Close
Faqja 14 prej 50 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 499
  1. #131
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Durrës, vetëvrasje për kredinë bankare

    Huaja bankare dhe depresioni dyshohet të jenë motivet që kanë shtyrë dy kryefamiljarë t’i japin fund jetës në rrethin e Durrësit.

    Një 50-vjeçar nga qyteti bregdetar u gjet i vrarë me armë zjarri automatike gjatë paradites në apartamentin e tij, në lagjen 11, përballë Gjykatës së Faktit.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se viktima ndodhej në vështirësi për shlyerjen e një kredie bankare, që kishte marrë për aktivitetin familjar që kishte.

    Presioni nga banka dhe pamundësia për të likujduar shumën e kanë shtyrë atë drejt një gjendjeje depresive, që është mbyllur me vetëvrasje.

    Ndërkaq, mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në fshatin Koxhas të Shijakut, ku një 44-vjeçar që vuante nga një sëmundje e rëndë zgjodhi t’i jepte fund vuajtjeve shëndetësore me një pistoletë tip “TT”.

    Burime policore bëjnë të ditur se dy viktimat i kanë përdorur armët e zjarrit në kohën kur në banesat përkatëse nuk ndodheshin anëtarë të tjerë të familjes.

    Top channel

  2. #132
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Sherr në Kinostudio, plagosen 4 të rinj

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë. Katër të rinj janë plagosur me armë zjarri zonën e Kinostudios.

    Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një qendër bastesh sportive, pranë rrugës “Myslym Keta”.

    Nga konflikti me armë zjarri mbetën të plagosur Oltion Shehu, Erald Bani, 25 vjeç dhe Ardit Buxheli 18 vjeç. Ndërsa i plagosuri tjetër, Eldi Skordinaj, 25 vjeç, ka marrë plagë më të lehta.

    Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak. Ndërsa pak caste me pas u raportua se të rinjtë ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

    Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan të rinjtë në konfliktin me armë zjarri.

    Top channel

  3. #133
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    jane ca tipa qe e kane huq te poshter,bertasin per tifozllik apo se kane vene ndonje skedine 100 lekeshe neper sallone bastesh nderkohe qe ka te tjere qe kane lene leshte...edhe une kam qene duke u qelluar nja dyve nje here po nuk kisha pistolete..

  4. #134
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Vlorë, grabitje e armatosur në një bankë
    08/03/2012

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në qytetin e Vlorës paraditen e sotme. Nga burimet mësohet se tre persona të armatosur kanë hyrë në filialin e një banke që ndodhet në zonën e Skelës dhe kanë detyruar punonjësit e bankës nën kërcënimin e armëve, që t’u jepnin paratë.

    Nga të dhënat e para mësohet se në përleshje me grabitësit është përfshirë edhe punonjësi i sigurisë së bankës, i cili ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grabitësit janë larguar me shumën e parave, për sasinë e të cilave nuk ka të dhëna të sakta, policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.

    Grabitje të tilla në mes të ditës janë kthyer në një fenomen shqetësuse për qytetin e Vlorës, duke qenë se vitin e shkuar janë regjistruar disa raste të vjedhjes me dhunë të bankave në këtë qytet

    top channel

  5. #135
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Itali, arrestohet banda italo-shqiptare
    08/03/2012 00:44

    Nga operacioni i emërtuar “Durrës 2009”, të organizuar nga policia shqiptare, italiane dhe ajo britanike, janë vënë nën pranga, 8 shqiptarë dhe 1 italian për trafik ndërkombëtar droge.

    Nëntë të arrestuarit në Itali, transportonin kokainë nga Shqipëria drejt gjithë Europës.

    Mes të arrestuarve është edhe shtetasi me inicialet H.S. 48 vjeç, i dyshuar si kreu i bandës së “kokainës shqiptare”.

    Në pranga kanë rënë edhe Andrea Hila, rezident në Bari, Luigj Mrinaj rezident në Gjermani, së bashku me Agron Metvelaj, Shkëlzen Laçi, Altin Frroku dhe K.N. nga 36 vjeç.

    Gjatë operacionit “Durrës 2009” u sekuestruan edhe 5 kg kokainë, me vlerë rreth 450 mijë euro.

    Top channel

  6. #136
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Shqipëria në hartën e pastrimit të parave

    Departamenti Amerikan i Shtetit e përfshin Shqipërinë në listën e zezë të shteteve të dyshuara për riciklimin e parave. Në raportin mbi strategjinë dhe kontrollin e narkotrafikut, administrata amerikane e rendit Shqipërinë në kategorine e vendeve me juridiksione shqetësuese, po njësoj si Belgjika, Republika Çeke, Korea e Veriut dhe ajo e Jugut, Siria apo Jemeni.

    Në raportin e këtij viti, Departmanenti Amerikan ka shtuar edhe Selinë e Shenjtë, gjë që ka vënë në vështirësi Vatikanin. Kategoria e parë është ajo e “Juridiksioneve të Shqetësimit Parësor”, ku përfshihet; Afganistani, Australia, Brazili, Kina, Japonia, Italia, Rusia, Britania e Madhe, madje dhe vetë Shtetet e Bashkuara.

    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka vënë jo pak në pozitë të vështirë “Selinë e Shenjtë”. Një prej zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, që kërkoi të mbetej anonym, shpjegoi se Vatikani për herë të parë në vitin 2011 ka futur në zbatim një program kundër riciklimit të parave, por, sipas tij, do të duhet një vit për të kuptuar nëse është efikas ose jo.

    Pikërisht për këtë arsye mbetet tejet i cënueshëm nga ky problem, si pasojë e shumë parave që qarkullojnë mes Selisë së Shenjtë dhe pjesës tjetër të botës. Cdo vit zyrtarët amerikan të agjensive kundër pastrimit të parave vlerësojnë situatën në 200 juridiksione.

    Rishikimi përfshin vlerësimin e transaksioneve në institucionet financiare të vendit, duke përfshirë të ardhurat nga krimi, hapat e marra ose jo për të adresuar shkeljet dhe pastrimin e parave, përputhjen e ligjeve dhe politikave me standardet ndërkombëtare, efektshmërinë e qeverisë dhe vullnetin politik për të ndërmarrë hapat e duhura.

    Raporti i vitit 2012 bën një ndarje në tre kategori, Juridiksione të Shqetësimit Parësor, Juridiksione Shqetësuese dhe Juridiksione të tjera të vëzhguara.

    Top channel

  7. #137
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin

    Eshte e vertete , Ku ndodhe kjo ne bote pervec ne Shqiperi ,Kosove dhe Maqedoni qe behet ndrimi i devizave ne rruge ,

    Nje shqipetare i thjeshte ka marre thesin me dinare apo leke dhe tane diten i mbledhe devizat ne rruge, nga populli .

    Ne mes te Tiranes njeriu i thjeshte rine tane diten mbas nje vitrine me thes i mbushur me leke ne dore dhe bene nderimin e devizave , e njejta situate eshte ne Tetove. Jemi mesuare ne shqipetaret te jetojme ilegalishte ne vendin tone ,dhe mandej ankohemi se dikush na vendosen ne listat e zeza .

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    http://www.lajmifundit.com/lajme/201...ez-arrestohet/

    Itali, shqiptari hyn forcërisht në shtëpi e përdhunon 81-vjeçaren, arrestohet

    Një shqiptar u arrestua nga policia Italiane në Rexho Emilia me akuzën se ka përdhunuar një 81-vjeçare Italiane.
    Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 7 marsit. Sipas policisë, shtetasi shqiptar 45 vjeç, ka hyrë me dhunë në banesën e të moshuarës italiane dhe pas disa debateve me të, e ka përdhunuar atë seksualisht.
    Policia tha se shqiptari ka hyrë “me të mirë” në banesën e italianes dhe më pas, ka nxjerrë një thikë nga brezi të cilën e ka përdorur për frikësimin e të dëmtuarës.
    Më pas agresori e mbylli të moshuarën në një dhomë dhe kreu seks me dhunë ndaj saj.
    Britmat u dëgjuan në banesën ngjitur pronari i të cilës njoftoi policinë.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    http://www.lajmifundit.com/lajme/201...ez-arrestohet/

    Itali, shqiptari hyn forcërisht në shtëpi e përdhunon 81-vjeçaren, arrestohet

    Një shqiptar u arrestua nga policia Italiane në Rexho Emilia me akuzën se ka përdhunuar një 81-vjeçare Italiane.
    Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 7 marsit. Sipas policisë, shtetasi shqiptar 45 vjeç, ka hyrë me dhunë në banesën e të moshuarës italiane dhe pas disa debateve me të, e ka përdhunuar atë seksualisht.
    Policia tha se shqiptari ka hyrë “me të mirë” në banesën e italianes dhe më pas, ka nxjerrë një thikë nga brezi të cilën e ka përdorur për frikësimin e të dëmtuarës.
    Më pas agresori e mbylli të moshuarën në një dhomë dhe kreu seks me dhunë ndaj saj.
    Britmat u dëgjuan në banesën ngjitur pronari i të cilës njoftoi policinë.
    45 vjecar ky dhe perdhunon nje 81 vjecare?????????????????????
    Ajane ne metro keto apo sjane?
    Po ajo 81 vjec mor vella
    jo jo ska mundesi te jete e mundur
    kafsh kaluar kafsheve
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  10. #140
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ja nje ngjarje qe ja shton namin e keq shqiptareve ne Itali.
    Namin e keq shqiptaret e kane prej kohesh ne Itali....
    Mbase ai ka hyre me force per te vjedhur dhe ajo gruaja ka
    genjyer ne polici sikur ai ka tentuar ta perdhunoje.
    E pse duhet te shkoje ai 45 vjeci te nje grua 81 vjec?????
    Ska llogjike,duket me shume genjeshter e asaj plakes.
    ==
    Nqs perdhunimi eshte ngarje e vertete,,,atehere ai eshte totalisht nje IDIOT,ska emer tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-03-2012 më 15:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 14 prej 50 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •