukturuar kriminal dhe të dyshuarit kryesorë ishin Ilir Koçiaj, Geront Tola, Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi, ky i fundit djali i një ish - deputeti, të cilët u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Me vendimin Nr.15 të datës 10 mars 2008, pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjykatësi Sandër Simoni e dënoi Aleksandër Koliçin me 4 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë burg për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim.

    Koliçi përfitoi ulje të dënimit për shkak të statusit. Gjithashtu, ai përfitoi edhe për shkak se pranoi akuzën dhe u gjykua me procedurë të përshpejtuar. Edhe bashkëpunëtori i tij, Bledar Balliu, u dënua me 8 vite burgim dhe një milion lekë gjobë. Pjesëtarët e tjerë të grupit "Poter-Al", një prej operacioneve më të suksesshme policore, iu nënshtruan një gjykimi normal. Anëtarëve të grupit kriminal iu janë sekuestruar dhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal.

    (ar.si/er.nu/GSH/BalkanWeb)



    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga b80, Tirane më 28-06-2012 në 05:11

    krejt le te zhduken. Sa ma pak rrugaq a mafioz, aq me mire!






    Dërguar nga aza më 28-06-2012 në 04:01

    e zune gjynahet derziun.






    Dërguar nga qibiri, milano itali më 28-06-2012 në 01:10

    te ze frika me hy me lexu lajmet se thua pa he te shof kush e ka rradhen sot..






    Dërguar nga u77 më 28-06-2012 në 00:38

    Nje me pak! Koken te hane!





    balkanweb
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-06-2012 më 01:50

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gjyshi i foshnjës: Grabitësi liroi nipin, nuk mori as paratë në makinë



    Share


    Argumente Enjte, Qershor 28th, 2012


    Mahmut Mellani, gjyshi i foshnjës së grabitur

    Flet gjyshi i foshnjës që u grabit bashkë me makinën.

    “Grabitësi ishte në panik, liroi nipin tim dhe makinën”

    Durrës, Mahmut Mellani: Autori e lajmëroi vetë Policinë për foshnjën, s’i mori paratë.

    Familja Mellani kaloi orë të vështira mbrëmjen e së hënës. Foshnja i Eglantin Mellanit ndodhej në makinën të cilën persona të paidentifikuar e grabitën në Durrës dhe ikën në drejtim të paditur.
    Një person vodhi makinën bashkë me foshnjën brenda, por brenda pak orëve fëmija u gjet në Laprakë dhe policia zbuloi edhe makinën e vjedhur, e cila ishte braktisur në veri të vendit. Prindërit e fëmijës që u bë pjesë e kësaj aventure janë Eglantin Mellani, me profesion laborant dentar, dhe nusja e tij, Albina. Gjyshi i fëmijës së grabitur për disa orë, Mahmut Mellani, tregoi dje në një intervistë për gazetën “Panorama” detajet e ngjarjes së të hënës. Ai tregon ankthin dhe tmerrin që përjetoi familja gjatë orëve që policia ishte vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes. Gjyshi i Egerit të vogël ka dyshime se personi që njoftoi policinë për praninë e një fëmije në Laprakë ka qenë pikërisht autori i ngjarjes që nuk ka dashur t’i bëjë keq foshnjës.
    Lajmi që një foshnjë një muajshe ndodhej në një makinë të grabitur në Durrës tronditi Policinë e Shtetit mbrëmjen e së hënës, madje edhe qytetarët që mësuan lajmin. Ju vetë si e përjetuat gjithë këtë histori?
    Për mua dhe gjithë familjen time, pavarësisht ankthit dhe tmerrit që kaluam, mbyllja e kësaj historie në këtë mënyrë është një mrekulli, është bekim nga Zoti. Por është edhe puna e Policisë së Shtetit, angazhimi maksimal i zotit Hysni Burgaj, që unë e falënderoj me shpirt, që nipi im i vetëm, vetëm një muajsh, u gjet shëndoshë e mirë dhe është prapë mes nesh. Ende nuk e kemi marrë veten nga tronditja që pësuam atë natë, por fatmirësisht nipi im Eger është i shëndetshëm dhe është me ne tashmë. Është një histori e tmerrshme gjithë kjo që ndodhi, por me një fund të lumtur për të gjithë ne.
    Kur e mësuat ju se çfarë kishte ndodhur mbrëmjen e së hënës?
    Unë dhe bashkëshortja ime e kemi marrë vesh shumë vonë ngjarjen. Mund të ketë qenë ora 4 e mëngjesit. Djali dhe nusja nuk na kishin treguar që mos të na shqetësonin. Atë natë çuditërisht nuk kemi ndjekur as televizionet, pasi ishim deri vonë në lokalin që kemi këtu te rruga “5 Maji” (në Tiranë) dhe kishte klientë. Shkuam më vonë në shtëpi dhe i telefonoja vazhdimisht djalit, Eglantinit, që ta pyesja se kur do të ktheheshin. Më thoshin se do të vonoheshin edhe pak se kishin punë. Ne e morëm vesh se çfarë kishte ndodhur vetëm kur Eglantini dhe Albina u kthyen në shtëpi.
    A mund të na tregoni çfarë ju tha djali për ngjarjen?
    Fillimisht ata kanë qenë tek Shkëmbi i Kavajës, te prindërit e nuses, Albinës, që kanë një lokal atje. Por edhe djali vetë ka marrë një shtëpi aty dhe këto ditë po e mobilonin. Pasi kanë mbaruar punë aty dhe janë çuar nga lokali, janë nisur me makinën që u vodh atë natë, “Mercedez R Clas”, me targa polake, dhe bashkë me ta ka qenë edhe babai i nuses. Kanë ndaluar te plazhi “Iliria”, pasi në anë të rrugës kanë parë elektroshtëpiake dhe ata interesoheshin për të blerë frigorifer. Djali dhe vjehrri kanë shkuar për të pyetur te frigoriferët, ndërsa makinën e kanë lënë të ndezur për shkak se djali i vogël ishte brenda dhe kanë lënë edhe kondicionerin hapur. Nusja ka qëndruar aty dhe në atë moment kishte dalë jashtë makinës e po qëndronte përpara pjesës së përparme, gjysmë e mbështetur. Kur djali ka qenë duke u kthyer për te makina, që të niseshin drejt Tiranës, ka parë një person që është futur me nxitim në makinë dhe ashtu siç ka qenë me dyer të hapura, ai i ka dhënë gaz dhe është larguar. Nusja është tmerruar, ndërsa djali e ka ndjekur me vrap nga pas duke i bërtitur që të ndalonte, pasi brenda kishte një fëmijë të vogël. Por ai ka vazhduar rrugën me shpejtësi.
    Ka arritur të fiksojë ndonjë tipar të autorit djali juaj?
    Në Policinë e Durrësit djali e ka dhënë përshkrimin e tij, një person rreth 30-40 vjeç, me flokë të thinjur, i shkurtër dhe i dobët. Në polici i kanë treguar edhe fotografitë e personave problematikë dhe që kanë kryer vjedhje, dhe ai e ka njohur. Me sa dimë ne, policia e ka identifikuar tashmë autorin. Është një person nga një fshat i Laçit, që për momentin nuk ia kujtoj dot emrin. Ndërsa një dëshmitar që kishte parë ngjarjen, i ka thënë tim biri se personi që ka vjedhur makinën ka zbritur nga një makinë tip “Peugeot” me ngjyrë të bardhë, me targa Kavaje.
    Si ka vijuar më pas ngjarja?
    Djali ka dalë me nxitim në rrugë, kur shkon në drejtim të plepave dhe i ka dalë para një makine duke i treguar shoferit se çfarë i kishte ndodhur dhe i duhej makina. Shoferi e ka lejuar dhe ka nisur të ndjekë makinën e vjedhur që lëvizte në drejtim të Kavajës dhe me sa duket, është futur nga rruga e Ndroqit për të kaluar në Tiranë, pasi në autostradë nuk kalonte dot. Në atë kohë ka lajmëruar edhe Policinë. Menjëherë sapo është dhënë lajmërimi janë marrë masat nga ana e drejtorit të Përgjithshëm, Hysni Burgaj, që unë sërish e falënderoj nga zemra, i cili për 20 minuta ka shkuar në Durrës. Ka dhënë urdhër që të gjitha forcat e Policisë të ishin në gatishmëri. Gjërat mund të kishin shkuar shumë keq. Por, si duket, kur ka parë gjithë atë prezencë policie, autori është trembur dhe e ka lënë foshnjën.
    A ju kanë treguar se si u gjet foshnja dhe kush lajmëroi?
    Na kanë thënë që një person që ka dashur të mbetet anonim ka treguar se kishte gjetur një foshnjë të braktisur nga prindërit pranë një karburanti në Laprakë, para një çerdheje. Ai i kishte telefonuar Policisë dhe më pas forcat e rendit kanë shkuar, e kanë gjetur nipin tim aty dhe e kanë çuar te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Unë mendoj se ka qenë vetë autori që e ka lënë djalin e vogël aty dhe më pas ka lajmëruar Policinë. Ose autorët. Unë jam i bindur që nuk ka qenë vetëm një person. Ngjarja ka qenë e organizuar. Makinën vërtet e ka marrë vetëm një person, ai që ka parë edhe djali im, por gjatë rrugës mund t’i jetë bashkuar ndonjë makinë tjetër. Po gjatë rrugës makinës i janë hequr targat që të mos diktohej nga policia dhe mbase nipin tim e kanë hipur në ndonjë tjetër makinë, që më pas e ka lënë aty në Laprakë.
    Po për makinën ju kanë treguar se si është gjetur?
    Të them të vërtetën, në momentin që mua më ka ardhur nipi shëndoshë e mirë në shtëpi, as që kam dashur t’ia di për makinën. Por, gjithsesi, ndjehem mirë që u gjet, pasi aty mund të gjenden gjurmë të autorit dhe ai të kapet. Na treguan se makina është gjetur diku afër Milotit, në dalje të Laçit, e fikur dhe brenda saj nuk ishte lëvizur asgjë. Edhe çanta e nuses bashkë me portofolin me para nuk është lëvizur. As telefoni i saj. Në fakt, me aq sa mësuam nga policia, edhe gjetja e makinës ishte bërë duke gjurmuar i-Phonin e Albinës, i cili ka qenë i ndezur gjatë gjithë kohës.

    Durrës-Laç, 20 të shoqëruar për grabitjen e foshnjës
    Policia: I dyshuari, person i moshës 30-40 vjeç nga zona e Laçit
    Policia e dy qyteteve është angazhuar në hetimin e ngjarjes së ndodhur të hënën në Durrës. Në qytetin bregdetar, por edhe në Laç, janë shoqëruar në ambientet e Policisë rreth 20 persona të dyshuar, të cilët po hetohen për implikim të mundshëm në vjedhjen e makinës ku ndodhej edhe foshnja që u gjet e braktisur në Laprakë. I dyshuari sipas Policisë është një person i moshës 30-40 vjeç nga Laçi. Policia ka përcaktuar në një mënyrë edhe itinerarin e ngjarjes, duke theksuar se “rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës, shtetasi Eglantin Mellani, 32 vjeç, banues në Tiranë, udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Mercedez Benz’ me targa polake KR 535 RL. Ai ka ndaluar në zonën e plazhit “Iliria” për të parë për një frigorifer që po kërkonte për banesën e blerë te Shkëmbi i Kavajës. Pasi ka hyrë në dyqan ka lënë makinën ndezur me gjithë foshnjën një muajshe. Kur ka dalë ai nuk e ka gjetur makinën, por edhe pse ka lajmëruar Policinë, ka qenë aq i tronditur, saqë nuk ka mundur t’i informojë forcat e rendit as për targën e mjetit. Makina u gjet e braktisur në zonën e Milotit disa orë më vonë. Nga hetimet në Durrës nuk përjashtohet mundësia që grabitësi të ketë qëlluar rastësisht në momentin kur 32-vjeçari e ka braktisur makinën duke e lënë të ndezur atë pranë dyqanit të elektroshtëpiakeve.


    Lokalizimi me iPhone
    Telefoni i kompanisë “Apple”, iPhone, i nënës së foshnjës, ka shërbyer për përcaktimin e vendndodhjes së makinës së vjedhur. Bashkë me një çantë ku ndodheshin edhe disa para, telefoni kishte mbetur në makinë me gjithë foshnjën. Aparati celular ishte lënë i ndezur, por me zile të shuar, në mënyrë që edhe nëse binte, fëmija të mos zgjohej nga gjumi. Ndërsa ishte vjedhur automjeti, telefoni në fjalë ndodhej brenda dhe çdo lëvizje e tij është ndjekur me GPS nga policia, e cila bëri edhe lokalizimin e vendit ku ishte braktisur automjeti, të cilit i ishin hequr edhe targat.

    Nga e dërguara jonë në Durrës, ETLEVA DELIA

  7. #267
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Pukë, vriten 2 vëllezër, plagoset një grua
    29/06/2012



    Vriten me armë zjarri 2 persona në fshatin Mardhnac të Pukës, ndërsa një grua është plagosur.

    Viktimat janë vëllezërit Paulin dhe Hilë Marku, 40 dhe 50 vjeç, ndersa e plagosura eshte bashkëshortja e njërit prej tyre.

    Njëri prej autorëve, Fatbardh Përmarkaj është arrestuar nga policia, ndërsa në kërkim është edhe një tjetër person.Dyshohet se shkak per ngjarjen e rende jane motivet e pronesise.


    Top channel

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pas përgjimit RENEA arreston Emiljano Shullazin



    Share


    Kronikee Shtunë, Qershor 30th, 2012




    Emiljano Shullazi

    Kapet me dy pistoleta në një makinë të blinduar rrugës për në Shkodër me një mik. I gjendet zhurmues kundër përgjimit.


    Policia: Bashkë me 34-vjeçarin u vu në pranga edhe Helidon Harizaj.

    RENEA e arreston në Lezhë, një muaj pas lirimit nga burgu.

    Emiljano Shullazi, personazh i njohur për precedentët e tij penalë në Tiranë, u arrestua mbrëmjen e djeshme me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit.
    Arrestimi është kryer nga forcat speciale të policisë RENEA, që kanë bërë një kontroll të beftë në automjetin me të cilin po lëvizte Shullazi. Bashkë me 34-vjeçarin nga Tirana mësohet se është arrestuar edhe shtetasi Helidon Harizaj nga Vlora. Në makinë ka qenë edhe një person i tretë nga Lezha, i cili është ndaluar dhe po verifikohej, por deri mbrëmë vonë nuk konfirmohej arrestimi i tij. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, arrestimi i Shullazit është bërë mbi bazën e informacioneve të siguruara nga kjo drejtori. Gjatë ndjekjes operative nga Policia është marrë informacion se ditën e djeshme, 34-vjeçari i dyshuar për disa vepra penale, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të Vlorës. Në qytetin bregdetar Shullazi ka takuar shtetasin Helidon Arizaj, me të cilin është kthyer në drejtim të Tiranës në orët e pasdrekes. Pasi kanë mbërritur në kryeqytet, Shullazi dhe Harizaj janë drejtuar për në Lezhë, duke ecur me makinën e blinduar. Policia ka dyshuar për ndonjë plan kriminal dhe në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit ka organizuar shërbimet e forcave speciale RENEA. “Gorillat” e këtij reparti, me maska në kokë, kanë ndaluar automjetin e Shullazit, i cili, pasi ka kuptuar autorët e postbllokut, nuk ka bërë kundërshtime, por ka ndaluar mjetin dhe ka dalë prej tij me duar pas koke, ashtu siç i kërkuan oficerët e RENEA-s. Nga kontrolli në makinë janë gjetur dy armë zjarri pistoleta. Brenda pak minutave, me mjetet e policisë, Shullazi dhe miku i tij Helidon Arizaj, janë transportuar në Tiranë, ndërkohë që është bërë kontroll në banesën e 34-vjeçarit tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. “Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhe sekuestruan 6 telefona celularë, një aparat zhurmues që përdoret për heqjen e përgjimit në telefonat celularë dhe dy radio policie që regjistroheshin në të gjitha frekuencat ku komunikon policia aktualisht. Vetëm një muaj më parë, më 11 maj, në Gjykatën e Tiranës, Emiljano Shullazi mbylli hesapet e radhës më drejtësinë, pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje.
    Vendimi i Gjykatës
    Emiljano Shullazi u lirua nga paraburgimi më 11 maj 2012, në zbatim të një vendimi pafajësie ndaj tij. Këtë ditë Gjykata e Tiranës e deklaroi atë të pafajshëm për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. I njëjti vendim deklaroi të fajshëm të bashkëpandehurin e Shullazit, mikun e tij, Gilmando Dani. Dani u dënua me një vit burg për “armëmbajtje pa leje”. Prova kyçe që i dha pafajësinë Shullazit ishte dëshmia e dhënë në proces nga punonjësit e Policisë. Bëhet fjalë për të njëjtët që e arrestuan atë dhe Danin në nëntor të vitit 2011, pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet. Në procesverbalet e arrestit në flagrancë, punonjësit e Policisë që prangosën Shullazin dhe Danin shënuan se “arma ishte hedhur nga Shullazi në momentin që ishte afruar policia”. Por ky fakt u mohua prej tyre kur u paraqitën si dëshmitarë në proces. Përpara gjyqtarit Martin Deda, dy punonjësit e Policisë dëshmuan se nuk e kishin parë se cili nga dy të dyshuarit e kishte hedhur pistoletën. Në atë seancë, prokurori kërkoi kundërshtimin e dëshmive të punonjësve të Policisë, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata. Për shkak të ndryshimit të deklarimeve të dhëna në Prokurori dhe dëshmisë para trupit gjykues, Prokuroria nisi procedim penal për “dëshmi të rreme” për dy nga oficerët e Policisë. Shullazi edhe më parë është arrestuar nga policia me mjete të ngjashme, fenelina dhe radio policie, si dhe me sasi armatimi. e.d/a.b


    Sekuestruar
    . 2 armë zjarri, pistoleta

    . Automjet i blinduar

    . 6 celularë

    . Aparat zhurmues kundër përgjimit

    . 2 radio marrëse-dhënëse që punonin në kanalet e komunikimit të policisë


    panorama

    --

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ec shullazi.. shum po te krruhet..

    sec kam nje bindje qe ky sikurse dritan dajti jan atentator te klanit selim rozist..dhe paguhen.. e ndihmohen me logjistik nga spiunet e seli rozes ne polici.. per te kryer atentate te llojit jaho salih..

    hmm..





    ------------


    Pafajësi tutorëve të 20 prostitutave



    Share


    Kronikee Premte, Qershor 29th, 2012


    Prokuroria e Tiranës

    Katër persona të akuzuar për pastrim të parave të fituara nga trafiku i prostitutave në Greqi janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.
    Tetë llogari bankare të sekuestruara në emër të tyre me vlera të konsiderueshme financiare janë liruar nga bllokimi me urdhër të Gjykatës. Personat që kanë fituar pafajësinë janë shtetasit Aleksandër Shehu, Sokol Shehu, Can Murataj dhe Fatos Zeka, të katërt të akuzuar për kryerjen e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, kryer në bashkëpunim. Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të provojë pastrimin e produkteve të veprës penale. Në vendimin e dhënë nga gjyqtarët Petrit Çomo, Ibrahim Hoxha dhe Alkelina Gazidede, megjithatë sqarohet se katër të pandehurit kanë pasur një histori të pazakontë trafiku në Greqi ku kanë shfrytëzuar si prostituta 20 vajza. Fitimet kanë qenë marramendëse, ndërsa tutorët shqiptarë kanë arritur deri aty sa të blejnë jahte dhe t’i përdorin ato për “takimet” erotike të klientëve që shkonin me vajzat.
    Vendimi i Gjykatës
    Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Aleksandër e Sokol Shehu, të cilët janë vëllezër, prej vitesh jetojnë në qytetin e Athinës, në Greqi. Të dy këta persona dyshohen nga organet kompetente greke se në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer veprimtari të kundërligjshme në Greqi. Sipas këtyre dyshimeve, vëllezërit Shehu kishin organizuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, e cila kishte në përbërje rreth 20 shoferë dhe 20 prostituta. Kjo organizatë merrej me shfrytëzimin e prostitucionit. Femrat me kombësi joshqiptare, të pandehurit i kontaktonin nëpërmjet një agjencie pune në Rusi. Të pandehurit kishin krijuar një zyrë takimesh, të ashtuquajtura erotike, e cila kishte të publikuar në gazeta të ndryshme greke numrat e telefonit. Klientët komunikonin në këta numra me operatorë të ndryshëm, të cilët punonin për zyrën në ambiente të ndryshme. Operatorët, pasi merrnin adresën e klientit, komunikonin me shoferët e taksive dhe prostitutat, të cilët kishin pikë takimi të përditshme. Një shofer merrte gjithmonë një prostitutë dhe e çonte në vendin e takimit erotik, që në fakt kishte të bënte me kryerje marrëdhëniesh seksuale jashtë dëshirës së femrave dhe ku çmimi për çdo takim erotik ishte rreth 150 euro. Pas mbarimit të takimit shoferi e merrte përsëri prostitutën, e cila merrte shpërblimin e saj 20-30 euro. Shoferi merrte shpërblimin e tij 20-30 euro, ndërsa pjesën tjetër e dorëzonte te një shtetas grek, edhe ky shofer taksie, ose te bashkortaku i të pandehurve Shehu, shtetas grek. Të gjithë këta persona ia dorëzonin fitimet të pandehurit Sokol Shehu. Me këto të ardhura, të pandehurit Shehu kishin krijuar një shoqëri lundrimi, argëtimi. Ata kishin blerë pesë skafe me vela, të cilat i përdornin edhe si vende për takimet erotike. Sipas akuzës, kjo veprimtari ka filluar përpara vitit 2006 e ka vazhduar deri në muajin maj të vitit 2009.
    Në lidhje me veprimtarinë e kundërligjshme të të pandehurit Shehu në Greqi, autoritetet e Drejtësisë greke, shërbimet e Policisë, si dhe Prokuroria, kanë kryer hetime që përpara vitit 2006. Nga materiali i ardhur nga autoritetet e Drejtësisë greke, në ekzekutim të letër-porosisë, rezulton se në muajin mars të vitit 2006 në Athinë është vrarë me armë zjarri një shtetas grek, brenda ambienteve të një banese. Në banesë pas vrasjes është gjetur një shtetas tjetër grek, pronari i banesës, i cili kishte qenë me viktimën gjatë gjithë mbrëmjes. Gjatë mbrëmjes pronari i banesës i kishte kërkuar mikut të tij që t’i telefonin një zyre në Athinë, e cila ofronte takime erotike në dukje, por që në realitet ofronte prostituta kundrejt shpërblimit prej 150 euro. Këtë numër kishin përdorur edhe herë të tjera për takime të tjera. Pasi kanë komunikuar me një shtetase greke, i kanë kërkuar dy prostituta për t’i çuar në banesën e tyre. Pas gjysmë ore në banesë kanë ardhur dy prostituta, të cilat nuk janë prezantuar me emra, apo nëse ishin greke apo të huaja. Në banesë, në momentin kur kanë ardhur prostitutat, kanë qenë vetëm pronari i banesës dhe viktima. Pasi kanë konsumuar pije alkoolike dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale, njëra nga prostitutat është larguar, ndërsa tjetra, me këmbënguljen e viktimës, ka qëndruar. Viktima, gjatë gjithë mbrëmjes ka qenë i armatosur me një armë zjarri, të cilën e mbante sipas rastit në dorë apo mbi tavolinë, duke luajtur me të. Në një nga këto raste viktima është qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur. Duke u nisur nga numri telefonik celular nga i cili është telefonuar zyra, është bërë i mundur komunikimi me këtë numër nga shërbimet e Policisë greke. Pasi janë porositur dy prostituta nga shërbimet e Policisë, nëpërmjet një procesi të simuluar veprimesh, është bërë shoqërimi për në rajonin e policisë i dy prostitutave, njëra me origjinë rumune dhe tjetra me origjine shqiptare. Krahas me prostitutat janë ndaluar edhe dy shoferë taksie, të cilët shoqëronin dy prostitutat, njëri me origjinë nga Sudani dhe tjetri me origjinë nga Bullgaria. Nisur nga numrat telefonikë celularë, që përdornin shoferët, është arritur që të identifikohej njëra nga të ashtuquajturat operatore të zyrës, një shtetase greke. Nga deklarimi i kësaj shtetaseje ka rezultuar se punën e mësipërme e ka gjetur nga njoftimi në një nga gazetat e njoftimeve. Për këtë zyrë ka punuar që nga janari i vitit 2006. Nga deklarimi është mësuar edhe vendndodhja e zyrës. Ajo kishte disa numra telefonikë celularë, që ishin numra të njoftimeve në gazeta. Gjithashtu ajo kishte një numër, në të cilin kishte të shënuar disa numra telefonikë celularë të prostitutave dhe të shoferëve. Kur njëri nga klientët merrte te njëri nga numrat dhe linte vendin e takimit, ajo merrte shoferin dhe prostitutën, si dhe i tregonte vendin ku do të shkonte. Kur vajza mbaronte punë, shoferi e merrte në telefon. Paratë për punën që bënte i gjente në zyrë çdo të shtunë ose të diel. Gjatë deklarimit kjo shtetase fillimisht është shprehur se nuk e dinte se kush ishte pronar i zyrës, por nga operatorja tjetër, që ishte me origjinë ruse, kishte marrë dijeni që e kishte emrin Aleksis. Ajo është shprehur se nuk e kishte parë dhe nuk e kishte takuar ndonjëherë këtë person, pasi kjo përbënte metodë sigurie për të vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes. Gjatë deklarimit të saj kjo shtetase ka deklaruar në lidhje me numrat telefonikë celularë që janë gjetur të regjistruar në telefonin e saj celular, ku njëri nga numrat përdorej nga personi i identifikuar nga ajo me emrin Aleksis Shehu, shqiptar dhe shoku i saj, si dhe i bashkëshortit të saj. Ajo ka njohur nëpërmjet fotografisë të pandehurin Aleksandër Shehun, si dhe shokun e saj Aleksis Shehu. Në lidhje me ngjarjen e vrasjes ajo ka deklaruar se nuk ka qenë në punë natën e vrasjes, por ka qenë operatorja tjetër me origjinë ruse. Ka qenë kjo shtetase, e cila i ka treguar për emrin e prostitutës, si dhe për natën e vrasjes. Kjo shtetase ka deklaruar se me sa kishte dijeni, pronar i zyrës për të cilën ajo kishte punuar deri në atë moment ishte shtetasi Aleksis Shehu. Për këtë zyrë punonin 8 prostituta dhe 8 shoferë. Të dhënat e mësipërme, sipas akuzës, provojnë faktin se veprimtaria e paligjshme e të paktën të pandehurit Aleksandër Shehut kishte filluar më herët se viti 2006.
    Në muajin prill të vitit 2009 shërbimet e policisë të Sektorit Kundër shfrytëzimit të prostitucionit në qytetin e Athinës, në Greqi, kanë pasur informacione që dy vëllezërit shqiptarë, të pandehurit Aleksandër dhe Sokol Shehu, të paktën që prej vitit 2006 ishin drejtues të një organizate, e cila kishte në përbërje rreth 20 shoferë, grekë dhe të huaj, si dhe 20 prostituta, kryesisht të kombësisë së huaj, ruse, ukrainase, rumune dhe shqiptare, si dhe merrej me shfrytëzim të prostitucionit. Femrat me origjinë sllave i kontaktonin nëpërmjet një agjencie pune në Rusi. Mënyra si funksiononte organizata është përshkruar më lart.
    Nisur nga këto informacione, nga shërbimet e policisë greke, në fillim të muajit prill të vitit 2009, janë organizuar vëzhgimet e lokalit, si dhe të personave ku mendohej që ushtrohej veprimtaria kriminale. Vëzhgimi fillonte gjithmonë nga një lokal ku janë mbajtur të dhënat në lidhje me automjetet, personat shoferë që drejtonin këto automjete, si dhe femrat që hipnin në këto mjete. Vëzhgimi vazhdonte duke ndjekur mjetet dhe kthimin e tyre në lokalin ku kishte filluar vëzhgimi. Nga veprimet hetimore të kryera në Greqi, rezultoi se janë vënë re disa raste kur shoferët dorëzonin para tek një shofer, shtetas grek, i cili më vonë ia dorëzonte të pandehurit Sokol Shehu. Nga vëzhgimi janë identifikuar disa nga shoferët që kanë qenë me kombësi shqiptare, greke, rumune.
    Nga shërbimet e Policisë Gjyqësore, më datë 19.05.2009 janë organizuar në dy raste takime erotike të kontrolluara, ku klientë kanë qenë dy oficerë policie të sektorit të sipërpërmendur. Kështu është komunikuar me telefon celular në njërin nga numrat e publikuar në gazetë dhe është lënë takimi në një hotel. Në dhomën e hotelit janë paraqitur dy prostitutat, të cilat kanë thënë se vinin nga zyra dhe kërkonin një shumë prej 150 euro paradhënie. Në këto momente është bërë ndalimi i prostitutave, njëra me kombësi ruse dhe tjetra me kombësi shqiptare, si dhe i dy shoferëve me kombësi shqiptare. Pas ndalimit të personave të mësipërm është bërë ndalimi i shoferëve të tjerë, së bashku me disa femra. Nga deklarimi i 2 prostitutave rezultoi se kanë dëgjuar nga shoferët se pronari i zyrës ishte një person me emrin Alekos.
    Nga materiali hetimor rezultoi të jenë ndaluar 11 shoferë taksie, ndër ta katër shtetas shqiptarë, një rumun dhe të tjerët me kombësi greke. Nga materiali hetimor, gjithashtu rezultoi të jenë identifikuar 5 prostituta, dy nga të cilat u referohen deklarimeve të shofereve për emrin Alekos si pronar i zyrës. Ndër 5 prostitutat, vetëm 2 janë akuzuar për veprën penale të parashikuar nga Kodi Penal grek, të ngjashme me veprën penale ushtrimi i prostitucionit.
    Nga materiali hetimor rezulton të jenë ndaluar dy bashkë-ortakët e të pandehurve Shehu, si dhe një shofer grek. Ata akuzohen për shfrytëzim të prostitucionit ndaj 37 femrave, kryesisht me origjinë dhe kombësi të ish-republikave sovjetike. Në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është ngritur edhe akuza e pastrimit të parave nëpërmjet krijimit të shoqërive, si dhe blerjes së skafeve. Nga materiali hetimor rezulton se i pandehuri Sokol Shehu rreth viteve 2006-2007 ka blerë tre skafe, për një vlerë prej 1 000 000 eurosh.


    Pronat e liruara nga sekuestro
    Sipërfaqe toke prej 1500 metrash katrorë, ndërtesë me sipërfaqe prej 150 metrash katrorë në fshatin Muçaj, Vorë, Tiranë.
    Sipërfaqe toke prej 2600 metrash katrorë në fshatin Muçaj, Vorë, Tiranë
    Llogari bankare 11980 euro, transfertë 50 mijë euro
    Llogari në shumen prej 100 000 eurosh
    Depozitë prej 200 000 eurosh
    Depozitë me afat 533 000 euro
    Llogari bankare 500 000 euro
    Llogari bankare 500 000 euro

    Me shume nga kjo kategori:
    ■“Ferrari” me shpejtësi çan bordurën e rrugës, 2 vdesin
    ■Pas përgjimit RENEA arreston Emiljano Shullazin
    ■Xheloz për gruan, vret bashkëfshatarin. E qëlloi me armë gjahu natën në pritë: Mendova se ishte dhelpër
    ■Peng për 5 mijë euro, u “fal” te noteri makinën për ta liruar
    ■Ina Rama humb gjyqin e 6-të
    ■Burri fjeti një natë me kufomën e gruas së vrarë
    ■Shtyu gruan në vetëvrasje, arrestohet i shoqi
    ■Gjykata i fal edhe dy muaj burg Kostandin Xhuvanit
    ■Vrasësi zhduku celularin e Balliut
    ■Uji i pijshëm, gushti shuan etjen e 3 mijë bizneseve në plazh





    Share




    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    1 Koment per “Pafajësi tutorëve të 20 prostitutave”


    Djali Liqenit
    29 Qershor, 2012 - 14:38



    Hajde gjykata qelbesira qe kemi ! Pse me djerse i kane bere gjithe keto para dhe prona ??? Cte flasesh, eshte e kote te flasesh !

    Përgjigjjuni






    Beni nje Koment

  10. #270
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Elbasan, shpërthim eksplozivi, panik te banorët
    03/07/2012



    Një shpërthim eksplozivi ka tronditur në mesnatë, qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Brigada 17 Sulmuese”, pranë kryqëzimit të Cërrikut.

    Burime nga policia bëjnë me dije se një sasi ekslpozivi është vendosur në mes të dy pallateve duke shkaktuar panik tek banoret. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar nje automjet i parkuar, si dhe disa apartamente që ndodheshin pranë vendit të shpërthimit.

    Fatmirësiht nuk ka patur të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi i hetimor i cili po punon per zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihen autorët e vendosjes se eksplozivit. Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 12 persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Ndonëse kanë nisur hetimet, ende nuk mund të flitet për një pistë të saktë dhe se cili ishte shenjestra e autorit. Burimet e policise, bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.



    Top channel

Faqja 27 prej 50 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •