Ngjarja e plote , sot e pashe
Kërkonte ish-të dashurën, përdhunon 81 vjeçaren
Donte çelësat e shtëpisë në të cilën punonte ish e dashura e tij si kujdestare, e për këtë goditi të motrën 81 vjeçare të gruas ku punonte njeriu me të cilin ishte dashuruar.
Protagonist i kësaj ngjarje është një 45 vjeçar shqiptar i arrestuar nga policia e Reggiano me akuzën për rrëmbim personi dhe dhunë seksuale.
Pak para mesnate shqiptari i shkoi pas shpine të moshuarës teksa kjo po hapte derën e shtëpisë.
I vendosur për të marrë çelësat e motrës së të moshuarës ku punonte ish-i i tij, shqiptari i cili u njoh nga plaka e cila ndenji para shtëpisë për 1 orë dhe në përleshje me të bëri që të hedhë nga shkallët një thikë që mbante në brezin e pantallonave.
Pasi mori një tufë me çelësa nga e moshuara, e ato nuk hapën derën e kërkuar prej tij, 45 vjeçari i cili zbuloi gënjeshtrën u hodh mbi gruan duke e hedhur në dhomën e gjumit ku e përdhunoi për më shuam se gjysëm ore.
Ulërimat mbytëse të së moshuarës u dëgjuan nga kujdestarja e motrës, njeriu për të cilin shqiptari kishte ardhur, por kjo e fundit njoftoi policinë e cila ndërhyri menjëherë pas sinjalizimit duke shpërthyer derën, por dhunuesi vrapoi të dilte nga dera ku gjendej gruaja në gjendje shoku si rrjedhojë e dhunës së pësuar.
http://noa.al/news/artikull.php?id=160176
Krijoni Kontakt