Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Vera e Kosovës në tregun gjerman

    Verë kosovare për eksportet: Sukseset e dështimet e privatizimit në Kosovë

    Shumë ndërmarrje janë privatizuar në Kosovë. Vetëm pak prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre në tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec.


    Kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës është karakterisitikë e Rahovecit dhe Anadrinisë. Toka pjellore dhe dielli rreth 270 ditë në vit ndikojnë që hardhitë të përbëjnë njërin ndër burimet kryesore të ekzistencës për banorët e këtushëm. Në kushte të tilla e panë perspektivën e verarise edhe dy investitorët shqiptaro-amerikanë, Rrustem Gecaj dhe Hari Bajraktari. Kjo bëri që hapësira e privatizuar prej 2, 240 ha, pjesa dërmuese e të cilës është e mbjellur me vreshta, pas pesë vjetësh të njihet si veraria më e madhe në Kosovë dhe njëra ndër më të mëdhatë në rajon.

    Vera "Stone Castle" edhe në tryezat gjermane

    Hysen Gecaj është aksionar në fabrikën për prodhimin e verës Stone Castle: “Fabrika Stone Castle është privatizuar ne vitin 2006, me çmimin e blerjes 5.5 milionë euro dhe me 5 milionë investime shtesë. Investimet janë përmbyllur sipas afatit, për çfarë edhe kemi nënshkruar marrëveshjen e obligimeve të kryera me AKM-në. Ne kemi qënë blerës të 90 për qind të vreshtave të bujqve të Rahovecit, të Suharekës, të Prizrenit dhe të një pjese të Gjakovës. Kostoja vjetore ka qënë mbi një milionë për çdo vit që do të thotë, për tri vjet 3. 6 milionë euro”, thotë z. Gecaj, sipas të cilit për dy vitet e para Stone Castle qëndroi jashtë tregut.

    Vreshtaria në Rahovec

    Në vitin 2007 filloi një epokë e re për këtë fabrikë. Përveç prezencës në tregun e brendshëm, marrëveshja me Gjermaninë do t´jetë fillimi i shtrirjes në tregun e jashtëm. “Prej 2007-tës ka qënë një treg shumë i mirë në Kosovë dhe jashtë saj, sidomos në fillim të vitit 2008, ku kemi plasuar një sasi mjaft të madhe për Shqipërinë. Është bërë një marrëveshje shumëvjeçare me Gjermaninë, të cilën e vazhdojmë. Në 2006-n sasia ka qenë 600 mijë litra. Por, kërkesat rriten çdo vit, ndërsa këtë vit presim që kjo sasi të rritet në 1 milionë e 200 mijë litra vetëm për tregun gjerman”, thotë z.Geci.

    Sukseset dhe dështimet e procesit të privatizimit

    Sipas zëdhënësit Ylli kaloshi, Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga vitit 2003 ka privatizuar qindra ndërmarrje. “Janë privatizuar mbi 300 ndërmarrje shoqërore, ndërsa janë krijuar 670 ndërmarrje të reja. Deri më tani janë mbledhur mbi 584 milionë euro. Këto fonde janë të afatizuara në Bankën Qëndrore të Kosovës dhe deri më tani nga kamata, fondet kanë përfituar një shumë deri në shtatë milionë euro”, thotë z.Kaloshi. Por jo secili blerës arriti të realizojë qëllimin dhe t´iu përgjigjet marrëveshjeve për privatizim, thotë z,Kaloshi, i cili si dështim të procesit të privatizimit përmend Hotelin Grand në Prishtinë; Fabrikën për Përpunimin e Duhanit në Gjilan; dy minierat e Strezovcit dhe të Goleshit, etj. Përderisa fabrika për Prodhimin e Llamarinës së Zinkuar “Llamkos” në Vushtri, është tërhequr nga blerësi i parë dhe është privatizuar nga investitor anglez.

    “Agjencia është në monitorim të vazhdueshëm dhe blerësit e ndërmarrjeve, të cilët nuk kanë shënuar ndonjë progres nuk përjashtohet mundësia t´iu tërhiqen aksionet dhe të rrezikojnë që të tenderohen serish. Kështu ka ndodhur edhe me “Llamkos” dhe tashmë blerësi i ri ka filluar prodhimin në fabrikë, punëtorët kanë zënë vendet e tyre të punës dhe në këtë mënyrë shpresohet se do të ndihmohet ekonomia e Vushtrisë dhe ajo e Kosovës.”, thotë z.Kaloshi.

    Veraria “Stone Castle”- Histori e suksesshme privatizimi në Kosovë

    Ndër historitë më të sukseshme të privatizmit në Kosovë, Agjencia e Privatizimit radhit Ferronikelin, Fabrikën e Ujit në Kllokot; Hotelin “Theranda”, në Prizren; Ndërmarrjen Hoteliere “Trofta”, ne Istog; Mullirin “M & Sillos”, në Xërxë; Hotelin “Nora” në Klinë; Birrarinë e Pejës, në Pejë. “E poashtu, edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle” në Rahovec, që është veraria më e madhe në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në rajon, me kapacitet përpunimi rreth 70,000 tonë të rrushit dhe me kapacitet prodhimi 12 milionë litra verë në vit”, thotë z.Kaloshi.

    Kosovës i duhen politika të mirëfillta tregtare

    Që këto bizenese të jenë të suksesshme, Kosovës i nevojiten politika tregtare të mirëfillta dhe afatagjata, të cilat nuk i ka. Dhe prandaj integrimi ekonomik i Kosovës në ekonominë botërore ka një rrugë të gjatë përpara vetes, mendon Flamur Keqa, drejtor i departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë. “Sepse mirëfilli dihet se ne nuk jemi pjesë e një integrimi rajoanl i quajtur Cefta, ku marrim pjesë prej disa vitesh dhe të cilin e kemi kryesuar gjatë vitit 2011. Ne kemi kapacitete deri në një nivel, mirëpo kur kemi parasysh kompleksitetin e integrimit ekonomik në Bashkimin Evropian, atëherë me siguri që kemi nevojë për ndihmë më të thellë dhe më të gjërë në këtë drejtim“.

    Bizneset në pritje të një të ardhmeje më të mirë

    Pikërisht për këtë, Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë ka lançuar projektin 1.5 milionësh “Asistenca Teknike për Zhvillimin e Mëtejshëm të Politikave Tregtare të Kosovës”, me anë të të cilit synon krijimin e bazës për një mjedis të qëndrueshëm dhe të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Aktivitetet e tij përqëndrohen në katër fusha me rëndësi strategjike për integrimin e Kosovës në sistemin tregtar botëror: në krijimin e politikave tregtare; në analizën tregtare; në reformën e tarifave dhe strukturave të TVSH-së si edhe në cilësinë e statistikave tregtare. Deri në një të ardhme të afërt, kompanitë e Kosovës përpiqen të çajnë me forcat e veta. Kështu veproi edhe fabrika për përpunimin e verës “Stone Castle” në Rahovec, e cila aktualisht ka një kapacitet përpunimi rreth 70.000 tonë rrush dhe një kapacitet prodhimi 12 milionë litra verë në vit. Pjesa më e madhe prej tyre eksportohen në Kroaci, Slloveni, Gjermani, Angli, Austri Belgjikë, Zvicër, SHBA dhe Nigeri.

    Autor: Ajete Beqiraj

    Redaktoi: Lindita Arapi

    dw

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ka me shume se 10 vjet qe eksportohet vera e Kosoves ne Gjermani.

    i paska ngel ora gazetares.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ka me shume se 10 vjet qe eksportohet vera e Kosoves ne Gjermani.

    i paska ngel ora gazetares.
    Me shume se 20!

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Me shume se 20!
    15 kam une qe e pi.


  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    ju dridhet dora per nje pike raki.qener
    O drague ndrro firmen-ja ku e ke rakin-veren
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Amselfelder eshte shume e mire...................hahahahaha,edhe une e pi gjithmone.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Mua sme shijon fare kjo Amselfelder

    e panjohura
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Exporti me i madhe i veres kosovare ne gjermani ishte gjat kohes se exjugosllavise ,thuhej se 25% e veres ne tryezat gjermane ishin vere kosovare!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Skorpioni
    Anëtarësuar
    18-12-2010
    Postime
    206
    Amselfeld = Косово поље
    Religion Is Curable

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Ju lartë polemizoni me hamendje dhe fare pa fakte.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •