Close
Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 286
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    midis shume fatkeqesive qe i kane ndodhur popullit tim , me te keqijat jane 3 prej tyre ;


    dyndjet sllavo barbare
    skllaverimi 500 vjecar otoman
    diktatura 45 vjecare komuniste .


    te treja keto kane demtuar shtyllen kurozore te popullit tim dhe eshte mrekulli qe ende ky popull ka mbijetuar .

    kur u clirua greqia e vitit 1830 ishin dy rryma politike kryesore qe pretendonin te mirnin pushtetin ;

    1- fanariotet bizantino-ortodokse qe kishin si qellim ortodoksizmin dhe rilindjen e perandorise bizantine , te ndihmuar dhe nxitur nga rusia ortodokse ;

    2- greko europianet demokrate qe kishin si qellim rilindjen e greqise se lashte ne kulture , demokraci dhe qytetrim .

    krysisht greqia u clirua prej luftetareve arvanitas te cilet dalloheshin prej grekeve dhe lufta e tyre nuk ishte nje lufte e shenjte fetare , por thjesht nje lufte me karakter clirues dhe te ndihmuar shume prej dipomacise dhe reagimit europian , ia dolen mbane te clironin nje pjese te vogel te greqise sotme .

    kur u krijua shteti i pare grek me 1830 keto dy ryma politike ishin ne kundershtim me njera tjetren ne lidhje me politikat qe ndiqnin , dhe shume arvanitas mbeshteten greko europianet demokrate dhe shume here kerkuan te clirohej dhe te krojohej nje mbreteri greko-arberore pa dallim feje por fatkeqesisht apo fatmiresisht , fanariotet greko bizabtine ortodoks kryesuan dhe fituan epersi ne politike dhe pushtet duke marre ne duar edhe atere edhe me pas kryesimin e vendit ku me politiken e tyre te helenizimit jo vetem te greqise se vogel te sapo cliruar qe kishte nje komunitet muslimane , po edhe te viseve te tjera qe u cliruan , te helenizonte , te asimilonte dhe te bente nje si lloj politik fetare duke i kthyer komunitete te tera ne ortodoke dhe greke .



    kurse shqiperia gjate viteve 1900 -1912 duke shfrytezuar kryengritjet fshatare dhe popullore , u shfaqen dy ryma politike ;

    1-rilindasit me politika demokratike dhe patriotike me ide europiane , dhe me aleat si italia dhe austro-hungaria , me qellime kombetare si pavaresine e krejt trojeve kombetare shqiptarfolese ,
    keta frymezuan popullin me politikat e tyre cliruese pa dallim feje dhe krahine me qellim bashkimin dhe krijimin e nje kombi dhe nje shteti te perbashket .Duke ditur ndasite fetare qe egzistonin ne shqiperi krijuan termin e famshem -feja e shqiptarit eshte shqiptaria - me qellim qe clirimi te behen nga te gjithe po ashtu edhe krijimi i shtetit , duke e paraqitur kombin dhe shtetin shqiptar si nje komb dhe shtet europian dhe demokrat dhe jo nje shtet fetar dhe te prapambetur .

    2-bejlero agallaret , shtresa e larte apo turko filet te cilet nuk kishin nje politike te theksuar patriotike kombetare por kishin nje politike fetare dhe turko file , te cilet te nxitur nga cfare kish mbetur nga perandoria turke hodhen si qellim politik , thjesht autonimine e vendit dhe jo pavaresi dhe kishin te tjera politia ne ekonomi , kulture e te tjera .

    keto dy ryma politike luftuan me njera tjetren dhe fatmiresisht mbizoteroi politika e rilindasve duke krijuar nje shtet te pavarur por fatkeqesisht te ndare nga trojet ewtnike shqiptare per arsye qe nuk mund ti shkruaj dot ketu pasi eshte nje ceshtje tjeter dhe shume e madhe per tu diskutuar .

    duke pare se nuk mund te mbijetonin si nje shtet fetar per shkak te ndasive fetare , u pa e arsyeshme qe te ndiqej politika e rilindasve nga ku trasheguam shume te mira prej tyre te cilat eshte edhe toleranca fetare dhe vellazerimi ne baze gjuhe kulture , zakomesh dhe dokesh dhe jo ne baze feje .

    nese do ndiqnim shembullin e krijimit te shtetit grek , pra krijim shtet-komb dhe patriotizem ne baza fetare , atere nuk do ishim nje komb i mirefillte shqiptare por do ishim ose shqiptaro greko-serbo ortodokse ose shqiptaro turq ashtu sic klasifikoheshin shqiptaret e kohes se ali pashe tepelenes dhe nuk do kishim as shtet as komb te mirefillte dhe te pavarur .

    do ishim pakica etnike ne greqi , bullgari dhe turqi dhe nuk di kishim as mundesine e mesimit te gjuhes , historise dhe as shtet e as komb.


    ndoshta jam gabim per nga menura se si i kam hedhur ne sqarim kete ceshtje por mendoj se shume kush prej jush do jete dakord me mua .

    kini durim dhe lezojeni dhe une mirepres cdo korigjim prej jush .

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    http://youtu.be/KiqZwqhIl4k


    o sa mire me qen shqiptar .


    sa here e degjoj kete kenge me ndodhin dy ndjenja ;

    deshperimi dhe fyerja qe kam pesuar , racizmi dhe vecimi qe kam pesuar i te qenurit shqiptar , vuajtja dhe problemet qe kam pasur ne emigrim nga shoqeria dhe organet shteterore te vendit ku jetoj ;dhimbja dhe veshtirerite qe kam pasur sa kam jetuar ne vendin tim , pesimizmi per nje shqiperi te pasur me mireqenie dhe paqe , dhimbja qe ndiej per deshtimet dhe prapambetjen e vendit tim , inatin dhe mosmirenjohjen ndaj vendit tim pasi nuk kam perfitiar asgje prej tij , percarhen dhe ndasite politike dhe fetare te vendit tim.korupsionin , varferine dhe kriminalitetin .

    por edhe krenaria disi e cuditshme dhe deshira e forte e te qenurit shqiptar , ngazellimi dhe malli per vendin , shpresa dhe besimi per kombin tim dhe bukuria dhe virtutet e popullit tim ,
    kreanaria dhe vleresimi qe kam per historine dhe zakonet dhe doket e vendit tim , besa dhe mikpritja e popullit tim .

    pavareisht se i ushqej te dyja keto ndjesi , perseri ndjesia e mire qe kam per vendin tim kryeson dhe nuk shuhet .

    kjo eshte romantike , budallallek apo absurde , quajeni si te doni , por une di qe ndodh dhe me pelqen .

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    http://youtu.be/QKyRoYEPBxs


    Jeronin de Rada


    vleresojme shume kontributin letrar te arberesheve ndaj kombit tone , te cilet nuk na harruan dhe nuk e mohuan origjinen e tyre , ne krahasim me arberoret e greqise te cilet u asimiluan dhe u helenizuan nga ku shume pak literature dhe histori e tyre u trashegua dhe u shfaq per ceshtjen shqiptare .












    Kenget e Milosaos - Kenga I
    E diel, 14-01-2007, 08:58pm (GMT)

    Bota kish nderruar lisa,
    uji i ri ne det
    kaltronte n`ditn` e re;
    por lumbardha e Anakreontit
    ne Temp rronte e mocme.
    Nd`uj nje dit` vate te mali
    e s`u kthye si e kish zakon.
    Vec`qe ate s`e thau bora,
    s`e pergjaku heshteza,
    po u largua gjersa ra
    tek e bardha shpia ime.
    Kur n`agim toke edhe shpi
    u zbuluan bashk` me detin,
    si hareja qe del sysh,
    me zgjoi duke ferfelluar
    qelqeve t`dritares.
    U pataksa e ruajta jashte:
    rrusht` , pak aguridhe,
    dheut tone i kishin hie;
    lule liu te hapura,
    n`i tund era e i perzien,
    ne ate ninull qeshin;
    si ato ljulje qielli.
    Ti ruaje e se kuljtoje.
    nje mbuim njerezish.
    Kallezoret mbe dhemat
    mbajn kangjelje.Ka i goi
    ahjena nder time motera
    kishi arren e mema ime
    emerin tim thoj per nde shpi.
    Nje gare m`u rodh te kurmi,
    si garea mbremjes te shtrati,
    kur vajza e ngrohet
    ndien per te parezen
    sist ce m`i frihjen.
    Si ato lule –qielli.
    Ti veshtroje dhe s`kujtoje
    asnje mbehi njerezish.
    Kallezoret neper duajt
    po kendonin.Dheut huaj
    ahere nder time motra
    kisha arritur; mema ime
    emrin tim thosh neper shpi.
    Nje hare me rrodhi kurmit,
    si hareja kur te shtrati,
    mbremanet, vajza e ngrohte
    ndien per te parazen
    siset qe m`i fryhe





    Kenget e Milosaos - Kenga II
    E diel, 14-01-2007, 08:59pm (GMT)

    Vreshtat ishin verdhellore.
    Erdh nga mali dhelpera
    Me te lodhurat te bijat,
    me te mbaruar te vjelat;
    e at`here kur nder sheshe
    fshihet dielli ( si nen toke
    memat qe kenduan ne valle),
    kur ne Fjokat une rashe.
    E perveshur e e larte,
    me gershet te pleksur
    ne nje lidhese te bardhe,
    ish te kroi nje vash`.Te balli
    nje mendim i kishte hie.
    I lidhur te brezi i kalter,
    mbi truall i cik mandili.
    Posa qe me ndjejti,
    vasha drejt nga une u suall,
    gjifyre edhe plot hie,
    me nje te trembur hare.
    Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?
    Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.
    - kuja bije je ti, vashe?
    Mos me je ti e dheut guaj?
    Kur jesh djalj e Salloniq
    vajta, vajza neng ishin
    nde katund me aq gadhi,
    Nde ceret e dhezures,
    vucen ajo ngrenej,
    - Jam e bilje kollogres,
    ngrejti ballet e sbuljuar.
    Na vejim asaj udh,
    gjembat ce vireshin tek udha
    se gervishtetin at kopilje :
    me llort te pergjakura,
    ka ballt u me ja reshta.
    Di buz te qesheme,
    nje herje te bardh,
    at mbrema dukeshim.
    Mos me je nga dheu i huaj?
    Kur, djalosh, ne Selanik
    vajta, vashezat nuk ishin
    ne katund me kaq hir.
    Ne ceret e ndezur,
    vucen ajo ngrinte:
    -Jam e bije e Kollogrese,
    ngriti ballet e zbuluar.
    Duke shkuar asaj udhe,
    gjembat qe vareshin udhes
    s`e gervishtnin ate cupe:
    me lleret pergjakur,
    une nga ballet ia reshtja.
    Dy buze te qeshura,
    njej here te bardhe,
    at mbremje dukeshim.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Dora d' Ķstria

    Dora d’Istria, patriotja pėr zemėr e Kamardės
    E martė, 12 Prill 2011 06:09 | |
    Kulture
    Prof. dr. Tomor Osmani
    140 vjet mė parė, mė 1870, arbėreshi Dhimitėr Kamarda botoi nė Livorno tė Italisė pėrmbledhjen nė italisht me titull “Dora d’Istrias - shqiptarėt” (A Dora d’Istria - gli albanesi”), njė botim me mjaft vlerė pėr kohėn. Dora d’Istria ka komunikuar me njė numėr tė konsiderueshėm patriotėsh shqiptarė dhe arbėreshė, si me De Radėn, Dh. Kamardėn, Z. Jubanin, Th. Mitkon etj., me tė cilėt ka pasur njė korrespondencė tė pasur.
    Njė fakt i tillė vėrehet edhe tek miqėsia qė ka pasur me Kamardėn dhe veēanėrisht respekti qė ka gėzuar arbėreshi ynė pėr tė, me tė cilėn ishte njohur edhe personalisht.

    Njė popull si ky yni nuk duhet tė vdesė dhe unė dua tė besoj se ne nuk do tė vdesim pa e parė atdheun tė ēliruar nga zgjedha e robėrisė. Dora d’Istria

    140 vjet mė parė, mė 1870, arbėreshi Dhimitėr Kamarda botoi nė Livorno tė Italisė pėrmbledhjen nė italisht me titull “Dora d’Istrias - shqiptarėt” (A Dora d’Istria - gli albanesi”), njė botim me mjaft vlerė pėr kohėn.

    ***

    Dh. Kamarda ishte bėrė pėr kohėn kur jetoi njė personalitet i njohur, qė e nderonin dhe e ēmonin, si arbėreshėt e Italisė, ashtu edhe shqiptarėt pėr kontributin qė dha pėr gjuhėn shqipe nė veēanti dhe pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi.

    U lind nė Sicili nė Horėn e arbėreshėve pranė Palermos, mė 23 tetor 1821 dhe vdiq nė Livorno nė moshėn 61-vjeēare, mė 13 mars 1882. Vdekja e tij preku pa masė, opinionin arbėresh e nė veēanti tė atyre fshatrave ku vazhdon tė flitet edhe sot arbėrishtja, si ato tė krahinės sė Kozencės, Katanxarės, Torantos, Foxhias, Avelinos, Kampobasos, Peskarėz, si dhe tė ngulimeve tė tjera.

    Kamarda nga natyra ishte shumė inteligjent dhe kjo vihet re edhe nė rezultatet qė pati gjatė arsimimit tė tij. Kolegjin e Propagandės Fide e mbaroi me vlerėsimin shkėlqyeshėm, gjė qė i gėzoi pa masė bashkėfshatarėt e tij, qė, sipas Antonio Guxetės, kur u kthye nė fshatin e lindjes i bėnė njė pritje festive, duke vlerėsuar nė mėnyrė tė veēantė ndershmėrinė e tij.

    Dh. Kamarda sa ishte fetar, pasi nė moshėn 24-vjeēare u dorėzua prift dhe shėrbeu si famullitar i kishės greke, aq ishte edhe pjesėmarrės nė jetėn politike dhe kulturore tė kohės gjatė qėndrimit nė Napoli. Por nė kėtė qytet u njoh pėr herė tė parė mė arbėreshin e madh Jeronim de Radėn. Ndonėse De Rada ishte shtatė vjet mė i madh se Kamarda dhe ishte i bėrė i njohur me poemėn “Kėngėt e Milosaos”, edhe Kamarda gjithnjė e mė shumė po afirmohej si njė personalitet me emėr, kryesisht nė fushėn e gjuhėsisė. Takimi qe me vlera, ndonėse miqėsia e tyre mė pas tė linte pėr tė dėshiruar.
    Marrėdhėniet nė mes tyre ne i vėrejmė nga korrespondenca qė kanė pasur dhe njė pjesė e tyre ruhet edhe nė Arkivin tonė tė Shtetit, por edhe nė arbėreshėt e Italisė, tė cilėt gjithnjė e mė shumė po rrisin inventarin e dorėshkrimeve dhe tė letėrkėmbimit nė mes tyre. Ky letėrkėmbim midis dy personaliteteve mė tė shquara tė kulturės arbėreshe na njeh me pikėpamjet qė kanė pasur ato pėr problemet politike tė kohės, tė kulturės dhe tė gjuhės, qė jo gjithnjė puqen, por edhe kundėrshtohen, duke mbrojtur secili mendimin e tij.

    ***

    Elena Gjika, e njohur me pseudonimin Dora d’Istria, ishte njė shkrimtare, publiciste, piktore, njė personalitete e njohur nė Evropė, me origjinė shqiptare qė u interesua pėr vendin e tė parėve tė saj dhe pėr ngjarjet qė po ndodhnin nė Shqipėri nė atė kohė. Ajo veprimtarinė e saj e zhvilloi, kryesisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX deri nė vitin 1888, vit qė ajo vdiq pa mbushur ende 60 vjetėt. Nuk jetoi shumė, por qe shumė aktive, duke botuar studime dhe monografi me karakter historik dhe folklorik.

    Zotėronte pothuajse tė gjitha gjuhėt e Evropės, rreth nėntė gjuhė (italisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rusisht, rumanisht, shqip, greqisht dhe latinisht). Botoi nė vitin 1866 studimin “La nationalité albanaise d’aprč les chant populaires (Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore), “Gli scrittori albanese del’ Italia meridionale” (1867) (Shkrimtarėt shqiptarė tė Italisė Jugore) “Gli albanesi in Rumania” (1873), (Shqiptarėt e Rumanisė) etj.

    Dora d’Istria ka komunikuar me njė numėr tė konsiderueshėm patriotėsh shqiptarė dhe arbėreshė, si me De Radėn, Dh. Kamardėn, Z. Jubanin, Th. Mitkon etj., me tė cilėt ka pasur njė korrespondencė tė pasur. Njė fakt i tillė vėrehet edhe tek miqėsia qė ka pasur me Kamardėn dhe veēanėrisht respekti qė ka gėzuar arbėreshi ynė pėr tė, me tė cilėn ishte njohur edhe personalisht.
    Njė vit pasi Dora d’Istria botoi studimin “Kombėsia shqiptare sipas kėngėve popullore”, Dh. Karmarda e pėrktheu nė shqip, duke e titulluar “Fylétia arbėnoré prej kėnekate te laóshima” (Livorno, 1867). Nė kėtė pėrkthim Kamarda deshi tė provonte mundėsinė e krijimit tė gjuhės sė pėrbashkėt shqipe me anė tė pėrzierjes sė dialekteve dhe tė folmeve. Qe njė pėrpjekje e dėshtuar e autorit, gjė tė cilėn nuk e pėrsėriti nė ndonjė vepėr tjetėr. Por nga Dora d’Istria nuk hoqi dorė, pasi ishte njė patriote qė e kishte pėr zemėr.

    Elena Gjika nė vitin 2002 u dekorua nga Presidenti i Shqipėrisė me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

    ***

    Dhimitėr Kamarda, nė vitin 1870, 140 vjet mė parė, botoi njė pėrmbledhje poezish kushtuar Dora d’Istrias nga patriotėt shqiptarė, pasi kontributi i saj pėr ēėshtjen shqiptare ka qenė i madh. Dora d’Istria ėshtė vlerėsuar si njė ndėr figurat mė tė shquara tė shekullit XIX qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė lėvizjen kulturore tė Rilindjes sonė, qė autori ynė e ka quajtur “unazė e qytetėrimit midis Lindjes dhe Perėndimit”.
    Ajo, pėrmes letėrsisė gojore donte tė provonte lashtėsinė e popullit tonė, njėkohėsisht edhe tė drejtat qė ai duhet tė gėzonte. Dhe Dhimitėr Kamarda e hap kėtė vėllim me pėrkushtimin “Princeshės sė ndritshme Elana Gjikės - Dora d’Istrias”. Vepra pati jehonė tė menjėhershme, dhe siē ėshtė theksuar “Libri u bė manifesti i parė i pėrbashkėt i lėvizjes kulturore kombėtare qė po rritej nė ato vite”. Nė kėtė vėllim kontribuuan me krijimet e tyre autorė nga Veriu dhe Jugu, tė cilėt lavdėruan Dora d’Istrian pėr kontributin qė po jepte pėr ēėshtjen shqiptare nė ato vite tė robėrisė shekullore, si: Zef Jubani, Thimi Mitko, Spiro Dine, Jani Pema, Zef Serembe, De Rada, Preng Doēi, Anton Santori, Gjergj Driva nga Hidra e Greqisė etj. Janė 12 poezi tė pėrfshira nė kėtė vėllim.

    I paraprin kėsaj pėrmbledhjeje njė parathėnie e gjatė e Dhimitėr Kamardės qė i kushtohet problemit tė alfabetit tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe. Nė ato 13 faqe autori jo vetėm qė merret me historinė e shkrimit tė shqipes (Della scrittura albanese, p. 9-22), por edhe paraqet dy variante tė alfabetit tė tij, tė publikuara edhe mė parė, njėri me bazė alfabetin grek, tė cilin autori nuk e pėrdori mė pas dhe njė variant tjetėr mbėshtetur nė alfabetin latin, tė shoqėruar me njė tekst tė shkurtėr ku i pėrdor tė dy variantet. Ai mendonte se ndihmesa e tij ishte shumė e madhe dhe do tė zgjidhej njėherė e mirė ēėshtja e alfabetit tė pėrbashkėt tė gjuhės sonė. “Duke pranuar sistemin e paraqitur kėtu , shkruan Kamarda, do tė marrė fund konfuzioni i vajtueshėm qė ekziston nė fushėn jo tė qetė tė tė shkronjave shqipe”. Pėr Kamardėn alfabetet e veēanta ishin tė papranueshme.
    Nuk e dimė se a i ka njohur abetaret e Naum Veqilharxhit, tek tė cilėt ai pėrdor njė alfabet origjinal. Pėr kėtė ai shkruan: “Tė gjitha kombeve evropiane e nė veēanti shqiptarėve, nuk u nevojiten shkronja tė reja , por njė metodė e mirėfilltė dhe e mirė pėr t’i pėrshtatur ato shkronja , tė cilat i kanė nė pėrdorim qė prej kohėsh qė s’mbahen mend”. Kamarda mendonte se po i jepte shqipes njė sistem shkrimor racional, tė lehtė dhe tė bukur, gjė qė nuk ishte e saktė dhe shpejt jehona e tij vjen e zbehet.

    ***

    Pėrmbledhja “Dora d’Istrias - shqiptarėt” hapet me poezinė “Elenica”, shkruar nga poeti dhe iluministi rumun Eliadh Radulesku, personalitet i lėvizjes kombėtare dhe kulturore tė kohės, mik i Dora d’Istrias dhe mbyllet me poezinė e Thimi Mitkos “O vėllezėr shqypėtarė, pse duroni halldupnė”.

    Poezia e Raduleskut prej disa strofash, e pėrkthyer nė shqip nga Dhimitėr Kamarda, ėshtė konsideruar “njė lirikė e shkathėt, mund tė thuhet elegante qė pėrkėdhelte hiret e vashės”

    Pashė njė motėrė tė vogėl

    T’ambl’ e but sa mun tė jėtė

    Kaq e bukur posi engjėll

    ......................................

    Shtati i saj i holl e i lartė

    hiret gjith i jesin ndaj

    rreth nd’ate’pra kush do t’artė

    gjen lumnie perqark tė saj

    po njeher ta kesh ti pare

    s’e harron aq ėsht’ haidhiare,



    Poezia e dytė ėshtė e De Radės, e titulluar “Kėnkė” qė i kushtohet arkivistit tė Venedikut Bernardo Ceketi, mik italian i Dora d’Istrias. Pėrmbledhja e kėtij vėllimi fillon me poezinė e Zef Jubanit, shkruar nė shkurt tė vitit 1868. Autori e ka titulluar “Kangė kushtue pėr zonjėn Dora d’Istria Begtaresha prej fisitė zotniive tė Shqypeniisė”. Vetė titulli i poezisė ėshtė kuptimplotė, duke e cilėsuar Dora d’Istrian Begtoreshė dhe prej fisit tė zotnive tė Shqipnisė. Ėshtė njė poezi prej 10 strofash, me vlerėsime pėr Doren e kjo vihet re qė nė vargjet e para tė kėsaj poezie ku thuhet:

    Tin je njė yll e na shendrit Arbėniin,

    Me dije, me t’mira e me bukuri;

    Me dashtniin tande je tui n’pėrterin,

    Njė gazmend tė madh e njė lumėni.

    Dhe autori ka njė besim tė madh te roli i saj pėr kontributin qė mund tė japė pėr tė mirė tė tė parėve tė saj, siē vėrehet nė dy vargjet e mėposhtme:

    Perendia pėr t’mir ton t’ka krijue

    E me sjellun mmar dhėn ton’ ti kė lė.



    Dhe Zef Jubani e mbyll kėtė poezi me vargjet:

    Po shpenessa e ambel jė per nė,

    Pse zemra jote asht fort e mirė

    Sjelli syt tuu e mos harro ket dhé

    E t’keshe dhe pėr ne t’madh dėshirė.



    Preng Doēi, me pseudonimin “Nji djalė prej Shqypnijet” i ka kushtuar edhe ai njė poezi Dora d’Istrias qė ėshtė njė nga krijimet mė tė bukura dhe mė tė realizuara tė Doēit deri nė atė kohė, qė tregon se kemi tė bėjmė me njė poet tė talentuar, ndonėse ishte 24 vjeē. Autori shpreh keqardhjen pėr Shqipėrinė e pushtuar dhe shpreson se Elena Gjika do tė lozė njė rol pėr ēėshtjen kombėtare dhe nė veēanti pėr ēlirimin e popullit shqiptar. Poezia ėshtė mjaft e fuqishme dhe me tė drejtė ėshtė theksuar se me atė poezi “ Kemi...njė paraardhės tė denjė tė Pashko Vasės e tė Mjedės, jo tė Mjedės sė “Vajit tė bylbylit” vetėm, ndaj tė cilit duket autori ėshtė mė pranė, por edhe tė Mjedės sė “Lirisė”, tek i cili tė pėrcjellin , pas mė se njė tė tretė tė shekulli, vargjet e mirditorit”. 7 Si autorėt e tjerė, edhe Doēi nuk i kursen vlerėsimet, duke venė nė dukje virtytet e saj morale dhe fizike. Kėshtu i kėndon autori Dora d’Istrias:

    Prej Istries s’lume njė trimneshė ka dalė

    E ty t’nderon, Shqypni, si vajzė e dźjė

    Vźn buzėn n’gaz pėr te, dhe i em!

    Dhe nė vargjet e tjera vazhdon:

    Ip dorėn, Dorė, gjind’s sate . Njė kunorė,

    Po t’falim na, po t’ njohim t’gjith’ pėr Zojė.

    Thimi Mitko ka pėfshirė nė kėtė vėllim dy poezi: Poezia e parė titullohet “Tė fortėndritēimesė Zonjėsė Dora Istriadė”. Nuk ka ndonjė vlerė. Ėshtė mė shumė njė vlerėsim pėr Dora d’Istrian e asgjė mė tepėr.

    Poezia e dytė “Ende kėtė vetė zonjė” ėshtė njė poezi e shkruar me ndjenjė dhe frymėzim dhe ėshtė njė nga krijimet mė tė bukura tė Thimi Mitkos. Nė njė nga vargjet e kėsaj poezie e quan Dora ‘Istrian “ Nishan pėr Shkypėrinė”.

    Mė pas kemi njė poezi tė korēarit Jani Pema, i cili vlerėson kontributin e Dora d’Istrias pėr afirmimin e grues shqiptare:

    Zgjove ēupat e i ljevdove,

    Njė tė drejtė u rrėfeve;

    Shumė herė i qertove,

    Qė tė hapim syjtė neve



    Fjaljėt tėnde tė vėrteta,

    Shqipėtari i ndėgjon,

    Po ē’tė bėnjė, kur e shkreta,

    Skllavėria e mundon.

    Gjergj Driva nga ishulli Hidra i Greqisė shkruan poezinė me titull “Tė ndriēimesė zonjėsė Elenė Gjika (Dorė Istriadė), Hymnoa”. Dhe sė fundi pėrfshihen nė kėtė pėrmbledhje krijimet kushtuar Dora d’Istrias nga arbėreshėt e Italisė, si: Zef Serembe, F.A.Santori, Zef Kamarda dhe Dhimitėr Kamarda.

    Dhe kjo pėrmbledhje mbyllet me njė poezi tė njohur, si shtesė tė Thimi Mitkos, qė nis me vargjet:

    O vėllezėr shqipėtarė!

    Pse duroni halldupnė?

    Mblidhij turq e tė kėshterė,

    Kėrkoni lefterinė,

    Pėrpiqij si tjatėr herė,

    E pėrzėni tyraninė.

    Kjo pėrmbledhje qė bėri arbėreshi Dhimitėr Kamarda, ishte njė shenjė mirėnjohjeje dhe respekti pėr Dora d’Istria, njė nga figurat e shquara tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX qė luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr kohėn nė lėvizjen tonė kulturore gjatė Rilindjes sonė kombėtare.
    e 'av'' X'' span>

    Ip dorėn, Dorė, gjind’s sate . Njė kunorė,
    Po t’falim na, po t’ njohim t’gjith’ pėr Zojė.
    Thimi Mitko ka pėfshirė nė kėtė vėllim dy poezi: Poezia e parė titullohet “Tė fortėndritēimesė Zonjėsė Dora Istriadė”. Nuk ka ndonjė vlerė. Ėshtė mė shumė njė vlerėsim pėr Dora d’Istrian e asgjė mė tepėr.
    Poezia e dytė “Ende kėtė vetė zonjė” ėshtė njė poezi e shkruar me ndjenjė dhe frymėzim dhe ėshtė njė nga krijimet mė tė bukura tė Thimi Mitkos. Nė njė nga vargjet e kėsaj poezie e quan Dora ‘Istrian “ Nishan pėr Shkypėrinė”.
    Mė pas kemi njė poezi tė korēarit Jani Pema, i cili vlerėson kontributin e Dora d’Istrias pėr afirmimin e grues shqiptare:
    Zgjove ēupat e i ljevdove,
    Njė tė drejtė u rrėfeve;
    Shumė herė i qertove,
    Qė tė hapim syjtė neve

    Fjaljėt tėnde tė vėrteta,
    Shqipėtari i ndėgjon,
    Po ē’tė bėnjė, kur e shkreta,
    Skllavėria e mundon.
    Gjergj Driva nga ishulli Hidra i Greqisė shkruan poezinė me titull “Tė ndriēimesė zonjėsė Elenė Gjika (Dorė Istriadė), Hymnoa”. Dhe sė fundi pėrfshihen nė kėtė pėrmbledhje krijimet kushtuar Dora d’Istrias nga arbėreshėt e Italisė, si: Zef Serembe, F.A.Santori, Zef Kamarda dhe Dhimitėr Kamarda.

    Dhe kjo pėrmbledhje mbyllet me njė poezi tė njohur, si shtesė tė Thimi Mitkos, qė nis me vargjet:
    O vėllezėr shqipėtarė!
    Pse duroni halldupnė?
    Mblidhij turq e tė kėshterė,
    Kėrkoni lefterinė,
    Pėrpiqij si tjatėr herė,
    E pėrzėni tyraninė.
    Kjo pėrmbledhje qė bėri arbėreshi Dhimitėr Kamarda, ishte njė shenjė mirėnjohjeje dhe respekti pėr Dora d’Istria, njė nga figurat e shquara tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX qė luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr kohėn nė lėvizjen tonė kulturore gjatė Rilindjes sonė kombėtare.
    Botimet shqiptare

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Pasi te uroj gjithe te mirat e kesaj bote, lerme te te kundershtoj vella mbi sa ke shkruar!!
    Tema s'eshte gabim, perderisa behet fjale per "fč" e jo per religjion!! Ka nje ndryshim gati te pakapshem ndermjet kuptimit qe shprehin keto dy fjale, por eshte nje ndryshim rrenjesor! Feja s'eshte tjeter pos "vullnetit te hekurt e kembengules" per t'ia arritur nje qellimi te paracaktuar vetes!
    Religjioni eshte rruga qe duhet te ndjeke "feja" per t'ia arritur atij qellimi!
    Kemi "fč" te forte, por kurrsesi "religjion" te forte! Feja banon ne njeri, ndersa religjioni banon ne libra teistesh!
    "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria" nuk ka asnjefare gershetimi me religjionet apo me librat fetare, por eshte thjesht shprehje e vullnetit te Shqiptarit per t'ia arritur barazise me popujt e tjere!(e jo me religjionet e popujve te tjere)! Te thuash se "shqiptari s'fč", eshte si t'i mallkosh stergjysherit tane, ata qe i dhane prinderit Lekes dhe Skenderbeut, Batos dhe Kostantinit, Mehmet Alise dhe Nene Terezes!
    Pra, miku im i mire, per mua, te them se "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria", eshte si te them se "Fatlumin e kam zemer se eshte para se gjithash Shqiptar"!!E gjithashtu edhe ganimetin...!
    Pershendetje dhe urime vitin e ri.

    Ate qe desha ta them ne ata tre rreshta shkrim e ke thene ti me keto fjale.
    E thashe se tema eshte gabim sepse shqiptaret nuk kane nevoje per "fe"te huazuara kur kane
    madheshtine e vet,e kjo madheshti eshte te qenurit shqiptar ne rrenje.Shqiptaret nuk kane nevoje per
    idole dhe idhuj te huazuar.Kemi mjaft tanet,skemi nevoje per te huajt.
    Une nuk e quaj shqiptarine si "fe"ne kuptimin e ngushte te fjales,por e quaj madheshti dhe krenari.

    P.S.Hylltar ,besoj se edhe ti e more pergjegjen time.

  6. #76
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Pershendetje fattlumi., termi "fe"s'do duhej aq ngusht te kuptohet, si thirrje ne religjion por si nji sinonim,ku unė kam dashur ta ngris si metafor per ta rreshtuar si nji fe per te treguar se ne shqiptaret kemi krenarin per tė.Shqiptarizmen ne kuptimin morfologjik dhe praktik ..jo vetem qe ska nji baze logjike si nji religjion ,por aty sishte qellimi i hapjes se kesaj teme por shprehja e gjithqaje shqiptare qe na rrethon.. si natyra,tradita ,historia etj .


    Shkrimet me lart i lexova .. dhe mbeta i knaqun me ato qellime fisnike ,te madhrimit te kombit ton te shum vuajtur.U tregua respekti per kombin dhe kjo esht ajo qe thrret tema pa perzier ndikimin e religjionit .

    Respekti ,madhrimi i virtytit te shqiptarit,kujtimi i historis se lsht e te lavdishme shqiptare u takon gjith shqiptarve pa dallim besimi e feje.
    Kjo sherben si baz e fort per te ngritur vetėdijsimin shoqror dhe sjell nji perafrim dhe nji forcimte dinjitetit kombtar.

    Toni 77 toni !ma keni kujtuar ate kengen :
    pa u sprovu nuk njihet trimi 5 i vrau Xheladini.Respekt per ju gjith te mirat flm per postim shum domethenes.
    Flm Jarigas.maratonomak,fattlumi,Kili,dhe gjith ata qe ngren me lart murin e kalas Shqiptarizm.
    Respekt.

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Me lotet e dhembjes s' nenave shqiptare
    per djemt qė kishin ushtar matan deteve t'Iliris,
    me namin e fushbetejave te shpates e penes,
    brenda e jasht Shqiperis ,do ti kendoj lavdis.

    Dua ta zhduk faren e perqarjes,
    me kenget e lahutes se malsis.,
    me krismat e Avniut nė Paris..
    me telat e qiftelis dhe fyellin e bariut.

    Dua ta mbjell faren e dashuris
    per kombė e at'dhe ,
    me bacen Adem e me te madhin Skenderbe,
    dhe me Marigon qe na ben fole.

    Perendis do ti flas shqip
    per lavdi ..e per te qajt halle
    si gjuhe engjullore gjuha jon shqiptare ,
    e madhe sa qelli,e bukur si sorkadhe.

  8. #78
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

  10. #80
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    midis shume fatkeqesive qe i kane ndodhur popullit tim , me te keqijat jane 3 prej tyre ;


    dyndjet sllavo barbare
    skllaverimi 500 vjecar otoman
    diktatura 45 vjecare komuniste .
    Ke harruarPerendorine Rromake dhe Greket?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •