Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1

    Zhgënjimet e një futbollisti dhe një bukurosheje të huaj

    Para se të kthehej, Rudi e dinte se në vendin e lindjes mungonin shpesh dritat e uji, por ishte betuar se gruaja dhe djali i tij nuk do t’i ndienin të gjitha këto, për sa kohë do të rrinin në Shqipëri...
    An Frensis kishte sallonin e vet të bukurisë në Skoci, madje më parë kishte bërë edhe modelen. Pra ishte mësuar me një jetë të pasurish. Ndaj edhe Rudi i ishte betuar vetes, se ajo do të vazhdonte të bënte këtë lloj jete, edhe kur ai ta sillte si nuse në Shqipëri.

    Pasi luajti disa muaj me fanellën e skuadrës “Tirana” në trup, futbollisti shkodran u nis kushedi për të satën herë larg vendit të tij të lindjes. Nuk është as i pari dhe nuk pritet të jetë as rasti i fundit. Edhe pse mbrapa ka lënë shumë pengje dhe keqardhje, Rudi Vata nuk mund të qëndronte më në këtë tokë. “Këtu ka shumë shefa e pak punëtorë, kështu nuk bëhen punët”, - pohon futbollisti bjond, vetëm disa ditë para se të merrte rrugën për në Japoni. Po ikën, por jo për të mos u kthyer më.
    Ka ardhur në Shqipëri pesë muaj më parë, mes zagushisë së gushtit të kaluar. Nuk ishte vetëm, e as vetëm me atë që dashuronte, me An Frensis, skocezen bjonde. Këtë herë ishin tre. Një muaj më parë se të mbërrinin, më 25 korrik, u kish ardhur në jetë një djalë me sy blu, si të nënës. Emri i tij, Ruan, nuk është veçse një bashkim rrokjesh, të parat e dy emrave të prindërve. Gjithsesi për Rudi Vatën ky djalë i sapolindur, ka një emër tjetër. “I thërras Bobi, me përkëdheli”, - thotë ai. Shkodrani nuk mund ta fshehë se çmendet pas të birit, ashtu siç çmenden tifozët pas një idhulli. Ai i ka vënë numrin 25, (dita e lindjes së djalit), fanellës së tij, kur luante për skuadrën e Tiranës.

    Ditët e qëndrimit në Tiranë
    Kur i zbritën avionit, ata e mbajtën frymën drejt e tek “Tirana Iternational Hotel”, një nga më luksozët e kryeqytetit. “Ndenjtëm 3-4 javë aty, deri sa gjetëm këtë apartament të përshtatshëm, - thotë ai. - Unë s’mund të pranoja që gruaja dhe djali im të qëndronin në një shtëpi me qera 200-300 mijë lekë në muaj”. Në këtë apartament të rehatshëm e të madh, në njërën nga rrugicat e Bllokut, futbollisti ia ka dalë të mos i ndiejë thuajse fare as ikjen e ujit e as atë të dritave, aq të zakonshme për të tjerët. Të tre e kaluan vjeshtën e po ashtu do ta kalonin edhe një pjesë të dimrit. Nuk patën munguar as vizitat në qytetin e lindjes, në Shkodër. An Frensis e dashuron këtë qytet, të paktën kështu pohon teksa flet për të. I kanë pëlqyer sidomos shkodranët, të cilët i janë dukur shumë të sjellshëm dhe të thjeshtë.

    Histori dashurie

    Ata të dy janë njohur disa vite më parë, në një lokal nate, të ngjashëm me pub-et shqiptare. “Ishte një natë e zakonshme, si gjithë të tjerat, por për mua qëlloi me shumë fat”,- thotë Rudi, teksa vështron i ulur në kolltuk gruan e tij. Kur e kishte parë për herë të parë, ai kishte mbetur pa gojë nga flokët dhe zëri i saj, por kur ishin njohur më shumë, kishte mbetur po aq i mrrekulluar nga thjeshtësia e saj. Ishte kjo e fundit që ia mori mendjen fare dhe që e bëri t’i kërkonte të martohej me të. An Frensis kishte sallonin e vet të bukurisë në Skoci, madje më parë kishte bërë edhe modelen. Pra ishte mësuar me një jetë të pasurish. Ndaj edhe Rudi i ishte betuar vetes, se ajo do të vazhdonte të bënte këtë lloj jete, edhe kur ai ta sillte si nuse në Shqipëri.

    Rudi Vata: Iki se nuk më vlerësuan


    Çfarë mendonit se ju priste në Shqipëri, kur vendosët të ktheheshit?
    E dija se do të ishte vështirë, se jeta do të ishte më e rëndë sesa aty ku jetoja unë. Më priste futbolli shqiptar dhe unë erdha që t’i shërbej vendit tim.
    Erdhët në Shqipëri, ndenjët pesë muaj dhe tani po ikni. Pse?
    Unë e dua Shqipërinë dhe e di se kudo që të shkoj, luaj dhe fitoj si shqiptar. Por ishte e pamundur që të qëndroja akoma. Futbolli ynë është amator, nuk ka profesionalizëm. Unë jam futbollist profesionist dhe nuk mund të luaj me amatorë. Këtu nuk gjeta asnjë lloj motivimi për të qëndruar.
    Më konkretisht, për çfarë lloj motivimi flisni?
    Për gjithçka. Në Shqipëri nuk të njihen vlerat dhe unë kam ngelur shumë i zhgënjyer. Po iki sepse nuk e gjej veten këtu. Përveç kësaj, Shqipëria ka terrene shumë të dobëta për të luajtur futboll. Meqë cilësia e tij është shumë e dobët, ka edhe shumë pak atmosferë të ngrohtë nga publiku. Stadiumet tona janë bosh, kurse unë jam mësuar të luaj në stadiume të mbushura plot njerëz. Unë kam dëgjuar 50-60 mijë të huaj të bërtasin emrin tim dhe ky ishte një trill i vërtetë që më jepte zemër të luaja.
    Është lënë përshtypja sikur ju nuk keni qenë në lartësinë e duhur gjatë ndeshjeve të fundit që keni luajtur?
    Thashë që parë që në Shqipëri nuk të njihen vlerat. Askush nuk ta thotë një fjalë të mirë, nuk kujtohen për ty. Gjithë kësaj iu shtua edhe ndjenja e stadiumeve bosh dhe mua filloi të më pritej oreksi për të dhënë më shumë. Nuk kisha çfarë të sfidoja më, ndaj dhe po iki.
    Çfarë ju shtyu të pranonit këtë ofertë?
    Mezi po prisja të bëja diçka të re dhe përveç kësaj mua më pëlqejnë shumë eksperiencat e reja. Japonia është një vend krejtësisht tjetër, me kulturë e zakone të tjera. Mendoj se njeriu duhet të mësojë gjëra të reja dhe se do të jetë një aventurë e re për mua dhe familjen time. Përveç kësaj, ftesën për të luajtur me këtë skuadër ma ka berë vetë trajneri i saj, Pier Lidbarski, një ish-kampion bote i Gjermanisë në Evropë e Botë.
    Për çfarë shifre keni pranuar të nënshkruani kontratën me skuadrën japoneze?
    Kjo është diçka private. Por mund të them se bëhet fjalë për një shifër të kënaqshme, që i plotëson të gjitha kërkesat e mia.
    Po ikni i zhgënjyer. A ju ka mbetur ndonjë peng këtu në Shqipëri?
    U përpoqa të jap maksimumin, por më vjen shumë keq që nuk fitova kampionatin kombëtar me Tiranën. Megjithatë i uroj shumë fat shokëve të skuadrës dhe kam besim se mund ta fitojnë kampionatin
    Bukuroshja që nuk mundi të mësojë shqip

    An Frensis ia ka marrë dorën për bukuri disa zakoneve shqiptare, madje edhe gjuhës. Edhe pse nuk ka qëndruar shumë kohë në Shqipëri (gjithë-gjithë këto 5 muaj edhe disa javë të tjera, mbledhur nga vizitat e mëparshme ), ajo e di se sipas zakonit të vjetër shqiptar, më parë qerasej burri, pastaj gruaja. Pas pijes, ajo sjell biskotat, karamelet e pastaj si një grua e thjeshtë, edhe pse me një tualet perfekt e taka të larta, ajo fillon të ushqejë të birin. Me një zë tepër të hollë, ajo i shqipton Ruanit të mitur ca fjalë përkëdhelëse, gjysmë-shqip, gjysmë-anglisht “My zemër, my baby”. I shoqi tregon se askush nga fisi e as nga familja e tij nuk e ka provuar t’ia mësojë me zor të gjitha këto. Ajo i ka mësuar të gjitha vetë dhe ai nuk ngopet së dëgjuari teksa flet shqip me theks shkodran.
    Cila ishte përshtypja juaj e parë kur erdhët në Shqipëri?
    Kisha qenë më parë, gjatë disa vizitave të shkurtra. Rudi më kishte folur për të, edhe para se të vija për herë të parë. Ndaj më dukej se e njihja.
    Ju e keni vizituar disa herë Shkodrën. Si ju duket qyteti i lindjes së burrit tuaj?
    Më pëlqen, është qytet i bukur. Shkodranët janë njerëz të thjeshtë dhe jo hundëpërpjetë. Por mendoj se ata janë mbajtur vite larg zhvillimit të këtyre viteve dhe se ata meritojnë të kenë shansin e tyre për të jetuar më mirë.
    Po Tirana?
    E njoh shumë pak. Nuk kam dalë shumë dhe kohën e kam kaluar zakonisht me njerëzit e familjes së Rudit. Gjithsesi është qytet i madh, ku mund të jetohet.
    Keni ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë dhe ndërkaq keni prezantuar një festival Kombëtar. Si ju duk kjo eksperiencë?
    Sigurisht ishte një nder i madh për mua të prezantoja një festival bashkë me Adi Krastën. Dhe ishte një eksperiencë e re. Kam dëgjuar të thonë sikur unë kërkova që ta prezantoj atë, por kjo nuk është e vërtetë. Mua m’u propozua një gjë e tillë dhe pranova sepse doja të isha më afër shqiptarëve. Doja të bëja diçka për ta.
    E kujt ishte ideja, që ju të ishit përkrah Adi Krastës?
    Një komshia jonë, që banon në katin e katërt, Mira Çausholli, asistent-regjisorja e Pali Kukes, më kishte parë dhe i kishte thënë atij që unë të prezantoja festivalin. Ai pranoi sepse ideja iu duk një gjetje e re. Më vonë më thanë mua, dhe, megjithëse pata mjaft emocione, (ishte një festival kombëtar), pranova. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe unë i falenderoj për propozimin
    Më vjenë ndonjëherë në mendje, e nuk shkruaj dot. Më duket sikur të gjitha fjalët para teje janë të kot! Dhe dal nga kjo gjendje, e bie përsëri, e si mund të jem i qetë kur në zemër je ti?! Prandaj shko moj vajzë, shko ti prej këtej, largohu...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne shtepin time jane qerasur grate ne fillim ose me mir me thane femijet e mysafireve.

    Pse ne Shkoder qerasin burrin fillimisht ?
    Femijet ndoshta as nuk i shikojne fare.
    Katundarlleku ska brina.


    Thx per shkrimin ben -shkodra..

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    E dashur Brari mesa di une ja ke fut kot itu...
    Sepse qytete te ndryshme kane kultura te ndryshme
    Respekti ne fillim fillon ke burri sepse zemer si ne shkoder smund ta gjesh respektin..
    Pastaj andej nga vike ti i vlersokeni shume miqte perderisa qerasni femine perpara..e cuditshme...
    Pastaj qysh kur shkodra eshte bere katund....??
    Familja e Rudi Vates eshte familje e vjeter shkodrane ku i dini mire zakonet edhe respektin....
    Po marria brina ska duhet me thane nga ana juaj...

    I uroj ketij cifti simpatik jete te lumtur...edhe sa me shume djem te bukur.....

  4. #4
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    ''katunddarlleku nukka brina''
    hahahhaah
    brari e turperove veten dhe ato patriotet e tu


    qa na tha ky 'qytetari' hahahhaha

  5. #5
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    ben shkodrani
    mu shume me ka pelqyer kjo an franciz, qa e kam pa ne tv.
    ishalla shkojne mbar e mire se te dy te mire jan

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Yll Shkodrone vallai ja ke fut mo si me sy myll , Me sa di une RUDI VATA.. nuk eshte me origjine SHKODRON por me origjine LACION,,, me duket mire MIRDITOR...
    Me fal qe po te kundershtoj , por ama deri diku te them te drejten.
    Pastaj e kuptoj zhgenjimin e tij ne shqiperi sepse nuk eshte i pari ai qe eshte zhgenjyer. Pervec ED RAMES te gjithe jane zhgenjyer. Pastaj sa per TRADITEN qytetaret e SHKODRES , di qe qerasin femren ne fillim , edhe jo mashkullin. Nese flet per MALSORET E DUKAGJINIT , qe femra zdel asnjehere ne PAH , ke te drejte,
    Dite te kendshme

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Desha te shkruaj diçka per Rudi Vaten dhe bashkeshorten e tij An Frensis dhe per faktin se ka te drejte apo jo qe eshte larguar nga Shqiperia.
    Ndoshta do ta bej nje dite tjeter, mbasi te them te drejten nuk me pelqyen disa nga ata qe kishin shkruar me lart.
    Pershendetje
    Dreret

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Me sa duket, studentet shqiptare qe mbarojne shkollat ne perendim dhe zgjedhin te shkojne ne Shqiperi nuk jane te vetmit qe nuk vleresohen nga shoqeria. Edhe futbollistet si Vata qe jane shtyllat e kombetares sone nuk gjejne vleresimin dhe mundesite e duhura ne vend.

    Brari, tradita shqiptare e ka qe ne sofren e burrave, uron i pari i Zoti i shtepise pastaj kryefamiljari qe ka ardhur si mik, pastaj gruaja e tij dhe kalamajte. Ka nje rradhe pune.

    Ti qe je me i vjeter se une duhet ti dish keto rregulla, c'beri vaki kesaj rradhe apo te iku burreria dhe ty? Edhe ti nga fshati i gruas dole..
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    O kundra rrymes a e di ca flet ti robi??
    Aman pashzoten jam ba 20 vjece ne shkoder don me tregu edhe traditat tona...
    Po nuk familje ne shkoder qe nuk qeras burrin me perpara une se di kush ta paska mesu ate perralle...
    Po nejse njerezit jane kaq te ndryshem sa smundesh me zbraze tenden edhe me mbushe te huajen!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E heejjjj

    yllshkodrane ti mir se erdhe
    ato kafe kujdes se na i derdhe
    mbaje drejt moj tabakaneeee
    emocionet moj bij ty nuk t' lane

    e hejj..

    mos na i derdh moj njato filxhana
    se boll mir maj ty tka msue nana
    Mos derdh kafen o mysafirve
    e heeeejjj
    me ja djeg o shalet komshive..lol


    Nig-jo Yll Shkodrane.. kur qeraset shkohet me tabaka tek zonja e mysafirit e pastaj tek zotnia..por ma pare zoja shpis thrret femijet..te vetet e te mysafirit dhe i qeras ata me ndoj gja te mire..si psh fruta..llokume ose bombona etj..
    Mbasi i ka knaq femijet e mysafirit dhe te vetet athere zoja shpis bashk me burrin qeras te medhenjte..
    Mundet qe gruaja zotit Shpise te mbaj me muhabet mysafiret e burri te pergadis tabakan me gjerat e qerasjes..osee kunderta..
    Kjo varet nga te zotet e Shpise..
    Ne se burri eshte i zoti ne sajdisje te Mysafirve athere ai e ben qerasjen..Ne se burri nuk merr vesh andej..ja len gruas qerasjen dhe vet duhet te beje biseda te bukura me mysafiret duke fut ne bised dhe gruan e mikut dhe gruan e vet dhe mikun..
    Ose mundet qerasjen ta bej vajza shtepise ose nji nga djemte e shpise dhe prinderit te bisedojne..me mysafiret..

    Zakone fikse nuk ka.

    Albo ajo qe thua ti eshte DOLLIA..dhe ke dollia e ngre I zoti Shtepise por dhe Gruaja e shpise mund ta ngreje dolline..
    respektimi i njerzve eshte kryesorja ne MIKpritje dhe jo zbatimi i ca rregullave..
    Buza ne gaz..mirsjellja ngrohtesia..larmia e bisedave..mos Hetuesia ne biseda por pyetjet me takt e kulture (sepse nji tregues i injorances tone eshte se i bejme mikut HETUESI).. e respektimi dhe kenaqja e femijve te mysafirit..
    Keto jane ABC-ja e mikpritjes..


    Sa per SHKODREn..mund te them se Eshte NJI FSHAT i MADH..

    Qyteterimi ne SHKODER ka dek tash 60 vjet..

    Shkodra ka ken aq e izolume sa as nji fije yndyr ma nuk i ka ngel..

    Edhe njato familje fisnike qe kan qen kan degradu prej fukarallekut 60 vjecar Komunist-Demo-socialist e ka ngel vec emri.

    Shkodra ka 15 vjet qe asht cliru prej Sistemit Komunist dhe kto 15 vjet vuan nga Terrori i katundarve Shkodran te brezit te ri..qe vrasin diten per diell..

    Shkodra Lengon..

    Cashtja asht si me e lulezue Shkodren se per me e lavdru kot nuk ka nevoje..

    Keshtu oj yllshkodret..



    Tash do shprehje Shkodrane..
    A je ne vedi a je prej Iballet..
    A je mir a po te vret carapja..
    A je i marr a po te vret kpuca...lol..
    Kola ka dek e ska ca b.....


    Tash i mirpres sulmet prej ekipit Vllaznis vec i du Shkodrance njato grushta..


    AlbMoll ti mos u xej..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •