Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Shtohet tensioni i mardhenieve SHBA - Iran

    Irani vazhdon kėrcėnimet pėr mbylljen e ngushticės sė Hormuzit


    Irani vazhdon me kėrcėnimet pėr mbylljen e ngushticės sė Hormuzit. Zyrtarėt iranianė paralajmėruan se do tė mbyllin pikėn strategjike tė kalimit tė naftės nė botė nėse Perėndimi vendos sanksione ndaj eksporteve tė naftės nga Irani.

    Shtetet e Bashkuara thanė se do t’i pėgjigjen me forcė ēdo bllokade tė vendosur nga Irani. Ndėrkohė, Irani i ka hedhur poshtė paralajmėrimet e Shteteve tė Bashkuara kundėr mbylljes sė ngushticė sė Hormuzit. Nė qendėr tė kėtyre polemikave janė kapacitetet bėrthamore tė Iranit.

    Mė shumė se njė e treta e naftės nė botė rrjedh nėpėr kėtė korridori tė ngushtė tė quajtur ngushtica e Hormuzit.

    Por tani, kanali po shfrytėzohet si njė mjet negocimi nė njė luftė kėrcėnimesh e cila vazhdon tė intensifikohet. Pentagoni ka thėnė se nuk do tė tolerojė asnjė ndėrprerje tė dėrgesave tė naftės nga iranianėt nė ngushticėn e Hormuzit. Flota e Pestė Detare e Shteteve tė Bashkuara me bazė nė Bahrein i tha Zėrit tė Amerikės se ėshtė e gatshme t’i pėrgjigjet “veprimeve keqdashėse” pėr tė siguruar lirinė e lundrimit nė kėtė ngushticė.

    Ndėrkohė, agjencia iraniane e lajmeve Fars ka cituar komandantin e Gardės Revolucionare tė ketė thėnė se Irani mund tė zbatojė “strategjitė e veta mbrojtėse.”

    Kėrcėnimet vijnė nė njė kohė kur marina iraniane ėshtė duke zhvilluar stėrvitje ushtarake pranė ngushticės sė Hormuzit duke e bėrė tė pashmangshme afėrsinė me luftanijet amerikane. Leilaz Saeed, njė analist politik i cili punon nė Teheran, thotė se kjo e zmadhon kėrcėnimin:

    “Dy vjet mė parė, Udhėheqėsi Suprem i Iranit urdhėroi Gardėn Revolucionare tė mbrojė ngushticėn e Hormuzit. Por, tani forcat e rregullta detare po kryejnė stėrvitje ushtarake atje.”

    Kėrcėnimet ndodhin ndėrsa sė shpejti ministrat e Bashkimit Evropian do tė vendosin pėr njė bojkot tė naftės iraniane, nė pėrgjigje tė programit bėrthamor tė kėtij vendi. Irani thotė se programi i tij i pasurimit tė uraniumit ėshtė pėr qėllime civile.


    Patrick Clawson ėshtė studiues i ēėshtjeve tė Iranit nė Institutin Uashington. Ai thotė:

    “Pėrpjekja pėr mbylljen ngushticės sė Hormuzit nuk ėshtė veprim i menēur pėr Iranin. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me interesat e tyre, sepse ky veprim do tė dėmtonte tė ardhurat e tyre, do tė bashkonte tė gjitha vendet importuese tė naftės kundėr tyre dhe do tė sillte njė numėr tė madh tė forcave detare pėr tė vepruar kundėr asaj qė Irani ėshtė duke bėrė.”

    Por duke pasur parasysh veprimet e fundit tė Iranit, Clawson thotė se mbyllja e ngushticės ėshtė njė mundėsi reale. Nėse kjo ndodh, nafta ndoshta mund tė shmang ngushticėn nėpėrmjet njė tubacioni i cili do tė kalonte pėrmes Emirateve tė Bashkuara Arabe. Megjithatė, mund tė marrė disa javė pėr tė gjetur njė zgjidhje alternativa.

    Ndėrkohė, kjo ka patur ndikim tė madh nė ēmimet e naftės. Tė mėrkuren ēmimet u ulėn pas njė rritje qė pėsuan ditė mė parė, por analistėt thonė se situata mund tė shkaktojė paqėndrueshmėri tė ēmimeve qė mund tė vazhdojė nė vitin 2012.

    CAROLYN PRESUTTI - VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    SHBA do t'i shesė armė Arabisė Saudite, nė pėrgjigje tė kėrcėnimeve iraniane

    Shtetet e Bashuara njoftuan dje njė plan tė rėndėsishėm pėr shitjen e avionėve pėr Arabinė Saudite nė njė atmosferė tensionesh nė Gjirin Pesik si rezultat i kėrcėnimeve tė Iranit pėr tė mbyllur Ngushticėn e Hormuzit, nėse forcohen sanksionet bėrthamore kundėr tij. Departamenti i Shtetit tha se kėrcėnimet pasqyrojnė sjelljen e palogjikshme tė qeverisė sė Teheranit.

    Programi me vlerė prej afro 30 miliardė dollarėsh pėr shitjen e avionėve modernė luftarakė tė tipit F-15 dhe sistemeve shoqėruese ushtarake ishte planifikuar mė shumė se njė vit mė parė.

    Por njoftimi zyrtar i kėtij programi ishte njė sinjal i qartė pėr tė treguar mbėshtetjen amerikane pėr njė aleat tė rėndėsishėm rajonal, nė pėrgjigje tė acarimit tė tensioneve tė shkaktuara nga Irani me kėrcėnimet pėr tė mbyllur rrugė tė rėndėsishme tė transportit detar.

    Irani kėrcėnoi nė fillim tė javės se do tė mbyllte Ngushticėn e Hormuzit nėse sanksionet ndėrkombėtare pėrpiqen tė godasin sistemin e tij qendror bankar dhe tė dėmtojnė eksportet e tij tė naftės.

    Njė zėdhėnėse e Flotės sė Pestė tė Marinės Amerikane tha se Shtetet e Bashkuara janė tė pėrgatitura t’u pėrgjigjen veprimeve armiqėsore pėr tė garantuar lirinė e lundrimit.

    Nė njė konferencė pėr shtyp, Ndihmės Sekretari i Shtetit pėr Ēėshtje Politike-Ushtarake Andrew Shapiro tha se marrėveshja pėr shitjen e avionėve F-15 synon tė ndihmojė Arabinė Saudite t’u pėrgjigjet kėrcėnimeve ndaj sovranitetit tė saj, nga Irani apo kushdo tjetėr.

    "Lindja e Mesme aktualisht ndeshet me njė numėr kėrcėnimesh. Arabia Saudite ka pasur shqetėsime tė sigurisė sė kufijve si dhe kėrcėnime nė Gjirin Persik. Njė kėrcėmim i qartė si pėr Arabinė Saudite dhe pėr vende tė tjera nė rajon ėshtė Irani. Por ky program nuk ka si objektiv vetėm Iranin. Njė tjetėr synim ėshtė tė ndihmojmė pėrmbushjen e nevojave tė mbrojtjes sė Arabisė Saudite”.

    Nė bazė tė programit tė shitjes sė armėve, Arabia Saudite do tė blejė 84 avionė tė modelit F-15, ndėrsa do tė modernizojė 70 avionėt e modelit F-15 qė Arabia Saudite ka aktualisht nė arsenalin e saj.

    Pavararėsisht nga kėrcėnimet e qarta tė marinės amerikane, Irani ka vazhduar paralajmėrimet pėr mbylljen e Ngushticės sė Hormuzit, duke thėnė se zotėron aftėsitė e nevojshme pėr tė mbyllur korridoret detare dhe se Amerika nuk ėshtė nė gjendje tė bllokojė veprimet e Teheranit.

    Zėdhėnėsja e Departamentit tė Shtetit Victoria Nuland tha se deklaratat e Iranit mund tė nėnkuptojnė se sanksionet ndėrkombėtare qė synojnė ta detyrojnė Iranin tė pėrmbushė detyrimet e tij ndėrkombėtare, po fillojnė tė japing rezultate serioze:

    “Nuk mund tė lexoj mendjet e iranianėve. Por fakti ėshtė se kohėt e fundit kemi vėrejtur shumė sjellje tė palogjikshme nga Irani. I vetmi pėrfundim ėshtė se sanksionet ndėrkombėtare po fillojnė tė japin rezultat dhe se rritja e presionit, sidomos mbi sektorin e tyre tė naftės, po i bėn tė reagojnė nė mėnyrė agresive”.

    Administrata Obama njoftoi pėr herė tė parė Kongresin pėr planet pėr shitjen e avionėve nė nėntor 2010 dhe nuk ka pasur tentativa pėr ta bllokuar kėtė hap.

    Zyrtari i Departamentit tė Shtetit Andrew Shapiro tha se blerja e armėve nga Arabia Saudite nuk pėrbėn ndonjė ndryshim tė epėrsisė ushtarake qė ka Izraeli nė rajon.


    Shtėpia e Bardhė tha nė njė deklaratė se shitja e armėve, qė do tė zbatohet brenda dekadės sė ardhshme, do tė mbėshtesė 50 mijė vende pune nė 44 shtete amerikane.

    David Gollust - VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    SHBA vazhdimisht ndihmon dikatoret ,keshtu beri edhe me Egjiptin ku i shiti arme Ish Presidentit Mubarak ,kete kurve-politike e ka ne tradite kjo eshte edhe nje arsyje me shume qe te nxis tensione ne Iran dhe te hyje ne lufte me te e keshtu me radhe...cila eshte shenjestra tjeter?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    SHBA vazhdimisht ndihmon dikatoret ,keshtu beri edhe me Egjiptin ku i shiti arme Ish Presidentit Mubarak ,kete kurve-politike e ka ne tradite kjo eshte edhe nje arsyje me shume qe te nxis tensione ne Iran dhe te hyje ne lufte me te e keshtu me radhe...cila eshte shenjestra tjeter?
    Po ne kete rast,amerika eshte Mike apo armike???
    Mos Valle e ka rradhen albania per ndonje big colpo???

    Misteret e panjohura tė kryeministrit
    Shfaqja e videos sė pėrgjuar nga Dritan Prifti shokoi mbarė opinionin shqiptar. Por nė dritėhijet e saj, u pa lehtėsisht dukshėm se njė tjetėr dorė e sprovuar qėndronte me njė mision tė qartė. Prirjet e disa udhėheqėsve pėr tė ofruar veten tek pasuritė e panumėrta dhe joshjet nga orienti, nisėn njė strategji tė re pėr tė pakėsuar tė keqen mė tė madhe. Gjatė vitit 2009, vetė Hillari Klinton kishte dhėnė urdhėr tė prerė pėr Ilir Metėn, qė atė kohė ishte ministėr i brendshėm, tė mos kryente asnjė fluturim nė linjėn Tiranė-Teheran, (kėrkesė e Iranit). Pasi kaloi njė vit, pėrpjekjet u intensifikuan, por shfaqja e videos prishi gjysmėn e punės. Shqipėria sapo kishte kaluar njė skandal nė Gėrdec me 26 viktima dhe 300 tė plagosur. Por duket se telendisja e dosjes dhe pėrvoja e fituar nga udhėheqja i ēuan nė rrugė dhe shtigje tė reja qė duheshin provuar. Por pėrsėri video nuk pengoi aleancėn e tė keqes Shqipėri-Iran.

    Vizita e fshehtė

    Do tė ishte media iraniane qė do tė kryqėzonte shefin e kabinetit tė presidentit Ahmedinexhad, pėr njė vizitė pa protokoll nė Tiranė. Nė gjuhėn diplomatike, vizitat pa protokoll janė tepėr tė rrezikshme pėr integritetin e vendeve dhe raportet me shtetet e tjera mike. Mashayee zbriti diku mė 10 janar nė Tiranė, bėri njė vizitė tė shkurtėr pune tepėr tė fshehtė. Mediat raportonin se ai kishte takuar kryeministrin Sali Berisha dhe zėvendėskryeministrin Ilir Meta. Skandali pasoi njė tjetėr vizitė, kėtė herė tė hapur, tė Mashayee nė Tiranė, pėr tė mbuluar gabimin. Madje ka marrė pjesė nė njė forum kulturor ku ka debatuar me tė ndjerin Sabri Godo, pėr ēėshtje kulturash. Por arsyeja pėrse erdhi nuk u dha kurrė. Gjithsesi vizita e tij tėrboi ndjeshėm Shėrbimin Informativ Shtetėror dhe CIA-n amerikane. Qeveria shqiptare kishte thyer njė urdhėr tė prerė. Por pėrsėri nuk e dhanė veten. Siē u zbulua mė vonė, nė hije qėndronte njė marrėveshje e fshehtė e trafikut tė sasive tė mėdha tė drogės, me njė plan tė qartė tė hartuar nga Ahmedinexhad dhe Garda Revolucionare, forcat QUD-s. Dhe pėr tė ngritur tymnajė, vėmendja u zhvendos duke shkaktuar 4 tė vrarė nė bulevard nė protestė. Pėr tė gjithė ata qė nuk e kanė pikasur kėtė kurth tė qeverisė, mjafton tė pyesėsh pėrse protestuesit u vranė pikėrisht nė momentin qė po shpėrndaheshin dhe vala e sulmit kishte rėnė ?!.

    Agjenturat

    Ato ditė nė Tiranė gjendeshin edhe forca tė sigurisė malazeze, tė sjella prej drejtorit tė Postės Podgoricė, por me lidhje tė dyshimta nė Beograd. Tė maskuar si ushtarė tė Gardės, janė vendosur nė pika tė caktuara dhe nuk kursyen nė momentin e parė tė urdhrit tė qėllonin drejt, duke vrarė. Kur tė vijė koha e duhur, komandanti i gardės, Ndrea Prendi, do tė rrėfejė gjithēka nga fillimi deri nė fund, madje dhe misteret e syrit tė nxirė. Ajo qė ngre dyshime tė hidhura pėr shqiptarėt ėshtė fakti se pikėrisht agjenturat serbe tentuan si nė 1997, duke pėrdorur me apo pa dėshirė kryeministrin (sigurisht qė ai duhet tė shpjegohet), qė nėpėrmjet vrasjeve tė nxiste revolta e trazira. Pra njė Shqipėri e trazuar i interesonte Serbisė pėr tė shtypur Kosovėn.

    Manovra e SHBA

    Pėr arsye qė ende nuk dihet, por qė vetė ambasadori Aleksander Arvizu po na i zbardh pak e nga pak, sepse vetėm dy muaj kishte nė Tiranė, ka quajtur kryeministrin “burrė shteti”. Mė 28 janar nuk dihej sa gjak do tė derdhej nėse revolta vazhdonte. Kurse agjenturat serbe do arrinin qėllimin e tyre tė shumėdėshiruar. Kujtojmė shprehjen e ambasadorit, “na intereson stabiliteti i vendit dhe Ballkanit”. Pėr gjuhėn diplomatike kishte tė drejtė, kurse pėr gjuhėn popullore tė gjithė ishin tė pakėnaqur, pasi 4 vetė u vranė nga njė njeri qė akuzohej edhe pėr 1997-ėn. Berisha mbase kėtė donte, por edhe pushtetin nuk e lėshonte pa krijuar njė trazirė tjetėr. Me apo pa dashje, pėrsėri kjo i takon atij ta sqaroj. Ambasadori kishte hequr ndėrkohė njė bast edhe me veten, por edhe me “miqtė” e “Podestės” nė Uashington. Po paguheshin majmur nga njeriu i gabuar, por ēdo hap duhej hedhur nė kohėn e duhur. SHBA-tė ndėrkohė kėrkojnė provat e bashkėpunimit Shqipėri-Iran.

    Armėt

    Lajmet janė tė hidhura, dhe pėr trafiqe armėsh me serbėt, duke kamufluar barut e armatim. Me letra e pa letra. Aq sa ministri Imami sė fundmi ndryshoi dėshminė dhe tha se njė vend fqinj manipuloi imazhin e Shqipėrisė me trafikun!. Por harroi tė pėrmendte Slobodan Tesiē, qė sipas OKB-sė, nė raport pėrmendet se nė 2010 ka ardhur nė Tiranė dhe ka marrė armė, edhe pse ishte super i kėrkuar. Sigurisht i ndihmuar nga i kudogjenduri Damir Fazliē. Ose siē njihet ndryshe nga ekspertė tė kriminalistikės, “shumėfunksionėshi”. Ai ka kohė qė nė Shqipėri bėn zėvendėskryeministrin, ministrin e Jashtėm, tė Brendshėm dhe tė Mbrojtjes. Mjafton tė kujtohet pjesėmarrja nė Komitetin e Sigurisė !!!. Armė nė Jemen, Libi, Liban, Afganistan dhe deri nė Iran. Gjithēka duhej hetuar dhe prej muajit prill nis puna investiguese.

    Goditja

    Zgjedhjet po afronin dhe ēdo ndėrhyrje amerikane mund tė prishte interesat e tyre pėr provat. U lejua grabitja e mandatit tė Tiranės, sepse me Berishėn nuk mund tė mateshe ndryshe. Pas zgjedhjeve nisėn tė kapeshin transaksionet e para nga agjenturat e huaja. Pastrime parash, kalime pasurish, qarkullime marramendėse tė parave. Dyshimet ishin pėr njė megatrafik dhe korrupsion. Por duhej njė provė edhe mė bindėse. Berisha tenton tė afrojė biznesmenė miq, kėrkon tė qarkullojė pėr tė mos iu shembur ekonomia, pasi ka nevojė edhe pėr para pėr shkak tė borxheve dhe krizės. Nė gjashtė muajt e parė tė vitit mori 500 milionė dollarė borxhe pa pyetur askėnd nė Bankėn Islamike. Kjo tronditi pėrsėri amerikanėt. Dhe vjen nė qershor-korrik goditja e parė ndaj bosit turk me pasaportė shqiptare, Ali Evsen. Miliona transaksione me Mubarak dhe mikun e tij nė Spanjė. Arrestohen, por Evsen lirohet kundrejt 5 milionė dollarėve garanci bankare. Albanian Airlines autorizohet tė hetohet dhe tė pėrjashtohet nga fluturimet. Mė tej bllokohet transaksioni me Albtelekom nga turqit tek kinezėt, kėta armiq tė SHBA-ve. Rrėnjėt e thella bėnė qė njė drejtues i lartė i CIA-s tė vizitonte Shqipėrinė nė muajin gusht.
    Trafiku i drogės

    Gjithēka dukej serioze. Kurse gjatė vizitės nė SHBA tė Berishės, amerikanėt mbledhin mė shumė informacion tė besueshėm. Sapo Berisha kthehet nė Tiranė, nė Nju Jork tentohet tė eliminohet ambasadori saudit. FBI e parandalon dhe arreston dy tė dyshuar. Njė prej tyre anėtar i Gardės Revolucionare tė Ahmedinexhad. Urdhri pėr eliminim ishte dhėnė nga Irani, zbatimi me ndihmėn e Hezbollahut libanez. Britanikja “The Times” shkon mė tej nė investigimin e saj. Shqipėria nuk ėshtė pa gjė nė kėtė mes dhe pėr MI6 provat janė tė mjaftueshme. Oficeri i Gardės Revolucionare tregon skemėn e plotė. Ahmedinexhad kishte urdhėruar qė tė bėheshin fluturime me avionė e lundrime me anije me ngarkesa droge. Drogė heroinė dhe marijuanė, qė do shitej nė perėndim. “Ne pak na interesonte, sepse dėmtohej shėndeti i armiqve tanė. Ngarkesat zbarkoheshin nė Shqipėri, Bullgari dhe Rumani. Aty shiteshin dhe paratė shkonin pėr tė financuar grupet terroriste si Hezbollah, Hamas e Xhihad”, ka rrėfyer gardisti. Mė parė nė Durrės ishte eliminuar nė mėnyrė makabre, i djegur i gjallė, oficeri i vjetėr i SHISH, Isa Ēopa, qė shėrbente nė Durrės duke ndjekur tė huajt. CIA vihet nė alarm, ky oficer kishte gjetur provat pėr ēėshtjen qė hetonin. Nė Gjermani ndėrkohė dy atentate ishin parandaluar tė sponsorizuara nga Irani ndaj ushtarėve amerikanė e gjermanė. Dy tė dyshuar ishin shqiptarė, njė u kap nga FBI nė SHBA dhe kishte lidhje nė Pakistan.
    Diplomacia

    Gjendja bėhet mė serioze dhe nė Iran shpėrthejnė atentatet ndaj ushtarakėve tė lartė e shkencėtarėve tė programit nuklear. CIA eliminon pikat kyēe, Irani kundėrpėrgjigjet. Hezbollah zbulon 12 agjentė tė CIA-s, ndėrkohė qė sulmohet ambasada britanike dhe ajo amerikane, qė largohen nga vendi. Mė pas kapet edhe avioni spiun i SHBA-ve, teksa ndiqet njė luftė e hapur mes vendeve pėr ēėshtjet bėrthamore. Njė grup agjentėsh tė CIA-s vijnė fshehurazi nė Tiranė pėr disa ditė dhe mbledhin informacione e dokumente mbi transaksionet. Pak ditė nga largimi, gjuha e ambasadorit amerikan Arvizu nis tė ndryshojė.

    Shtirja

    Kryeministri Sali Berisha merr njė tjetėr tur udhėtimesh nga Norvegjia nė Izrael. Gjatė vizitės nė Jerusalem sulmon Ahmedinexhadin si nazist. Kjo, vetėm katėr ditė pasi “The Times” zbulonte Shqipėrinė tė pėrfshirė nė trafik droge me Iranin, pėr tė ndihmuar terrorizmin. Nė Francė qėndron 4 ditė dhe pėrfshihet nė skandale diplomatike, aq sa Kukan kėrkon falje pėr njė deklaratė tė Daul qė ofendoi opozitarin Rama nė Kongresin e Partive Popullore. Merkel, Kameron e Sarkozi nuk denjojnė ta takojnė. Direktiva tashmė ėshtė e qartė.
    Sėmundja misterioze

    Berisha kthehet nė atdhe dhe ditėn e festės sė 21 vjetorit tė PD-sė, mė 12 dhjetor, pėson njė paratėfikėt, por me natyrė tromboze dhe prej asaj dite ėshtė urdhėruar tė ulė ngarkesėn pėr shkak tė shėndetit. Gjithsesi sfidon tė ftohtin pėr tė marrė pjesė nė funeralin e Vaclav Havel, njeriut, qė nė 1997 e quajti Berishėn “anadollak, pjellė tė komunizmit dhe se do e ēonte prap Shqipėrinė nė katastrofė”. Kryeministri kėrkonte tė jepte mesazhin se po e pėrcillte nė botėn tjetėr, por dhe tė shfrytėzonte rastin tė takonte lider botėrorė. Asnjė takim, shtrėngim duarsh apo mesazh. I vetmi mesazh ishte i Thaēit se gjoja gjatė vizitės me Merkel nė Prishtinė, kancelaria i kishte bėrė tė fala!!!.

    Finalja

    Ambasadori amerikan shfaqet sėrish. Tani ėshtė koha e duelit tė heshtur, SHBA nuk ka mė nevojė pėr prova tė tjera. E nis duke cilėsuar disa drejtues policie tė implikuar nė krime, drejtėsinė tė korruptuar dhe kulturėn e pandėshkueshmėrisė qė mbizotėron. Mesazhi ėshtė shumė i fortė dhe i papėrballueshėm nga Berisha. Nga ana tjetėr Topi ka nisur udhėtimin politik, kurse vendi gjendet nė prag katastrofe financiare. Gjithsesi do qė ta mbajė pushtetin sa tė sigurojė tė ardhmen e fėmijėve. Ka informacione qė tashmė kanė marrė prona nė Austri dhe mund tė jenė vendosur aty. Kurse Berisha vijon betejat e fundit. Por lajmi mė alarmues ėshtė blindimi i ambasadės sė SHBA me forca policie dhe mbikėqyrja e rreptė prej disa ditėsh. Amerika e ka kuptuar mė nė fund se kush ishin celulat, por mbase tashmė ėshtė edhe vonė. Mes moshės sė thyer, dėshirės pėr pushtet, pamundėsisė fizike dhe skandaleve qė e rrethojnė, kryeministri duhet tė zgjedhė njė nga kėto opsione. Gjasat janė se janari do tė jetė muaj sakrifice pėr pushtetin dhe njėkohėsisht zbardhja e arsyeve pse mė 21 janar ky njeri u vlerėsua mes metastazave pėr puēistė, horra, lavire pistoleta ēadėr, si njė “burrė shteti”….

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •