Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kaoitulli i IV

    Kapitulli V


    Zekatul Fitr, qė ndryshe quhet Sadakatul Fitr42 (vitrat)

    Ky zekat quhet kėshtu, sepse obligueshmėria e tij lidhet me prishjen e agjėrimit tė
    Ramazanit. Ai nuk ka lidhje me ndonjė pasuri, por ka lidhje me ndėrgjegjen. Ky pra ėshtė zekat i shpirtit dhe i trupit.

    Dispozita e tij dhe argumenti pėr tė Zekatul Fitr ėshtė obligim pėr secilin musliman, siē transmetohet nga Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma tė ketė thėnė:

    “I Dėrguari i All-llahut e bėri obligim sadakatul fitrin nė Ramazan, njė tas43 me hurma, ose njė tas me grurė, pėr secilin musliman; skllav, tė lirė, mashkull, femėr, tė rritur dhe fėmijė.”44

    Kushtet e tij dhe kush e ka obligim

    Zekatul fitri ėshtė obligim pėr secilin musliman tė rritur ose tė vogėl, mashkull ose
    femėr, qoftė i lirė qoftė skllav, nė bazė tė hadithit tė lartpėrmendur tė Ibėn Omerit
    radijAll-llahu anhuma.

    Ėshtė e preferuar qė tė jepet edhe pėr embrionin tė cilit i ėshtė dhėnė shpirti, e ai ėshtė qė ka mbushur katėr muaj. Selefėt kanė dhėnė zekatul fitr edhe pėr foshnjat nė bark, siē ėshtė transmetuar nga Othmani radijAll-llahu anhu dhe tė tjerė.

    Njeriu e ka obligim ta japė kėtė zekat pėr vete dhe pėr ata, pėr tė cilėt ai e ka obligim tė shpenzojė dhe t’i mbajė, si gruaja dhe familja, si dhe skllavi, sepse sadakatul fitri pėr skllavin ėshtė obligim mbi zotėrinė e tij. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:

    “Pėr skllavin nuk jepet zekat, me pėrjashtim tė zekatul fitrit.”45

    __________________________________________________ ____
    42 Fjala “fitr”, nė Gjuhėn Arabe dmth prishje e agjėrimit ose ngrėnia pas tė qenit esėll. Prej kėsaj fjale e ka prejardhjen fjala “iftar” sepse iftari hahet pas agjėrimit tėrė ditėn. Nė Gjuhėn Arabe, iftar quhet edhe ngrėnia e mėngjesit. (sh.p.)
    43 Njėsi matėse pėr sasi. Arabisht “saė”, qė me peshė, pėrafėrsisht ėshtė rreth dy kilogramė e gjysmė, por varet prej asaj se ēka matet me tė. (sh.p)
    44 Buhariu nr. 1503 dhe Muslimi nr. 984.
    45 Muslimi nr. 982.
    __________________________________________________ ____


    Obligim e ka vetėm ai njeri, tė cilit i tepron pasuria e tij ndaj asaj qė i nevojitet pėr ta ushqyer veten dhe familjen e tij nė ditėn dhe natėn e Bajramit dhe pėr t’i kryer nevojat elementare, siē kėrkohet zakonisht dhe natyrisht.

    Pra, zekatul fitri bėhet obligim me dy kushte:

    1) Islami. Nuk ėshtė obligim tė jepet pėr kafir; dhe
    2) Prania e pasurisė qė tepron mbi nevojat elementare dhe harxhimet e ushqimit tė vetes dhe familjes, nė ditėn dhe natėn e Bajramit.


    Urtėsia e obligueshmėrisė sė tij


    Kėto janė disa prej urtėsive tė obligueshmėrisė sė zekatul fitrit:

    1) Pastrimi i njeriut qė ka agjėruar prej gjėrave qė ndoshta i kanė ndodhur gjatė
    agjėrimit, si fjalėt e kota dhe tė fėlliqura.

    2) Moslėnia e tė mjerėve dhe tė varfėrve qė tė kenė nevojė tė lypin nė ditėn e Bajramit dhe futja e lumturisė nė zemrat e tyre, me qėllim qė Bajrami tė jetė ditė e gėzimit dhe lumturisė pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma transmeton:

    “I Dėrguari i All-llahut e bėri obligim zekatul fitrin si pastrim pėr agjėruesin nga fjalėt e kota dhe tė fėlliqura dhe ushqim pėr tė varfrit.”46

    3) Shfaqje e falėnderimit ndaj tė mirave tė All-llahut tė cilat ia ka dhuruar robit, siē
    janė: agjėrimi dhe falja e namazit gjatė Ramazanit, si dhe bėrja e veprave tė mira gjatė kėtij muaji tė bekuar.

    Sasia e obliguar dhe ē’jepet

    Ajo qė ėshtė obligim tė jepet pėr zekatul fitr, ėshtė njė tas me atė qė kryesisht pėrdoret pėr ushqim nė atė vend ku jepet, siē janė: gruri, elbi, hurmat, stafidhet, gjiza, orizi, misri, ose tė tjera. Kjo ėshtė vėrtetuar prej Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem nė hadithe sahiha, njėri prej tė cilave ėshtė hadithi i lartpėrmendur i Ibėn Omerit radijAllllahu anhuma.

    Lejohet qė njė grup t’ia japin zekatul fitrin njė njeriu, si dhe njė njeri lejohet qė t’ia japė zekatul fitrin e vet disa njerėzve.

    __________________________________________
    46 Ebu Davudi nr. 1609, Ibėn Maxhe nr. 1827; Hakimi 1\409, i cili e bėn sahih. Neveviu e ka bėrė hasen nė elMexhmu’. Hasen e ka bėrė edhe Albani nė Sahih Ibni Maxhe nr. 1492.
    __________________________________________

    Nuk lejohet tė jepet vlera e ushqimit nė para, sepse kjo ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ka urdhėruar i Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe nė kundėrshtim me veprėn e sahabeve, tė cilėt pėr zekatul fitr jepnin njė tas me ushqim.

    Zekatul fitri ėshtė ibadet dhe ėshtė e caktuar se ē’duhet dhėnė, e ajo ėshtė ushqimi dhe nuk mjafton tė jepet njė lloj tjetėr nga ai qė ėshtė caktuar.

    Koha kur obligohet dhėnia e tij

    Zekatul fitri bėhet obligim me perėndimin e Diellit nė natėn e Bajramit, sepse ajo ėshtė koha kur ndėrpritet agjėrimi i Ramazanit. Dhėnia e tij ka dy kohė: kohė qė ėshtė mė e vlefshme dhe kohė kur lejohet dhėnia e zekatul fitrit.

    Koha mė e vlefshme ėshtė koha prej faljes sė namazit tė sabahut tė ditės sė Bajramit e deri pak para faljes sė namazit tė Bajramit. Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma tregon:

    “Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka urdhėruar tė jepet zekatul fitri para se tė mblidhen njerėzit pėr namazin e Bajramit.”47

    Koha kur lejohet dhėnia e kėtij zekati ėshtė njė ose dy ditė para Bajramit. Kėshtu kanė vepruar Ibėn Omeri dhe sahabe tė tjerė.

    Nuk lejohet qė dhėnia e tij tė vonohet deri pas namazit tė Bajramit, e nėse dikush e vonon dhe e jep pas namazit, atėherė ajo llogaritet thjeshtė si njė lėmoshė dhe njeriu ėshtė mėkatar pėr vonesėn. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:

    “Kush e jep para namazit tė Bajramit, ai ėshtė zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, atėherė ajo ėshtė vetėm njė lėmoshė e thjeshtė.”48

    ________________________________
    47 Buhariu nr. 1503 dhe Muslimi nr. 984.
    48 Ebu Davudi nr. 1609; Ibėn Maxhe nr. 1827 nga Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma. Albani e bėn hasen nė Irva nr. 843.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    S'ka zekat nė makineri, por ka zekat, nėse ke borxh

    Pyetje: Vėllai im ka nevojė pėr ndihmė nė llogaritjen e zekatit... ai s'ėshtė i sigurt se sa do tė jetė zekati i tij, meqė ai ka hua (borxh) dhe depozitimet e tij janė vetėm tre muaj tė vjetra... dhe ai ka makineri nė fabrikėn e tij; a duhet tė paguajė zekat pėr kėtė.


    Pėrgjigje:

    Shejh ibn Baz tha:

    "Sa i pėrket borxhit, kjo nuk e pėrjashton dhėnien e zekatit, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve". (Mexhmu Fetćwa el-Shejh ibn Baz 14/189)

    Shejh ibn Uthejmin tha:

    "Ajo ēfarė unė mendoj tė jetė mė e saktė ėshtė se zekati ėshtė obligim edhe nėse ke borxh, madje edhe nėse personi ka borxh qė e zvogėlon nisabin (sasi pasurie qė e bėn tė detyrueshme zekatin), pėrveē borxhit qė duhet dhėnė para kohės qė jepet zekati, nė tė cilin rast duhet paguar (borxhin) e pastaj tė japė zekatin nė atė qė mbetet pas kėsaj". (esh-Sherh el-Mumti 6/39)

    Shejh bin Baz tha:

    "Zekati ėshtė obligim pėr pronarėt e shtypshkronjave apo
    fabrikave vetėm nė gjėrat qė janė pėrgatitur pėr shitje. Sa u pėrket
    gjėrave qė janė pėr pėrdorim, pėr to s'ka zekat. E njėjta gjė vlen
    pėr veturat, orenditė, dhe enėt qė pėrgatiten pėr pėrdorim. Pra,
    s'ka zekat pėr kėto, pėr shkak tė transmetimit qė e shėnon Ebu
    Daud nė Sunenin e tij me isnad hasen nga Semureh ibn Xhundub,
    i cili tha:'I Dėrguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) na urdhėroi tė jepnim
    zekatin nė atė qė kishim pėrgatitur pėr ta shitur'".
    (Mexhmu Fetawa el-
    Shejh ibn Baz 14/186)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Edhe e jep zekatin, edhe bėn pjesė nė ata qė pranojnė zekatin


    Shejh Ibn Uthejmin, esh-Sherh el-Mumti 2/562

    Pyetje: Nėse dikush thotė: Si bėhet qė personi tė japė zekatin ndėrsa ėshtė nga ata qė e merr zekatin?

    Pėrgjigje: S'ka gjė tė ēuditshme kėtu. Nėse personi ka njė nisab (sasi pasurie qė e bėn tė detyrueshme zekatin) apo dy nisabe qė s'i mjaftojnė si mjet jetese, por qė mbeten tek ai pėr njė vit, kėtu themi se atij i japim harxhimet e jetesės dhe e urdhėrojmė ta japė zekatin, dhe nė kėtė s'ka kurrfarė kontradikte".
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Dhėnia e zekatit nė formė tė mallit nė vend tė parave


    Shejhul-Islam Ibn Tejmije tha nė Mexhmu Fetćwa (25/82):

    "Sa i pėrket dhėnies sė vlerės nė para tė zekatit, kefaretit e tė ngjashmeve me kėto, dihet qė qėndrimi i Malikut dhe i Shafiut ėshtė qė kjo s'ėshtė e lejueshme, kurse tek Ebu Hanifja ėshtė e lejueshme. Ahmedi nė disa vende ka ndaluar nga dhėnia e vlerės nė para, ndėrsa e ka lejuar nė vende tjetra... Mė e sakta nga ėshtė se nuk lejohet tė jepet nė vlerė tė parave pa ndonjė nevojė dhe pa ndonjė dobi mbizotėruese ...

    deri ku ai thotė:

    Sa i pėrket dhėnies sė zekatit nė vlerė tė parasė pėr ndonjė nevojė apo pėr ndonjė dobi a drejtėsi, s'ka problem nė kėtė. Pėr shembull, mjafton qė personi tė shesė frutat dhe drithėrat e kopshti tė tij me para dhe tė nxjerrė njė tė dhjetėn nga paratė, dhe ai s'ka nevojė tė ngarkohet me blerjen e frutave apo grurit, kur t'u ketė dhėnė fukarenjve vlerėn e barabartė. Ahmedi ka thėnė se kjo ėshtė e lejueshme... pėr shembull, nėse ata qė janė tė pėrshtatshėm pėr pranimin e zekatit kėrkojnė t'u jepet para, mund t'u jepet atyre".


    Shejh bin Baz tha:

    "Po ashtu, ėshtė e lejueshme qė nė vend tė parave tė jepet pėlhurė (stof), ushqim e tjera veē kėtyre, nėse sheh se nė kėtė ka dobi pėr ata qė e pranojnė zekatin, duke pasur konsideratė vlerėn qė ato kanė (nė para). Pėr shembull, nėse pranuesi i zekatit ėshtė fukara i ēmendur, me mendje tė dobėt, mendjelehtė apo i papjekur, dhe ekziston frika qė ai tė shpėrdorojė paranė ndėrsa ka dobi nė dhėnien e ushqimit apo ndonjė teshe tė vlerės pėrkatėse tė obligueshme nė vend tė zekatit nė formė parash. Krejt kjo qė u pėrmend ėshtė mė e sakta nga thėniet e dijetarėve". (Mexhmu Fetćwć ue Mekćlćt Shejh Ibn Baz 14/253)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Nuk paguhet zekati pėr kurset e dijes


    Mexhmu Fetćwa Mekćlćt Mutenewiat li-shejh Ibn Baz, vėll.14, f.298

    Pyetje: Disa institucione islamike tė besueshme mbajnė kurse islamike nė Evropė, nė vende tė cilat kanė shumė nevojė pėr edukim dhe pėr mėsim tė dijes islamike dhe akides sė saktė. Kėto institucione po kėrkojnė mbėshtetje (financiare) pėr kėto programe tė dawetit. A ėshtė e lejueshme kjo mbėshtetje, pėr shkak tė fjalėve tė Allahut:"es-Sadakā (kėtu mendohet nė zekatin) ėshtė vetėm ... nė rrugėn e Allahut (pėr ata qė luftojnė)" (et-Teube, 60)?


    Pėrgjigje: Kurset e pėrmendura dhe tė ngjashmet me to nuk pėrfshihen nė thėnien e Allahut tė lartėsuar "... nė rrugė tė Allahut", nė kategoritė e pranuesve tė zekatin, sepse me kėtė mendohet nė muxhahidėt qė luftojnė nė rrugė tė Allahut. Mirėpo, kushdo nga mėsimdhėnėsit apo nxėnėsit qė ėshtė i varfėr, atij mund t'i jepet zekati pėr varfėrinė qė ka, pėr shkak tė fjalėve tė mė tė Lartit:”es-Sadakā (kėtu mendohet nė zekatin) ėshtė vetėm pėr fukarenjtė, pėr tė ngratėt..." (et-Teube, 60)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Vonimi i zekatit nga mosdija


    Qe pyetur shejh Bin Baz lidhur me atė qė e lė dhėnien e zekatin pėr pesė vjet nga mosdija dhe ai u pėrgjigj:

    “Ti duhet ta japėsh zekatin pėr tė gjitha vitet e kaluara. Mosdija nuk e pezullon kėtė (obligim) prej teje, sepse obligimi i zekatit ėshtė njė ēėshtje e mirėnjohur dhe e domosdoshme fetare, vendimi i tė cilit s’ėshtė i fshehur nga muslimanėt. Dhe zekati ėshtė shtylla e tretė e Islamit. Ti e ke obligim tė ndėrmarrėsh dhėnien e zekatin pėr tė gjitha vitet qė kanė kaluar, krahas pendimit qė duhet t’i bėsh Allahut tė lartėsuar pėr vonimin. Allahu na faltė neve dhe juve dhe ēdo musliman. Dhe Allahu ėshtė Rregullues i ēėshtjeve”. (Mexhmu Fetāwa Shejh bin Baz 14/239)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Dhėnia e zekatit motrės sė varfėr


    Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetwa


    Pyetje: Nėse njė person ka njė motėr e cila ėshtė e martuar pėr njė varfanjak, a ėshtė e lejueshme qė ajo tė marrė zekatin nga vėllezėrit e saj?


    Pėrgjigje: Mbėshtetja financiare e njė gruaje ėshtė pėrgjegjėsi e burrit tė saj. Nėse ai (burri) ėshtė i varfėr, vėllezėrit e gruas sė tij mund t’i japin hise nga zekatin pėr ta harxhuar atė pėr veten e tij, pėr gruan e tij dhe pėr vartėsit tjerė. Vėllezėrit e kėsaj gruaje mund t’ia japin asaj njė pjesė tė zekatit pėr ta harxhuar atė pėr vetveten, pėr burrin e saj dhe pėr fėmijėt e saj. Pėr mė shumė, nėse kjo grua ka para pėr tė cilat duhet dhėnė zekatin, ajo mund t’ia japė atė burrit tė saj pėr ta harxhuar atė nė vartėsit e tij.
    Allahu na dhėntė sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonė Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.
    Kryetar: AbdulAziz ibn Abdullah bin Baz
    Zėvendėskryetar: Abdur-Rezak Afifij
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Dhėnia e zekatit pėr riparimin e udhės


    Komisioni i Pėrhershėm pėr Fetwa


    Pyetje: Mblodha zekatin dhe e dhashė tė gjithin pėr konstruktimin e njė udhe nė maje tė malit, ku gjendet fshati im. Fshati im s’ka udhė tjetėr pos kėsaj qė ndėrtova unė, dhe shumica e banorėve tė tij janė tė varfėr. Ju lutem, mė tregoni se a ėshtė i mjaftueshėm dhe i lejueshėm pagimi pėr qėllimin e sipėrpėrmendur, apo jo? Vlen tė pėrmendet se unė jam ndėr ata qė kanė nevojė pėr kėtė udhė.


    Pėrgjigje: Zekatin qė ti ke dhėnė pėr udhėn nuk mjafton pėr t’u shkarkuar nga
    pėrgjegjėsia e dhėnies sė zekatit. Kjo njehet si njė sadaka (lėmoshė e vullnetshme) qė u ke dhėnė banorėve tė fshatit tėnd. Ti hala ke obligim tė japėsh zekatin kategorive tė zekatit, tė cilat pėrmenden nė thėnien e Allahut fuqimadh:
    ”es-Sadakā (kėtu mendohet nė zekatin) ėshtė vetėm pėr fukarenjtė, pėr tė ngratėt, pėr ata qė e mbledhin atė (zekatin), pėr tė joshur zemrat e atyre qė anojnė nga Islami, pėr lirimin e tė zėnėve robėr, pėr ata qė kanė borxhe, pėr kauzėn e Allahut (atyre qė luftojnė, muxhahidėve), dhe pėr udhėtarin (i cili ėshtė larg ēdo gjėje)”. (et-Teube, 60)



    Allahu na dhėntė sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonė Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.
    Kryetar: AbdulAziz bin Abdullah bin Baz
    Zėvendėskryetar: Abdur-Rezak Afifij
    Anėtar: Abdullah Gudejan
    Anėtar: Abdullah ibn Ke’ud
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Zekati pėr paratė e depozituara nė bankė



    Pyetje: A duhet paguar zekatin pėr paratė e depozituara nė bankė, duke ditur qė njė pjesė e parave nuk e ka kompletuar njė vit hėnor, meqė unė ēdo muaj shtoj njė sasi parash.

    Pėrgjigje: Ėshtė obligim qė tė paguhet zekati pėr paratė e depozituara nė bankė, kur ato tė mbėrrijnė nisabin (sasia qė detyron zekatin) dhe tė ketė kaluar njė vit hėnor. Dhe ti duhet tė paguash zekatin pėr sasinė e re (tė parave), kur tė ketė kaluar njė vit hėnor nga depozitimi i tyre, si dhe tė paguash zekatin nė shumėn totale si tė shumės fillestare, ashtu dhe tė shumės sė resė. Nėse s’mund ta kalkulosh kėtė saktėsisht, atėherė, pėr tė qenė i sigurt, zekati duhet tė paguhet nė krejt paratė qė ke depozituar nė bankė, qoftė herėt apo vonė, me qėllim qė tė shkarkosh pėrgjegjėsinė. Ti, po ashtu, duhet tė caktosh njė kohė pėr nxjerrjen e zekatit, siē ėshtė muaji i ramazanit, qė tė mos ngatėrrohesh lidhur me kompletimin e vitit hėnor tė depozituar nė kohė tė ndryshme.

    Komisioni i pėrhershėm pėr Hulumtim dhe Fetwa


    Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
    Zėvendės-kryetar: Abdul-Aziz Al-Shejh
    Anėtar: Salih el-Feuzan
    Anėtar: Bekr ebu Zejd
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Zekati nė mjaltė



    Pyetje: Kam njė numėr tė madh bletėsh, tė cilat i kam blerė dhe zhvilluar... A duhet tė paguaj zekatin pėr bletėt qė i shesė apo pėr atė ēka mbetet pėr t’u zhvilluar dhe shitur prodhimin e tyre vitin e ardhshėm? Dhe a ka zekat pėr sasinė e mjaltit tė mbledhur? Nėse po, si tė kalkulohet kjo? Ju lutem, kini parasysh qė unė e caktoj njė afat vjetor pėr tė gjitha tė ardhurat e mia qė tė paguaj zekatin pėr tėrė pronėn time, edhe nėse nuk kalon njė vit hėnor.


    Pėrgjigje: Nėse rasti ėshtė siē e pėrshkruat, pėr mjaltin nuk duhet tė paguash zekat. Zekati paguhet vetėm pėr vlerėn (ēmimin) e mjaltit. Sasia e zekatit ėshtė 2.5% e vlerės. Sa u pėrket bletėve, ajo qė pėrgatitet pėr shitje, konsiderohet si artikull komercial (mall) dhe llogaritja e tij fillon nga momenti qė bėhet nijeti pėr ta shitur. Kėshtu, kur tė ketė kaluar njė vit i plotė hėnor, pronari duhet ta llogarisė atė sipas vlerės sė kohės (datės) kur paguhet zekati dhe tė paguajė 2.5% tė vlerės si zekat. Llogaritja e kohės pėr bletėt e shitura fillon nė kohėn kur tė bėjė nijetin pėr shitje. Pasi tė ketė kaluar njė vit i plotė hėnor nga koha e nijetit tė shitjes, pronari duhet tė paguajė 2.5% tė ēmimit tė bletėve tė shitura.


    Komisioni i pėrhershėm pėr Hulumtim dhe Fetwa

    Kryetar: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
    Zėvendės-kryetar: Abdul-Aziz Al-Shejh
    Anėtar: Abdullah ibn Gudejjan
    Anėtar: Bekr ebu Zejd
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •