Simon Xanina: Zgjohet nga koma, shkruan katėr romane

Emigrant qė nė moshėn 16-vjeēare nė Itali, njė aksident nė punė i ndryshon jetėn Simon Xaninės. Pas 10 ditėsh nė koma, i zgjuar me vėshtirėsi tė kujtesės, ai zbulon se mund tė shkruajė. Kthehet nė Vlorė pėr tė promovuar romanin e katėrt, “Manaar”

Simon Xanina bėnte jetėn e pėrditshme tė njė emigranti nė veri tė Italisė, derisa njė ditė njė aksident i rėndė i ndryshoi jetėn. Goditja qė pėsoi nė kokė nga njė makineri e rėndė e mobilierisė ku punonte e ēoi nė gjendje kome pėr 10 ditė. Mes jetės dhe vdekjes, Xanina tashmė 28-vjeēar, pėrjetoi ndjesi qė i ka vėshtirė t’i tregojė me fjalė. Nė pėrpjekje pėr tė rimarrė veten, zbulon aftėsinė e tė shkruarit. Emigruar qė nė moshėn 16-vjeēare, Simoni nuk kishte provuar mė parė tė shkruante. Kėto ditė kthehet nė Vlorė pėr tė promovuar mė 8 janar, nė qytetin e lindjes, romanin e katėrt “Manaar”, botuar nga “Argeta LMG”. “Sfidat e njė dashurie” (2007), “Njė ėndėrr pėr tė treguar” (2008) dhe “Dedikuar ty” (2009), janė tre romanet e mėparshme shkruar prej tij, rrėfime ndjesish personale, pa pretenduar nivelet artistike qė diferencojnė shkrimtarėt. Botimin e fundit ia ka kushtuar gjyshit tė tij, aktorit tė njohur vlonjat tė humorit, Leka Krutės. Simon Xanina tregon historinė e jetės sė tij dhe pėrvojėn e veēantė qė e ēoi te tė shkruarit.

Pėr tė bėrė njė prezantim me lexuesin, cili ėshtė Simon Xanina?

Simon Xanina ėshtė njė djalė i lindur nė qytetin e Vlorės, i cili nė moshė tė re emigroi nė veri tė Italisė pėr tė kėrkuar ėndrrėn e tij tė futbollit. Por, nė pėrballje me dallgėt e jetės ajo ėndėrr u zvenit. Fillon kėshtu rruga e sakrificave, e zhgėnjimeve ditore nė njė vend tė huaj, gjithsesi ato vlera qė prindėrit mė patėn lėnė nuk u zhdukėn kurrė. Si jeta e mundimshme e njė emigranti, papritur bota ime ndryshoi drejtim duke nxjerrė nė pah anėn reale tė shpirtit tim, atė tė tė shkruarit. Aktualisht jetoj nė qytetin e Pordenones me familjen time.

Nė datėn 8 ju ktheheni nė Vlorė pėr tė promovuar romanin e katėrt. Lidhja juaj me tė shkruarin fshihet pas historisė sė njė aksidenti. Ēfarė ka ndodhur?

Punoja nė njė mobilieri si programues i njė makinerie elektronike. Njė mėngjes makineria bėri njė lėvizje tė gabuar duke mė goditur nė kokė, por jo vetėm kaq...Mė pas mė shtyu drejt bazamentit, duke mė shtypur kokėn deri nė 12 cm. Menjėherė rashė nė tokė pa ndjenja. Qė nga ai ēast jeta ime qėndroi pezull midis botės tonė dhe vdekjes!

Ēfarė pėrjetuat gjatė kohės qė gjendeshit nė koma dhe sa zgjati kjo periudhė?

Nė koma kam qėndruar plot 10 ditė. Ajo qė pėrjetova ishte unike! Brenda atyre ditėve unė pashė njė ėndėrr, e cila i dha kuptim jetės sime. Aty nuk kishte diell, por vetėm lagėshti dhe re tė zymta. Gjithsesi, brenda kėsaj ndodhej engjėlli im, njė doktor rreth tė 40-ave, i cili mė transmetoi kurajėn e tij, fjalėt e tij duke mė thėnė: Simon, rri i qetė, sepse ti do tė bėhesh shumė mirė, madje do tė jesh edhe mė mirė nga sa ke qenė! Dhe ja, rezultati i fjalėve qė mė tha janė kėtu, nė jetėn time dhe nė librat qė shkruaj.

Kur e kuptuat se mund tė shkruanit?

Kur dola nga spitali kuptova se kisha shumė probleme me kujtesėn, pėrqendrimin dhe njėkohėsisht vėshtirėsi me fjalėt dhe tė folurit. Kėshtu fillova tė lexoja, tė shkruaja ditėn time, por e gjitha kjo nuk mė mjaftonte, derisa papritur njė mėngjes u zgjova dhe fillova tė shkruaja historinė e parė.

A kishit provuar mė parė tė hidhnit qoftė edhe mendime tė thjeshta?

Jo, asnjėherė. Mbaj mend vetėm ndonjė poezi tė shkruar nė adoleshencė dhe asgjė tjetėr.

A mund tė pėrshkruhet me fjalė ajo qė njeriu provon nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme?

Ėshtė e pamundur! Unė u bėra pjesė e pandarė e asaj bote ku pėr pak ēaste provova tė dyja anėt e shpirtit, tė mirėn dhe tė keqen. Ishte njė ndjesi e ftohtė, por edhe e ėmbėl. Mund tė them veēse njė gjė: nga ajo botė unė tėrhoqa vetėm anėn pozitive.

Ėshtė njė mėnyrė ēlirimi tė shkruarit?


Jo, ėshtė mė tepėr se kaq! Tė shkruash ėshtė tė jesh vetvetja, por njėkohėsisht tė dish tė hysh nė botėn e ēdokujt pa prekur asgjė. Tė ndjesh parfumin e asaj qė shkruan dhe tė shikosh me sy botėn e tyre.

Si ka ndryshuar jeta juaj prej asaj ngjarjeje?

Jeta ime ėshtė katapultuar nė njė dimension vigan. Pėr tė qenė mė i qartė: nėse dje ngjyrat i shikoja tė zeza, tani tė zezėn e shikoj me ngjyra. Nėse tani mendoj, them: aty ku duket fundi, nuk ėshtė veēse fillimi!

Do tė jetė tė shkruarit pjesė e jetės suaj nė vazhdim?

Natyrisht qė po. Dėshiroj ta ndaj me njerėzit atė ēka unė ndiej dhe atė ēka Zoti mė fali, pėr njė kohė tė gjatė, shpresoj tė pafundme!

Oliverta Lila - Shqip