Close
Faqja 2 prej 50 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 499
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Kush e vrau oficerin e policisë Naim Hyska?

    Nga Bujar Ramaj

    Dikush mund të thotë se ai nuk është i vrarë, ai është i plagosur.
    Ai është i vrarë, sepse u nis për t’u vrarë dhe po lufton me vdekjen nga një plumb që i ka përshkruar kafkën tej përtej, vetëm Zoti dhe shkenca mund ta shpëtojë.
    Ai është i vrarë dyfish, sepse në skenën makabre të vrasjes së tij mori pjesë dhe djali dymbëdhjetëvjeçar, që aq shumë e adhuronte babain e tij e që ëndërronte ndoshta të bëhej oficer policie si babai, por kjo vrasje e vrau dhe këtë filizë në shpirt, duke menduar tani vetëm për gjakun dhe jetën e babait të tij.
    Ai është vrarë, se ka lënë të vrarë shpirtërisht familjen e tij dhe babain tetëdhjetëvjeçar, në pritje natë e ditë te porta e spitalit, se ndoshta oficer Naimi do të zgjohet nga gjumi tepër i dhimbshëm që ai po përjeton.
    Ai është i vrarë, se vrau shpirtërisht shokët, kolegët, miqtë, bashkëfshatarët dhe mbarë opinionin shqiptar.
    Ai është i vrarë, sepse u vra një shërbëtor i shtetit, u plagos vetë siguria e shtetarëve të këtij shteti.
    Ai është vrarë, sepse po kalon dhimbjen më të rëndë të jetës në përpjekje për shpëtim. Pavarësisht se kush është autori i dorës kriminale, ai u vra nga krimi, nga urrejtja, nga pasiguria, nga indiferentizmi ynë, duke u vrarë një oficer policie është vrarë siguria jonë.
    Naim Hyska është një oficer njëzetvjeçar në shërbim të shtetit dhe popullit, një nga oficerët më të bukur dhe më trima të policisë, një oficer që më 1998-n në Vlorë në qytetin e tij u përplas me shkelës të ligjit dhe në kushtet e një agresioni për t’i marrë jetën, ai kundërvepron me shpejtësi. Naimi ka shërbyer nga pika më e largët e Shqipërisë, nga Konispoli e deri në Tropojë, duke kërkuar vetëm në emër të ligjit dhe rendit.
    Kush e qëlloi Naimin është pyetja që na mundon, sepse ai na ka qëlluar të gjithëve ne: policë, shtetarët e këtij vendi, politikanët dhe biznesmenët, ka qëlluar mbi të ardhmen tonë.
    Vrasje gjyqtari, vrasje polici, vrasje oficeri, vrasje të prindërit, fëmijës, vëllait, komshiut, këto janë kronikat rëqethëse të muajve të fundit, një rritje e frikshme e krimit, gati–gati në prag të një anarkie kriminale e sidomos kjo në qendrat më të mëdha urbane: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier. Habia qëndron se më të shumtat e vrasjeve bëhen dhe nga vrasës me pagesë, një dukuri e rrezikshme, një antishtet paralel, një treg vrastar me pasoja të frikshme që ka bërë të tulaten dhe forcat e sigurisë.
    Si ka mundësi që këta kriminelë që sigurojnë para me vrasje dalin më të fortë se forcat e sigurisë, ç’bëjnë qindra efektivë të shërbimeve antikrim, shërbimeve inteligjente për t’ju kundërvënë këtij kërcënimi gjithmonë në rritje, apo kur ata të vrasin dhe ndonjë politikan të rangut të lartë të japin llogari? Cilat janë sugjerimet konkrete për të dalë nga kjo situatë nga organet e specializuara dhe institucionet vendimmarrëse? Po opinioni publik pse rri kaq indiferent apo kur të vijë krimi te pragu i tyre do të reagojnë, pse bëjnë aq shumë mitingje e protesta politike e nuk kemi një protestë për të kundërshtuar rritjen e krimit dhe shtimin e vrasjeve pa autor? Pse diskutojmë kaq shumë për politikë dhe jemi gati të vëmë në satër cilindo që nuk na pëlqen, e kur është problem për t’u bërë bashkë kundër krimit. heshtim? Po masmedia, që më shumë ushqehet nga kronika e zezë, pse nuk sensibilizon opinionin publik? A nuk duhet të ndalemi e të analizojmë se çfarë nuk shkon në këtë kërcënim të ri ndaj sigurisë sonë: drejtësia apatike e paaftë apo e korruptuar? Forcat e sigurisë të paafta apo të tulatura nga krimi dhe lidhjet e tij me elementë brenda tyre? Institucione pa drejtim eficient e vendimmarrje të drejta në përballimin e situatave të vështira, apo përqendrimi pa kritere ligjore të popullsisë në qendrat e mëdha urbane ka rritur varfërinë dhe si pasojë kriminalitetin?
    Nëse situata kriminale do të vazhdojë si ky vit që po lëmë pas, atëherë njerëzit do të heqin vëmendjen nga vlerat politike, duke u marrë më shumë me sigurinë vetjake, gjë që do të na shpierë në mosfunksionimin si duhet të institucioneve të sigurisë kolektive, duke rritur grupime të vetëmbrojtjes vetjake, të një vetëgjyqësie të heshtur që anon nga anarkia kriminale. Zot na ruaj!
    Oficeri i policisë Naim Hyska po lufton me vdekjen, në kufirin midis jetës dhe vdekjes, ai në dhimbjen e thellë, duket sikur na thotë: Kush e ka radhën nesër?
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ec o shoku vriten 2-3 dele qe votojne
    dhe e duan nje qeveri kriminelesh

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kronikë, Lajm i fundit|01/01/2012 09:58
    Korçë, dy të plagosur me armë zjarri



    Foto ilustruese

    Dy persona janë plagosur në Korçë pas ndërrimit të viteve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Denas, ku Ylli Hysenllari, 30 vjeç dhe Xhafer Hysenllatanji janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pasqaruara.

    Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se dy të plagosurit gjenden në spital, ku gjendja e 30-vjeçarit Hysenllari paraqitet e rëndë.

    Për këtë nga autoritetet spitalore është kërkuar transportimi i tyre drejt Tiranës me helikopter, pasi trashësia e borës në zonë nuk lejon lëvizjen me ambulancë.

    Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

  4. #14
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne Shqiperi , me deomos shteti duhet ti konfeskoje armet ne popullaten civile .Ne raste se kjo nuk ndodhe atehere popullata e pa mbrojtur dhet te kerkoje ndihme nga Bashkesia Nderkombetare.

    Jepja llopaten kesaj krijese se nuk jane per arme .

  5. #15
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/shtylle-elektrike42.jpg

    U vihet eksploziv shtyllave të tensionit të lartë
    Në Shqipëri persona të panjohur deri më tani kanë dëmtuar me eksploziv dy shtylla të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës.
    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Njëra prej shtyllave është dëmtuar në tre këmbët e saj, ndërsa tjera ka të dëmtuar gjithë bazamentin.
    Dëmtimi ka ndodhur në shtyllat e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt që shërben për transmetimin e energjisë nga Mali i Zi në vendin tonë.
    Forca të policisë dhe teknikë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Mafia shqiptare është shpërngulur drejt Skocisë në tregun fitimprurës të drogës dhe prostitucionit gjatë vitit të kaluar, mësohet nga vlerësimi i parë i agjensive të inteligjencës për grupet e huaja kriminale që operojnë në Skoci.

    Sipas agjensive të specializuara skoceze, grupet shqiptare janë në mesin e atyre që përbëjnë rrezikun më të madh dhe e veçojnë atë si ultra të dhunshme shqiptare, e cila operon përkrah 25 grupeve të krimit të organizuar. Gazeta skoceze e së dielës ‘Sunday Herald’ shkruan se nga të dhënat operative policore mafia shqiptare ka lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta me rrugët botërore të trafikut të heroinës, armëve dhe prostitucionit.

    Për policinë skoceze mafia shqiptare përbën një sfidë të re serioze. Një dekadë pasi pushtuan tregëtinë e seksit në Londër, kjo mafie zyrtarisht është objektivi kryesor i luftës kundër krimit të organizuar në Skoci. Superintendent i Agjenisë skoceze të Luftës kundër Krimit dhe Drogës, Stephen Whitelock, deklaron se “shqiptarët tashmë kanë mbërritur në Skoci dhe disa nga pjesëtarët e saj janë të aftë të kryejnë dhunë ekstreme”.

    Pjesëtarë të mafias shqiptare e bazuar tek lidhjet e forta familjare, i kishin shtrirë edhe më parë tentakulat e saj në Skoci. Në 2003 një eksponent i saj, Luan Plakici, shqiptar nga Mali i Zi, është dënuar me dhjetë vjet për trafikimin e femrave nga Moldavia, Rumania dhe vende të tjera për prostitucion në Londër, duke përfituar 3 milionë sterlina. Mendohet se ai shtriu rrjetin e prostitucionit deri në qytetin skocez të Gllazgout. Por, ‘Sunday Herald’ shkruan se kontrolli i drejtpërdrejtë i shqiptarëve në bizneset e krimit të organizuar ose furnizimi i heroinës prej saj, do të përbëjë një kërcënim të madh jo vetëm për organet e zbatimit të ligjit, por edhe për interesat e grupeve kriminale vendase.

    Deputeti skocez Graeme Person, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Luftës kundër Krimit dhe Drogës thotë se “nuk jam i habitur se kolegët e mi kanë identifikuar shqiptarët”.

    Prania e tyre në Londër dhe Anglinë qendrore është e mirënjohur. Shqiptarët janë një lloj sfide për shkak të bekraundit të tyre ushtarak në vendlindje dhe elementët e tyre kriminalë kanë një histori shumë të dhunshme.

    Ato janë grupe shumë të vështira për tu penetruar në radhët e tyre, thekson deputeti skocez, ish-drejtues i lartë i policisë.



    Top-channell

  7. #17
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Me armë në mbrojtje të pronës


    Banore te fshatit Luz i Madh kane nisur te organizohen duke patrulluar rrugen hyrese ne fshat, si dhe rruget dytesore per te evituar grabitjet, te cilat ne muajin dhjetor u bene te shpeshta.

    Shfaqja me arme gjahu neper rruge e banoreve te revoltuar nga situate ka trembur disi grabitesit por gjendja nuk eshte qetesuar. Policia ka shtuar kontrollet ne zone dhe po heton imtesisht ne lidhje me ngjarjen, nderkohe qe jane marre ne pyetje edhe disa prej banoreve qe denoncuan ne media situaten alarmante.

    Temperaturat e ulta te oreve te nates kane detyruar banoret qe te ndezin dhe zjarre te cilat pervecc te ngrohtit, sipas tyre sherbejne edhe per largimin e hajduteve nga fshati. Ne roje te pasurise se tyre, kryesisht gjese se gjalle qe eshte sulmuar nga hajdutet, fshataret kane shkrehur edhe arme ne ajer.

    Qe nga muaji dhjetor ne kete fshat jane shfaqur grupe hajdutesh qe vjedhin gjene e gjalle, nga mbareshtimi i se ciles siguron jetesen i gjithe fshati. Nderkohe burime nga komisariati i policise se Kavajes bejne te ditur se gjate muajit janar nuk eshte regjistruar asnje vjedhje ne zone dhe se situata eshte vleresuar dhe do te kete prani me te shpeshte te forcave policore. Shqetesimi i banoreve i shprehur per Top Channel ka vene ne levizje blute e zones te cilet kane planifikuar patrullime te shpeshta ne kete fshat te perfshire nga pasiguria per pronen dhe jeten.


    Bandat e armatosura terrorizojnë Luzin e Madh

    Vetëm pak kilometra larg metropolit shqiptar, në Luz të Madh të Kavajës banorët përvec halleve të përditshme përballen me një situatë të pazakontë.

    Grupe hajdutësh të armatosur e të maskuar veprojnë në zonë gjatë orëve të natës duke sulmuar stallat dhe vjedhin gjënë e gjallë. Pasiguria për pronën dhe jetën ulet këmbëkryq në fshat sapo bie nata, ndërsa gjatë ditës të gjithë flasin si t’i bëjnë ballë situatës.

    Banori Tahir Haka na tregoi ngjarjen e dy netëve më parë dhe si i mblodhi gëzhojat për t’ia dorëzuar inspektorit të policisë së zonës.

    Shumica e familjeve në fshatin Luz i Madh sigurojnë jetesën nga blegtoria. Frika i ka pushtuar edhe ata që kanë vetëm një lopë, qumështin e së cilës e përdorin për konsum të përditshëm. I madh e i vogël bëjnë roje natën në mbrojtje të pronës që për ta është vetë jeta.

    Më të moshuarit e fshatit thonë se situatë të ngjashme fshati nuk ka kaluar kurrë, madje as në 1997-n. Të gjithë ankohen, ngrenë zërin me shpresën se policia dhe prokuroria do të vihen në lëvizje dhe t’i shpëtojnë nga makthi që po kalojnë, në të kundërtën kërkojnë që vetë shteti t’i pajisë me armë dhe ata që nuk e kanë për të mbrojtur pronën dhe jetën.


    Top channell

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    E forta eshte se ne bilancin vjetor kte vit te policise shqiptare na dolen me 87% sukses ne kapjen e kriminelve lol ,kur vrasjet me te famshme mafioze ne shqiperi sot e ksaj dite akoma sjane zbardh. Kto mesa shof llogarisin si sukses kapjen e xhepistave ne autobuza ,kapjen e hajdutve te makinave , nderkohe per vrasjet ne mes te dites sjane te afte te nxjerrin asnje piste te mundshme se kush qysh tek e vrau? Thjesht dalin me deklereta si ajo e halimit qe tha UNE PREMTOJ QE vrasesit e Konomit do ti sjell para ligjit. Ku i ke o buf?

    Nejse si perfundim shqiperia eshte kthy ne nje New mexico te vogel ose ne nje Rio e ballkanit ku vrasjet sa vijne e po shtohen.
    Po normale qe "vrasjet me te famshme mafioze" nuk jane zbardhur, por kjo jo sepse kemi polici inkopetente, por sepse nuk duhet te zbardhen. Ne jemi te afte te kapim - vellain qe vret vellain per kanalin e ujit ndares ne bahçe; djalin qe vret babain per nje fjale goje etj etj. Ku ka kriminel me te veshtire per t'u kapur se keto qe permenda? LOL

    Kur s'do shteti, policia s'ka ça ben, edhe ne FBI apo CIA te jene pergatitur policat tane, s'kane ç'a bejne!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Historia e një martese që përfundoi në thikë

    Familja Buraku prej pesë vitesh banonte në një apartament modest në katin e pestë të një pallati në Rubik! Ajo banesë ishte blerë me sakrifica të përbashkëta të çiftit Ilirjan dhe Diana! Ajo mësuese, ai për shumë kohë emigrant! Ishin shpërngulur aty që kur vajzën e kishin 12 vjeç ndërsa djalin 5! Fëmijë të mbarë që ndanin skamjen e përbashkët me prindërit e tyre!

    Varfëria luajti shakanë e radhës në banesën Buraku! Nervat nuk mbajnë më kur vihet në diskutim buka e gojës!

    Portreti i familjes është shumë i thjeshtë. Të ardhur nga një zonë akoma më e thellë me dy fëmijë për të rritur dhe shuplaka hallesh për të përballuar çdo ditë pa pushim përfshi të dielën!

    Mësuese Diana ishte e vetmja që mbante në shtëpi katër frymë me nevoja për veshmbathje, ushqim dhe pak kënaqësi tek alkooli ku strehohej bashkëshorti!

    Marrëdhënia nuk ishte më si dikur, kohë në të cilat kryefamiljari Ilirjan ishte ai që siguronte nevojat e përditshme!

    “Ishte një familje e qetë, nuk kemi pasur shqetësime. Jemi habitur me këtë që ka ndodhur, është diçka shumë e shëmtuar”, tregon fqinja e familjes Buraku.

    Kjo banesë duhej të ishte streha e katër shpirtrave, por u kthye në ferrin e katër fatkeqëve! Arsye mund të listohen pa fund, por justifikime nuk ka për një bashkëshort që dhunonte gruan e tij me të cilën kishte sjellë në jetë dy fëmijë dëshmitarë të pafajshëm të një agonie të pambarimtë! Dhuna brenda mureve të shtëpisë ishte kthyer në bazë ditore, gati zëvendësonte ndonjërin nga vaktet që mungonte në tavolinë! Diana Buraku nuk e përballoi dot më këtë gjendje dhe iu drejtua gjykatës! Në Lezhë po zhvillohet procesi i divorcit ndërkohë që ajo kishte marrë dhe një urdhër-mbrojtje që e detyronte z.Buraku të qëndronte të paktën 50 metra larg banesës së tij.

    E shtunë! Zgjimi ka qenë i ngadaltë në familjen Buraku! Aty jeton e vetme Diana me 2 fëmijët tashmë 17 dhe 10 vjeç! Nuk ka asgjë për të nxituar pasi e vetmja që i pret është varfëria drejt një tjetër dite të zymtë! Rreth mesditës shfaqet në derë ai që duhej të ishte kryefamiljari! Ilirjani kërkon me ngulm që të hyjë brenda. Do të takojë fëmijët! Do të pajtohet me gruan, por me mënyrën e tij çuditërisht të dhunshme të shfaqjes së dashurisë! Pas disa përpjekeve shkallmon derën! Në shtëpi situata përshkallëzohet! Fëmijët tronditen! Diana Buraku rend drejt telefonit! Policia është vetëm një thirrje larg, por thika e të shoqit është më afër!

    Atë ditë më vjen djali i vogël dhe më thotë që “babi ka therur mamin dhe motrën”. Shkova sipër, mora vajzën dhe e çova në makinë. Gjatë gjithë kohës qante dhe donte nënën e saj pranë”, tregon fqinji që i gjeti i pari të plagosurat.

    Thika ngulet në bark! Vajza sulet në mbrojtje të nënës! Babai i përmalluar në vend të përqafimit godet dhe atë! Dinamika e krimit është krejt e parëndësishme! Nënë e bijë janë jashtë rrezikut për jetën tashmë, por tronditja se babai dhe bashkëshorti i theri do të lërë shenjë përgjithmonë edhe nëse qepja e operacionit zhduket nga lëkura e tyre!

    Urdhri i gjykatës nuk u respektua dhe një grua me një vajzë panë vdekjen me sy nga dora e burrit më të rëndësishëm në jetën e tyre! E gjithë jeta e kaluar, gëzimet, vështirësiteë hallet dhe perspektiva u shuan në tehun e ftohtë të thikës!





    Ndryshuar për herë të fundit nga stern : 18-01-2012 më 02:40
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    sa cifte ndodhen ne kete gjendje dhe grate hezitojne te kerkojne ndarjen se kane frike nga keto reagime cmendurie nga bashkeshortet.


    te shkretat grate , nuk dine ku te kerkojne mbeshtetje nga keta kafshe, smbetet gje tjeter vecse te jemi krenar per meshkujt shqiptar
    me te miret e botes i kemi

Faqja 2 prej 50 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •