Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka vendosur që vitin e ardhshëm të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në formë kartmonedhe. Monedha e rë do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”. Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe.
Banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara.
P:S
Kete ndryshim monedhash dhe kart-monedhash, R.SH-se e ben vetem ne shenje patriotizmi, pasi monedhave dhe kart-monedhave para-ardhese u mungonin vipat Shqiptare dhe si rjedhoje ne asnje vend te botes nuk e konvertonin Lek-un. Nga dita e daljes ne qarkullim te Lek-eve te reja, nuk do kemi me nevoje ti kembejme ne valute per te bere blerje ne rrethe te ndryshme te Shqiperise, pasi kete Lek do ta njohe i gjith komuniteti Shqiptar, pasi me prerjen e re dhe me vendosjen e figurave vip , ky Lek do te qarkulloje lirshem dhe do jete i mirpritur ne cdo vend te Shqiprise.
Krijoni Kontakt