
Postuar më parë nga
Yes*
Së pari, njeriu është individualist, e kështu përfaqëson kulturën e tij vetjake në raport me shoqërinë, në të gjitha veprimet dhe mosveprimet që bën. Çdo njeri ka personalitetin e tij, që është formësuar fillimisht nga familja, shkollimi, rrethi shoqëror në të cilin praktikisht është rritur...e për të vazhduar më pas, me disiplinën e tij vetjake, zotërimit të personalitetit të tij të krijuar dhe të qënurit i përshtatshëm me çdo lloj zhvillimi në të cilën ecën shoqëria njerëzore, por pa nëpërkëmbur parimet e tij të mirëfillta. E duke qenë kështu, fiton një vetëdije të lartë, me anë të së cilës realizon vetëveten, kupton vlerën e tij historike, rolin që ka në jetë, dhe të drejtat e detyrimet që lindin si pasojë e marrëdhënieve shoqërore.
Së dyti, ky njeri individualist i përket një shoqërie të caktuar në të cilën është bërë ai që është, pra nëse një shqiptar në rastin konkret, është një njeri i cili ka punuar shumë për të qenë ai njeri i kulturar, njeri që i shërben shoqërisë, njeri i formuar dhe me karakter, ka ardhur si rezultat i ndërthurjes së personalitetit të tij vetjak - me vlerat e popullit që i përket.
Nuk jemi të gjithë perfekt, sepse po të ishte ashtu, do e kishim vendin në një muze – do thoshte Remarku tani...E duke qenë kështu, ka edhe individë të papërgjegjshëm, që duam apo s'duam, shërbejnë për balancën dhe larmitetin e jetës. Këta lloj njerëzish, janë ata që janë, sepse kanë zgjedhur vetë të jenë të tillë, edhe duke refuzuar vlerat familjare, kulturore, kombëtare të popullit që i përkasin.
Krijoni Kontakt