Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11

    Kartolina e Erion Veliaj per Kosoven!

    Veliaj: Ndërhyrja e Klinton në Kosovë u bë për trafikun e armëve të shqiptarëve dhe jo për genocidin serb

    Ekskluzive, cfarë deklaroi Veliaj në Amerikë për ardhjen e Bush në Shqipëri në 2007.

    “Në vitin 1996-97, rrëzimi i skemave piramidale në të cilat shqiptarët kishin investuar kursimet e tyre, solli që dhjetëra-mijëra njerëz të humbisnin të gjitha kursimet e tyre. Ato dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij, por ai nuk e dha dorëheqjen përpara se armët të dilnin në rrugë. Shumë nga këto armë në një farë mënyre gjetën rrugën për të kaluar në Kosovë, duke provokuar një tjetër luftë në ish-Jugosllavi, e cila u detyrua të ndalohet nga 45 miliardat e ndërhyrjes së NATO, e cila ishte pikërisht ajo që SHBA dëshironin të evitonin.”

    Ja çfarë antishqiptarizmi i Erion Velisë i cili në mënyrë, më të pacipë dhe të paturp, genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës me qëllim spastrimin etnik e konsideron si një luftë të Shtetit ish-Jugosllav të shkaktuar nga trafiku i armëve nga Shqipëria. E njëjta teori e mbrojtjes serbe të Miloshevicit në Gjyqin e Hagës. Nëpërmjet këtij veprimi të Erion Velisë në median më të famshme progreke amerikane “HUFFINGTONPOST.COM” e cila u amplifikuara nga media serbe dhe në mënyrë të veçantë nga serbiana.com, ndërhyrja amerikane dhe e Natos në Kosovë na del si një luftë ku shkaktar ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe jo regjimi kriminal serb.

    Përcaktimi që Erion Veliaj i bën luftës amerikane në Kosovë është e para herë që bëhet nga një shqiptar në 10 vitet e fundit. Linja antiluftë e shumë rrymave dhe qarqeve antishqiptare që u trumbetua shumë fort në 1999, kurrë nuk gjeti përkrahës shqiptarë. Në vitin 1999, u bë i famshëm në SHBA reagimi i drejtueses se “HUFFINGTONPOST.COM”, grekes Arianna Stassinopoulos Huffington, ku urrejtja antishqiptare dhe mungesa e ndjeshmërisë njerëzore për viktimat e gjenocidit serb u publikuan në të gjithë shtypin amerikan duke e përcaktuar këtë njeri si avokate të krimeve serbe në Kosovë.
    Arianna Stassinopoulos Huffington është një ndër personat më të famshëm të lobit grek amerikan, dhe përkrahëse e interesave serbe, sot drejton një ndër mediat online më të famshme në Amerikë për linjën e saj anti Bush dhe anti Klinton.





    Veliaj dhe Millosheviç, te njejtat argumente kunder pavaresise se Kosoves

    Shkrimi i Erion Veliajt, i cili i konsideron shqiptaret si njerez fisesh e te pacivilizuar, ka gjetur hapesire ne shume faqe proserbe si nje model i opinionit te pavarur te nje intelektuali shqiptar, i cili ka guximin te dale mbi te verteten zyrtare dhe paraqet nje opinion te pavarur te shqiptareve ndaj politikes amerikane ne rajon. Faqja me e rendesishme e lobit serb ne Amerike www.serbiana. com me qender ne Michigan, eshte nje faqe e hapur ne SHBA nga serbet pas nderhyrjes amerikane ne Kosove ne 1999. Sipas kesaj faqeje, serbiana.com eshte nje website i medias dhe lajmeve te pavarura qe i dedikohet studimeve dhe analizave te shtypit per Ballkanin. Ne kete faqe shkrimi i Velise eshte publikuar i plote dhe eshte i vetmi shkrim me autor shqiptar. Por vete Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velise si dhe reagimin e tij ndaj kritikes qe shpertheu online ne Amerike kunder shkrimit te tij nga studentet shqiptare atje, pasi ishin te vetmit qe u njohen me kete fakt qe ne 2007. Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit per te mbrojtur Veline dhe grupin e tij qe po ben nje pune te rendesishme ne Shqiperi ngrejne pikepyetje se çfare pune te rendesishme qe iu pelqeka serbeve dhe proserbeve kunder pavaresise se Kosoves ben Veliaj me grupin e vet? A ka lidhje kjo me historine e Erion Veliajt me organizaten e tij te pare Balkan Youth Link, zyra kryesore e te ciles ishte ne Beograd ne 2001? Ne fakt, puna e rendesishme e Veliajt ne syte e lobit serb ne SHBA lexohet qartas ne shkrimin e tij. Ne çdo rresht te ketij shkrimi ka paragrafe te plote qe çdo analist serb apo antishqiptar tjeter mund t’i marre dhe t’i perdore per qellimet e veta si reference nga Shqiperia, pasi tashme Veliaj eshte njeriu i tyre ne Shqiperi. Shkrimi i famshem i Velise godet viziten e Presidentit Bush dhe pritjen euforike te shqiptareve servile, siç i quan ai, qe po genjejne Ameriken. Gjithashtu, shkrimi eshte nje sulm i paster ndaj politikes se Klinton per bombardimet ne ish-Jugosllavi, i cili sipas Veliajt, eshte armiku kryesor i shqiptareve se mbeshteti renien e komunizmit dhe ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitet ’90, ndersa detyroi taksapaguesit e vendeve te NATO-s te harxhojne 45 milione dollare per luften ne Kosove, te cilen Veliaj e konsideron si te panevojshme. Ky eshte nje nga argumentet kryesore me te cilat u mbrojt edhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Hage, i cili pretendoi se nderhyrja e Serbise ne Kosove kishte lidhje me trafikun e armeve nga Shqiperia. Me nje durim te zellshem antishqiptar, Veliaj nuk harron te skalise me te zeze edhe situaten ekonomike ne Shqiperi, duke pretenduar se kompanite e medha nderkombetare ngurojne te investojne ne ekonomine e vendit per shkak te presionit qe qeveria ushtron ndaj biznesit. Ky artikull perforcon edhe me tej faktin se interesat e kujt perfaqeson Erion Veliaj ne Shqiperi.

    Beqir SINA/Fjalaelire.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2011 më 08:57

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    po c'te keqe ka kjo fotoja mo, do me pelqente ta merrja si dhurate nje kartoline te ketille , nuk do interpretoja si disa ketu, por do i shikoja anen artistike te fotos,
    varet kush e shikon foton ndryshe e interpreton nje njeri normal dhe ndryshe nje pervers

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po juve sju mjafton qe ju quan derra te kenaqur ai gjatoshi qe po mblidhni tere arshivat ne kete link.
    Apo ska gjetur fjalet e Omar Khajamit gjatoshi te jesh sokrat i thinjur a derr i kenaqur.
    Skandal i vertete jep tv Klan lajmin e pare kartolinen e gjatoshit dhe pyet rrugeve ca teremele teresele qe fshine akoma prapanicen me gisht qe u duket porno vepra e famshme e artit nderkomebtar.
    Hahahaha ca pune koplaresh
    Albania Uber Alles

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    po c'te keqe ka kjo fotoja mo, do me pelqente ta merrja si dhurate nje kartoline te ketille , nuk do interpretoja si disa ketu, por do i shikoja anen artistike te fotos,
    varet kush e shikon foton ndryshe e interpreton nje njeri normal dhe ndryshe nje pervers
    Mbi të gjitha varet se kush e dërgon!

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po juve sju mjafton qe ju quan derra te kenaqur ai gjatoshi qe po mblidhni tere arshivat ne kete link.
    Apo ska gjetur fjalet e Omar Khajamit gjatoshi te jesh sokrat i thinjur a derr i kenaqur.
    Skandal i vertete jep tv Klan lajmin e pare kartolinen e gjatoshit dhe pyet rrugeve ca teremele teresele qe fshine akoma prapanicen me gisht qe u duket porno vepra e famshme e artit nderkomebtar.
    Hahahaha ca pune koplaresh
    Nudoja politike e Rames, qe perkthehet ndryshe si shkallmim, nuk ka asgje te perbashket me nje nudo artistike.

    Une jam kunder nudos politike te tij dhe aspak kunder nudos artistike!

    Kartolina e tij eshte nje perpjekje per ta paraqitur ujkun si qingj e nje kartoline e tille eshte shume domethenese per tipa si ty!

  6. #16
    Kartolina e kryeredaktorit te Shekullit, nga Huffington Post.

    Adrian Thano i anetaresuar ne te dhe si foto perdor foton e vajzes se te ndjerit Ziver Veizaj! Kulmi!

    http://www.huffingtonpost.com/social/Adrian_Thano?action=comments


    Përgjigje për letrën e Ambasadës

    I nderuar Ambasador Arvizu!

    Së pari konsideroni që kjo përgjigje ndaj letrës së Ambasadës Amerikane që ka mbërritur dje pasdite në redaksinë e "Shekulli"-t, është një detyrim ndaj lexuesve tanë, jo ndaj jush.
    Nëpërmjet letrës në fjalë u njohëm me vendimin tuaj për të ndërprerë, siç shkruani ju, "marrëdhëniet" me gazetën "Shekulli".
    Besoj jua kanë thënë edhe këshilltarët tuaj që ky vendim është i paprecedentë; është fare pa kuptim në sensin juridik, por megjithatë shumë i rëndësishëm për publikun shqiptar, i cili ka nevojë të njohë pikëpamjet tuaja mbi demokracinë dhe rolin e medias.
    Ky "vendim", siç ju e quani në letrën tuaj, me gjasa është i pari i këtij lloji në historinë e gazetarisë; sigurisht i pari që aplikohet në Shqipëri, (ndoshta në botë) nga një ambasadë drejt një gazete dhe të kujton kohë krejt të tjera, por pak rëndësi ka kjo.
    Ju keni zgjedhur një rrugë ekstreme që jua keni shkëshilluar më forcë të tjerëve: bojkotin. Ju mund të zgjidhnit një formë reagimi publik normal ndaj opinionit që kontestoni, pra një replikë, apo diçka të ngjashme dhe ne do ta botonim atë. Kurse reagimi në një formë të tillë dëshmon nervozizëm, që ndoshta ju vjen nga performanca shumë e kritikueshme publike që ju zoti ambasador keni konsumuar këto muaj të qëndrimit tuaj në Shqipëri.
    Nëse nuk është nervozizëm, dhe ka arsye të tjera, atëherë thuajani publikut shqiptar arsyet e vërteta; është e sigurt që do të dëgjoheni me vëmendje.
    Për sa i përket opinionit, ndaj të cilit ju keni rezerva, pra ai me titull "Ambasadori i vogël i një vendi të madh", me autor z. Ilir Yzeiri, merrni në konsideratë sa më poshtë vijon:
    Ne i respektojmë opinionet dhe kontributin e bashkëpunëtorëve tanë, dhe jemi shumë të vëmendshëm ndaj etikës. Me kuptimin që i keni dhënë një fjalie të këtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar që ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqipërinë, as shqiptarët. Por nuk po zgjatemi në këtë pikë, përgjigjen mund ta merrni nga vetë autori i artikullit të botuar në faqet e opinioneve të "Shekulli"-t. Ajo është një faqe e lirë me të gjitha vijëzimet e nevojshme për publikimet.
    Në respekt të lexuesit, që ndoshta nuk e ka në kujtesë opinionin në fjalë, ne po e ribotojmë sot atë me lejen e autorit dhe po ia lëmë lexuesit të gjykojë, nëse aty ka "përgojime të lidhura me racën dhe etninë", siç shkruhet në letrën tuaj.
    Së fundmi, më lejoni t'ju përgjigjem drejtpërdrejt për disa rreshta që i konsideroj krejt të panevojshëm në këtë letër:
    - Ju shkruani se keni marrë vendim që (citoj): "stafi i 'Shekulli'-t nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada".
    I nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht që edhe pasi ju të "rilidhni marrëdhëniet" me "Shekulli"-n, stafi refuzon çdo trajnim të sponsorizuar nga ju, apo institucione të tjera.
    Veç të tjerash, kjo është e ndaluar për gazetarët tanë.
    Ju shkruani më tej: "Gjithashtu, Ambasada nuk do t'i dërgojë më gazetës 'Shekulli' njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës...".
    Ju kujtojmë që në çdo rrethanë jemi ne që vendosim, nëse do të botojmë një njoftim për shtyp dhe jo anasjelltas.
    Në fund të letrës, ju shkruani diçka fyese. Citoj: "Shpresoj që në të ardhmen gazeta 'Shekulli' do të marrë këtë detyrë më seriozisht dhe do të ribashkohet me radhët e gazetarisë së përgjegjshme".
    I nderuar ambasador! Është e dyta herë që merrni përsipër të fusni "Shekulli"-n nëpër klasifikime. Ndoshta është rasti t'ju themi që gazeta "Shekulli" ka 15 vjet që është në opozitë. Ju jeni i ri në Shqipëri, u lini radhë të tjerëve, të gjykojnë, nëse opozicioni ynë për të cilin kemi paguar dhe vijojmë të paguajmë kosto të larta, është "i përgjegjshëm", apo jo.
    Ushqejmë si gjithë populli shqiptar ndjenjat më miqësore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerësoni veten dhe mos përfitoni nga kjo ndjenjë.
    Siç ju kam shkruar edhe në një redaksionale të mëparshme, si kryeredaktor i gazetës, në emër të lexuesve tanë, ju them se jemi thellësisht të shqetësuar për qëndrimet tuaja pas 21 janarit. Për herë të parë në histori, në komentet dhe reagimet e shqiptarëve mbi deklaratat tuaja, kanë nisur të hasen ndjenja shqetësuese antiamerikane.
    Pranoni një sugjerim, ashtu si ne pranojmë përditë sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeranë që për një qeveri gangsterësh, të mbillni në zemrën e një prej popujve më filoamerikanë në botë, ndjesi të tilla.


    Adrian Thano
    Kryeredaktor i "Shekulli"-t
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2011 më 09:20

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Pse Rama u nisi socialistëve një kartolinë me foto nudo?
    Ne cilen kohe mor jane keta PD-istet??? ne mesjete???

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nudoja politike e Rames, qe perkthehet ndryshe si shkallmim, nuk ka asgje te perbashket me nje nudo artistike.

    Une jam kunder nudos politike te tij dhe aspak kunder nudos artistike!

    Kartolina e tij eshte nje perpjekje per ta paraqitur ujkun si qingj e nje kartoline e tille eshte shume domethenese per tipa si ty!
    A cpaske rrjedh dhe ti
    Po kur eshte artistike dhe kete e di gjith bota pse grin sallate.
    Na shifke dhe ujq dhe qengj ti.
    Si nuk doli i burre me men xhanem na ju yxhymaxhit e Sali palles.
    Albania Uber Alles

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    A cpaske rrjedh dhe ti
    Po kur eshte artistike dhe kete e di gjith bota pse grin sallate.
    Na shifke dhe ujq dhe qengj ti.
    Si nuk doli i burre me men xhanem na ju yxhymaxhit e Sali palles.
    Po tjete me men sdo ishte me Sali pallen

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Per zotin kta te tv klanit po ja fusin edhe tv enverit,na hapen barkun me formen dhe permbajtjen e lajmeve.Nuk e kuptoj si mund te kthehet ne nje debat publik nje urim ne faqen personale te internetit te 'liderit' qe ja kane vene ne krye nje partie!!!Ktu ka ose shterpesi ose kta po tallin sheleket me ne.Ka qe ne 91 qe ne Shqiperi nuk leviz nga kryetar partie asnje nga kukllat ekzistuese me perjashtim te tosit qe mori nje kukull me qera nga parisi.Nuk e parashikoj dot se kur do futemi ne europe se me thene te drejten deri tani kemi futur vetem bycen te cilen po na e perdorin te tjeret.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •