Close
Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 499
  1. #111
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Elbasan, vritet pronari i diskotekës


    Një 37-vjeçar është ekezekutuar me armë zjarri në qytetin e Elbasanit, para banesës së tij.

    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dyli Haxhire”, në afërsi të nje diskoteke e cila është në pronësi të viktimës.

    Almir Cani është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe me gjithë ndihmën mjekësore që iu dha nga personeli mjekësor, ky shtetas nuk mundi të mbijetojë por gjeti vdekjen pas një ore si pasojë e dy plumbave të marra në kokë.

    Burime policore bëjnë me dije se personat që e kanë qëlluar, fillimisht i kanë thirrur 37-vjeçarit në emër e më pas e kanë ekzekutuar. Gjithashtu, ekzekutorët i kanë marrë edhe celularin personal viktimës, për arsye ende të paqarta.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe mësohet se është bërë i mundur shoqërimi i 15 personave si dëshmitarë okularë.

    Polica pretendon se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për vrasjen, por per arsye hetimi identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Po punohet intensivisht për kapjen e tij.

    Top channel

  2. #112
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Nese ti do qe ta vrasesh gruan, s`ka polic ne Bote qe do te mund te te ndaloje. Edhe sikur vete ministri i rendit me gjithe qeverine te rrethojne shtepine, nuk mund te ndalin dot doren tende gjakatare.
    Kjo eshte shume e qarte, por eshte shume i paqarte entuziazmi yt per cdo te vrare apo te demtuar ne Tirane.
    Je shum i entuziazmuar per cdo lajm te zi dhe mezi pret te na i besh te ditur, packa se mund te jete ose jo i vertete.
    Po e filloj nga fundi sepse fundesisht i sheh gjerat, mos fut hundet aty ku ste pelqen, sepse ske pike turpi qe i jep te drejte vrasesit ne cdo rrethane te mundshme.

    Hajt shnet

  3. #113
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Biznesmeni korcar qëllon me armë zjarri në qendër të qytetit të Korcës pas një konflikti personal duke terrorizuar banorët, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar.

    Sipas të dhënave Alban Bregu, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër pasi ishte konfliktuar me të disa ditë më parë.

    Shkak për konfliktimin mes dy personave është bërë ngacmimi i bashkëshortes së biznesmenit 38-vjecar. Pasi ka qëlluar dy herë 38-vjecari ka qendruar me armën e tij tip shotgun për disa minuta nëpër trotuaret e qytetit duke terrorizuar kalimtarët deri në mbërritjen e forcave të policisë dhe më pas është vetëdorëzuar.

    Sipas të dhënave të policisë të dy personat kanë qenë të shoqëruar pak ditë më parë në polici për shkak te konfrontimit për këtë konflikt. Burime nga policia bëjnë me dije se është duke u punuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
    Top channel
    Alban B Magnum,ka shkuar nje cike si shume larg me perdorimin e armes.
    Pse perdor armen, dergoji ca horra paguaji ti terheqin nje dru te shendetshem dhe ta cojne me urgjence ne spital.
    Nqs ka pasur deshmitare qe e kane pare ate te degjeneruarin qe i ka hedhur fjale ngacmuar gruan,Albani mund te beje letrat dhe ngreje akuze per ngacmim seksual ndaj gruas.Me gjyq Albani merr kompesim ne para dhe ai i degjeneruari perfundon ne burg.
    Kane pas sherr disa dite me pare dhe policia ka pas dijeni.Perse policia e ka lene te lire te degjeneruarin kur dihej qe ai i ka ngacmuar seksualisht gruan dhe eshte thyer nje ligj.Ai duhej te arrestohej dhe mbahej ne arrest deri sa te dilte ne gjyq per tu denuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-02-2012 më 22:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #114
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Personalishte mendoje qe Qeveria shqipetare nuk eshte e afte qe te garantoje siguri per popullaten . Per c'fare te ndodhin gjithe ata tragjedi me nje shtete te vogel si qe eshte Shqiperia ???


    Per c'fare arsye eksekutohen njeresit ne mes te rruges ne Shqiperi ???
    Per kriminel apo hajdute apo njeres te korruptuare duhet te vendoset dhe te funkcionoje ligji e jo te kriminalizohet e tere shoqeria .

  5. #115
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Personalishte mendoje qe Qeveria shqipetare nuk eshte e afte qe te garantoje siguri per popullaten . Per c'fare te ndodhin gjithe ata tragjedi me nje shtete te vogel si qe eshte Shqiperia ???


    Per c'fare arsye eksekutohen njeresit ne mes te rruges ne Shqiperi ???
    Per kriminel apo hajdute apo njeres te korruptuare duhet te vendoset dhe te funkcionoje ligji e jo te kriminalizohet e tere shoqeria .
    Shume dakort jam,shteti vazhdon te jete i dobet ne ekzekutim ligjesh,policia Vazhdon te jete e dobet.Ligjet mbase edhe duhen rishikuar dhe ndryshohen te behen me te forta per te frenuar krimet e rruges.
    Ai Albani eshte sjelle ne rruge si terrorist,akti i tij eshte terrorist,eshte
    veprim i denushem,pamvarsisht nga arsyet qe ka pasur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #116
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shume dakort jam,shteti vazhdon te jete i dobet ne ekzekutim ligjesh,policia Vazhdon te jete e dobet.Ligjet mbase edhe duhen rishikuar dhe ndryshohen te behen me te forta per te frenuar krimet e rruges.
    Ai Albani eshte sjelle ne rruge si terrorist,akti i tij eshte terrorist,eshte
    veprim i denushem,pamvarsisht nga arsyet qe ka pasur.
    Ne nje vende ku nuk garantohet levizja e lire dhe siguaria e popullates ai shtete duhet te udhehiqet ,administrohet nga Policia Nderkombetare . Nuk ka demokraci ne bote pa kufi .Nuk ka tolerance ,kurre per c'do dite rrezikohet jeta e qytetareve.
    Nuk kerkoje qe Shqiperia te behet shtete policore , pore nuk duhet te kete tolerance per njeres te cilet perdorin armet ne mes te rruges .

    Si munde qe nje Qeveri ta quaje veten Qeveri kurre per c'do dite ekzekutohen qytetaret e saje qofshin me faje apo pa faje ???.

  7. #117
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ajo qe eshte alarmante eshte perdorimi i armeve diten me diell ne mes te qytetit, ne mengjes apo kohe dreke,,terror.E tmerrshme.
    Policia duhet te shtohet ne numer te mbuloje me patrullim gjithe zonat, dhe te tregohet shume agresive,ose te futen forca speciale te ushtrise ne qytet per mbrojtje.
    Keto krime me arme ndodhin me raste ne shume qytete ne bote,por ndodhin ne shumicen e rasteve,naten vone ora 11 deri 3 te mengjezit.
    Per njerez te tille terroriste te rruges nuk duhet te kete lirim me kusht(probation), as lirim me pagese per garanci(bail),kalbi ne burg minimumi 25 vjet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Po e filloj nga fundi sepse fundesisht i sheh gjerat, mos fut hundet aty ku ste pelqen,
    Mund ta di se cfare pelqen ti ne kroniken e zeze?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Personalishte mendoje qe Qeveria shqipetare nuk eshte e afte qe te garantoje siguri per popullaten . Per c'fare te ndodhin gjithe ata tragjedi me nje shtete te vogel si qe eshte Shqiperia ???


    Per c'fare arsye eksekutohen njeresit ne mes te rruges ne Shqiperi ???
    Per kriminel apo hajdute apo njeres te korruptuare duhet te vendoset dhe te funkcionoje ligji e jo te kriminalizohet e tere shoqeria .
    Me ne fund e kuptove se cili ishte qellimi i temes qe kane hapur keta te dashuruarit pas kronikes se zeze?
    Qe te te bejne ty te mendosh pikerisht keshtu.
    Krime ndodhin ne cdo vend te botes dhe askush nuk i deshiron, por te entuziazmohesh nga krimet eshte njecik makabre.
    Njerez qe nuk dine te diskutojne neper temat sociale apo politike, e gjejne veten ne coppy paste me kroniken e zeze, per te qene te dobishem ne idealin e tyre pervers
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #120
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Tema me e shumtuar qe kam lexuar e urrej kroniken e zeze ....
    A don, e s'din, a din e s'don !

Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •