Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    ZEKATI - pastrimi i njeriut

    Kapitulli I:

    Hyrje nė temat e Zekatit

    Definicioni i Zekatit

    Fjala “zekat”, nė Gjuhėn Arabe, dmth: shtim dhe rritje.
    Nė terminologjinė e Sheriatit, zekati ėshtė: E drejtė obliguese nė pasuri e cila ka arritur njė kufi tė caktuar, me kushte tė caktuara, qė i takon grupit tė caktuar tė njerėzve. Zekati ėshtė pastrim dhe dėlirje pėr shpirtin e njeriut. All-llahu thotė:

    “Merr nga pasuria e tyre lėmoshė me tė cilėn do t’i pastrosh ata dhe do t’ua rrisėsh veprat e mira!” (et-Teube: 103)

    Zekati ėshtė njė ndėr shkaqet e pėrhapjes sė afrimit, dashurisė dhe solidaritetit mes individėve tė shoqėrisė muslimane.

    Dispozita e zekatit dhe argumenti pėr tė Zekati ėshtė njėri ndėr obligimet e Islamit dhe njėra prej pesė shtyllave tė tij. Zekati ėshtė shtylla mė e rėndėsishme pas namazit. All-llahu thotė:

    “Faleni namazin, jepeni zekatin ...” (el-Bekare: 43);

    “Merr nga pasuria e tyre lėmoshė me tė cilėn do t’i pastrosh ata dhe do t’ua rrisėsh veprat e mira!” (etTeube: 103)

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Islami ndėrtohet mbi pesė shtylla: dėshmia se nuk ka tė adhuruar tė drejtė pos All-llahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut, falja e namazit, dhėnia e zekatit, vizita e Qabesė – haxhxhi, dhe agjėrimi i Ramazanit.”1

    Kur Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, e dėrgoi Muadh ibėn Xhebelin radijAll-llahu anhu nė Jemen, e porositi:

    “Ftoi qė tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tė drejtė pėrveē All-llahut dhe se unė jam i Dėrguar i All-llahut! Nėse ata tė binden nė kėtė, atėherė lajmėroi se All-llahu ua ka bėrė obligim pesė namaze gjatė secilės ditė dhe natė! Nėse ata tė binden pėr kėtė, atėherė mėsoi se All-llahu ua ka bėrė obligim njė lėmoshė nga pasuria e tyre, e cila u merret tė pasurve dhe u jepet tė varfėrve nė mesin e tyre.”2

    Tė gjithė muslimanėt, nė secilin kėnd tė botės janė tė njėzėshėm se zekati ėshtė obligim dhe sahabet kanė qenė tė njėzėshėm pėr luftimin e atyre qė nuk e japin zekatin.

    __________________________________________________ _____________________
    1 Buhariu nr. 8 dhe Muslimi nr. 16 i transmetuar nga Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma.
    2 Buhariu nr. 1359 dhe Muslimi nr. 19 i transmetuar nga Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma.Sipas kėsaj, fakti se zekati ėshtė obligim, vėrtetohet me Kur'an, Sunnet dhe Ixhma – konsensus.
    __________________________________________________ _____________________


    Gjykimi pėr atė qė e mohon zekatin

    Kush e mohon obligueshmėrinė e zekatit, pėr shkak tė padijes sė tij dhe ėshtė njeri qė ka mundėsi tė mos e dijė kėtė gjė, si p.sh. ėshtė njeri i sapo konvertuar nė Islam, ose ėshtė rritur nė shkretėtirė larg vendbanimeve ku dihet pėr obligueshmėrinė e zekatit, i tilli mėsohet se zekati ėshtė obligim dhe nuk gjykohet se ėshtė kafir, sepse ai ėshtė i arsyetuar.

    Nėse mohuesi ėshtė musliman i rritur nė vend islam, mes dijetarėve, i tilli ėshtė renegat (murted) i dalė prej Islamit dhe pėr tė vlejnė normat e riddes3: tri herė i kėrkohet tė pendohet dhe nėse pendohet lihet, nėse jo vritet. Kjo sepse argumentet qė vėrtetojnė obligueshmėrinė e zekatit janė tė qarta nė Kur'an, Sunnet dhe nė Ixhmain e tėrė Ummetit.

    Prandaj, ai qė e ka kėtė gjendje, nuk ka mundėsi tė mos e dijė kėtė dhe nėse e mohon ai e pėrgėnjeshtron Kur'anin dhe Sunnetin dhe nuk u beson atyre.

    Gjykimi pėr atė qė nuk e jep zekatin pėr shkak tė koprracisė

    Kush nuk e jep zekatin pėr shkak tė koprracisė, duke qenė i bindur se ai ėshtė obligim, i tilli ėshtė mėkatar, por kjo nuk e nxjerr prej Islamit, ngase zekati ėshtė njė prej degėve tė Fesė dhe lėnėsi i saj nuk del prej Islamit vetėm pėr shkak tė lėnies. Pejgamberi sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem, pėr lėnėsit e dhėnies sė zekatit ka thėnė: “... Pastaj ai e sheh rrugėn e tij, ose pėr nė Xhenet ose pėr nė Zjarr.”4

    Nėse ky ishte kafir, atėherė nuk do tė kishte pėr tė rrugė pėr nė Xhenet. Njeriut tė kėtillė pushteti duhet t’ia marrė zekatin me detyrim dhe duhet ta disiplinojė duke e ndėshkuar. Nėse lufton pėr ta mbrojtur atė pjesė tė pasurisė, atėherė duhet tė luftohet deri sa t’i nėnshtrohet urdhrit tė All-llahut dhe ta japė zekatin.

    All-llahu thotė:

    “Por, nėse pendohen, falin namazin dhe japin zekatin, atėherė i lini tė qetė!” (et-Teube: 5)

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: “Jam urdhėruar t’i luftoj njerėzit, derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tė drejtė pėrveē All-llahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i All-llahut, ta falin namazin dhe ta japin zekatin. Nėse ata e bėjnė kėtė, atėherė prej meje e kanė tė siguruar gjakun dhe pasurinė e vet, pėrveē me hak tė Islamit, kurse llogaritja e tyre ėshtė tek All-llahu.”5

    __________________________________________________ ______________
    3 Ridde ėshtė heqje dorė nga Islami. Murtedd – njė musliman qė ka hequr dorė nga Islami – renegat. (sh.p.)
    4 Muslimi nr. 987. Kjo ėshtė pjesė e hadithit tė gjatė qė flet pėr mėkatin e mos-dhėnėsit tė zekatit, nė tė cilin mes tjerash thuhet se: ai qė nuk e jep zekatin e arit dhe tė argjendit, me to do tė dėnohet nė zjarrin e Xhehenemit, pastaj do ta shohė rrugėn e tij, pėr nė Xhenet ose pėr nė Xhehenem. 5 Buhariu nr. 2946 dhe Muslimi nr. 21.
    __________________________________________________ ______________

    Ebu Bekr esSiddiku radijAll-llahu anhu ka thėnė:

    “Nėse nuk ma japin edhe njė kece tė cilėn ia jepnin tė Dėrguarit tė All-llahut, unė do t’i luftoj.”6 Kece ėshtė e vogla femėr e dhisė, deri sa tė mbushė njė vjet.

    Kėtė mendim e kanė ndarė edhe tre halifėt e tjerė, si dhe tė gjithė sahabet. Kjo ishte konsensus pėr luftimin kundėr atyre qė e patėn ndalė zekatin. Edhe ai qė nuk e jep zekatin pėr shkak tė koprracisė, gjithashtu bėn pjesė nė kėto tekste.

    Pasuritė pėr tė cilat obligohet dhėnia e zekatit

    Zekati ėshtė obligim tė jepet prej pesė llojeve tė pasurive:

    1) Bagėtitė: devetė, lopėt dhe dhentė e dhitė. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sellem thotė:

    “Secili pronar i deveve, lopėve dhe dhenve qė nuk e ka dhėnė zekatin e tyre, do
    tė dalė Ditėn e Gjykimit dhe do t’i vinė ato mė tė mėdha e mė tė majme sesa kanė qenė dhe do ta godasin me brinjėt e do ta shkelin me kėmbėt e tyre. Sa herė qė kalon e fundit, kthehet e para dhe kėshtu vazhdon deri sa tė mbarojė gjykimi mes njerėzve.”7

    2) Ari dhe argjendi, si dhe ēdo gjė qė e zė vendin e tyre, siē janė valutat nė letėr qė pėrdoren nė kohėn e sodit.

    All-llahu thotė:

    “Ata qė grumbullojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hir tė Allahut, paralajmėroji me dėnim tė dhembshėm.” (et-Teube: 34)

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: “Secili pronar i arit dhe argjendit qė nuk e jep hakun e tyre, kur tė vijė nė Ditėn e Gjykimit atij do t’i bėhen pllaka prej zjarri tė cilat do tė nxehen nė zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i fėrgohen balli, shpina dhe krahėt. Sa herė qė ftohen nxehen pėrsėri. Kjo i
    ndodh nė njė ditė qė ėshtė sa pesėdhjetėmijė vite.”8

    3) Malli i tregtisė: ai ėshtė secili send qė ėshtė bėrė gati pėr shitblerje me qėllim
    pėrfitimi.

    All-llahu thotė:

    “O besimtarė! Jepni pa u kursyer nga tė mirat qė keni fituar ...” (el-Bekare: 267)

    Shumica e dijetarėve thonė se qėllimi ėshtė pėr zekatin e mallit tė tregtisė.

    4) Drithėrat dhe frutat. Drithėrat janė tė gjitha farat qė hahen dhe deponohen, si gruri, elbi etj. Me fruta ėshtė qėllimi pėr hurmat dhe stafidhet.

    All-llahu thotė:

    “...dhe nga ato qė jua kemi nxjerrė Ne nga toka!” (el-Bekare: 267);

    “Jepni atė qė ėshtė detyrė (zekatin) nė ditėn e vjeljes sė tyre!” (el-En’am: 141)

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:

    “Pėr prodhimet qė ujiten nga shiu, lumenjtė ose nga vetvetiu9 jepet njė e dhjeta, kurse nėse uji pėr ujitje bartet, atėherė jepet gjysma e njė tė dhjetės.”10

    __________________________________________________ ____________________________
    6 Buhariu nr. 1400 dhe Muslimi nr. 20.
    7 Muslimi nr. 987 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
    8 Muslimi nr. 987 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
    9 Nėse aty mblidhet uji i shiut, ose pi prej damarėve tė ujit, si p.sh. nėse ėshtė afėr ndonjė lumi etj.
    10 Buhariu nr. 1483 nga Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma.
    __________________________________________________ ____________________________

    5) Mineralet xeherore dhe thesaret e fshehura. Minerale xeherore janė ēdo gjė qė del prej toke, qė ėshtė e krijuar nė tė, pa e vėnė aty dikush, e qė ka vlerė, si: ari, argjendi, bakri etj.

    Thesare janė pasuritė qė gjenden nė tokė, tė cilat i ka fshehur aty dikush mė parė.
    Argument pėr dhėnien e zekatit prej xeheve dhe thesareve ėshtė kuptimi i pėrgjithshėm i ajetit:

    “Jepni pa u kursyer nga tė mirat qė keni fituar dhe nga ato qė jua kemi nxjerrė Ne nga toka!” (el-Bekare: 267)

    Kurtubiu nė tefsirin e tij ka thėnė: “Dmth: bimėt, xehet dhe thesaret.” Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: “Pėr thesaret jepet njė e pesta.”11

    Pėr obligueshmėrinė e zekatit prej xeheve, ka konsensus nė Ummet.

    Urtėsia e obligimit tė zekatit dhe kush e ka obligim (kushtet pėr tė qenė zekati obligim)

    a) Urtėsia e obligimit tė zekatit:

    Zekati ėshtė bėrė i ligjshėm pėr urtėsi tė larta dhe ideale fisnike tė cilat nuk mund tė numėrohen. Ja disa prej tyre:

    1) Pastrimi dhe shtimi i pasurisė, zbritja e bekimit nė tė, largimi i dėmit dhe mynxyrave tė saja, si dhe mbrojtja e saj prej dėmtimeve dhe shkatėrrimit.

    2) Pastrimi i dhėnėsit tė zekatit prej koprracisė, fėlliqėsive tė mėkateve dhe gabimeve, si dhe stėrvitja e tij pėr tė shpenzuar nė rrugėn e All-llahut.

    3) Solidarizimi me tė varfrin dhe plotėsimi i nevojave tė tė mjerėve, tė vobektėve dhe tė skamėsve.

    4) Pėrforcimi i solidaritetit, bashkėpunimit dhe dashurisė mes individėve tė shoqėrisė.

    Kur i pasuri t’ia japė vėllait tė vet tė varfėr zekatin e pasurisė, ndoshta ajo bėhet shkak qė tė fshihet prej zemrės sė tij urrejtja qė e ka pasur pėr tė pasurin dhe dėshira qė t’i humbė ajo e mirė qė e ka i pasuri. Me kėtė largohen mėritė dhe kaplon siguria.

    5) Dhėnia e zekatit pėrmban falėnderim ndaj All-llahut pėr dhuntinė e pasurisė qė ia ka dhuruar muslimanit dhe pėrmban bindje ndaj urdhrave All-llahut.

    6) Dhėnia e zekatit ėshtė argument pėr sinqeritetin e besimit tė atij qė e jep zekatin, sepse pasuria ėshtė e dashur, kurse njeriu nuk e jep gjėnė e dashur, pėrveē nėse atė e jep pėr njė mė tė dashur.


    __________________________________________________ ___________
    11 Buhariu nr. 1499 dhe Muslimi nr. 1710 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.
    __________________________________________________ ___________


    7) Zekati ėshtė shkak pėr kėnaqėsinė e All-llahut, zbritjen e mirėsive, faljen e
    mėkateve dhe shumė tė mira tė tjera.

    b) Kush e ka obligim dhėnien e zekatit (kushtet qė zekati tė jetė obligim): Zekati ėshtė obligim pėr atė qė i plotėson kėto kushte:

    1) Islami. Zekati nuk ėshtė obligim pėr mosbesimtarėt, sepse ėshtė ibadet me pasuri, me tė cilin muslimani i afrohet All-llahut. Kafirit nuk i pranohen ibadetet, pėr sa kohė ai nuk hy nė Islam.

    All-llahu thotė:

    “Ndihmesat e tyre nuk do tė pranohen, ngase ata janė njerėz qė nuk besojnė nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij” (etT-eube: 54)

    Pasi qė nuk u pranohen, atėherė nuk ka pse tė detyrohen ta japin. Tė njėjtėn e vėrteton kuptimi i fjalėve tė Ebu Bekrit radijAll-llahu anhu:

    “Kjo ėshtė lėmosha e detyrueshme tė cilėn i Dėrguari i All-llahut ua ka bėrė obligim muslimanėve.”12 Megjithėkėtė, kafiri do tė llogaritet nė Ditėn e Gjykimit pėr mosdhėnien e zekatit, sepse, sipas mendimit tė vėrtetė, ata janė tė obliguar edhe me degėt e Fesė.

    2) Liria. Zekati nuk ėshtė obligim pėr skllavin dhe pėr mukatebin13, sepse skllavi nuk posedon pasuri, kurse posedimi i mukatebit ėshtė i dobėt. Ēdo pasuri e skllavit i pėrket pronarit tė tij, prandaj pronari e ka obligim ta japė zekatin.

    3) Posedimi i plotė dhe i qėndrueshėm14 i nisabit15, i cili ėshtė jashtė nevojave tė patjetėrsueshme tė njeriut, tė cilat nuk mundet t’i lėrė anash, siē janė: ushqimi, veshmbathja dhe banimi. Zekati ėshtė solidarizim me tė varfrit, prandaj duhet tė kihet parasysh, nė posedimin e nisabit, pavarėsia e njeriut prej tij. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:

    “Nėn pesė barrė16 nuk ka zekat, nėn pesė deve nuk ka zekat dhe nėn pesė okė17 nuk ka zekat.”18

    4) Tė kalojė njė vit. Kjo dmth qė duhet nisabit t’i kalojnė dymbėdhjetė muaj hėnor nė pronėsinė e pronarit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė: “Nuk jepet zekat pėr pasuri, deri sa t’i kalojė asaj njė vit.”19 Ky kusht vlen pėr bagėtitė, arin e argjendin dhe mallin e tregtisė, kurse pėr tė vjelat e frutat dhe xehet e thesaret, ky kusht nuk vlen.

    All-llahu thotė:

    “Jepni atė qė ėshtė detyrė (zekatin) nė ditėn e vjeljes sė tyre!” (el-En’am: 141)

    Xehet dhe thesaret janė pasuri e cila fitohet prej tokės dhe pėr shkak tė kėsaj nuk duhet konsideruar kalimin e njė viti pėr t’u bėrė obligim zekati, por zekati i tyre jepet nė ditėn e posedimit, sikur pėr tė korrurat dhe tė vjelat.

    __________________________________________________ ____________
    12 Buhariu nr. 1454. Kėtė e ka thėnė Ebu Bekri radijAll-llahu anhu nė letrėn tė cilėn ia ka shkruar Enes ibėn Malikut radijAll-llahu anhu kur e ka dėrguar nė Bahrejn.
    13 Ai qė ka marrėveshje me zotėrinė e vet pėr ta liruar veten, qė ka aktlirim. Pėr mė tepėr shih temat nė Librin mbi Trashėgiminė, Testamentet dhe Lirimin e skllevėrve! (sh.p.)
    14 I qėndrueshėm dmth: qė nuk ėshtė i kanosur me shkatėrrim. Nėse pasuria ėshtė e nėnshtruar ose e ekspozuar pėr shkatėrrim, atėherė nuk jepet zekati.
    15 Nisab = sasi e caktuar, prej sė cilės fillon dhėnia e zekatit.
    16 Njėsi matėse arabe pėr sasi, qė me peshė mund tė krahasohet me rreth njėqind e pesėdhjetė kilogramė. Kėtu bėhet fjalė pėr nisabin frutave tė tokės. (sh.p.)
    17 Njėsi e vjetėr peshe rreth njė kilogram e njė ēerek deri njė kilogram e gjysmė (sipas krahinave tė ndryshme), kurse nė Gadishullin Arabik ka qenė e barabartė me 118,824 gramė. Kėtu bėhet fjalė pėr ar dhe argjend. (sh.p.)
    18 Buhariu nr. 1447 dhe Muslimi nr. 979 nga Ebu Seid elHudriu radijAll-llahu anhu.
    19 Transmeton Ibėn Maxhe dhe tė tjerė. Albani e bėn sahih nė Irvaul Galil 3\254 nėn numrin 787.
    __________________________________________________ _____________________________


    Llojet e zekatit

    Zekati ėshtė dy lloje:

    1) Zekati i pasurisė: ai ėshtė zekati qė ka tė bėjė me pasuritė e ndryshme;
    2) Zekati i trupit: ai ėshtė zekat qė ka tė bėjė me njerėzit. Ky ėshtė zekatul fitr (qė te ne njihet si: sadakatul fitr ose vitra – sh.p.).


    Zekati i borxhit

    Nėse njeriut i ka borxh dikush qė nuk mund t’ia kthejė, atėherė pronari duhet ta japė zekatin e tij pėr njė vit, pasi qė ta marrė atė borxh. Kurse, nėse njeriu ka borxh te dikush qė ka dhe mund ta kthejė borxhin, atėherė ai jep zekat pėr tė secilin vit, ngase kjo pasuri ėshtė njėsoj sikur tė ishte e pranishme nė posedimin e tij.

    Esselamun alejkum
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 29-12-2011 mė 16:43
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kapitulli II

    Kapitulli II


    Zekati i arit dhe argjendit


    Dispozita e zekatit tė arit dhe argjendit

    Dhėnia e zekatit pėr ar dhe argjend ėshtė obligim.

    All-llahu thotė:

    “Ata qė grumbullojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hir tė Allahut, paralajmėroji me dėnim tė dhembshėm.” (et-Teube: 34)

    Ky kėrcėnim, pėr dėnim tė tillė, bėhet vetėm pėr lėnien e obligimit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Secili pronar i arit dhe argjendit qė nuk e jep hakun e tyre, kur tė vijė nė Ditėn e Gjykimit atij do t’i bėhen pllaka prej zjarri tė cilat do tė nxehen nė zjarrin e Xhehenemit dhe me to do t’i fėrgohen balli, shpina dhe krahėt. Sa herė qė ftohen, nxehen pėrsėri. Kjo i ndodh nė njė ditė qė ėshtė sa pesėdhjetėmijė vite, deri sa All-llahu tė gjykojė mes robėrve.”
    20

    Tė gjithė dijetarėt janė tė njė mendimi se pėr dyqind dėrhemė21 jepen zekat prej pesė dėrhemė, kurse ari, nėse ėshtė njėzet mithkalė22, ose nėse e ka vlerėn dyqind dėrhemė atėherė obligohet zekati.

    Sasia

    Sasia e obliguar e zekatit tė arit dhe tė argjendit ėshtė njė e katėrta e njė tė dhjetės qė dmth nė njėzet dinarė tė arta jepet gjysmė dinar23. Pėrmbi njėzet dinarė, pa marrė parasysh a ėshtė shumė a pak mė tepėr, llogaritet me kėtė pėrqindje. Nė dyqind dėrhemė jepen pesė dėrhemė dhe ē’ka mė tepėr llogaritet me kėtė pėrqindje. Pejgamberi sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Pėr argjend, nė ēdo dyqind dėrhemė jepet njė e katėrta e njė tė dhjetės.”24, kurse nė hadithin tjetėr qėndron: “... Nuk ke obligim gjė deri kur tė bėhen njėzet dinarė. Kur tė jenė njėzet dinarė dhe t’u kalojė njė vit, atėherė jepet gjysmė mithkal.”25
    __________________________________________________ ____
    20 Muslimi nr. 987 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu. U pėrmend edhe mė herėt.
    21 Monedhė e vjetėr Bizantine, qė mė vonė ėshtė pėrvetėsuar nga shoqėria muslimane. Njėsi e vjetėrpeshe, e barabartė me njė tė dyzetėn e okės ose 2,97 gramė. (sh.p.)
    22 Njėsi peshe qė ėshtė e barabartė me 4,243 gramė. (sh.p.)
    23 Monedhė e vjetėr romake, pesha e tė cilės ka ndryshuar nėpėr kohė, prej 3 deri nė 4,5 gramė. Dinari Islam ėshtė farkėtuar prej ari nė fillimin e halifatit tė Aliut radijAll-llahu anhu dhe ka vazhduar deri nė fund tė shtetit Osman. Ai peshon rreth 4,25 gramė. (sh.p.)
    24 Buhariu nr. 1454 nga Enes ibėn Maliku radijAll-llahu anhu.
    25 Ebu Davudi nr. 1573 dhe tė tjerė nga Aliu radijAll-llahu anhu me sened hasen ose sahih, siē pohon imam Neveviu.
    __________________________________________________ ______



    Gjithashtu, transmetohet se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “Nė ēdo njėzet mithkalė merrte njė mithkal.”26

    Kushtet

    Qė zekati nė ar dhe argjend tė bėhet obligim, duhet plotėsuar kėto kushte:

    1) Arritja e nisabit, i cili pėr ar ėshtė njėzet mithkalė, nė bazė tė hadithi tė Aliut
    radijAll-llahu anhu: “... Nuk ke obligim gjė deri kur tė bėhen njėzet dinarė. Kur tė jenė njėzet dinarė dhe t’u kalojė njė vit, atėherė jepet gjysmė mithkal.” Kjo ėshtė e barabartė me 85 gramė.

    Nisabi i argjendit ėshtė dyqind dėrhemė tė argjendtė, nė bazė tė hadithit: “Nėn pesė okė nuk ka zekat.” Oka ėshtė e barabartė me dyzet dėrhemė, pra pesė okė bėjnė dyqind dėrhemė. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė: “Nė argjend jepet njė e katėrta e njė tė dhjetės. Nėse janė njėqind e nėntėdhjetė dėrhemė, atėherė nuk duhet tė jepet zekat, pėrveē nėse do vetė i zoti qė tė japė.”27

    Dijetarėt kanė ixhma pėr atė se nisabi i argjendit ėshtė pesė okė, ndėrsa nisabi i arit ėshtė njėzet mithkalė.

    2) Kushtet e tjera janė ato tė pėrgjithshmet tė cilat u pėrmendėn mė lart: Islami, liria, posedimi i plotė dhe kalimi i njė viti, kushte pėr tė cilat u bė fjalė mė herėt.

    Bashkimi i njėrit – arit ose argjendit – me tjetrin

    Sipas mendimit mė tė vėrtetė tė dijetarėve, ari dhe argjendi nuk e plotėsojnė njėri-tjetrin qė tė arrihet nisabi, sepse ato janė lloje tė ndryshme dhe nuk mund tė bėhen njė, siē nuk mund tė bashkohen devetė me lopėt, ose gruri me elbin, edhe pse qėllimi pėr ligjshmėrinė e dhėnies sė zekatit nė to ėshtė njė, e ajo ėshtė: pėr devetė dhe lopėt ėshtė fakti se ato shtohen, kurse te gruri dhe elbi se tė dyja janė ushqim. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė: “Nėn pesė okė nuk ka zekat.”, kurse sipas mendimit qė thotė se ari dhe argjendi e plotėsojnė njėri-tjetrin pėr arritjen e nisabit, edhe njeriu qė ka nėn pesė okė argjend obligohet tė japė zekat, nė rast se ka pak ar qė mund ta plotėsojė argjendin. Kurse, hadithi i lartpėrmendur e mohon kėtė dhe kuptimi i tij e pėrfshin edhe njeriun qė ka ar i cili do tė kish plotėsuar pesė okė. Dmth: nėse njė njeri ka dhjetė dinarė dhe njėqind e nėntėdhjetė dėrhemė, ai nuk ka obligim tė japė zekat, sepse zekati i arit llogaritet veē dhe ai i argjendit veē.
    __________________________________________________ _
    26 Ibėn Maxhe nr. 1791; Darektuniu nr. 199. Hadithi ėshtė sahih. Shih Irvaul Galil 3\289.
    27 Buhariu nr. 1454 nga Enesi i cili transmeton nga Ebu Bekri radijAll-llahu anhuma.
    __________________________________________________ __




    Zekati i stolive


    Nuk ka kundėrshtime mes dijetarėve se ėshtė obligim tė jepet zekat pėr stolitė tė cilat janė pėrgatitur pėr t’u deponuar ose pėr t’u dhėnė me rentė dhe pėr stolitė e ndaluara, si p.sh: nėse njė burrė mban unazė tė artė, gruaja nėse mban stoli nė formė tė ndonjė kafshe, apo qė ka gravura nė formė tė kafshėve etj. Kurse, sa u pėrket stolive qė janė pėr shfrytėzim, ose tė marra me qira, ka dy mendime, por mendimi mė i vėrtetė ėshtė se edhe pėr to obligohet dhėnia e zekatit. Kjo rrjedh nė bazė tė kėtyre argumenteve:

    1) Pėrgjithėsimi i teksteve qė tregojnė obligueshmėrinė e zekatit pėr ar dhe argjend. Nė kėtė pėrgjithėsim hyjnė edhe stolitė si edhe gjėrat e tjera.

    2) Hadithi tė cilin e transmetojnė Sunenet, nga Amr ibėn Shuajb, i cili transmeton nga i ati, e ky nga gjyshi: “Njė grua erdhi te Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem me njė vajzė tė vogėl. Vajza e saj nė dorė kishte dy byzylykė tė trashė prej ari. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i tha: “A e jep zekatin pėr kėto?” Ajo tha: “Jo.” Ai tha: “A dėshiron qė All-llahu tė tė vėrė dy byzylykė tė zjarrtė?!” Atėherė ajo i hoqi dhe ia hodhi Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.”28
    Ky hadith shprehimisht e shtjellon kėtė temė, kurse kuptimin e tij e pėrmbajnė edhe hadithe tjera qė transmetohen nė Sahiha dhe nė libra tjerė.

    3) Ky mendim ėshtė mė i sigurt dhe ėshtė qė mė mirė e pastron ndėrgjegjen.
    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė: “Lėre atė pėr tė cilėn ke dyshim dhe bėje atė nė tė cilėn nuk ke dyshim!”


    Zekati i mallit tė tregtisė


    Malli i tregtisė ėshtė secila gjė tė cilėn njeriu e bėn gati pėr shitblerje, pa marrė
    parasysh se ēfarė lloji ėshtė. Malli i tregtisė ėshtė pasuria mė e gjerė prej tė cilės jepet zekati. Quhet kėshtu, sepse nuk ėshtė pasuri e pėrhershme, por ndryshon dhe largohet, pasi qė tregtari nuk e ka qėllim atė mall, por e ka qėllim pėrfitimin prej tij, qė ėshtė ar dhe argjend.

    Zekati i mallit tė tregtisė ėshtė obligim, nė bazė tė kuptimit tė pėrgjithshėm tė ajetit:

    “Nė pasuritė e tyre ka pasur pjesė pėr lypėsit dhe nevojtarėt.” (edh-Dharijat: 19)

    dhe ajetit:

    “O besimtarė! Jepni pa u kursyer nga tė mirat qė keni fituar ...” (el-Bekare:
    267), si dhe nė bazė tė hadithit, ku Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i thotė Muadh ibėn Xhebelit radijAll-llahu anhu:

    “Mėsoi se All-llahu ua ka bėrė obligim njė lėmoshė nga pasuria e tyre, e cila u merret tė pasurve dhe u jepet tė varfėrve nė mesin e tyre.”

    Nuk ka dyshim se malli i tregtisė ėshtė pasuri.

    Kushtet pėr tė qenė ky zekat obligim

    1) Ta posedojė atė mall pėrmes veprės sė tij vetė, si: me blerje, pranim tė dhuratės etj.

    Nė kėtė nuk bėn pjesė malli i trashėguar ose diēka qė ėshtė futur me forcė.

    2) Ta posedojė me qėllim tė tregtisė.

    3) Vlera e saj ta arrijė vlerėn e nisabit; duke ia shtuar kėsaj pesė kushtet qė u
    pėrmendėn nė fillim tė temės sė zekatit.

    Kur t’i kalojė kėsaj pasurie njė vit, ajo duhet tė vlerėsohet me vlerėn e arit ose tė
    argjendit dhe nėse nė atė kohė e arrin vlerėn e nisabit, ėshtė obligim tė jepet njė e katėrta e njė tė dhjetės. Gjatė vlerėsimit, nuk merret parasysh ēmimi me tė cilin ai mall ėshtė blerė, sepse ēmimi dallon, por ajo qė merret nė konsideratė ėshtė ēmimi i kohės kur ka kaluar njė vit.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kapitulli III:



    Zekati i asaj qė del prej toke

    Kur ėshtė obligim tė jepet dhe argumenti pėr kėtė?

    Argument pėr atė se kjo pjesė e zekatit ėshtė obligim, ėshtė ajeti:

    “Jepni pa u kursyer nga tė mirat qė keni fituar dhe nga ato qė jua kemi nxjerrė Ne nga toka!” (el-Bekare: 267)

    Pėr drithėra zekati bėhet obligim kur tė arrihen kokrrat dhe tė bėhen tė forta, kurse te frutat, atėherė kur tė duket se janė bėrė tė mira qė mund tė hahen dhe nuk ėshtė kusht qė tė kalojė njė vit.

    All-llahu thotė: “Jepni atė qė ėshtė detyrė (zekatin) nė ditėn e vjeljes sė tyre!” (el-En’am: 141)

    Zekati ėshtė obligim tė jepet pėr secilin prodhim tė tokės qė mund tė matet me sasi dhe qė mund tė deponohet, qofshin drithėra, qofshin fruta, siē janė: gruri, elbi, misri, orizi, hurmat dhe stafidhet. Zekati nuk jepet pėr pemėt dhe perimet.
    Kushtėzohet qė tė jetė prej llojeve qė mund tė maten me sasi, ngase Pejgamberi sallAll-llahu alejhi ue sel-lem nisabin e tyre e ka llogaritur me barrė, e cila ėshtė njė
    ngarkesė e kafshės. Kurse, mundėsia e deponimit ėshtė kusht, sepse vetėm kėshtu vjen nė shprehje domethėnia e obligueshmėrisė sė zekatit.
    Nė bazė tė kėsaj, pėr ato fara dhe fruta tė cilat nuk maten me sasi ose qė nuk janė pėr deponim, nuk jepet zekat.

    Kushtet

    Pėr tė qenė obligim zekati i drithėrave dhe frutave, kushtėzohen dy kushte:

    1) Ta kenė arritur nisabin, i cili ėshtė pesė barrė, nė bazė tė hadithit: “Nėn pesė barrė nuk ka zekat.”29

    Barrė dmth njė ngarkesė deveje, e cila ėshtė e barabartė me gjashtėdhjetė tasa30.

    Pra, pesė barrė bėjnė treqind tasa, qė dmth se pesha e nisabit, nėse peshohet njė drithė i mirė, ėshtė shtatėqind e njėzet kilogramė, nėse e marrim parasysh se pesha e njė tasi ėshtė 2,4 kg.2) Ky nisab tė jetė nė pronėn e njeriut atėherė kur ėshtė obligim zekati.

    ____________________________________
    29 Buhariu nr. 1484 dhe Muslimi nr. 979.
    30 Arabisht “Saė’ ėshtė njėsi matėse pėr sasi.
    ____________________________________


    Sasia qė duhet dhėnė

    Sasia qė ėshtė obligim tė jepet prej drithėrave dhe frutave ėshtė njė e dhjeta, nėse ato nuk kanė pasur nevojė tė ujiten – janė ujitur vetvetiu, ose janė ujitur prej ujit tė lumenjve dhe burimeve. Kurse, gjysma e njė tė dhjetės, nėse janė ujitur me ujė tė bartur, si p.sh: duke bartur ujė me kova prej pusit, ose duke shpėnė ujė atje me kafshė a me mjet tjetėr.

    Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Prej asaj qė e ujit shiu, lumenjtė dhe burimet, ose qė pi vetė, jepet njė e dhjeta, kurse prej asaj qė ujitet me kova ose me spėrkatje, gjysma e njė tė dhjetės.”31

    Zekati i mjaltit

    Ibėn AbdulBerri thotė se shumica e dijetarėve janė tė mendimit se pėr mjaltė nuk jepet zekat. Ky duhet tė jetė mendimi mė i vėrtetė, ngase nė Kur'an dhe nė Sunnet nuk ka argument tė vėrtetė dhe tė qartė qė obligon dhėnie tė zekatit pėr mjaltė. Nė esencė – sipas rregullave tė Sheriatit – asgjė nuk ėshtė obligim, pėrderisa ndonjė argument nuk bėn njė gjė obligim.

    Imam Shafiu, All-llahu e mėshiroftė, thotė:

    “Hadithi qė thotė se pėr mjaltė jepet njė e dhjeta ėshtė i dobėt. Edhe hadithi qė thotė se prej mjaltit nuk jepet zekat ėshtė i dobėt, por e vėrteta ėshtė se kėtė e ka thėnė Omer ibėn AbdulAzizi. Unė mendoj se prej mjaltit nuk jepet zekat, ngase hadithet dhe etheret qė i tregojnė pasuritė prej tė cilave jepet zekati janė tė vėrtetuara dhe nuk ka gjė tė vėrtetuar pėr mjaltin, qė dmth se All-llahu e ka falur atė.”

    Ibnul Mundhiri thotė:

    “Nuk ka hadith tė vėrtetė qė argumenton obligueshmėrinė e zekatit pėr mjaltė.”


    Thesaret

    Thesar ėshtė secila pasuri qė ėshtė gjetur e qė ka qenė e groposur nė Xhahilijet, qoftė ar, qoftė argjend, apo diēka tjetėr qė ka shenja tė kufrit dhe qė nuk ėshtė kėrkuar duke dhėnė pasuri, ose duke derdhur mund dhe punė tė madhe. Nėse kėrkohet me pasuri ose me mund dhe punim tė madh, atėherė ajo nuk hyn nė kėtė temė.

    __________________________________________________ __________
    31 Buhariu nr. 1483 nga Ibėn Omeri radijAll-llahu anhuma. Transmeton edhe Ebu Davudi nr. 1596 dhe teksti ėshtė prej tij.
    __________________________________________________ __________

    Pėr thesar jepet njė e pesta, qoftė pak qoftė shumė dhe nuk ėshtė kusht qė t’i kalojė njė vit, as qė kushtėzohet tė arrijė nisab, nė bazė tė hadithit: “Pėr thesaret jepet njė e pesta.”32

    Kjo pjesė qė jepet llogaritet sikur trofeu i luftės dhe shpenzohet pėr mirėqenien e pėrgjithshme tė muslimanėve. Nuk ėshtė kusht qė thesari i gjetur tė jetė prej njė lloji tė caktuar tė pasurisė dhe zekati duhet tė jepet pa marrė parasysh a ėshtė ar, argjend apo diē tjetėr.

    Vallė ka qenė e groposur prej njerėzve tė Xhahilijetit, njihet nėse nė tė ka shenja tė kufrit, siē janė: nėse janė emrat e tyre tė shkruara nė tė, nėse ka tė gdhendura piktura tė tyre, si dhe shenja tė tjera.

    Minerale xeherore janė tė gjitha gjėrat qė i formon toka, pėrveē bimėve. Ato mund tė jenė tė lėngshme, siē ėshtė nafta, ose tė ngurta, si: hekuri, bakri, ari, argjendi, zhiva etj.

    Pėr tė gjitha kėto ėshtė obligim zekati edhe atė me ixhma, siē u sqarua mė herėt, sepse argumentet qė flasin pėr obligueshmėrinė e zekatit pėr ato qė dalin nga toka, kanė kuptim gjithėpėrfshirės, siē ėshtė ajeti:

    “Jepni pa u kursyer nga tė mirat qė keni fituar dhe nga ato qė jua kemi nxjerrė Ne nga toka!” (elBekare: 267)

    __________________________________________________ __________
    32 Buhariu nr. 1499 dhe Muslimi nr. 1710 nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    A e kryen ti vet kete "obligim" ?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    A e kryen ti vet kete "obligim" ?
    Iliria e dyta, a aq shumė tė interesonte ti qė bėre kėtė pyetje?

    A mos valė obligimi i Zekatit m'varet nga nji personi?

    Duhet me e ditė nji gjė, se nė Islam nji person para se tė jep kėshilla tė tjerėve, duhet me i praktikuar vetė. Ne nuk jemi si ju qė i anashkalloni fjalėt e juaja. Pra, shih vehten tėnde dhe leri tė tjerėt, sepse tė garantoj qė nuk ka pėr me tė mjaftuar koha tė miresh vetėm me vehten.

    Nė rastėse ke diēka tė thuash nė lidhje me temėn urdhėro, nė rastėse futesh vetėm pėr tė shitur mend, atėherė e paske gabuar Komunitetin.

    Nuk e dij se si munden mos me ndejt pa thanė diēka, vetėm se ta devijojnė temėn.

    Merre dhe lexoje temėn nė pėrgjithėsi dhe atėherė nuk do tė kesh kohė pėr tė pyetur, por un jam i sigurtė qė ti as sytė nuk ja ke lishuar, por vetėm ajde ti bėj nji pyetje Ramazanit se un e njoh nirė Ramazanin se ai nuk e praktikon kėtė qė ka shkruar, apo?

    Shumė bre e keni qejf me u pėrzitė nė gjėra qė nuk ju pėrkasin.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pse ky reagim me kete ze?!
    Thjeshte pyeta se kam me dhjetra shoke dhe shoqe muslimane dhe asnje nga keta qe i njoh nuk paguan zeqat.Netevertete nuk njoh asnje njeri qe ben kete pune. Ti qenke nga ata te rrallet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    A e kryen ti vet kete "obligim" ?
    Zekatin dhe rregullat e tij i rregullon shteti ( shteti islamik).Pra ai vendos mbi kėto regulla dhe ZBATIMIN E TIJ NĖ PRAKTIK.
    Kurse sot pasi nuk kemi shtet sheriajtik ose ndonji grup ku zbatohet sheriati atėhe ky obligim ėshtė individual pra kjo don tė thotė zbato vetė rregullat e zekatit aq sa ke mundėsi dhe dituri..
    Pėr fat tė keq na sot kemi bashkėsirat (jo) islamike tė cilėt nuk kujdesen pėr implementimin e ligjeve dhe normave fetare (sheriatit) nė mesin e njerėzve.Pėrkundrazi kėto bashkėsiar tė kufrit janė parazitė dhe shaktėrruesit e fesė islame duke trembur njerėzit nga Zoti vetėm pėr interesat e tyre.Ska dyshim se ata janė njerė[zit ma tė kėqinj sot nė rruzulllin tokėsor qė udhėheqin me njerėzit.Kurse profeti jonė i dashur na ka paralajmėruar prej tyre pra prej tyre qėrrojnė nga feja (leximi i jasinave,talkinave,mevlydeve,kelimeve atė e kėtė..)
    Pėr kėtė shkak o njeri mendo mirė se kujt do tja japish zekatin?Bashkėsis sė kufrit qė janė armiqt e kėtij dini dhe armiqt e popullit tė tyre?
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  8. #8
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Pse ky reagim me kete ze?!
    Thjeshte pyeta se kam me dhjetra shoke dhe shoqe muslimane dhe asnje nga keta qe i njoh nuk paguan zeqat.Netevertete nuk njoh asnje njeri qe ben kete pune. Ti qenke nga ata te rrallet.
    Shume ke deshire mor burr vetem te tallesh dhe te ironizosh cdo teme qe ka te beje me Zotin dhe Islamin!

    C'eshte me ty dhe me ju ateistet ne pergjithesi qe nuk mundeni te rini rehat...

    Nese s'keni dicka per te treguar dhe s'keni asnje vlere apo miresi per te kontribuar, ateher bejini te gjitheve nje ndere dhe mbylleni gojen nje here e pergjithmone, sepse jeni bere si QENT te cilet i lehin secilit udhetare qe kalon pran tyre.

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kaoitulli i IV

    Kapitulli IV


    Zekati i bagėtive

    Bagėti janė: devetė, lopėt dhe dhentė. Nėn lopė hyjnė edhe buajt, kurse nėn dhen hyjnė edhe delet edhe dhitė.

    Kushtet qė tė jetė obligim dhėnia e zekatit pėr to

    Qė tė jetė obligim dhėnia e zekatit pėr bagėti, kushtėzohen kėto kushte:

    1) Kafshėt ta arrijnė numrin e caktuar sipas nisabit tė ligjshėm, i cili: pėr deve ėshtė pesė, pėr lopė – tridhjetė dhe pėr dhen – dyzet. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Nėn pesė deve nuk ka zekat.”33 Muadhi radijAll-llahu anhu tregon: “I Dėrguari i All-llahut mė dėrgoi qė ta mbledh zekatin nė Jemen dhe mė urdhėroi qė nė ēdo tridhjetė lopė tė marr njė viē tė moshės njėvjeēare, kurse nė ēdo dyzet njė viē dyvjeēar.”34 Argument pėr nisabin e dhenve ėshtė hadithi: “Nėse kopeja e dikujt ka nėn dyzet dele, atėherė ai nuk e ka obligim tė japė zekat ...”35

    2) Kėtij numri tė kafshėve t’i kalojė njė vjet nėn pronėn e pronarit, sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Nuk jepet zekat pėr njė pasuri deri sa t’i kalojė asaj njė vjet.”36

    3) Kafshėt tė jenė kullotėsore, qė dmth tė kullosin nėpėr kullota hallall tė cilat i ka
    mbirė All-llahu i Lartėsuar dhe nuk i ka mbjellė askush edhe atė pėr njė vjet ose mė tepėr. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “Pėr dhentė kullotėsore, nėse janė prej dyzet deri nė njėqind e njėzet, jepet njė dele.”37 Nė tjetėr hadith thotė: “Nė dyzet deve kullotėsore jepet njė deve prej dy vite.” Nėse pjesėn mė tė vogėl tė vitit kullosin, kurse pjesėn mė tė madhe pronari i ushqen me bar, atėherė nuk llogariten se janė kullotėsore dhe nuk jepet zekat pėr to.

    4) Tė mos jenė kafshė qė punojnė, tė cilat pėrdoren pėr lėvrim, ose pėr bartjen e
    mallrave. Kafshėt e tilla janė pjesė e nevojave bazike tė njeriut sikur teshat. Nėse jepen me rentė, atėherė jepet zekat pėr pėrfitimin prej qirasė sė tyre, pasi qė asaj t’i kalojė njė vjet.

    _____________________________________
    33 Buhariu nr. 1447 dhe Muslimi nr. 979.
    34 Hadith sahih tė cilin e transmetojnė: Ahmedi 5\240; Ebu Davudi nr.1576; Tirmidhiu nr. 623 dhe tė tjerė. Albani e bėn sahih nė Irva nr. 795.
    35 Buhariu nr. 1454.
    36 Tirmidhiu nr. 631; Ibėn Maxhe nr. 1792. Albani e bėn sahih nė Irva nr. 787.
    37 Buhariu nr. 1454.
    _____________________________________

    Sasia qė obligohet tė jepet

    1) Sasia e obligueshme pėr deve

    Pėr pesė deve jepet njė dele e re qė ka mbushur njė vjet dhe posa ka hyrė nė vitin e dytė, ose njė dhi dyvjeēare qė posa ka hyrė nė vitin e tretė. Pėr dhjetė deve jepen dy dele, nė pesėmbėdhjetė – tri dele dhe nė njėzet – katėr dele. Prej njėzetepesė deri nė tridhjetepesė deve jepet njė deve njėvjeēare qė ka hyrė nė vitin e dytė. Nėse nuk ka deve tė tillė, atėherė lejohet tė japė njė deve mashkull dyvjeēar.

    Prej tridhjetegjashtė deri nė dyzetepesė deve jepet njė deve dyvjeēare.
    Prej dyzetegjashtė deri nė gjashtėdhjetė deve jepet njė deve trevjeēare qė ka hyrė nė vitin e katėrt. Prej gjashtėdhjetė e njė deri nė shtatėdhjetė e pesė deve jepet njė deve qė ka mbushur katėr vite dhe ka hyrė nė vitin e pestė. Prej shtatėdhjetė e gjashtė deri nė nėntėdhjetė jepen dy deve dyvjeēare. Prej nėntėdhjetė e njė deri nė njėqind e njėzet jepen dy deve trevjeēare.

    Nėse njeriu ka mbi njėqind e njėzet deve atėherė nė ēdo dyzet llogaritet njė deve
    dyvjeēare, kurse nė ēdo pesėdhjetė nga njė deve trevjeēare. E tėrė kjo bazohet nė hadithin e transmetuar nga Enesi radijAll-llahu anhu, nė tė cilin qėndron:

    “Nė njėzetekatėr e mė pak deve, pėr ēdo pesė jepet nga njė dele. Qė prej njėzetepesė deri nė tridhjetė jepet njė deve njėvjeēare ...”38

    Po e japim njė sqarim pėr mėnyrėn e dhėnies sė zekatit pėr deve:


    Prej 5 Deri 9 Sasia qė obligohet tė jepet ėshtė: Njė dele
    10 - 14 Dy dele
    15 - 19 Tri dele
    20 - 24 Katėr dele
    25 - 35 Njė deve njėvjeēare
    36 - 45 Njė deve dyvjeēare
    46 - 60 Njė deve trevjeēare
    61 - 75 Njė deve katėrvjeēare
    76 - 90 Dy deve dyvjeēare
    91 - 120 Dy deve trevjeēare

    Mbi njėqind e njėzet deve llogaritet, pėr ēdo dyzet deve njė deve dyvjeēare, kurse pėr ēdo pesėdhjetė njė deve trevjeēare.
    _________________________________
    38 Buhariu nr. 1454.
    _________________________________


    2) Sasia qė duhet dhėnė pėr lopė

    Prej tridhjetė deri nė tridhjetė e nėntė lopė jepet njė viē njėvjeēar. Prej dyzet deri nė pesėdhjetė e nėntė lopė jepet njė viē dyvjeēar. Prej gjashtėdhjetė deri nė gjashtėdhjetė e nėntė jepen dy viēa njėvjeēarė.
    Pas kėsaj, nė ēdo tridhjetė llogaritet njė viē njėvjeēar, nė ēdo dyzet llogaritet njė viē dyvjeēar dhe kėshtu vazhdon sado qė tė arrijė numri.
    Kjo ėshtė nė bazė tė hadithit tė transmetuar nga Muadhi radijAll-llahu anhu:
    “... dhe mė urdhėroi qė nė ēdo tridhjetė lopė tė marr njė viē tė moshės njėvjeēare, kurse nė ēdo dyzet njė viē dyvjeēar.”

    Nė vijim po japim njė sqarim mėnyrėn e llogaritjes sė zekatit nė lopė



    Prej 30 Deri 39 Sasia qė obligohet tė jepet ėshtė: Njė viē njėvjeēar
    40 - 59 Njė viē dyvjeēar
    60 - 69 Dy viēa njėvjeēarė
    70 - 79 Njė viē njėvjeēar dhe njė dyvjeēar

    Mbi kėtė, nė ēdo tridhjetė lopė llogaritet njė viē njėvjeēar dhe nė ēdo dyzet njė viē
    dyvjeēar.

    3) Sasia e obliguar nė dhen

    Prej dyzet deri nė njėqind e njėzet krerė dhen jepet njė dele. Prej njėqind e njėzetenjė deri nė dyqind jepen dy dele. Prej dyqind e njė deri nė treqind jepen tri dele. Mbi kėtė numėr, llogaritja e zekatit vazhdon nė ēdo njėqind krerė.
    Kjo ėshtė nė bazė tė hadithit tė transmetuar nga Enesi radijAll-llahu anhu nė tė cilin qėndron:

    “Pėr dhentė kullotėsore, nėse janė prej dyzet deri nė njėqind e njėzet, jepet njė dele. Nėse janė mbi njėqind e njėzet e deri nė dyqind jepen dy dele. Mbi dyqind e deri nė treqind jepen tri dele. Mbi treqind, nė ēdo njėqind llogaritet nga njė dele.”39
    _____________________
    39 Buhariu nr. 1454.
    _____________________

    Ja edhe sarimin e zekatit nė dhen:

    Prej 40 Deri 120 Sasia qė obligohet tė jepet ėshtė: Njė dele
    121 - 200 Dy dele
    201 - 300 Tri dele

    Mbi kėtė numėr, nė ēdo njėqind shtohet njė dele.

    Cilėsitė qė duhet t’i kenė kafshėt qė jepen pėr zekat Islami, pėrmes Sheriatit tė tij tė drejtė, mban baraspeshė mes interesave tė tė varfėrve dhe interesave tė tė pasurve. Islami nxit qė i varfėri ta marrė tė drejtėn e tij tė plotė dhe pa mungesė, por nxit qė tė ruhet e drejta e tė pasurit nė pasurinė e tij. Pėr kėtė shkak ka
    caktuar qė ajo qė jepet pėr zekat tė jetė mesatarja e pasurisė sė dhėnėsit: as mos jetė mė e mira, as mė e keqja. Mbledhėsi i zekatit duhet tė ketė kujdes qė mosha tė jetė ajo qė ėshtė caktuar nė Sheriat, sepse mė pak se ajo moshė nuk mjafton pėr plotėsimin e obligimit dhe kjo ėshtė shkelje e tė drejtave tė tė varfėrve, kurse nėse i merr kafshė mbi moshėn e caktuar ėshtė dėmtim pėr tė pasurin.

    Nuk lejohet tė merret kafsha e sėmurė, ajo me tė meta, kafsha e plakur dhe e dobėsuar, sepse kafsha e tillė nuk i bėn dobi tė varfėrve. Nuk lejohet, gjithashtu as tė merret kafshė e majme qė ėshtė bėrė gati tė theret pėr ushqim, kafsha qė ėshtė duke rritur tė vogla, kafsha mbarsė, mashkulli qė ruhet pėr ndėrzim.
    Gjithashtu nuk lejohet tė merret pasuria mė e shtrenjtė tė cilėn njeriu mundohet ta ruajė, sepse ajo ėshtė pasuria qė mė sė shumti e do dhe marrja e saj e dėmton tė pasurin. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

    “... tė qortoj tė largohesh prej pasurive mė tė vlefshme tė tyre! ...”.40

    Transmetohet se Omeri radijAll-llahu anhu, nėpunėsit tė tij Sufjanit, i ka thėnė:
    “Thuaji popullit tėnd: ‘Ne nuk jua marrim atė qė rrit tė vogėl, atė qė ėshtė mbarsė, atė qė ka mish shumė, deshėt e dhenve, por i marrim kafshėt e rritura tė reja dhe tė shėndosha. Kjo ėshtė kompromisi mes nesh dhe jush pėr pasurinė.”

    __________________________________________________ _________
    40 Buhariu nr. 1395 dhe Muslimi nr. 19 nga Ibėn Abbasi radijAll-llahu anhuma.
    __________________________________________________ _________

    Pėrzierja e bagėtisė

    Pėrzierja ėshtė dy llojesh:

    Lloji i parė: pėrzierje e pronarėve. Ajo ėshtė kur pasuria ėshtė e pėrbashkėt mes dy ose mė tepėr pronarėsh dhe nuk dallohet pjesa e njėrit prej tjetrit. Ky lloj i pėrzierjes ndodh prej trashėgimisė ose prej blerjes sė pėrbashkėt.

    Lloji i dytė: pėrzierje e pasurive. Ajo ėshtė kur pjesa e secilit ėshtė e njohur dhe e
    dalluar, por janė bashkė. Nė tė dy kėto raste pasuritė llogariten si njė, nėse ato sė bashku e arrijnė nisabin e zekatit dhe pronarėt janė prej atyre qė e kanė obligim dhėnien e zekatit. Nėse njėri prej tyre ėshtė kafir, atėherė pėrzierja nuk merret parasysh dhe nuk ndikon nė llogaritjen e zekatit. Kushte tjera janė: qė ato ta kenė ahurin e pėrbashkėt, mejdanin e pėrbashkėt – kullosat, mjeljen, shkuarjen dhe ardhjen; si dhe ta kenė mashkullin qė ruhet pėr ndėrzim tė pėrbashkėt.

    Nėse realizohen kėto kushte, atėherė tė dy pasuritė bėhen sikur njė. Pejgamberi sallAll- llahu alejhi ue sel-lem thotė:

    “Nuk bėn tė bashkohen tė ndarat, ose tė ndahen tėvbashk arat prej frikės sė zekatit. Ajo qė ėshtė e bashkuar kthehet barabartė.”41

    Pėrzierja ndikon nė detyrimin ose heqjen e obligimit tė dhėnies sė zekatit. Kjo vlen pėr bagėtitė dhe nuk vlen pėr pasuritė tjera.

    Shembull pėr bashkimin e pasurive tė ndara: Tre veta kanė nga dyzet krerė dhen. Sė bashku ato bėjnė njėqind e njėzet. Nėse i llogariten secilit veē e veē, atėherė duhet tė japin tri dele. Mirėpo, nėse llogariten si njė pasuri, atėherė duhet tė jepet vetėm njė dele. Dmth: nė kėtė rast ata i bėjnė bashkė pasuritė e ndara, me qėllim qė mos japin tri, por vetėm njė dele.

    Shembulli pėr ndarjen e tė bashkuarės: Njė njeri ka dyzet krerė dhen dhe kur ta marrė vesh se po vjen nėpunėsi i zekatit, i ndan dhe nė njė vend lė njėzet, e nė njė vend tjetėr njėzet. Nė kėtė rast nuk i merret zekat pėr shkak tė mosarritjes sė nisabit.

    ________________________________________
    41 Transmeton Tirmidhiu nr. 621 dhe tė tjerė. Tirmidhiu e bėn hasen. Kjo ėshtė pjesė e njė hadithi tė gjatė qė bėn fjalė pėr zekatin. Albani e bėn sahih nė Irva nr. 792.
    ________________________________________
    Esselamun alejkum.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Kaoitulli i IV

    ................................................
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •