Shqiptari i mire kur vete jasht duhet dhe bithen e tij ta ruaj por dhe fytyren e kombit..
Sepse ti o hajdut vjedh per qejfin tend por turpin e faqen e zeze u a le 6 milion shqiptareve te tjere..
C'kusur te kemi tyjan o hajdut..
Te lumte pushka o italan.. meqe shteti shqiptar i le te livadhisin kta qelbaniker..
..
Panorama
--
Tenton të grabitë, vritet me plumb në kokë shqiptari
Bota&Rajonie Martë, Dhjetor 27th, 2011
ITALI – Një emigrant shqiptar është vrarë me armë zjarri dje nga një shtetas italian. Ngjarja ndodhi në provincën Mecaratas. Viktima e krimit është shtetasi Marsel Myftari, 27 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në zverk, ndërsa sipas Policisë, kishte tentuar të kryente grabitjen e vilës ku ndodhën të shtënat me armë zjarri. Gjithçka kishte ndodhur pas zhurmave që kishte dëgjuar pronari i vilës, i cili ka marrë armën dhe pas disa minutave ka qëlluar në drejtim të vendit ku dyshonte se ndodheshin hajdutët. Është e çuditshme se si plumbi e ka kapur shqiptarin në zverk kur sipas dëshmive të vetë pronarit të shtëpisë, por edhe sipas hetimeve të tjera, aty kanë qenë të pranishëm edhe të paktën tre persona të tjerë. Pas vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, bashkëpunëtorët e tij janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pronari i banesës njoftoi policinë në lidhje me ngjarjen dhe priti aty derisa uniformat e rendit mbërritën. Ngjarja kishte ndodhur në mbrëmje, por dje rreth orës 03:00 mjekët kanë konfirmuar vdekjen e shqiptarit në spitalin e Ankonës. Dyshohet se shtetasi shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë në dijeni të disa pikturave dhe objekteve me vlerë brenda në vilën ku tentuan të grabisin. Pronari i banesës i tha policisë se në këtë kohë ai kishte në banesë edhe një sasi të madhe dollarësh në kesh.
Krijoni Kontakt