Close
Faqja 23 prej 50 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 499
  1. #221
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vrasje Serish

    Tiranë, vrasje në një lokal nate

    Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm përballë Prokurorisë së Tiranës. Pas një sherri banal të ndodhur brenda në lokalin e natës mes klientëve ka ndërhyrë pronari i lokalit N. Doda, i cili ka mbetur edhe viktimë.

    Ndërkohë tre persona të tjerë të përfshirë në përleshje mbetën të plagosur. Ata janë nisur pak minuta pas ngjarjes për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dy prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë për jetën.

    Policia nisi punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ka shoqëruar një grup të madh personash mes të cilave edhe 6 vajza që ndodheshin në lokal.

    Top chanel

  2. #222
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kukës, grabiten turistët kinezë
    03/05/2012

    Një grup turistësh kinezë janë grabitur në mesnaten e së mërkurës në fshatin Ujmisht të Kukësit.

    Ata ndodheshin ne nje tur turistik ne zonen malore, kur jane ndalur ne rrugen prane ketij fshati nga persona te paidentifikuar.

    Turisteve u jane marre sendet personale, aparatet fotografike, celularet dhe parate, pas ngjarjes turistet lajmeruan policine dhe per autoret e ngjarjes ka nisur kerkimi.

    Top chanel

  3. #223
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg hashash
    04/05/2012

    Një sasi prej 100 kilogramë hashashi është sekuestruar në orët e vona të së enjtes, pranë fshatit Llongo ne Dropull.

    Policia kapi nje një automjeti tip Volvo me targa greke YKK 6895, ku në brendësi të automjetit u konstatuan 4 çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike. Drejtuesi i automjetit, si dhe një pasagjer kanë mundur të largohen duke braktisur mjetin në mes të rrugës rurale Vrisera -Llongo, duke përfituar edhe nga errësira janë larguar në drejtim të kufirit grek.

    Menjëherë në drejtim të vendngjarjes në ndihmë të Policisë Kufitare dhe forcave Delta kanë mbërritur specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, si dhe grupi hetimor ku nga kqyrja e mëtjeshme e mjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan katër çanta të mëdha shpine, ku brenda tyre kishte 95 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme gjithësej rreth 100 kilogramë marihuanë.

    Top chanel

  4. #224
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Tropojë, vrasje e dyfishtë
    03/05/2012

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tropojën në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

    Një grua 31-vjeçare ka vrarë bashkëshortin dhe të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.45 pas mesnatës në lagjen “Partizani” të Tropojës. Manjola Dollapi ka vrarë të shoqin Eduart Dollapi dhe Kaçanik Gjuriqin me te cilin kishte nje lidhje intime. Shkak per kete ngjarje te rende mesohet se eshte bere tradhtia bashkeshortore.

    31-vjeçarja është kapur në banesë nga i shoqi me Kacanik Gjuriqin. Pas nje konflikti mes te dyve mesohet se gruaja ka qelluar me arme kallashnikov te shoqin, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas 31-vjeçarja ka qelluar edhe mbi te dashurin e saj duke i shkaktuar vdekjen edhe ketij te fundit.

    Burime nga policia e Tropojes bejne te ditur se 31-vjeçarja Manjola Dollpai pak ore pas krimit eshte dorezuar ne polici duke pranuar edhe autorësinë.

    Top chanel

  5. #225
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Skrapomania, eksploziv antenës televizive
    03/05/2012 10:10

    Një 22-vjeçar i identifikuar si Alvaro Jaçe, nga fshati Kodras, Kolonjë, është arrestuar nën akuzën e shkatërrimit të pronës.

    Autoritetet policore lokale njoftojnë se ai ka shkatërruar me eksploziv antenën përforcuese televizive të vendosur në malin e Radomit.

    Më pas, shtojnë burimet, ai e ka shitur këtë material për skrap, me qëllim përfitimi financiar.

    Vjedhja e objekteve prej metali për t’i shitur për skrap është kthyer në maninë e re të hajdutëve, të cilët të detyruar edhe nga varfëria vënë në shënjestër çdo gjë.

    Pak ditë më parë katër persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga krimi ekonimik në Drejtorinë e policisë së Korçës për akuza të ngjashme.

    Gjithashtu, para pak kohësh, po në Korçë, tre fshatra u përballën me mungesë të energjisë elektrike, pasi shtyllat e tensionit të lartë ranë pre e grabitësve të skrapit.

    Fenomeni në fjalë ka prekur edhe ish-uzinën e superfosfatit në Laç, e cila e lënë në mëshirë të fatit, grabitet pjesë-pjesë nga banorët për t’u shitur më pas.

    top chanel

  6. #226
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    “Fiks Fare”, skandali me lumenjtë
    01/05/2012

    Masakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga “Top Channel”, nuk ka gjetur reagimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë “pako” vend që na kanë lënë të parët tanë.

    Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi një tjetër skandal që ka lidhje me gërryerjen e lumenjve dhe implikimin e zyrtarëve shtetërorë në shkatërrimin që i bëhet mjedisit.

    Kamera e “Fiks Fare” solli për qytetarët se si funksionon kjo aferë. Në emisionin “Fiks Fare” u shfaq drejtori i baseneve në Lezhë i cili rekomandon personin e kontaktit në Tiranë.

    Ndërsa në zyrën e tij ndodhet edhe personi i kontaktit, të cilin e
    sugjeroi drejtori i baseneve të Lezhës.

    Pasi bisedon me drejtorin e e INUK-ut propozon cmimin 3 mijë euro për të nisur gërryerjen në lumë.

    Masakra ndaj mjedisit është denoncuar dhjetra herë në Top Channel e megjithatë nuk ka patur ndonjë reagim që të rriste përgjegjshmërinë për ruajtjen e ambientit ku ne jetojmë.

    Top chanel

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Skrapomania, eksploziv antenës televizive
    03/05/2012 10:10

    Një 22-vjeçar i identifikuar si Alvaro Jaçe, nga fshati Kodras, Kolonjë, është arrestuar nën akuzën e shkatërrimit të pronës.

    Autoritetet policore lokale njoftojnë se ai ka shkatërruar me eksploziv antenën përforcuese televizive të vendosur në malin e Radomit.

    Më pas, shtojnë burimet, ai e ka shitur këtë material për skrap, me qëllim përfitimi financiar.

    Vjedhja e objekteve prej metali për t’i shitur për skrap është kthyer në maninë e re të hajdutëve, të cilët të detyruar edhe nga varfëria vënë në shënjestër çdo gjë.

    Pak ditë më parë katër persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim nga krimi ekonimik në Drejtorinë e policisë së Korçës për akuza të ngjashme.

    Gjithashtu, para pak kohësh, po në Korçë, tre fshatra u përballën me mungesë të energjisë elektrike, pasi shtyllat e tensionit të lartë ranë pre e grabitësve të skrapit.

    Fenomeni në fjalë ka prekur edhe ish-uzinën e superfosfatit në Laç, e cila e lënë në mëshirë të fatit, grabitet pjesë-pjesë nga banorët për t’u shitur më pas.

    top chanel
    o shoku nuk vidhet per skrap shtylla e tensionit te lart se lat nam.. Keto jane akte sabotazhi te paster.. eshte me kollaj te vjedhesh nje makine e ta shesesh per skrap se nje shtylle e tensionit te lart.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    22

    Kjo pjesa e lajmit, me kujtoi viziten para pak muajve te halla ime ne nje nga zonat e rrethit te Matit. Vura re qe po pershpejtonin te gjithe ne punet e mbremjes dhe arsyeja ishte se pasi tu erresonte nuk levizje me dot jashte ambientit te shtepise se s'kishin drita.
    Pyeta kusheririn tim:- Ndodh shpesh kjo gje? Jo, mu pergjigj, por na kan vjedhe trasmatorin e fshatit per ta shit per hekur. Edhe kshu ka

    P.S 2043, mos bej moral se s'te lexojne dot, po vujne denimin te shkretet :P

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    22
    [QUOTE=JustMaybe..;3407402]Kjo pjesa e lajmit, me kujtoi viziten para pak muajve te halla ime ne nje nga zonat e rrethit te Matit. Vura re qe po pershpejtonin te gjithe ne punet e mbremjes dhe arsyeja ishte se pasi tu erresonte nuk levizje me dot jashte ambientit te shtepise se s'kishin drita.
    Pyeta kusheririn tim:- Ndodh shpesh kjo gje? Jo, mu pergjigj, por na kan vjedhe trasmatorin e fshatit per ta shit per hekur. Edhe kshu ka

  10. #230
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    o shoku nuk vidhet per skrap shtylla e tensionit te lart se lat nam.. Keto jane akte sabotazhi te paster.. eshte me kollaj te vjedhesh nje makine e ta shesesh per skrap se nje shtylle e tensionit te lart.
    Qellimi ka qene qe pasi shtylla te rrezohej nga eksplozivi,te pritej ne copa
    me sharre portative qe pret metal,qe punojne me nafte,i hedh copat e prera ne nje
    kamion dhe i shet .
    Me mire vidh nje lokomotive dhe shite komplet per scrap.
    Me siguri fitimi do jete kolosal.Me paret e shitjes blej Sazanin,leshoja me qera te
    italianet dhe je set for life.,lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-05-2012 më 19:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 23 prej 50 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •