Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1

    Turqizmat në gjuhën shqipe

    Turqizmat në gjuhën shqipe

    Dola n'penxhere dhe aty keputa nje karamfil. Aty poshte penxheres kaloj nje alamet femre per mashallah.

    Allah-allah thashe me vete, çfare s'ben insani!

    Turli-turli shejtani! Pis milet! Haram e paçin! I ben ortak e duan te t'hipin mbi shpine. Tek e tek asnje s'ka takat. Po kane gjet budalle e bejne gjurulldi![/B]!

    Milet i lindur per gjurulldihane!

    N'akshom erdhen grate dhe sollen tepsiat me bakllava.

    Avash-avash sahati ra dymbedhjete dhe rame te flejm n'dyshek, por gjumi nuk me zinte se ishte jasteku pak i forte.

    N'sabah mezi i hapa syte.

    Karshi nesh komshinjte kane hap nje dyqan ku sheshin kadaif, bakllava, pite, kajmak, kaçamak, shishqebap, tasqebap, sarme, reçel, suxhuk, hallve, turshi, etj.

    Ato po i bejne karshillek nje dyqanxhiu tjeter, me demek qe t'ja marrin pazarin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-12-2011 më 06:15

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    personalisht kur ekziston fjala shqiptare dhe ajo turke, mundohem te perdor fjalen shqiptare.
    ne shumicen e rasteve ia arrij.

    po edhe fjalet bakllava e kadaif t'i shqiptarizojme tani? lol
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    personalisht kur ekziston fjala shqiptare dhe ajo turke, mundohem te perdor fjalen shqiptare.
    ne shumicen e rasteve ia arrij.

    po edhe fjalet bakllava e kadaif t'i shqiptarizojme tani? lol
    embelsire me peta ose me lesh

  4. #4

    Nuk eshte problemi tek shqiptarizimi apo jo i turqizmave.

    Sepse perveç turqizmave, gjuhen tone e kane mesyer dhe greqizmat, sllavizmat etj.

    Sa perdoren ato ende nga shqiptaret?

    Edhe une kur flas thuajse i shmangem teresisht fjaleve te huaja, bile edhe kur shkruaj perpiqem qe ti menjanoj ato krejtesisht, mirepo duam apo nuk duam ne ato vazhdojne te bashkejetojne me gjuhen tone.

    Edhe ne gjuhet e vendeve fqinje si Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Serbia etj ndihet shume ndikimi i turqizmave.

    P.sh. çfare fjale tjeter mund te perdorim ne ne vend te "jastëk"?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-12-2011 më 09:27

  5. #5
    Bëj qërpaze,

    Marr nishan,

    Ndërroj nishanet,

    Xhenaze,

    Karabina,

    Shpesh herë përdorimi i tyre është i pashmangshëm, veçanërisht në krijimtarinë artistike.

  6. #6
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    futja kot i thone kesaj pasi nje popull qe eshe nene sundim 500 vite nga perandoria osmane kur te beshe analiza perseri nuk perdorim shum e shum fjali e domethenie ne gjuhen turke tash 100 vite nene sllav kemi me shum se sa fjali turqish duhet te jemi krenar qe jemi shqiptar e pse kur themi helo,tunge,bye etj etj nuk i ediventojm keta si fjali angleze qe edhe kta jan jo gjuhes sone
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga ismani Lexo Postimin
    futja kot i thone kesaj pasi nje popull qe eshe nene sundim 500 vite nga perandoria osmane kur te beshe analiza perseri nuk perdorim shum e shum fjali e domethenie ne gjuhen turke tash 100 vite nene sllav kemi me shum se sa fjali turqish duhet te jemi krenar qe jemi shqiptar e pse kur themi helo,tunge,bye etj etj nuk i ediventojm keta si fjali angleze qe edhe kta jan jo gjuhes sone
    Nuk ka dallim nga përdorimi i turqizmave. Tema u hap për turqizmat, por ajo mund të përshtatet nga moderuesit dhe të kthehet në "Ndikimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe".

    Gjuhëtarët shqiptarë janë dembelë dhe nuk gjejnë thuajse kurrë kohën që të sjellin fjalë të reja, me të cilat do të zëvëndësoheshin fjalët e huaja në gjuhën tonë.

    Përveç kësaj një rol shumë të madh luan dhe shkolla, familja dhe e gjithë shoqëria.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-12-2011 më 09:50

  8. #8
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nuk ka dallim nga përdorimi i turqizmave. Tema u hap për turqizmat, por ajo mund të përshtatet nga moderuesit dhe të kthehet në "Ndikimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe".

    Gjuhëtarët shqiptarë janë dembelë dhe nuk gjejnë thuajse kurrë kohën që të sjellin fjalë të reja, me të cilat do të zëvëndësoheshin fjalët e huaja në gjuhën tonë.

    Përveç kësaj një rol shumë të madh luan dhe shkolla, familja dhe e gjithë shoqëria.

    por perse gjithmone shkojme ne ate rruge vetem turqizmi ne kombin tone e nuk e ndrojm pakes destinacioni themi p.sh shkojme nga greku , serbi,malazezi etj por gjithmone nga ata futva atire ishin ma nuk jan i mposhtem duhet me mbrojt tashe indetitetin nga keta tjeret pasi ne kohen e sotme keta jan me anti shqiperi se turqia e perandoris osmane
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    embelsire me peta ose me lesh
    hahahaha. ajo e dyta nuk do me frymezonte fare.
    meqe i hyre kesaj pune, po fjalen raki si do zevendesoje, se edhe ajo turqisht eshte?
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Edhe une kur flas thuajse i shmangem teresisht fjaleve te huaja, bile edhe kur shkruaj perpiqem qe ti menjanoj ato krejtesisht, mirepo duam apo nuk duam ne ato vazhdojne te bashkejetojne me gjuhen tone.
    mire ato qe fjale qe vazhdojne e bashkejetojne me gjuhen shqipe, por problem jane edhe ato fjale te huaja qe po futen cdo dite e me shume.
    e shoh shume me te pajustifikueshem perdorimin e fjaleve anglisht apo italisht thjeshte per po*dhe sic bejne shume politikane dhe gazetare ne shqiperi.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Giulio22
    Anëtarësuar
    15-11-2009
    Vendndodhja
    Arban
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    ..çfare fjale tjeter mund te perdorim ne ne vend te "jastëk" [tyrk. yastık]?
    Nënkresë, nënkryes, shtoç, kultër..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Giulio22 : 30-12-2011 më 10:43

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •