Vrasje në Milot
16/02/2012 23:20
Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 20:00 në qytetin e Milotit, rrethi Kurbin në afërsi të varrezave.
Dy vëllezër kanë qënë duke ecur në këmbë dhe pikërisht në këtë moment ata janë qëlluar me armë zjarri automatik.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 24 vjecari Ardjan Kol Gega, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, 27-vjecari Altin Gega, ky i fundit është cuar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmën e parë e menjëherë nga aty si shkak i plagëve të rënda është nisur në gjëndje të rëndë për jetën në drejtim të Spitalit Ushtarak.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të kryesuara nga vetë Drejtori i Policisë, Muharrem Furriku si dhe grupi hetimor.
Deri në këto momente nuk dihen autorët apo ndonjë pistë e saktë zyrtare për shkaqet e atentatit. Burime paraprake jozyrtare flasin se shkak mund të jetë ndonjë sherr jo i castit por më herët në kohë.
Deri në këto momente nuk dihen autorët apo ndonjë pistë e saktë zyrtare për shkaqet e atentatit. Burime paraprake jozyrtare flasin se shkak mund të jetë ndonjë sherr jo i castit por më herët në kohë.
Top channel
Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 17-02-2012 më 04:44
Dëmtohet dhe vidhet makina e deputetit socialist Marko Bello
Tiranë
Ngjarja ndodhi në garazhin e pallatit te “Komuna e Parisit”, ku u vodhën edhe dy mjete të tjera
Hajdutët nuk kursejnë më as makinat e deputetëve. Automjeti i deputetit socialist Marko Bello ka rënë pre e një hajduti, gjatë një vjedhjeje të ndodhur në garazhin e një pallati. Aty mendohet se janë marrë vetëm disa sende personale, jo në vlerë të madhe, ndërkohë që është thyer xhami i mjetit, ashtu siç ka ndodhur edhe me dy makina të tjera. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se fillimisht janë njoftuar për makinën e deputetit socialist, Marko Bello. Sipas informacioneve të marra, makina personale, me targa TR 0402 M, tip “Mercedes Benz 220”, ngjyrë gri, ishte dëmtuar në garazhin e pallatit ku banon. Nga veprimet e kryera në vendin e ngjarjes rezulton që persona të paidentifikuar kishin thyer xhamin e pasmë të mjetit dhe nga aty kishin hyrë brenda, duke marrë sende personale, që ishin në kroskot. Vetë i dëmtuari ka shpjeguar për policinë se ishin objekte me vlerë jo shumë të madhe, por më vonë është njoftuar se janë dëmtuar edhe dy makina të tjera. Edhe këto mjete janë dëmtuar nga të njëjtit dhunës, ku në njërën prej tyre është vjedhur një celular. Burimet policore të kryeqytetit thanë se nga veprimet e kryera u mblodhën disa gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po studiohen edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkaq, policia ka marrë në pyetje edhe rojën e pallatit, në lidhje me ndonjë informacion që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Megjithatë, policia shpjegon se kjo nuk ka lidhje me detyrën që mban Bello, por është një vjedhje rastësore, duke vënë në dukje se hajdutët tashmë nuk kursejnë as ligjvënësit, duke vendosur ligjin e tyre dhe duke u kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për kryeqytetin, por për të gjithë vendin. Nga ana tjetër, bazuar në analizat e policisë dihet se krimi i vjedhjes regjistron përqindjen më të vogël të zbulueshmërisë. Pak muaj më parë u vodh edhe makina e ministrit Aldo Bumçi.
Top channel
===
Per te gjetur makinen e vjedhur,gjithmone duhet majtur ne makine i instaluar
fshehtas pajisje GPS track qe dergon sinjal dhe mund te shikosh ne kompjuter lokacionin ku ndodhet makina e vjedhur.Ose mund te perdoret pajisje Lojack,sinjali qe jep Lojack cdo 10 sekonda mund te kapet nga policia dhe mund te percaktohet ekzakt vendi ku ndodhet makina.Lo jack kerkon krijim sistemi trak ne polici
qe te interceptoje sinjalin,te percaktoje nga cila makine vjen,sipas makines percaktohet targa/ID-ja e shasise etj dhe me pamje satelit merret vesh ku ndodhet makina e vjedhur.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Arrestohen 7 persona dhe një tjetër shpallet në kërkim për trafik droge nga policia e Sarandës.
Në pranga kanë rënë Aleks, Andrea, Gjergji Nanaj, Maridon Dhuli, Besnik e Afrim Kasaj dhe Petrit Halimi. Ndërsa në kërkim është shpallur 19-vjeçari Sobiel Dhuli, nga Delvina.
Andrea Nanajt iu gjetën në banesë 253 kg marijuanë që u transportuan me kuaj nga Lazarati. Sipas policisë, droga u transportua përmes malit Sopot deri në fshatin Kopaçe të Delvinës. Droga kishte destinacion Greqinë.
Aleks Nanaj rekrutonte njerëz me pagesë për transportin dhe paguante 50 mijë lekë personin që transportonte marijuanën.
Top channel
Durrës, grabitet kazinoja
20/02/2012 Grabitet një kazino në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar ku dy persona të maskuar dhe me doreza hekuri në duar kanë hyrë brenda kazinosë në të cilën ndodhej vetëm operatori i sallës, një i ri 21-vjecar.
Duke e kërcënuar atë me jetë e kanë detyruar punonjësin t’u japë të gjithë sasinë e parave që ndodhej në kazino në castin e grabitjes.
Paraprakisht deklarohet se shuma e marrë prej dy personave të maskuar është 300 mijë lekë. Policia po heton më tej mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorëve.
Biznesmeni korcar qëllon me armë zjarri në qendër të qytetit të Korcës pas një konflikti personal duke terrorizuar banorët, por fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar.
Sipas të dhënave Alban Bregu, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër pasi ishte konfliktuar me të disa ditë më parë.
Shkak për konfliktimin mes dy personave është bërë ngacmimi i bashkëshortes së biznesmenit 38-vjecar. Pasi ka qëlluar dy herë 38-vjecari ka qendruar me armën e tij tip shotgun për disa minuta nëpër trotuaret e qytetit duke terrorizuar kalimtarët deri në mbërritjen e forcave të policisë dhe më pas është vetëdorëzuar.
Sipas të dhënave të policisë të dy personat kanë qenë të shoqëruar pak ditë më parë në polici për shkak te konfrontimit për këtë konflikt. Burime nga policia bëjnë me dije se është duke u punuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top channel
Une mendoj ka ndodh e anasjellta ..."bashkshortja ka ngacmu ate tipin"..dhe burrit i ka hik zari .lol.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Nese ti do qe ta vrasesh gruan, s`ka polic ne Bote qe do te mund te te ndaloje. Edhe sikur vete ministri i rendit me gjithe qeverine te rrethojne shtepine, nuk mund te ndalin dot doren tende gjakatare.
Kjo eshte shume e qarte, por eshte shume i paqarte entuziazmi yt per cdo te vrare apo te demtuar ne Tirane.
Je shum i entuziazmuar per cdo lajm te zi dhe mezi pret te na i besh te ditur, packa se mund te jete ose jo i vertete.
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Krijoni Kontakt