Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    "Emigrantët" pushtojnë Shqipërinë?

    Lajm i fundit|24/12/2011 15:05
    Shekulli
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë
    Në qytetin e Durrësit fluksi i udhëtarëve ka arritur në 7 000 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar drejt Durrësit me 8 tragete. Sipas informacionit të Portit deri në orët e mesditës kanë arritur 6 tragete dhe 2 pritet të mbërrijnë brenda pak orësh. Së bashku me pasagjerët ndodhen edhe rreth 2 000 mjete transporti.

    Fluksi brenda 3 ditëve ka pasur rritje të ndjeshme. Tre ditë më parë të ardhurit ishin rreth 4 500 pasagjere, dy ditë më parë 6 000 ndërsa ditën e sotme ky numër është rreth 1 000 pasagjerë më shumë. Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve janë në dispozicion 32 sportele.

    Edhe gjatë ditëve në vijim deri në datën 31 dhjetor pritet të ketë numër të madh emigrantësh jo vetëm vendas por edhe shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që kalojnë transit nga porti i Durrësit për në vendin e tyre.
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë!
    Lexova kete titull ne pothuajse te gjithe gazetat shqiptare, dhe mendimi i pare qe te vjen gjate sekondave te para pasi lexon kete titull eshte se emigrante zezake nga Afrika po zbarkojne ne brigjet e Evropes (Durresit)! Sepse zakonisht keshtu raportohet kur emigrante ikin nga lufta, mizerja e skamja, kryesisht nga Afrika apo Afganistani e zbarkojne ne brigjet e Italise e Spanjes.
    T'i kthehemi titullit qe mediat tona shqiptare vene: keta 7000 emigrante, nga kush po ikin? Ka plasur lufte ne Itali e Gjermani e po vershojne emigrantet ne Shqiperi per te shpetuar koken? Apo po ikin nga skamja e nuk kane cope buke me hanger ne BE e vijne ne Shqiperi?
    Cfare jane keto tituj idiote? Deri kur shqiptaret do te quhen emigrante nga vete shqiptaret e mediat e tyre?
    Une jetoj jashte Shqiperise. Shkoj ne Shqiperi cdo 3 muaj. A mos valle quhem emigrant qe po zbarkon ne Shqiperi? Ne qe jetojme jashte kufinjve administrative te Shqiperise per nje kohe X, jemi thjesht shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise. Ne fund te fundit prape pashaporten shqiptare e kemi. Po te kemi ndonje pashaporte tjeter, atehere ndoshta do te ishim turiste. Pasi nuk kam pare ndonje emigrant qe merr varken, kalon Mesdheun e shkon per 10 dite ne nje vend e pastaj kthehet ne vendin e tij.
    A nuk mund te ishte titulli "Durres, mberrijne ne Shqiperi 7000 shqiptare qe jetojne jashte vendit". Duhet t'i themi mjaft ketyre etiketimeve idiote sepse nuk po vijme ne Shqiperi ngaqe po na rrezikohet jeta aty ku jetojme, e as nuk po ikim nga Shiqperia ngaqe po na rrezikohet jeta. Nuk mund te barazohemi me turmat e emigranteve nga Afrika e Afganistani!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 25-12-2011 më 08:54

  2. #2
    Eh mo Edvin.... po ne ashtu jemi, emigrante - tradhetar te atdheut! Ne quhemi shqiptar kur i leverdis atyre e nuk mjafton pashaporta per te na bere te tille

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Eh mo Edvin.... po ne ashtu jemi, emigrante - tradhetar te atdheut! Ne quhemi shqiptar kur i leverdis atyre e nuk mjafton pashaporta per te na bere te tille
    Perderisa ke pashaporte shqiptare je shqiptar. Pastaj ti mund te jetosh 3 muaj ne Shkup, 6 muaj ne Zagreb, 5 muaj ne Tirane, 1 muaj ne Berlin. Je prape shqiptar ne gjithe keto muaj. Apo shqiptar quhet vetem ai/ajo qe jeton 12 muajt e vitit, 24/7 ne Shqiper? Se keshtu i bie qe kur Sali Berisha te shkoje per nje vizite 10 ditore ne Bruksel, apo 1 mujore per pushime ne Spanje, e kur te kthehet ne Rinas media te shkruaje: "Kthehet emigranti Sali Berisha nga Spanja ne atdhe".
    Edhe ne rastin kur kemi shqiptare me kombesi por me pashaporta te tjera qe vijne ne Shqiperi per vizita 2-3 javore, apo edhe mujore, nuk mund te quhen emigrante. Nese ne ate rast do qe t'i quash te huaj me pashaporte, dakord, por i bie qe jane turista e jo emigrante. MEdiat shqiptare duhet te bejne nje kurs te gjuhes shqipe.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin

    Ashtu duhet te jete, por ja qe te ne eshte gjithçka ndryshe. Ne qe jetojme jashte shteti quhemi emigrante, edhe mediat shqiptare perdorin ato terma qe politikanet tane perdorin, edhe ato terma qe mbare populli jone perdor. Jam e bindur qe ne keto 7000 "emigrante" ka plot shqiptar nga ato qe kane ardhur per 2-3 muaj jashte edhe po kthehen. Teorikisht e praktikisht ato nuk quhen fare emigrante, ndaj si gjithmone ekzagjerim total.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ne nuk jemi emigrante vetem kur jemi ne ajer(avion)ose det (traget)
    ne shqiperi emigrante,por jemi emigrante te mire se cojme leke nuk marrim

    ketej emigrante ,ndoshta ketej ndihem me mire pasi me teper perdoret fjala i huaj sesa emigrante

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Edvin ti ke te drejt.por ç,ti thuash do gazetarve qe ngatrojne nocionet dhe quajne emigarant diasporen shqiptare qe kthehen ne atdheun e tyre ne prag festash te fundvitit per te festuar se bashku me familiaret e tyre dhe çmallur me ta.Por ske ç,ben ,kaq ju punon rradakja ktyre...

  7. #7
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Si eshte ajo shprehja e Konices me Shqiperine.... qe s'e kuptoi asnjehere?
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë

    teorikisht titulli eshte komplet i sakte.
    shqiptaret qe jane larguar nga shqiperia dhe jane transferuar ne nje vend tjeter, nga pikepamja e atyre qe kane qendruar jane EMIGRANTE.
    ndersa nga pikepamja e vendasve te shteteve ku shqiptaret jane transferuar, ata jane IMIGRANTE.

    duhet te behet dallimi mes EMIGRACIONIT dhe IMIGRACIONIT gje qe 90% e shqiptareve nuk e dine.

    te gjithe ata qe kane shkruar deri tani (duke perfshire edhe mua) kur shkojne ne shqiperi jane me te drejte EMIGRANTE.

    nuk ka asnje lapsus ne kete rast.

    une jam imigrant ne vendin ku jetoj dhe emigrant kur shkoj ne shqiperi.

    imigroj - vij e vendosem ne nje vend te huaj.
    emigroj - largohem nga atdhedu dhe vendosem ne nje vend te huaj.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Cfare ti bejsh,

    per kete ekziston dallimi mes shteteve.
    Nje shtet i forte, mbron dinjitetin dhe te drejtat e qytetareve edhe jashte vendlinjes.

    Kurse nje shtet i dobet, zgjedh terme josensitive qe nenqmon qytetaret e tij, si brenda poashtu edhe jashte vendlindjes.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    Durrës, mbërrijnë 7 mijë emigrantë

    teorikisht titulli eshte komplet i sakte.
    shqiptaret qe jane larguar nga shqiperia dhe jane transferuar ne nje vend tjeter, nga pikepamja e atyre qe kane qendruar jane EMIGRANTE.
    ndersa nga pikepamja e vendasve te shteteve ku shqiptaret jane transferuar, ata jane IMIGRANTE.

    duhet te behet dallimi mes EMIGRACIONIT dhe IMIGRACIONIT gje qe 90% e shqiptareve nuk e dine.

    te gjithe ata qe kane shkruar deri tani (duke perfshire edhe mua) kur shkojne ne shqiperi jane me te drejte EMIGRANTE.

    nuk ka asnje lapsus ne kete rast.

    une jam imigrant ne vendin ku jetoj dhe emigrant kur shkoj ne shqiperi.

    imigroj - vij e vendosem ne nje vend te huaj.
    emigroj - largohem nga atdhedu dhe vendosem ne nje vend te huaj.
    Shiko ti emigranto se e dime kuptimin e fjales. Problemi qendron qe pse ne çdo artikull e ne çdo fjalim duhet te etiketohemi me kete emer. Cfare i kushton te shkruajne qe "shqiptaret emigrante", ne vend te "emigrante"?
    Nuk mbaj mend te kem degjuar ndonjehere ne lajmet e italise apo neper gazeta te thuhet qe erdhen emigrantet per festa, thjesht qe "gli italiani che vivono all'estero..." .

    Une nuk e kam problem fare, le te me quajne si te duan, por nje çik me shume respekt do me bente qejfin.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •