Kapitulli V
Zekatul Fitr, qė ndryshe quhet Sadakatul Fitr42 (vitrat)
Ky zekat quhet kėshtu, sepse obligueshmėria e tij lidhet me prishjen e agjėrimit tė
Ramazanit. Ai nuk ka lidhje me ndonjė pasuri, por ka lidhje me ndėrgjegjen. Ky pra ėshtė zekat i shpirtit dhe i trupit.
Dispozita e tij dhe argumenti pėr tė Zekatul Fitr ėshtė obligim pėr secilin musliman, siē transmetohet nga Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma tė ketė thėnė:
I Dėrguari i All-llahut e bėri obligim sadakatul fitrin nė Ramazan, njė tas43 me hurma, ose njė tas me grurė, pėr secilin musliman; skllav, tė lirė, mashkull, femėr, tė rritur dhe fėmijė.44
Kushtet e tij dhe kush e ka obligim
Zekatul fitri ėshtė obligim pėr secilin musliman tė rritur ose tė vogėl, mashkull ose
femėr, qoftė i lirė qoftė skllav, nė bazė tė hadithit tė lartpėrmendur tė Ibėn Omerit
radijAll-llahu anhuma.
Ėshtė e preferuar qė tė jepet edhe pėr embrionin tė cilit i ėshtė dhėnė shpirti, e ai ėshtė qė ka mbushur katėr muaj. Selefėt kanė dhėnė zekatul fitr edhe pėr foshnjat nė bark, siē ėshtė transmetuar nga Othmani radijAll-llahu anhu dhe tė tjerė.
Njeriu e ka obligim ta japė kėtė zekat pėr vete dhe pėr ata, pėr tė cilėt ai e ka obligim tė shpenzojė dhe ti mbajė, si gruaja dhe familja, si dhe skllavi, sepse sadakatul fitri pėr skllavin ėshtė obligim mbi zotėrinė e tij. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:
Pėr skllavin nuk jepet zekat, me pėrjashtim tė zekatul fitrit.45
__________________________________________________ ____
42 Fjala fitr, nė Gjuhėn Arabe dmth prishje e agjėrimit ose ngrėnia pas tė qenit esėll. Prej kėsaj fjale e ka prejardhjen fjala iftar sepse iftari hahet pas agjėrimit tėrė ditėn. Nė Gjuhėn Arabe, iftar quhet edhe ngrėnia e mėngjesit. (sh.p.)
43 Njėsi matėse pėr sasi. Arabisht saė, qė me peshė, pėrafėrsisht ėshtė rreth dy kilogramė e gjysmė, por varet prej asaj se ēka matet me tė. (sh.p)
44 Buhariu nr. 1503 dhe Muslimi nr. 984.
45 Muslimi nr. 982.
__________________________________________________ ____
Obligim e ka vetėm ai njeri, tė cilit i tepron pasuria e tij ndaj asaj qė i nevojitet pėr ta ushqyer veten dhe familjen e tij nė ditėn dhe natėn e Bajramit dhe pėr ti kryer nevojat elementare, siē kėrkohet zakonisht dhe natyrisht.
Pra, zekatul fitri bėhet obligim me dy kushte:
1) Islami. Nuk ėshtė obligim tė jepet pėr kafir; dhe
2) Prania e pasurisė qė tepron mbi nevojat elementare dhe harxhimet e ushqimit tė vetes dhe familjes, nė ditėn dhe natėn e Bajramit.
Urtėsia e obligueshmėrisė sė tij
Kėto janė disa prej urtėsive tė obligueshmėrisė sė zekatul fitrit:
1) Pastrimi i njeriut qė ka agjėruar prej gjėrave qė ndoshta i kanė ndodhur gjatė
agjėrimit, si fjalėt e kota dhe tė fėlliqura.
2) Moslėnia e tė mjerėve dhe tė varfėrve qė tė kenė nevojė tė lypin nė ditėn e Bajramit dhe futja e lumturisė nė zemrat e tyre, me qėllim qė Bajrami tė jetė ditė e gėzimit dhe lumturisė pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma transmeton:
I Dėrguari i All-llahut e bėri obligim zekatul fitrin si pastrim pėr agjėruesin nga fjalėt e kota dhe tė fėlliqura dhe ushqim pėr tė varfrit.46
3) Shfaqje e falėnderimit ndaj tė mirave tė All-llahut tė cilat ia ka dhuruar robit, siē
janė: agjėrimi dhe falja e namazit gjatė Ramazanit, si dhe bėrja e veprave tė mira gjatė kėtij muaji tė bekuar.
Sasia e obliguar dhe ējepet
Ajo qė ėshtė obligim tė jepet pėr zekatul fitr, ėshtė njė tas me atė qė kryesisht pėrdoret pėr ushqim nė atė vend ku jepet, siē janė: gruri, elbi, hurmat, stafidhet, gjiza, orizi, misri, ose tė tjera. Kjo ėshtė vėrtetuar prej Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nė hadithe sahiha, njėri prej tė cilave ėshtė hadithi i lartpėrmendur i Ibėn Omerit radijAllllahu anhuma.
Lejohet qė njė grup tia japin zekatul fitrin njė njeriu, si dhe njė njeri lejohet qė tia japė zekatul fitrin e vet disa njerėzve.
__________________________________________
46 Ebu Davudi nr. 1609, Ibėn Maxhe nr. 1827; Hakimi 1\409, i cili e bėn sahih. Neveviu e ka bėrė hasen nė elMexhmu. Hasen e ka bėrė edhe Albani nė Sahih Ibni Maxhe nr. 1492.
__________________________________________
Nuk lejohet tė jepet vlera e ushqimit nė para, sepse kjo ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ka urdhėruar i Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe nė kundėrshtim me veprėn e sahabeve, tė cilėt pėr zekatul fitr jepnin njė tas me ushqim.
Zekatul fitri ėshtė ibadet dhe ėshtė e caktuar se ēduhet dhėnė, e ajo ėshtė ushqimi dhe nuk mjafton tė jepet njė lloj tjetėr nga ai qė ėshtė caktuar.
Koha kur obligohet dhėnia e tij
Zekatul fitri bėhet obligim me perėndimin e Diellit nė natėn e Bajramit, sepse ajo ėshtė koha kur ndėrpritet agjėrimi i Ramazanit. Dhėnia e tij ka dy kohė: kohė qė ėshtė mė e vlefshme dhe kohė kur lejohet dhėnia e zekatul fitrit.
Koha mė e vlefshme ėshtė koha prej faljes sė namazit tė sabahut tė ditės sė Bajramit e deri pak para faljes sė namazit tė Bajramit. Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma tregon:
Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka urdhėruar tė jepet zekatul fitri para se tė mblidhen njerėzit pėr namazin e Bajramit.47
Koha kur lejohet dhėnia e kėtij zekati ėshtė njė ose dy ditė para Bajramit. Kėshtu kanė vepruar Ibėn Omeri dhe sahabe tė tjerė.
Nuk lejohet qė dhėnia e tij tė vonohet deri pas namazit tė Bajramit, e nėse dikush e vonon dhe e jep pas namazit, atėherė ajo llogaritet thjeshtė si njė lėmoshė dhe njeriu ėshtė mėkatar pėr vonesėn. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:
Kush e jep para namazit tė Bajramit, ai ėshtė zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, atėherė ajo ėshtė vetėm njė lėmoshė e thjeshtė.48
________________________________
47 Buhariu nr. 1503 dhe Muslimi nr. 984.
48 Ebu Davudi nr. 1609; Ibėn Maxhe nr. 1827 nga Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma. Albani e bėn hasen nė Irva nr. 843.
Esselamun alejkum.
Krijoni Kontakt